Forumi Horizont Gjithsej 100 faqe: « E parė ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 »
Trego 100 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)


Postuar nga lost_soul datė 14 Shtator 2011 - 15:33:

Eshte pikerisht e kunderta. Zhvillimi i perendimit nuk ka lidhje me ndonje cikel (cfare ciklesh??), por pikerisht me shekullarizimin e shoqerise. Revolucioni industrial, filozofike e shoqeror ne pergjithsi behet i mundur gjate kohes iluminizmit. Eshte kjo kohe kur autoriteti i fese sfidohet. Njohja, morali, etj etj duhet bere duke studiuar dhe jo duke u pranuar te gatshme nga feja, - u munduan te na thonin iluministet (ndricuesit).

Feja kristiane ka qene gjithmone dhe eshte kunder shkences.
Per te mos permendur rastin e njohur te Galileos, mund te permend per shembull qe kisha ka qene kunder zbulimit te anatomise se njeriut. Ka qene nje doktor (s'me kujtohen emrat tani) qe kunder urdherave te fese, hapi trupin e nje te vdekuri me qellim studimi. Dhe lind mjekesia moderne, dhe hidhet tutje mjekesia e bazuar ne alkimi.
Jo shume vite me perpara, Gjon Pali II, deklaroi qe shkenca nuk duhet te studioje Big Bang-un se ai eshte akti i krijimit te zotit. Pra edhe ne kohet me moderne, ne menyre te kamufluar kisha eshte kunder shkences.

Sa per fene islame, implikimi i fese me shtetin eshte e percaktuar nga kurani (ne mos gaboj). Ne fene islame nuk njihet ndarja e fese nga shteti, prandaj edhe ligjet edhe normat shteterore jane plotesisht me baze fetare. Te jesh besimtar i vertete i islamit duhet te besosh qe nje grua vlen sa gjysma e nje burri. Ne gjygj deshmia e nje gruaje nuk vlen (ose vlen sa gjysma e nje burri). Te gjitha keto te percaktuar ne kuran. Etj xhevahire si keto. Te gjitha keto norma jane te zbatuara sot e kesaj dite ne shtetet arabe.
Shikoje Libine. Keta qe do marin fuqine se shpejti, kane shprehur se Libia do te behet nje shtet mbi baza islamike.

E keshtu keshtu.


  Gjithsej 100 faqe: « E parė ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 »
Trego 100 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.