Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kanuni i Lekė Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2521)


Postuar nga qershor13 datė 10 Tetor 2003 - 12:56:

Post Kanuni I Lekė Dugagjinit

--------------------------------------------------------------------------------


PĖRMBAJTJA:

1. KISHA
2. FAMILJA
3. MARTESA
4. SHPI, GJA E PRONE
5. PUNA
6. TĖ DHANUNAT
7. FJALA E GOJES
8. NDERA
9. DAMET
10. KANUNI KUNDRA MBRAPSHITĖVET
11. KANUNI I PLEQNIS
12. SHLIRIME E PERJASHTIME



--------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga qershor13 datė 10 Tetor 2003 - 13:00:

Libri i pare

KISHA

Artikull i parė.

PJESA QYTETNORE

KRYE I PARĖ
Hija e kishės, Vorret, Pronet e pasunija e Kishės, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishės

NYE I PARĖ
Hija e Kishės.


1. Kuptimi i hijes sė Kishės

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokės, nė tė cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishės

“Kisha ban tym nė famulli.”


1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokė e shpija mbrendė e jashta famullijet.

2.- Kisha ka pjesė nė mal, nė vrri, nd’ujė e nė mulli tė kujris sė famullis.

3.- Kishės i duhet ba pjesė nė giobė tė famullis.

4.- Kisha ka tager me ble e me shitė, si edhe me marrė e me mbajtė tė falunat, qi i vijnė prej bujaris sė bamirve e me i vendue si t’a shofė vetė me udhė.


§. 3. Paperlimsija e Kishės.

“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“


1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim tė tė Parit tė Fes e jo nen ligjė tė Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejė kurrnji barrė kishės, veē se ka detyrė me i dale zot, kur kjo hupė ndihmen e tij.

2.- Me bijtė ndonji kundershtim ndermjet kishės e famullis, famullia s’mund t’i lypė peng kishės; veē do tė bajė vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit tė kėtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalė.

3.- Per ēdo mungesi, qi kisha mundet me ba nė sy tė famullis, kishės s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenė ba per shkak tė saj.

4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve tė Bajrakut, as shkon angari nder punė tė famullis. Veē se kur famullia dan me ba ndo’i punėper me mbajtė a per me shtue pasunin e kujris sė vendit, nė tė cilin kasha tė ket pjesė, kjo, atėherė, asht nė detyrė me la pare, me qitė buken e me que puntorin nė punė, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketė da tė gjithve pėr tym.


§. 4. Ndera e Kishės.

“Kisha shpatė e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishėn, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishės e lypė Famullia.”
“Kishės, mullinit, farkės e tragtores nuk i pritet kush mik.”


1.- Kush dhunon kishėn ka detyrė gioben a) kishės, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishėn njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend nė Hije tė kishės.

2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatė e konop s’ka

3.- Kush vritet a rrihet qa nė ēė farė-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalė prej hijes sė kishės, marre kishės nuk i len; pse kishės si pritet kush mik.

4.- Por, me pasė me krisė pushka jashta Hijes sė kishės e me i ra kush ndoren kishės, atėherė aj njifet miku i kishės; e me pasė me i a ēartė kush ndoren kishės, famullia asht nė detyrė me e ēue nderen e saj nė vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)


NYE I DYTĖ
Vorret.


§: 5.- 1.- Nė vorre tė njij vllaznije a tė njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punė pa leje tė vllaznis a tė fisit, tė cilit janė vorret, Kanuni i venė detyrė me nxjerrė tė deknin prej vorrit tė huej.

2.- Me ardhė me ngulė nė katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, tė pelqyemit tė katundit, i caktohet vendi i vorrete nder tė famullis, tuj i a vu detyrė me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.

3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen nė giobė si per Hije tė kishės.


NYE I TRETĖ
Pronet e Pasunit e Kishės.
§. 6. Pronet e pasunija e kishės janė tė paprekshme.


1.- Pronet e pasunija e kishės janė tė paprekshme e s’mundet kush me vu dorė mė’to.

2.- Pronet e pasunija e kishės janė nen roje tė Mesharit tė kishės e tė famullis.

3.- Atė, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishės, e bjen nė mend famullija ēmon damin, qi do t’a lajė damēori.

4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishės kahpronet e pasunija, famullija ēmon damin, qi do t’a lajė damēori.

5.- Kush vjedhė gjanė e kishės, posė se do t’a kthejė at gja mbas kanunit tė vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrė me i la gioben kishės pėr nderė tė marre, e gioben famullis per ndore tė ēartune, pse kisha asht ndorja e famullis

6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrė vesh dhunaq, qi i ka
ba kishės, i bjen nė dorė Meshtarit tė Famullis, tuj i a kthye gjanė e vjedhme, s’ka detyrė kurrfarė giobet: Meshtari ka tagar me e falė.

7.- Me pasė me i ra cubi nė dorė Meshtarit mbasi ky t’a ket laēit vjedhsin nė famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishė, edhe pse famulltari t’a ket falė vgabimin, me gjith gja tė vjedhne.


