Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush Ishte Jakov Milaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2346)


Postuar nga Endri datė 26 Shtator 2003 - 05:28:

Kush Ishte Jakov Milaj

Nje pershkrim i Doktorit te madh fierak, qe u detyrua te punonte vazhdimisht ne periferi te vendlindjes se tij, ne menyre qe te harrohej. Babai i Antropologjise shqiptare, njeriu qe kontribuoi pa mase per shkencen veterinare

Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore Besa shqiptare. Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne Vatra te Timo Dilos dhe ne Perpjekjen shqiptare te Branko Merxhanit. Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet 30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet. Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Clirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Ndoshta vitet e tij me te bukura mbeten vitet pas viteve 90, kur ne Shqiperi erdhi Demokracia. Por, plakut te mencem i kishin mbetur fare pak. Jakov Milaj do te vdiste ne 2 janar te vitit 1997 ne moshen 86 vjecare. Fati i tij eshte fati i njerit prej atyre njerezve te paket, qe ishin te disponuar qe te progresonin Shqiperine, ndersa rregjimet e ndryshme te shtetit te tij e detyruan, qe te punonte thjesht per te mbijetuar.


Postuar nga RAIMONDI datė 07 Gusht 2009 - 03:22:

--Jakov Milaj eshte nje hulumtues  i Shkelqyer ne lidhje me ate se cfare kane thene Studjuesit me te Shquar per racen Shqiptare,

---------Lexoni librin e tij per racen Shqiptare qe te jeni te Armatosur me dijet  me te vertet te Sakta te dala nga mendjet me te Shquara te modes moderne te Linguistikes, Genetikes,Sociologjise e Historise  ne FAVOR TE RACES ILIRE SHQIPTARE----per te perballuar me sukses cdo armik te genit Shqiptar--------


Postuar nga shelgu datė 07 Gusht 2009 - 11:58:

Kjo qenka shume interesante. Ja nje artikull qe gjeta rreth jakov Milajt.

Jakov Milaj ka qene vertet nje figure e shquar intelektuale shqiptare. Pata deshire te shkruaj dicka rreth Jakov Milaj, sepse rastesisht kam pare nje leterkembim privat te tij me nje tjeter intelektual shqiptar.Vihet re atje nje deshire e vertete per nje Shqiperi te lire, demokratike dhe te orientuar ndaj shkqnces

Nuk e di pse quhet profesor, por qe ishte nje njeri i pajisur me dije te gjera kjo as qe diskutohet.

Atrikulli, botuar nga i nipi, i cili duhet te kete shume materiale te te gjyshit. jakovi ishte nje koleksionist shume i rregullt i korrespondences.

Enklid Milaj-Milano

Teoritė racore apo raciste
21 Qershor Letėr e hapur drejtuar Muhamed Kullashit e Besnik Pulės pėr komentet mbi librin "raca shqiptare" tė Jakov Milajt

1. "Ti gjysh do mė shumė kosovarėt sesa shqiptarėt", i thashė njė ditė tim gjyshi, ndėrsa shėtisja me tė dhe vėreja qė pėrshėndeste me shumė dashamirėsi disa njerėz qė mbanin qeleshe kosove. Im gjysh mė shkuli lehtė veshin e mė shpjegoi se "nga veriu i Mitrovicės e deri nė jugun e Prevezės, tė gjithė ishim shqiptarė". Dhe pyetjes sime, nėse edhe Gjylja, qė ishte aq e zezė, ishte shqiptare-Gjylja ishte njė rome qė me njė thes tė madh vinte e lypte nė shtėpinė tonė - m'u pėrgjigj: "A nuk flet shqip, Gjylja?".

2. Pas reagimit emotiv ndaj artikujve tuaj, vendosa tė rizbuloj gjyshin tim, jo plak 80-vjeēar siē e kisha njohur unė, por si kishte qenė nė kohėn kur mendoi e shkruajti "Racėn shqiptare".

