Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- A mund tė dashurojmė pa vuajtur? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18194)


Postuar nga Antip@tre@ datė 25 Dhjetor 2010 - 14:04:

A mund tė dashurojmė pa vuajtur?

Alegoria e dashurisė ėshtė pėrcaktuar qė nė fillim tė kohėrave: njė zemėr; simboli i saj: njė zemėr e shpuar tejpėrtej nga njė shigjetė, qė kullon gjak dhe qė rrėfen se dashuria ėshtė fatalisht dhe pazgjidhshmėrisht e lidhur me vuajtjen dhe dhembjen; ēifti mė emblematik: Romeo dhe Zhuljeta.
Tė lashtėt, perėndinė e Dashurisė, Erosin, e pėrfytyronin dhe e paraqisnin si njė fėmijė sylidhur, pra i verbėr, i shurdhėt, lojcak dhe mizor e i pamėshirshėm, gjer edhe me tė ėmėn, Afėrditėn. I verbėr, sepse vetė pasióni qė ai pėrfaqėson, nė mė tė shumtėn e herės, ėshtė njė pėrjashtim i mendimit dhe gjykimit cerebral; lojcak, sepse lehtazi merr zjarr, dhe po aq lehtazi shuhet. Ėshtė mė i bukuri i perėndive tė pavdekshme dhe mė mizori: shigjetat e tij si rrufeja therin ajrin dhe godasin e shpojnė zemra, -- ky veprim paraqitet metaforikisht gjuhėsisht: i godituri humbet drejtpeshimin, pengohet, rrėzohet, gremiset, shkėrmoqet, vithiset, fundoset, shembet, plandoset, qorrolliset, -- bie nė dashuri. Nė gjuhėn shqipe folja “bie” formon shprehjet ku analogjia kuptohet vetiu: bie i sėmurė, bie ngushtė, bie nė kllapi, bie nė kurth, bie nė gjak, bie nė dėshpėrim, bie nė fatkeqėsi, bie nė betejė, bie i vdekur… Kjo rėnie pra, kjo rėnie e ėmbėl, nė rastin e dashurisė, pėrfytyrohet si pasojė e njė veprimi tė jashtėm, andaj dhe Mitologjia greke e paraqet dashurinė si njė pasion, pra si njė mungesė tėrėsore tė arsyes, madje pasioni ( pathema grek dhe passio latin ) konsiderohej si njė ērregullim, me veprime tė befta e tė pakontrollueshme qė sillnin rreziqe: vuajtje pėr individin, dėshpėrim pėr familjen dhe rrėmujė pėr qytetin; fjalėt pacient dhe patologji nga kjo rrjedhin. Nė Antikitet u kultivua ideja se pasioni vinte jo vetėm nga jashtė, por edhe imponohej nga Perėnditė. E qė kėtej, i dashuruari-i pasionuar dilte se ishte njė viktimė e forcave tė jashtme dhe tė epėrme, ndaj tė cilave ai nuk kishte asnjė kontroll, e pėr pasojė nuk ishte i lirė, apo i pėrgjegjshėm pėr veprimet e tij. “Mė ndodhi!” dėgjojmė edhe sot e kėsaj dite, sidomos kur “ndodhia” thyen parime dhe rregulla tė moralit (kur bie p.sh. nė dashuri me tė dashurin e motrės, apo me gruan e shokut) dhe ngjan sikur dashuria ndodhet nė anėn e kundėrt tė vlerave etike dhe morale. Ndonėse parimisht nuk mund tė vendosim pėr njė ndjenjė, sėrish gjykojmė se ndjenjat nuk janė vetėm njė fat qė tė bie dhe qė detyrimisht duhet mbajtur apo vuajtur. Emocionet krijohen apo mbijnė nga njė kontekst i caktuar kulturor, por edhe krijohen nė gjirin e shoqėrisė. Porse duhet pranuar, gjithsesi, se ndjenjat e ndryshojnė mėnyrėn tonė tė tė menduarit apo tė tė parit tė gjėrave. Fakti qė dashuria ėshtė vendosur nė sferėn e mungesės sė arsyes, ka bėrė qė filozofėt dhe sociologėt tė merren shumė me tė. “Njė pjesė e rėndėsishme e mirėqenies sonė luhet nė marrėdhėniet dashurore”, thotė R. Kreimer nė “Koncepte perėndimore mbi dashurinė”. “Mbetet tė pyesim se pėrse dreqin e pėrdorim arsyen pėr shumė vendime tė rėndėsishme tė jetės dhe parapėlqejmė tė heqim dorė prej saj kur bėhet fjalė pėr dashurinė”. Konceptimi i dashurisė si njė fenomen jashtė arsyes ka bėrė qė nė kulturėn perėndimore dashuria tė