§.7. Rregullimi i pasunis sė kishės


1.- Pronet e pasunin e kishės rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypė arsye Famulltarit per perdorim tė frytit tė xjerrun prej pasunis sė kishės.


NYE I KATERT.
Meshtari i Famullis, ase Famulltari.

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.


1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi nė Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekė prej Famullije.


§. 9. Tagari e detyrėt e Famulltarit.


1.- Famulltari ka tagar me mėsue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypė puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u pėrzie nder detyrė tė Meshtaris.

2.- Famulltari, pėr sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrė tė dhetat e kishės, mbas Kanunit tė vendit ku gjindet kisha.

3.- Famullia nuk ka detyrė me i a ēue famulltarit tė dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrė e do t’i bajė me puntorė tė vet.

4.- Famulltari ka tagar me marrė frytin e pasunis sė kishės si tė tokave, ashtu dhe gjave tė gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypė arsye perposė tė Parit tė vet.

5.- Famulltari ka detyrė me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrė Kanuni i kishės; e ma teper edhe do sherbime, si me thanė; me bekue shpijat, me thanė Meshė ndo’i herė nė motmot nder vorre tė largta prej kishės sė Famullis etj.


§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.

“Prifti asht ndorja e Famullis.”
“Prifti s’bjen mė gjak.”
“Prifti s’ēohet nė be.”


1.- Kush ven gjojė nė Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorė mė te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis nė mėndyrė tė Kanunit tė vendit. Famullija asht nė detyrė me e lypė nderen e Famullitarit tė vet.

2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e tė vramit.

3.- Me vra dorėrasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund tė vrasė tjeterkend prej shpis sė gjaksit; pse ndryshej e ēon gjak te shpija.

4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit

5.- Rrallė e gati kurr s’ēohet Meshtari nė be 1) e vetun per punė tė madhe fort.

6.- me ndollė qi Meshtari ēohet nė be, a per me dlirė vendin a per poronik, ky vetem do tė njehet e do zehet per njizet-e-kater vetė.

7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenė se xehet per njeri i drejt e i kushtuem sė Drejtės sė pasosme, nuk lypet qi ai tė perkasė Unjillin me dorė; por mjafton qi tė shqyptojė fjalėt e bes para Unjillit.

8.- Me ra Famulltari nen giobė s’e kapė Kanuni: asht puna e tė Parit tė vet.

9.- Po kje teper i randė faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit tė Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun nė Kanu n’emen tė Famullitarit.

10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matė edhe me i ra ndokuj e me gjith kėta s’i lshon marre as tė rrahunit as vetė nuk bjen nė fjal para Kanunit.


NYE I PESĖT
Rrogtari i Kishės.


§. 11.- 1.- Rrogtari i kishės asht lirė me punue nė shtek tė vet.

2.- Rrogtari i kishės kudo tė shkojė e per ēė do fjalė qi do t’i trokllojė kuej te dera mbas urdhnit tė zotnis sė vet, aj shkon e tregon n’emen tė Famullitarit.

3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishės me fjalė a me punė, zehet se tundon Famullitarin, e bjen nė giobė tė kishės mbas Kanunit.

4.- Gioba, qi mirret per punė tė rrogtarit tė kishės, nuk i perket rrogtarit, por kishės e katundit.

5.- Me vra kush rrogtarin e kishės, dorėrasi per nė kjofėt i Famullis sė vendit, ndiqet vetem prej shpis sė tė vramit; por, nė kjoft se asht i katundit tė huej, atėher e ndjek edhe Famullija, nė tė cilin rrogtari kje vra.


NYE I GJASHTĖT.
Punterija e Kishės.


§. 12. – 1- Me nga kush puntorėt e kishės, bjen nė giobė tė Famullis.

2.- Sado puntorė me pasė pėr tė kenė nė punė tė kishės gergasi lan vetem nji giobė, por ma tė randė.

3.- Gioba, qi merret per ngase tė puntoris sė kishės, dahet ndermjet kishės e puntorve.



Artikull i dytė.

PJESA NDESHKIMTARE

NYE I SHTATĖT.
Amtyra e ndeshkimeve.


§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit tė ligjshem i pertrihet kuej per tė bam.

§. 14. Tė caktuemit e ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenė, e ndo’i herė edhe me tė parė tė kishės, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit tė bam kundra kishės.

§. 15. Tė dhanunat e ndeshkimit.
Fajtori, qi ka fye kishėn, ndeshkimi i epet prej krenėve e prej vogjliet.

§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve tė kishės
Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishės, janė njikėto:

a) Tė gjykuemt per dekė;
b) Tė xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
c) Tė djegunt e shpis
d) Tė Lanunt e tokės djerr a tė premt e pemve;
e) Gioba me gja tė gjalla
f) Gioba me pare.

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanė okėn e drithit 1 grosh, okėn e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.


NYE I TETĖT
Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis sė fajit.


§. 17.- 1.- Kush then kishėn, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorėrasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupė. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė thyeme.