E duke qenė se unė nuk jam filozof, pedagog recitimi o doktorant nė SHBA (pa specifikuar ku e nė ēfarė) e nuk mund t'i lejoj vetes tė jap gjykime mbi "antropologjinė fizike", u limitova tė hap enciklopedinė "Larousse" tė 1923, pėr tė parė sesa larg do tė gjendej pėrcaktimi i "racės" sė pėrdorur prej “racistit“ Jakov Milaj nga pėrcaktimi i kėsaj enciklopedie jo raciste.

Por pėr pėrcaktimin e "racės" qė bėn tė vetin J.Milaj, "Pėr kėtė vepėr do t'ishte mė i pėrshtatshėm pėrkufizimi i Martial-it qė iu shmanget rrymave politike, nuk lė pėrjashta pajėn shpirtėrore dhe i jep rėndėsi kryesore historisė: "Thirret racė pėrmbledhja e njė popullsie, karakteret psikologjike tė sė cilės, tė fshehura ose tė shfaqura (posaēėrisht gjuha dhe vizat athropologjike pėrbėjnė, brenda historisė, njė njėsi tė dalluar", (f. 13/Botimi i vitit 1944) ishte thuajse i njėjtė me ato tė Larousse-it.

Atėherė, i kėnaqur me rezultatin, hapa me ndrojtje njė enciklopedi bashkėkohore multimediale, "Rizzoli-Larousse 2001", me mendimin e induktuar nga ju zotėrinj, se pas 60 e kusur vitesh nuk do tė gjeja mė njė pėrcaktim tė termit "racė" pėr njerėzit. Por, tekstualisht atje, "Raca" pėrcaktohej nė rendin antropometrik si "term i pėrdorur shpesh pėr komoditet klasifikimi, pėr tė treguar njė grup njerėzish qė paraqesin njė omogjenitet relativ tė karaktereve somatik".

E atėherė, me mė tepėr guxim shfletova edhe njė enciklopedi amerikane "Encarta 2002", e cila e pėrshkruan "Racėn" si mė poshtė: "Term i pėrdorur historikisht pėr tė dalluar njė popullsi nga njė tjetėr mbi bazėn e elementeve biologjike. Tė gjithė njerėzit i pėrkasin species homo sapiens. Koncepti i racės rrjedh nga ideja qė speciet njerėzore mund tė ndahen nė grupe tė ndryshme biologjike. Sidoqoftė, shkenca ka provuar qė njerėzit nuk mund tė ndahen nė raca tė pastra. Shumė shkencėtarė, sot e hedhin poshtė idenė e racės sė ngurtė biologjike dhe e shikojnė njeriun si njė proces nė vazhdimėsi. Pavarėsisht nga kjo, raca persiston si njė koncept i fuqishėm social e kultural, qė pėrdoret pėr tė karakterizuar njerėzit nė bazė tė diferencave fizike tė dukshme e tė sjelljes".

Mora frymė thellė. Pėrcaktimi i fjalės "racė" pėr njerėzimin vazhdoka tė merret nė konsideratė edhe sot e kėsaj dite; nuk ėshtė, sigurisht, i njėjtė me atė qė pėrdori, Jakov Milaj mbi 60 vjet mė parė, por sidoqoftė nuk qenka herezi e, pavarėsisht nga evolimi i saj, nuk qenka diametralisht i kundėrt.

Nga leximet e mėpastajme arrita tė kuptoj, qė nga njė anė ekzistojnė teoritė racore, e nė anėn tjetėr ekzistojnė ato raciste. Qė teoritė racore flasin pėr tipin, llojin e specien. Qė teoritė racore janė shpesh keqkuptuar e keqpėrdorur. Qė nga keqpėrdorimi i teorive racore ka lindur racizmi. E qė "teoritė raciste" flasin pėr superioritetin e domosdoshėm tė njė race ndaj njė tjetre dhe legjitimojnė shfarosjen e asaj inferiore.