lidhet me “ēmendurinė”, me vuajtjen dhe dhembjen, gjer nė atė pikė sa vuajtja nga dashuria ėshtė ngritur nė vlerėn e njė virtyti dhe gjer tė njė heroizmi. Shekaspeare-i e pėrshkruan kėshtu kėtė formė “ēmendurie” nė sonetet e tij: O dashuri, po ē’sy mė vure moj nė ballė/ qė ky vėshtrimi im pėrherė mė gabon,/ nė mos po mendja, ku ka fluturuar vallė/ qė ndryshe i sheh gjėrat dhe ndryshe i gjykon? Dhe mė tej: Tė verbėr dashuri dinake ti mė mban/ tė metat mos t’i shohė syri im qė qan. Ndėrsa Lorca kaplohet nga ankthet dhe frika se mos e humbet “ēmendurinė e ėmbėl”, nė Sonet i Rėnkimit tė Ėmbėl : Frikė kam pėrherė mos humbas mrekullinė/ e syve t’tu prej statuje porfiri/ dhe pėrmbi faqe ēdo natė ledhatinė/ e firomės sate vetmi trėndafili. Nė tė tjera vargje vajton dashurinė: Oji zė i fshehtė i dashurisė sterrosur!/oji blegėrimė pa zot! plagė zezanė!/ oji thumb prej vreri, kamelie e fundosur!oji rrjedhė pa det, qytet pa murranė!, ndėrsa nė Plagė Dashurie, ulėret nga dhembja: Kjo dritė, ky zjarr qė mė pėrpin/ Kjo pamje e hirtė qė mė rrethon,/ Kjo dhembje pėr njė mendim ngulmon/Ky ankth qielli dhe kohe mė vetėtin. Kjo gjėmė gjaku qė zbukuron me nge/ kjo lirė pa puls, kjo shkarpė nepsqare/ kjo peshė deti qė mė godet tinėzare/ ky sfurk qė gjoksin tim ka fole. Janė shirita dashurie, shtrat me tė plagosur/ ku s’ka as ėndrra, por unė ty tė ėndėrroj/ mes gėrmadhave tė gjoksit tim hirnosur. S’ka pikė dyshimi se marrėdhėnia midis dashurisė dhe vuajtjes ėshtė pothuaj universale, ajo nuk kursen as tė vdekshmit dhe as tė pavdekshmit: Jupiteri bulurin Olimpit duke u ngashėryer pėr Leda-n, ndėrsa “atje ku pėrshkumet deti sicilian” – kėndon poeti i madh spanjoll, Gongora – “pėrgjatė udhėve Akis dhe Galateas, ende dėgjohen tek bien dėnesat dhe mallkimet buēimtare tė xhelozisė sė harbuar tė Polifemit, ciklopit gjigant me njė sy, tė dashuruar me nimfėn e re, Galatea-n, e cila pėrvėlohet nga dashuria pas perdeve tė zeza tė njė thurime tė dendur urthi”.
Filozofėt stoikė radikalė propozuan “shkuljen nga rrėnjėt” tė pasionit, si njė kancer pėr shoqėrinė njerėzore; Mesjeta e rivlerėsoi pasionin e dashurisė pėrballė asketizmit tė krishterė, por vetėm nė kontekstin jashtėmartesor ( e qė pa dyshim, s’ka tjetėr fat veē dhembjes); trubadurėt i kėnduan vetėm dashurisė fatkeqe; romantizmi i thuri lavde pasionit dhe nuk e ndau dot kėnaqėsinė nga vuajtja. Letėrsia e pėrdori kohėrave dashurinė-pasion si lėndėn e saj mė tė vyer, aq sa u krijua ideja se dashuria pa vuajtjen, pa vėshtirėsitė dhe pengesat nuk ėshtė njė dashuri e madhe, e as qė ia vlen tė jetohet ( Sade-i). E tėrė kjo panoramė, lindja e dashurisė-pasion si njė goditje rrufeje, si njė flamė a sėmundje e mrekullueshme qė i bėn vdekatarėt “tė bien” nė tė e qė, domosdo, u jep kėnaqėsi tė pandarė nga dhembja dhe vuajtja, lidhet me dy gjėra: me shigjetėn e Erosit apo tė Kupidonit e cila shpon, josh, elektrizon, hipnotizon dhe bėn qė i godituri tė vithiset, “tė bjerė” nė dashuri brenda ēastit dhe menjėherė, si edhe me mitin e lashtė tė androgjinit, ku dashuria njehsohet me dėshirėn, me kėrkimin e asaj qė “na mungon”, qė e dėshirojmė nga frika se mos e humbasim, dhe qė ėshtė paraqitur si koncept nė “Bashkėpirjen” e Platonit. Nė mitologjinė greke androgjini ishte femra dhe mashkulli bashkė nė njė trup tė vetėm, njė qenie superiore dhe e shumėfuqishme, tė cilės Zeusi xheloz i dėrgoi njė rrufe qė e ndau mė dysh, dhe qysh asokohe njėra gjysmė ėshtė nė kėrkim tė gjysmės tjetėr, tė pjesės sė “munguar”, ose thjeshtė tė “gjysmės” siē pėrmendet termi nė ditėt tona.