2.- Kush vjedhė gjan e huej e shkon e e mshehė nė kishė, pa dije tė Famullitarit, i ka detyrė kishės 1000 grosh giobė per nderė tė marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posė gjasė, qi do t’i a kthejė tė zot’t nė mėndyrė tė Kanunit.

3.- Kush tė vjedhė gjanė e gjallė tė kishės, mė rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.

4.- Kush tė vjedhė nė qelė a banė tė Famullitarit, do tė lajė dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishės, per nder tė marre, e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

5.- Aj, qi shan a ven gojė mė Meshtar tė Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobė kishės, e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobė.

7,- Kush t’i shpifet Meshtarit nė punė tė rėnd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

8.- Me vu kush dorė mė Meshar, me e rrahė, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanė token bar (djerr) per disa vjet.

9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupė. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemėt, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishė; por vllaznija munden me i shperblye me pare.

10.- Me i folė ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishės, aj do t’apė 10 desh giobė Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis sė fajit.

11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishės, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobė.

12.- Me nga kush me fjalė a me punė puntorėt e kishės, fajtori do tė lajė gioben e 10 deshve.

13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit tė kishės e tė Kanunit, Bajraku do tė mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka nė ket vathė.


Postuar nga qershor13 datė 10 Tetor 2003 - 13:04:

Post Libri i dyte

FAMILJA

KRYE I DYTĖ

NDERTIMI I FAMILJES.

NYE I NANDĖT.

Familja e kuptueme nė vedvedi..

§. 18. Percaktimi i familjes.
Familja asht nji tė mbledhun gjymtyrėsh, tė cilėt gjallisin nen nji kulum, qellimi i tė cillvet asht tė shtuemt e gjindes nper mjet tė martesės, tė mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.


§. 19. Pjestarėt e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si tė shtohen kėta, dahen nė vllazni, vllaznija nė gjini, gjinija nė fise, fiset nė flamur e tė gjith zbashku permblidhen nė nji Familje ma tė hapėt, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhė, e doke.

§. 20. Tagri, perlimi e detyra e tė zot’t tė shpis.
Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma tė vjetrit nen kulm tė shpis a se vllaut tė parė; po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotė zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi tė jet ma i meqem, i urtė e ma kujdestar.

Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.
I zoti i shpis ka tager:

1) me ndejė nė krye tė vendit nė shpi tė vet, edhe pse gjinden ma tė vjerer se ky nė shpi;
2) mbi armėt e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal tė shalės; mbi shtrojė e mblojė tė veten; mbi veglat e kafes, e kėto sende as kunaja e dahes s’i pershin;
3) mbi fitime tė gjindes sė shpis, tė rrogės a tė falmeve;
4) me ble, me shitė e me ndrrue tokė, si arė, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadės gja tė gjalla e remet;
5) me dhanė e me merrė uha e me hi dorzanė;
6) me ndreqė shpija, ksolla vithna, etj;
7) me ēue nė punė a nė shtek gjinden e shpis;
8) me ēue gjinden e shpis per puntorė uha a edhe fjal;
9) mbi venė e raki, a me ble a me shitė a me dhanė uha;
10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos tė hecin si e
lypė e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikėto:

a) Me lanė pa hanger
b) Me u hjekun armėt e krahit a tė brezit per nji a dy javė;
c) Me lidhė a me burgosun nė shpi;
d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesė, qi i perket, per me shporrė shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorėzanė kush i shpis pertej se i ban arma; me shitė, me ble a me ndrrue gja pa leje tė zot’t tė shpis, ka tager mos mu pergjegjė, se Kanuja s’e xen per tė zakonshme as tė shitmen, as tė blemen as tė ndrruemen e as dorėzanin kėso dore, e ēdo send a gja do tė shkembet, se a’ba pa leje tė zot’t tė shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e tė zot’t tė shpis.

1) Mu perkujdesė per tė marėt e gjindes e tė shpis;
2) Me mbajt nė fre gjinden e shpis tė mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i pari nė punė qi i perkasin vehtjes sė tij;
4) Me mbajtė sy mbi tokėt, tė mos tė jesin djerr; mbi tufė tė gjas s’gjallė, tė mos praptohet e mara e sajė;
5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e tė mos t’a ēoj rrenimi e fika shpin;
6) M’u perkujdesė per veshė e mbathė tė gjindes sė shpis prej fitimeve tė shpis;
7) Me mbajtė udhen e drejtsis nė shpi, e mos me i a mbajtė krahin ma teper njanitt se tjetrit;
8) M’u ble armėt djelmvet, kur tė shofė se janė ba per to.