Me kėtė background, e rilexova librin e Jakov Milajt, por nė fund nuk e ndjeva aspak veten t'i pėrkisja njė race mė superiore se ajo e serbėve dhe e grekėve, zotėrinj, e nuk m’u ringjall asnjė lloj pėrbuzje pėr vllehėt, jevgjit apo romėt. Aq mė tepėr kjo, kur autori shkruan se "Ēėshtja e racave superiore dhe e racave inferiore, qė ėshtė rrahur aq fort dhe vėnė nė mėnyrė gjenerike, nuk ka kuptim". (F.24, Botimi 1944).

Dėshpėrimi im ishte i madh kur pashė se Muhamedin Kullashi, nga njė anė pėrmend ndėr emrat qė kanė frymėzuar "racistin" Jakov Milaj, "racistėt" Eugen Fiscer, F.Gall, Guenther e G.V. De Lapouge, qė autori nuk i citon nė librin e vet, nga ana tjetėr, harron tė shkruaj qė "autori racist" ka pėrmendur nė vitin 1944 edhe ēifutin Norbert Jokl tė vrarė prej nazistėve nė vitin 1942 (f.44, Botimi 1944).

Por kritika juaj nuk mbaron me kaq. Nė vazhdim theksoni se "Milaj nuk bėn asnjė vėrejtje ndaj kėsaj politike shfarosėse, veē konstatimit se nuk ėshtė e sigurt se do tė pėrfundojė me sukses".

U habita! Kėtė vėrejtje, Milaj e ka botuar nė janar tė 1944, kur nazismi kishte zaptuar Shqipėrinė. Nuk e di ku keni jetuar e sa zemėrluan keni qenė ju, Muhamedin Kullashi apo paraardhėsit tuaj gjatė diktaturave, por tė jeni i sigurt qė vėnia nė dyshim e realizimit tė "objektivit madhor", konsiderohej nga nazismi si krim, e pėr kėtė ndėshkohej.

E sė fundi, harroni qėllimisht, o nuk keni arritur tė kuptoni, qė Jakov Milaj nuk kishte marrė "racėn e pastėr" si premisė tė punimit tė vet, por kishte parapėlqyer tė mbetej nxėnės i Pittard-it, duke e cituar kėtė tė fundit thuajse 40 herė nė veprėn e tij.

Eshtė e vėrtetė qė autori pėrmend togfjalėshin "racė e pastėr", por e pėrkufizon kėtė togfjalėsh duke thėnė se, "asnjė popull evropian nuk ėshtė i pastėr nga pikėpamja e racės. Luftėrat mijėvjeēare midis fiseve, migrimet e popujve prej njė vendi nė njė vend tjetėr, pėrpjekjet e tė fuqishmėve pėr tė futur nė dorė pasuritė natyrore qė zotėronin popujt mė tė dobėt, kanė shkaktuar gjatė shekujve pėrzierje kaq tė shumta racash, saqė sot ėshtė e pamundur tė flitet pėr pastėrtinė e tyre tė plotė. Por se pėrdorim me kėtė kuptim pėrkufizimin e "racės sė pastėr", mund tė themi me plot gojėn se raca shqiptare ėshtė e pastėr", (f. 141, Botimi 1944).

Pėr mė tepėr, ndėrsa flet pėr “racėn shqiptare”, Jakov Milaj, jo vetėm nuk mohon ekzistencėn e minoriteteve, por arrin deri aty, sa shkruan qė ato “nuk kanė asnjė ndryshim prej tipit dinarik; dallohen prej nesh vetėm pėr gjuhėn. Hyjnė nė grupin e tyre malazesėt, bullgarėt, grekėt e kuēovllehėt“. (f.126/ Botimi 1944)

3. Ndėrsa ju, Besnik Pula, pohoni qė autori i "Racės shqiptare" ishte fashist, pa i bėrė pyetjen vetes ēfarė do tė thotė tė jesh fashist. Pėrgjigjen nuk mund t’jua jap unė zotėrinj, por mund ta gjeni nė shtypin e kohės, ku Jakov Milaj shkruante herė me emrin e vet e herė me pseudonimin Horus.