Wilhelmine-a, njė nga bukuroshet e fisnikėrisė berlineze, njėzet e trevjeēare, nė ballon e organizuar nga princi Ferdinand, pasi kėrceu 10 minuta me njė kapiten tė ri, tė cilin e shihte pėr herė tė parė, i shkruan njė mikeshės sė saj: “Qė nga ai ēast, ai u bė zoti i zemrės sime dhe Zoti im, gjer nė atė pikė saqė u mbusha me tmerr, sepse lumturia qė mė jepte veē pamja e tij, nuk mė linte mė kohė tė mendoja pėr pjesėn tjetėr tė ekzistencės. I vetmi mendim qė kisha nė kokė ishte tė pikasja nėse mė kushtonte ndonjė fije vėmendjeje... Sot, i vetmi ngushėllim qė mund tė gjej pėr gabimet e mia ėshtė iluzioni se njė forcė e epėrme mė rrėmbeu mua dhe arsyen qė kisha nė kokė. Aq sa besova pėrnjėmend se mė kishin helmuar...” ( Stendal: Mbi dashurinė)
Vuajtja nė dashuri lidhet, veē asaj ēka paraqitėm mė sipėr, edhe me “mospėrgjigjen” e tjetrit, me “refuzimin” e dashurisė, me mospėrkimin, apo me atė qė Stendali, nė monografinė e tij “Mbi dashurinė” kur pėrshkruan fazat nėpėr tė cilat kalon dashuria, e quan “shuarja” apo “zbehja” e dashurisė, kur njėri mbetet brenda dashurisė, nė njė kohė qė tjetri tashmė ėshtė jashtė saj. Dashuria-pasion, ajo e shkaktuar nga shigjeta e Erosit, e ēastshme dhe intuitive, ajo qė mė tepėr tėrhiqet nga pamja fizike, ėshtė e vetmja formė dashurie qė njeh Mitologjia greke. “Porse jo tė gjithė njerėzit dashurohen kėsisoj”, thotė R. Kreimer, “ka nga ata qė dashurohen nė zjarr tė avashtė, qetė dhe butė. Si ēdo intuitė, edhe goditja e shigjetės sė Erosit mund tė jetė e gabueshme, sepse presupozon edhe njė dozė tė lartė idealizmi. T’i besosh qorrazi njė intuite, ėshtė tė marrėsh nė sy rrezik tė madh. Dashuria mund tė lindė edhe nga njohja, nga reflektimi, nga krijimi i disa kushteve qė tė shpien nė zbulimin e tjetrit me tė cilin mėsohet dashuria”.
Pėrveē dashurisė-pasion, qė, siē thonė rrėfenjat e letėrsisė, nuk zgjat mė shumė se tre vjet, ėshtė e mundur tė ndėrtohet dashuria-veprim, dashuria-gėzim apo dashuria-partner, ashtu siē e kuptonte Spinoza, i cili e lidhte, pa dyshim, dashurinė me dėshirėn, porse dėshirėn e kuptonte si njė prani, si njė gėzim, jo si mungesė dhe as si fatkeqėsi. Nė kėtė kuptim, me qėllim qė tė pėrftojė njė dashuri nė terma veprimi dhe jo pasioni, Fromm-i propozon pėr anglishten ( ēka vlen edhe pėr shqipen) shprehjen be in love ( me qenė nė dashuri, me qenė i dashuruar), pėr tė zėvendėsuar shprehjen fall in love (me rėnė nė dashuri). Ėshtė mė se e qartė se kush e mohon dashurinė humbet njė nga eksperiencat mė tė mrekullueshme qė mund tė na ofrojė jeta; ėshtė po ashtu e qartė se tė dashuruarit edhe mund tė mos varet prej nesh, se nuk bėhet me porosi apo me urdhėr, se ėshtė njė mister dhe njė e fshehtė nga ato qė vetė universi dhe ekzistenca na rezervon, dhe se ėshtė, pėrpos tė tjerave, njė mrekulli qė i shpėton edhe virtyteve. Porse dashuria jopasion, dashuria nė termat e Spinozės, ėshtė ajo qė ndryshon dhe dallohet nga dėshira nė dashurinė-pasion, pasi forma e parė e dashurisė ka nė qendėr tė saj tjetrin, njeriun qė dashuron, ndėrsa dėshira, te forma e dytė, ka nė qendėr vetveten, egon e saj. Dhe me gjasė, dashuria jopasion ėshtė e vetmja formė e dashurisė qė mund tė na shpėtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhėnė njėkohshėm shijen e mrekullisė sė saj.