§. 22. Tagri i sė zojės sė shpis.
E zoja e shpis ka tager:

1) Mbi tė gjtha sendet, qi bahen nė shpi;
2) Me dhanė a me lypė uha miell, bukė, krypė, djath, e tlyen
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i ēue per ujė, per dru, m’u ēue bukė puntorvet, me ujėt (me vaditė), me bajtė pleh, me korrė e me mihė a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojės sė shpis.
E zoja e shpis ka:

1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqė tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit tė mos tė shkoj dam
3) Mos me shitė, a me ble a me ndrrue gja pa leje tė zot’t tė shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujė, s’ban dru, as pleh, as me ujėt as me korrė a me qirue, as bukė m’u ēue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin nė tė ndrequn tė gjindes e tė fmive tė shpis; mos me i a mbajtė krahin kuej ma teper se tjetrit;
5) E zoja e shpis do tė pėrkujdeset per fmi, sa tė jen nė punė grat.

§. 24. Tagri i gjindes sė ships.
Gjindja e ships ka tager:

1) Me hjekė tė zo’n e ships per nė pashin se nuk punon per tė marėt e shpis a i ēon kah fika;
2) Me hjekė tė zojen e shpis, per n’u raftė per sysh se bracnon, a shet gja tinėz – edhe nji kokerr voejet me kenė – a n’u mbajtė krah fmivet tė vet ma teper se tė tjervet.
3) Mbi armėt e veta seicili; munden me shitė, me ndrrue, a me lanė peng, porse s’kan tager me lypė tjetren nė shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falė pa pasė nevojė per leje tė zot’t tė shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie nė ket zyre; para se tė shes gja a tė prese ndo’i kambė berri, bariut do t’i thotė, e ky e din se ēė fare berri a lope asht per t’u hjekė.

§. 25. Perlimi i gjindes sė ships asht:

1) Mos me hi dorzanė pa leje tė zot’t tė shpis
2) Munden me hi dorėzanė edhe pa e pvetė tė zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorė pa leje tė zot’t tė shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue tė zo’n e shpis nė punėt e shpis a tė krahit;
6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do tė dale;
8) Granija janė nė detyrė me punue per shpi; po u teproj koha, si tė lirohen prej punve tė shpis, munden me ba punė doret tė vetat.



NYE I DHETĖT.
Familja e kuptueme nė Katund e nė Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1) Ka tager e za nė kuvend tė katundit;
2) Ka tager nė pjesė tė giobės sė katundit;
3) Ka tager nė kujri tė katundit;
4) Ka tager me marr mė ndore kedo;
5) Ka tager me pri me unė zjarmi e me spatė nė tė djegun tė nji shpije nė fis tė vet;
6) Ka tager me pri gjobtarvetnė vathė tė fisit tė vet;
7) Me ra mė ndo’i faj tė randė shpja, per tė cilin i shkon ndeshkimi i unės sė zjarmit e i spatės, as katundi as Flamuri s’mund vej dorė mė rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) nė Katund:
1) I zoti i shpis do tė pergjegjet per ēdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;
2) Do tė dalė nė kuvend gjith sa herė tė mblidhet katundi;
3) Do tė ēojė puntorin nė punė, qi ka katundi rrethas;

b) nė Flamur:
1) Do tė dalė nė kuvend tė Flamurit kur tė thirren “Burrė per shpi’’
2) Do tė pergjigjet rrethas me katund per “dy hae bukė” djemvet tė Flamurit
3) Do tė lajė 400 grosh giobė Derės sė Gjomarkut per ēdo vrasė
4) Do tė dalė n’ushtri tė Flamurit.


Postuar nga tresh datė 13 Shkurt 2004 - 08:21:

KANUNI I LEKE DUKAGJINIT

te plote KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT mund ta merrni tek adresa....

http://www.ganixhafolli.com/Kanuni/hyrje.htm

por aty mungon hymja nga at.Gjergj Fishta qe i bahet librit te At Shtjefen Gjeqovit (Kryeziu) me permbledhjen e kanunit....
kur ta gjej do ta nisi edhe ate..

ciao 3Sh


Postuar nga tresh datė 17 Tetor 2004 - 19:49:

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT, VLERAT E TIJĖ DHE KEQPĖRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NĖ SHQIPERI, NGA INDIVID TĖ VEĒANTĖ,DHE NGA POLITIKA SHQIPĖTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!


Nė periudhėn mė tė vėshtirė pėr kombin dhe popullin Shqipėtarė, atėherė kur Shqipėria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej nė rrezik ekzistenca e kombit shqipėtare... Nėn kujdesin e drejtpėrdrejte tė burrit tė madh tė kombit Shqipėtarė Lekė Dukagjinit, prijės i Dukagjinit, u mblodhėn krerėt mė tė shquar tė burrėrise dhe intelegjencės Shqipėtare tė asajė kohe, ku bashkuan mendimet pėrfundimtare tė tradites dhe zakoneve Shqipėtare nė tė gjitha fushat e jetesės, duke pėrpiluar atė dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.

Lekė Dukagjini e mori atė inisiative nė atė moment delikat pėr fatet e Kombit dhe tė popullit shqipėtarė, nė njė kohė kur shumė vėnde tė ballkanit dhe mė gjėrė, nuk kishin, jo vetem njė Kanun ligjor tė ngjashėm, por as norma zakonore tė njohura gjėrsisht nė tė gjithė kombin e tyre, e aq mė pak nė arenėn Ballkanike, apo deri nė dyert e perandorisė Osmane e me gjere...