Unė vetėm po limitohem t'ju kujtoj qė Branko Merxhani, kryeredaktori i revistės "Pėrpjekja shqiptare", pas 7 prillit 1939, u largua nga Shqipėria, ndėrsa bashkėpunėtori i tij, Jakov Milaj, qė u emėrua kryeredaktor i revistės pas largimit tė Merxhanit, arriti tė botojė vetėm njė numėr tė kėsaj reviste, se pastaj fashistėt ia mbyllėn.

Po zotėrinj, Jakov Milaj ka qenė ministėr i Bujqėsisė sė qeverisė sė Maliq Bushatit nė vitin 1943. Por para se tė njollosni emrat, duhet tė paktėn tė verifikoni se cili ka qenė konteksti historik nė tė cilin veproi kjo qeveri, cili ishte programi i saj. Pastaj pėr hir tė sė vėrtetės, z.Pula duhet tė shkruani se pas tre muajsh, ministri Jakov Milaj dha dorėheqjen. (A nuk ėshtė edhe ky njė akt i guximshėm pėr kohėt e fashizmit?). Dhe motivi i dorėheqjes ishte refuzimi i nėnshkrimit tė dhėnies me koncension tė pyjeve shqiptare italianėve. Faleni kėsaj here Jakov Milajn, zotėrinj, ai si ministėr bujqėsie nuk mund tė bėnte mė tepėr se tė emėronte 30 zoteknikė e veterinerė tė lartė tė Shqipėrisė nė Kosovėn “djerrė, por pjellore”.

E mos harroni, se nė vitet '40, dy ishin kampet qė ndesheshin me njėra-tjetrėn. Nga njėra anė, nacionalistėt, qė duke shfytėzuar situatėn e kohės, pėr herė tė parė arritėn tė shihnin njė Shqipėri tė shqiptarėve, edhe pse nėn hijen e rėndė tė fashizmit, e nga ana tjetėr, komunistėt tė themeluar nėn kujdesin e Miladin Popoviē, tė cilėt qė nė projektet e tyre fillestare donin qė kjo e fundit t'i bashkangjitej shtetit jugosllav.

E mos harroni zotėrinj, nėse jeni seriozė e pragmatikė, qė njė Shqipėri e shqiptarėve nė ato kohė tė vėshtira, ishte e mundur vetėm duke rinunēuar diēka e duke paguar njė ēmim tepėr tė madh, d.m.th. duke bėrė kompromise me njėrin kamp.

A nuk duhet tė paguajmė njė ēmim shumė tė lartė e tė bėjmė shumė kompromise edhe sot, qė komuniteti ndėrkombėtar tė njohė pavarėsinė e Kosovės?

Nuk e di, nėse me fjalėt e mia ju kam mbushur mendjen qė Jakov Milaj nuk ka qenė fashist e racist nė vitet '30 e '40, por di qė, nė ato vite, shqiptaromadhi Jakov Milaj ishte mik i "malazesit" Migjeni e bujti nė shtėpinė vet nė Torino "internacionalistin" Asim Vokshi, qė ishte nisur pėr nė Luftėn e Spanjės.

4. Pėr sa i pėrket rehabilitimit prej komunizmit, Jakov Milaj nuk ka nevojė pėr mėshirėn e askujt. Jakov Milaj e kishte pėr nder tė ishte lidhur nė tė njėjtat pranga me "fashistin" At Anton Harapi apo Bahri Omarin dhe jo vetėm i kishte falur me kohė persekutuesit e tij, por i mėsoi edhe fėmijėve e nipėrve tė vet tė falin, por mos tė harrojnė.