Postuar nga Deb* datė 25 Dhjetor 2010 - 14:16:

Nuk ka dashuri pa vuajtje.Tocka!


Postuar nga RIP Gibbs datė 25 Dhjetor 2010 - 14:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha Deb*
Nuk ka dashuri pa vuajtje.Tocka!
edhe ka....


Postuar nga Antip@tre@ datė 25 Dhjetor 2010 - 14:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha Erald Gibbs
edhe ka....


dashuria jopasion ėshtė e vetmja formė e dashurisė qė mund tė na shpėtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhėnė njėkohshėm shijen e mrekullisė sė saj.


Postuar nga RIP Gibbs datė 25 Dhjetor 2010 - 14:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha Antip@tre@


dashuria jopasion ėshtė e vetmja formė e dashurisė qė mund tė na shpėtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhėnė njėkohshėm shijen e mrekullisė sė saj.

pikerisht....dashurine shihe si dicka te momentit....dhe ka per te lumturuar pa mase..nese mendon per te ardhmen kur je deeply in love te duket disi e pamundur dhe ajo te vret me teper cdo te behet ne te ardhmen???


Postuar nga Deb* datė 25 Dhjetor 2010 - 14:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Erald Gibbs
edhe ka....

Do ishte shume siperfaqesore.


Postuar nga RIP Gibbs datė 25 Dhjetor 2010 - 14:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha Deb*

Do ishte shume siperfaqesore.


perkundrazi....do te ishte shume e thelle dhe sentimentale, shume perraleore dhe ideale ne te njeten kohe...te gjithe do ta kishim zili...kur flas per dashuri e kjam fjalen poer dashuri tamam vajtje -ardhje.....qe te dy partneret e duan njeri tjetrein dhe jo per at dashuri qe tjetri do dhe tjetri se ka haberin qe ekziston...


Postuar nga Deb* datė 25 Dhjetor 2010 - 14:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha Erald Gibbs

perkundrazi....do te ishte shume e thelle dhe sentimentale, shume perraleore dhe ideale ne te njeten kohe...te gjithe do ta kishim zili...kur flas per dashuri e kjam fjalen poer dashuri tamam vajtje -ardhje.....qe te dy partneret e duan njeri tjetrein dhe jo per at dashuri qe tjetri do dhe tjetri se ka haberin qe ekziston...


Po flet per dashurine ideale???????


Postuar nga RIP Gibbs datė 25 Dhjetor 2010 - 14:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha Deb*

Po flet per dashurine ideale???????

po ne nje fare menyre...dashuria e tille eshte ideale..nese nuk eshte athere nuk eshte dashuri ..duhet te jete dicka e ndryshme nga dashuria..te gjethe predikojne dashurine por ne fakt shume pak e njohin...


Postuar nga Antip@tre@ datė 25 Dhjetor 2010 - 14:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha Erald Gibbs
po ne nje fare menyre...dashuria e tille eshte ideale..nese nuk eshte athere nuk eshte dashuri ..duhet te jete dicka e ndryshme nga dashuria..te gjethe predikojne dashurine por ne fakt shume pak e njohin...


e vertet kjo e fundit
ndonjeher duket utopike


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.