Pra nė atė periullė, kur ballkanit po i kėrcnohej jo vetėm njė barbari 500 vjeēare e sapo filluar, por po i kėrcnohej edhe njė asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e ēdo gjėje tė trashiguar gjatė shekujve nga ato vėnde... Nė atė pikė kulmore pėr historinė e Kombit Shqipėtare e shohim Prijėsin e Dukagjinasve Lekė Dukagjinin, jo thjeshtė si njė prijės i njė krahine me tradita e zakone tė hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipėtare.

Por, si njė njeri qė vihet nė krye tė atijė misioni historik, humanitar, njerzor shqipėtarė, pėr tė shpėtuar jo vetem kulturėn, traditat, zakonet e popullit shqipėtarė, por pėr ti vėnė gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombėtarė shqipėtarė, pėrballė, armikut pushtues e shkatrrimtarė. Dhe per ti thėnė se ne jemi shtet, komb mė vehte, me zakonet dhe traditat tona qė nuk guxon askush tė na i shklasė. Nė tė njėjtėn kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjė llojė ligji as pushtimi prej perandorisė Osmane. Ligje tė njė pushtuesi qė tentonte tė zhdukte zakonet, traditat, kulturėn e Kombit Shqipėtarė, pėr tė vendosur ato tė vetat...

Nė atė periudhe delikate dhe mjaft tė rrezikshme pėr popullin dhe kombin shqipėtare, Lekė Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat mė tė menēur tė trevave veriore shqipėtare. Bashkim nė njė kuvėnd, nė tė cilin u shtruan nė njė diskutim tė gjėrė, traditat, zakonet, shekullore tė popullit tė thjeshtė, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhėn mė tė mirat dhe mė tė drejtat pėr ti bashkuar nė njė tė vetėm e mbarė kombėtare, qė do tė quhej “Kanuni”.

Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do tė thote: “Prerje e drejte”, pra vėndosje drejte pėr ēdo njeri, si pėr atė qė ėshtė i pasur apo i varfer, si pėr atė qė ėshtė i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe pėr atė qė ėshtė njeri i thjeshtė dhe pa ndonjė prezencė nė shoqėri. Pra Kanuni do ti gjykonte njėsoj fajtorėt dhe do tu jepte njėsoj pafajsinė tė drejtėve, tė pafajshėmve... Pas atyre kuvendeve tė gjata, tė kryepleqve tė malsinave, Dukagjinit, e krahinave tė tjera, Lekė Dukagjini pas mbledhjes se mėndimeve tė tė gjithe kryepleqėsisė Shqipėtare anė e mbanė.

Duke i bashkuar dhe seleksionuar nė njė tė vetėm, nxorri tė perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Pėr vetė meritėn qė pati ai burrė i madh i kombit nė organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme tė historisė Shqipėtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parė kombėtare, ku i thotė botės dhe njerzimit, se populli Shqipėtarė ėshtė i kompletuar me ligjet e veta, bazuar nė zakonet tradicionale shekullore Shqipėtare si dhe nė themel tė vet ka dhjetė urdhėnimet e tėnzot sipas biblės sė shėnjtė... Kanuni ishte pėr atė kohė njė deklarim botrisht; se Kombi Shqipėtare ėshtė komb katolik, qė i falet dhe i lutet Zotit, qė njeh biblėn e shėnjtė dhe njeh “Benė” sipas biblės e zakonit shqipėtare. Pra ėshtė njė vėnd Europian, qė po deklarohej kundėr nderhyrjeve ushtarake osmane nė Shqipėri, nė ballkan e mė gjėrė...

Qė prej atijė momenti tė daljes sė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pushtimi osman nuk do tė ballafaqohej vetėm me qėndresėn e armatosur tė popullit Shqipėtarė, por dhe me fuqinė morale qė u dha mbarė shqipėtarve vetė Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atė mbėshtetje shpirtėrore, unitet bashkimi e vllazėrimi, pastėrti e besė ndėrmjet njėri tjetrit, shuarje tė grindjeve e ngatrresave midis vllezėrve Shqipėtare. U dha pra, njė pėrsosmėri nė motivimin e vetė jetės nė tė gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmėrinė ndaj tė kqijave e padrejtsive...

VIJON


Postuar nga tresh datė 19 Tetor 2004 - 16:14:

Vlerat e Kanunit nėpėr kohra

Vlerat qė kishte pėr atė kohė dhe pėr shekuj me radhė janė tė shumta, sa qė nuk mund tė pėrfshihen me njė shkrim tė thjeshtė... Shqipėtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atė beslidhjen e thirrjen e thjeshtė tė kushtrimeve e zėrave shpat me shpat, por edhe me njė Kod ligjor shqipėtare me rreth 1500 nene.