5. Jakov Milaj e pėrdori "racėn" nė librin e tij, jo pėr tė bėrė klasifikime raciste, (mė citoni njė fragment nė tė cilin shkruhet se jemi superior ndaj grekėve e serbėve (f.126 botimi 1944), por pėr tė bėrė njė diversifikim. E diversifikimi ėshtė pasuri.

Jakov Milaj e pėrdori "racėn" pėr tė bindur labin kokėfortė, qė kosovari ėshtė po aq shqiptar sa ai, pėr t'i thėnė shqiptarit tė Mitrovicės qė himarioti nuk ėshtė grek, pėr t'i mbushur mendjen tė krishterėve me ortodoksė e integralistė, qė edhe pse Muhamedin Kullashi e Mehmet Kraja kanė njė emėr qė tingėllon aq turk, sa emri i njė turku Stambolli, janė shqiptarė.

Jakov Milaj e pėrdori “racėn” nė librin e tij, pėr t’i thėnė shqiptarit “anakronik” tė djeshėm e tė sotshėm, qė tė ketė besim te vetja e tė njohė vetveten nė njė kuptim tė ri. Patjetėr, "Raca shqiptare" ėshtė njė vepėr qė pasqyron edhe filozofinė, shkencėn e terminologjinė e kohės sė vet e tė gjitha limitet e saj; qė ka njė titull qė tė sjell menjėherė ndėrmend "racizmin"; qė me relativitetin e kohėve tė sotme shumė prej tezave tė shkruara nė tė nuk janė mė bashkėkohore e ndonjė edhe e gabuar.

Pėr fat tė keq, teoritė mbi racėn u degjeneruan, u keqpėrdorėn dhe u shndėrruan shpeshherė nė racizėm, duke prodhuar tragjedinė mė tė madhe tė shekullit tė kaluar. A mos vallė edhe doktrinat e shenjta si krishtėrimi e islamizmi, kur janė keqpėrdorur nuk kanė pjellė dhunė?

Sidoqoftė, sado dashakeqės o sipėrfaqėsor tė jeni zotėrinj, sado mos ta keni lexuar librin e tė keni marrė guximin tė gjykoni prej titullit tė tij apo parathėnies, nuk e keni tė drejtėn morale tė gjeni "racizmin shqiptar aty ku nuk ėshtė" e ta radhisni emrin e Jakov Milajt mes atyre qė kanė realizuar “shfarosjen e ēifutėve”. Ndėr reliket qė ndodhen nė shtėpinė ku banonte Jakov Milaj, ėshtė edhe njė "hanuchia". Dhuratė, qė miqtė ēifutė tė "racistit" Jakov Milaj, i bėnė familjarėve pas vdekjes sė kėtij tė fundit.

6. Njė miku im ēam, pasi lexoi shkrimet tuaja kėto ditė, mė tha: "Pėr sa kohė kosovarėve u duhej bashkim dhe identitet e ndryshmėri nga serbi, ata e kishin librin ungjill (fjalė tė prof.A.Cetės, thėnė nė Fier, 1992). Tani qė nevoja e do tė hapen e tė njihen nga bota e shkelen menjėherė".

Jo, - i thashė mikut tim, - nuk e shkelin kosovarėt Jakov Milajn, pasi e dinė se, nėse Jakovi do tė ishte gjallė e do tė kishte edhe mė tė voglin dyshim, se libri i tij do tė bėhej nė ēfarėdolloj mėnyre pengese pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, do tė ishte ai i pari qė krijesėn e vet tė viteve '40 do ta kishte braktisur nė hauret e harresės".

7. Kur nisa t'ju shkruaj kėtė letėr, isha i tronditur e druhesha se ajo do tė dilte thjesht emotive. Por tani qė e mbarova, vura re se mė shumė se unė, ka folur Jakov Milaj.

“I dua kosovarėt – i thoshte Jakov Milaj nipave tė vet – pasi pa kosovarėt, Shqipėria nuk do tė ekzistonte”.

Enklid Milaj
Jurist pranė Studios Legale Internacionale "Lovells", Milano


 
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.