Forumi Horizont Gjithsej 88 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjakmarrja:Kanuni i Leke Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18418)


Postuar nga Piktor datė 04 Gusht 2011 - 21:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Une nuk mendoj se gjakmarrja eshte nje tradite e ardhur nga Lek Dukagjini. Ne kohen e sotme ajo e ka origjinen ne natyren e njeriut dhe sistemin ku ai jeton.

Nje njeri i civilizuar qe jeton ne nje shoqeri te organizuar mire, zakonisht nuk merr hak vete, por beson tek ligji ne fuqi dhe zbatimi i tij ne menyre korrekte.

Kanuni ka lindur ne nje kohe kur ne malsite e Shqiperise, njeriu mund te vritej edhe per nje pale opinga. Zakonisht kriet ne ate kohe kane qene me origjine ekonomike. Varferi e tejskajshme dhe krimet e tejskajshme ishin pjese e nje te tere.

Leka ndertoi kanunin per te shternguar individin ne daren e ligjit.

Individi kriminel, ne menyre te organizuar denigrohej denohej nga fshati ( reffleks tribal). Por ne kushtet e varferise dhe izolimit te skajshem, ky ndoshta ishte edhe denimi me i rende.

Sa per interpretimet e "beses" dhe burrerise etj, une nuk i besoj.

Ka nje te vertete te perhershme: Sa me i rende te jete denimi per nje krim te caktuar ne nje shoqeri, aq me kriminale eshte shoqeria.

Vini re qe Norvegjia, denimin me te rende e paska 21 vjet heqje lirie.

Kanuni = kushtetute sot.
Kanuni nuk duhet paragjykuar vetem per ēeshtjen e gjakut, pasi ne ate kohe nuk kishte shtet e kushtetuta dhe ligjet i benin vete njerzit. Pleqte e urte u mblodhen dhe rregulluan jeten e asaj kohe. Mos harrojme se sot ka shume shtete qe vrasin njerez per krimet qe kane bere, sepse kane ne kushtetute, ligjin e vdekjes.
Ne Europe ky ligj u hoq dhe pothuajse edhe ne Usa.

Problem eshte injoranca dhe mbeshtetja ne kanun, se ashtu thote kanuni, ne disa hasmerira dhe gjakmarrje qe ndodhin ne ca krahina, por qe nuk kane te bejne aspak me kanunin. E vetmja pjese qe rrespektohet sipas kanunit eshte ngujimi, dhe kjo vjen si pasoje e frikes se tjetri te vret.
Pasi askush nuk e rrespekton aspak kanunin, por ka kanunin e tij, per te marre hak. Kanuni i kishte te rregulluara mire edhe menyrat e hakmarrjes etj saqe ne nje menyre me duket se njerzit jane me te keqij se ata te epokes se kanunit pasi ata kane vetem nje rregull te vrasin. E pra dikur nuk ishte keshtu.


  Gjithsej 88 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.