Tė pėrpiluara jo vetėm me njė llogjikė e menēuri tė rradhė, por me njė drejtėsi tė veēantė dhe tė pa shoqe nė botė... Kanuni dėnon ashpėr llafazanėt, hajdutėt, shpifėsit, intriguesit, pėrdhunuesit, plaēkitsit, spiunėt, tradhtaret apo ēdo shkak tjeter qė i ēonte njerzit deri nė vrasje... Pra ēdo veprim tė pa ndershėm e nxjerr para gjykimit tė burrave tė mėnēur dhe e ndėshkon qė nga gjoba e deri me izolim tė atijė individi apo grupi, duke e pėrjashtuar nga shoqėria e shėndoshė pėrgjithmonė. Jo rradhė herė sipas shkallės sė veprės sė keqe, keqbėrsit i digjej shtėpia, duke e detyruar vetė dorasin qė ti vinte me dorėn e vet flakėn shtepisė sė tijė pėr fajin, krimin qė kishte kryer ndaj tjetrit me tė pa drejtė, dhe dėbohej nga fshati apo krahina pėrgjithmonė.

Kanuni thotė qartė, se pėr fjalė gojė, qė do tė thote: As pėr tė shame e as pėr tė shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai qė vret pėr fjalė goje, ai ėshtė fajtor dhe bjen nė gjak, sepse e vrau njeriun pėr fjale... Ndėrsa, kur ėshtė i detyruar njeru tė vrasė, nė rastet kur i dhunohet gruaja, fėmija, i vriten apo i rrėmbehėn me dhunė pjestarėt e familjes kryesisht femrat, atėherė nė mbrojtje tė jetės sė njerzve dhe tė nderit tė familjes, kur nuk gjėndet mundėsi tjetėr per ti shpėtuar, njeriu vret kriminelin dhe pėr atė lloje krimineli, vrasėsit gjithsesi i ėshtė kėrkuar llogari nga pleqėsia dhe i ėshtė matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisė, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarė nė tentativė pėr tė kryer krimin apo duke e kryer...

Nė Kanun ka qenė e qartė se pėr pėrdhunimin e njė gruaje, krimineli binte dy herė nė borxh, njė herė burrit tė gruas apo fisit tė tijė, dhe sė dyti prindėrve tė asajė gruaje apo fisit tė sajė, ashtu edhe nė se e vriste gruan dikush, krimineli do tė lante dy pare gjaqe... Ndėrsa pėr vrasjen e njė burri, krimineli kishte njė gjak borxh... Sikur tė zbatohej Kanuni, nuk do tė ndodhnin kurrė ato miera vrasje siē po ndodhin sot nė Shqipėri, vetėm pėr grindje fjalėsh, pėr thashethėme e pėr shpifje...

Ashtu sikur plaēkitsve, hajdutve, pėrdhunuesve, grabitėsve tė grave e vajzave, jo vetėm qė do tė u digjej shtėpia, por do tė mos lejoheshin tė hynin mė kurrė nė qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanė kryer ato veprime kriminale me gjakftohtėsi e vetėdije. Pra nuk do tė ndodhte mė nė Shqiperi asnjė rast i siper pėrmėndur. Vetem 4 ose 5 persona tė asajė kategorie, sikur tė ndėshkoheshin prej kryepleqėsisė sė burrave tė zgjedhur tė qytetit, fshatit apo krahinės, kurrė me tė tjerė nuk do tė ndermerrnin veprime tė ngjashme kriminale...

Kanuni ka shumė pika tė rendėsishme dhe vlera tė veēanta nė tėrsinė e vet. Vlera tė cilat janė njohur e vlersuar thellėsisht dhe me njė disiplinė pėrkushtimore pėr gati pesė shekuj me radhė, qė nga njerėzit mė tė thjeshtė dhe deri tek vetė kryepleqėsitė e atyre kohrave, apo principatat shqipėtare. Para Kanunit tė Lekė Dukagjinit ėshtė pėrule me respekt duke e njohur dhe kėrkuar nga tė gjithe njerėzit qė tė respektohet, vetė Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qėnė njė beslidhje, e njė simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipėtare dhe tė gjithė popullit ndermjet vedi, pėr tė organizuar qėndresėn kundėr pushtuesit osman...

Fjalet “Besa-Besė” simbol i bazės sė Kanunit.

Baza e Kanunit kanė qėnė fjalėt hyjnore: “Besa-Besė”! Fjalė qė nuk janė thyer kurrė, kur ajo besė ėshtė dhėnė, edhe prej njerėzve mė tė thjeshtė. Vetė dyert e perandorisė Osmane janė detyruar ta njohin Kanunin dhe tė mos ja shklasin nė asnjė pikė popullsisė Shqipėtare, sidomos asajė pjesė, qė nuk kishte ra nėn sundimin osman, por edhe pjesės qytetase qė kėrkonte tė rrespektonte ato kode kanunore pėr mėnyren e zgjidhjes sė problemeve shoqėrore, tradicionale e zakonore tė jetesės sė vet. Pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit, pas biblės, ligjeėrohet me anė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, “FALJA”. Pra, tė njihet ai qė kėrkon falje dhe ti falet faji para njerėzve dhe para tė viktimizuarve...
Njė vepėr fisnike me njė madhėshti tė veēantė qė ka vetė FALJA, ka gjetė mbėshtetje dhe zbatim tek populli Shqipėtarė si nė asnjė vėnd tjetėr tė botės. Shumė kritik anti shqiptarė, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janė pėrpjekur qė ta komentojnė mbrapsht dhe tė nxisin fushata kundėr Kanunit nėpėr shekuj e dekada. Por fantazitė e tyre kanė dėshtuar. Njė ndėr kulēedrat antikanunore ashtu siē qe edhe anti Shqipėtare, ka qėnė diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtė e vet servilė, holli baltė pėr 50 vjet me radhė mbi Kanunin, mbi vlerat, madhėshtinė e fisnikrinė e tijė, mbi simbolin e burrėrisė e krenarisė shqipėtare...


VIJON


Postuar nga Niqua datė 19 Tetor 2004 - 17:06:

uaaaaaaaaaaaa sa teme interresante se disha qe kanuni i Lekes ashte kshu mendosha ndryshe nga qe te gjith e perbuzshin,,, por mesa shof une edhe ato qe e perbuzin sdo ta njohin kanun e Lekes kshu si puna e jeme,, mire qe e hapet ket teme se mesova dicka qe nuk e disha..


Postuar nga tresh datė 19 Tetor 2004 - 17:08:

Pika pėr tė cilėn ėshtė sulmuar Kanuni.

Nė tė shumtėn e rasteve janė gjetur shtigjė pėr ta dhunuar Kanunin, tek pjesėt ku shkruhet pėr tė drejtat e femrave, grave dhe vajzave. Ku Kanuni ua ka hequr tė drejten pėr tė shikuar vetė per martesė, jo vetėm vajzave por edhe djemve... Nė kushtet e luftės, pushtimit total tė njė armiku barbarė qė po zhdukte kultura e popuj, njė arsyetim i Kanunit pėr martesėn e femrave, ka qėnė me vėnd. Pėr faktin se martesa me dashuri e lidhė femrėn me ēdo llojė njeriu, tė ēdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh nė se i dashuri i njė vajze ėshtė ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vėndasi apo tė huaji, pushtuesi apo rrugėtari...

Ashtu qė Kombi Shqipėtarė kishte pėsuar aq shpesh e aq shumė. Sidomos nė periudhat e dyndjeve sllave nė veri tė vėndeve Ilire, me anė tė martesave dhe tė lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetėm miera Ilirė-Shqipetarė, por edhe territore tė tėra, deri atje ku vėndet sot quhen Bosnje apo Kroaci...

Po tė lexojmė legjendat e Mujit e tė Halilit, na flasin shumė qartė pėr rreziqet dhe luftrat qė kanė shkaktuar martesat e ndėrsjellta me tė huajt nė ato kohra... Nė kohėn kur Kanuni i ka kufizuar deri nė ndalim tė drejtėn femrės qė tė mos e zgjedhė martesėn e vet vetė, por vetėm prindėrit dhe tė afėrmit... Qellimi ka qėnė, jo pėr tė shtypur femrėn shqipėtare, por pėr tė shpėtuar kombin nga asimilimi.

Pasi dihet se Femrat janė NANAT e Kombit. Shumė femra Shqipėtare nėpėr qytete tė Shqipėrisė nė kohėn e perandorisė osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim tė dhunshėm, apo me raste dashurie, u detyruan tė humbasin gjuhėn, zakonet, kulturėn dhe u larguan nga Shqipėria nėn detyrimin e burrave Turq. Fėmijėt e tyre kurrė nuk folėn mė Shqip, ashtu shuheshin shumė dyer e familje nė atė kohė...

Shėmbuj tė ngjashėm kemi sot martesat e vajzave Shqipėtare me tė huajt nėpėr botė, nė emėr tė njė pseudodashurie, por mė shumė janė martesa pėr letra, martesa qė po deshtojne nė pėrqindjen mė tė madhe... Raste qė ngjajnė kur femrat veprojnė pa pyetur asnjė njeri tė familjes...

Pushtuesit e ēdo lloji, si nė kohėt e lashta, tė mesjetės, apo ato moderne, nė situata lufte, kanė perdorur dhe perdorin vazhdimisht njė taktike poshtruese dhe ē’kombtarizuese ndaj popullit vėndas, metodėn e perdhunimit tė femrave, martesave tė dhunshme etj... Ajo ėshtė bėrė me qellim pėr ta shkatrruar moralisht popullin vėndas, dhe pėr ti vrarė tė ardhmėn...

Le tė kujtojmė ndodhitė fatkeqe nė luftėn e Kosovės, ndodhi tė cilat, po thuajse, nė pėrqindjėn me tė madhe po i pėrballojnė ato vuajtje e tmerre, vetėm, ato gra e vajza fisnike, tė cilat nuk ja ēfaqin askujtė se ēfarė kanė hequr nėn dhunėn e ushtarakve pushtues barbarė serbo-sllav...

Vėrtet gruaja Shqipėtare nė kohėn e daljes sė Kanunit dhe pėr 5 shekuj me radhė ka pasė disa tė drejta tė kufizuara, por nė anėn tjetėr ajo ka pasė nderimin: Zojė shtėpie! Dhe ka pasė autoritet e mbrojtjen e veēantė, si nga njerėzit e vet dhe nga burri me tė afėrmit e tijė, pėr ēdo rast padrejtėsie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasė pėr grindje as pėr gjakmarrje.

Gruan nuk ka guxuar askush qė ta izolojė nė raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siē po e izolojnė sot nė Shqipėri nė emer tė gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vėjė prite e as ta ndalojė nė prita. As gruan as fėmijėt nuk guxon kush ti prekė e as ti ndjekė pėr gjak. Vetėm barbarėt sllavo-grekė i kane vrarė gratė e femijėt Shqipėtarė; tjetėr kush nuk ka guxuar, tė pakten, para viteve 1944. Pėr vrasjen e njė gruaje janė marrė dy palė gjaqe, njėrin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qėnė e pa prekshme nė rrugė, nė pazarė e kudo.

Gruaja ka pasė tė drejtėn edhe tė hyjė ndermjetės nė raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, ėshtė fut nė mes burrave me fjalėn e sajė thirrse pėr paqe... Dhe palėt kanė qėnė tė detyruara tė ndalojnė fjalėt dhe armėt e tė terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqėrisht... Gratė nė pjesėn mė tė madhe tė vėndit kanė drejtuar ekonominė e shtepisė duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazės sė jetesės nė ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtėpisė ka zotruar tė drejtėn e drejtimit tė organizimit tė jetės nė rregullin e brėndshem familiar, ku burrat nuk kanė guxuar tė ndėrhyjnė...Gratė nė ēdo shtėpi kanė pasė dhomėn e tyre tė veēantė, ku janė mbledhur nė raste tė kurdohershme pėr tė biseduar e ndenjur me njėra tjetrėn...

Gra tė veēanta kanė marrė pjesė edhe nė kuvėnde, edhe nė lufte me arme nė dorė... Kanė dhėnė mėndime ku u ėshtė dėgjuar fjala dhe janė dalluar pėr vepra trimėrie e heroizmi, vlersim tė cilin e kanė njohur dhe ruajtur me rrespekt tė veēantė, kreret e vėndit dhe gjithė populli Shqipėtare... Gruas i ėshtė besuar dhe lenė nė dorė rritja, edukimi dhe mėsimi i gjuhės amėtare tek fėmijėt... E gjithė ajo, ka qėnė nderim, rrespekt, vlerėsim dhe besim pėr gratė Shqipėtare. Kufizimet qe i janė bėrė, kanė pasė vetėm qellimin e ruajtjes sė nderit tė femrės dhe tė ardhmėrisė sė Kombit. Unė do tė u drejtohesha sot kritikėve tė Kanunit dhe do ti pyesnja se ēfarė tė drejtash kanė gratė sot nė Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Kėtu veēoj gratė politikane dhe tė pasura, gratė e atyre qė ruhėn me bodigardė e polic.

Ato nuk ėshtė, se kanė tė drejta, por janė nėn hijen e rrethit tė pushtetarve, nen hijen e atyre qe janė tė gatshem tė ushtrojnė dhunė policore pėr ti mbrojtur... E megjithatė, edhe ato nuk mund tė levizin lirshėm nėpėr Shqipėri, pa disa njerėz tė armatosur me vehte... Nė kohėt e Kanunit gruaja ka ecur vetėm me qindra kilometra ose grup grash nėpėr male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekė, as nė rrugė e as nė pazarė... Sot grabitet gruaja apo vajza nė shtėpi tė vet, prej mafjozve, kriminelve...


Postuar nga tresh datė 26 Tetor 2004 - 11:10:

Pėr shkeljen e tė drejtave tė grave sot nė Shqipėri,
vallė a mos ėshtė fajtor Kanuni?


Gartė dhe vajzat nėpėr fshatrat e Shqipėrisė nuk ngopėn me buk, ato dalin tė lypin njė sahan miell pėr tė pėrballuar urinė e familjes, nuk kanė kushtet minimale pėr jetesė, pėr ti shėrbyer higjenės vetijake.
Nėpėr qytete gjėndėn tė pa puna dhe pa pėrkrahje, shpesh nė mėshirė tė ēastit dhe tė tė papriturave... Nė vėndet e Europės, qė nga Greqia e deri nė Suedi, apo Angli dergjėn nė duar tė mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipėtare... Si janė grabitur ato nė Shqipėri? Kush i ka mashtruar, gjoja nė emėr tė martesave moderne me njerėz tė pasur, apo tė njė pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri nė tė cilin rang nė Shqipėri kanė hypur? Sikur tė respektohej Kanuni, a do tė guxonin ata kriminelė tė grabitnin apo tė mashtronin femra Shqipėtare e ti shisnin nėpėr botė pėr seks? Ata nuk do tė guxonin kurrė qė tė kryenin vepra tė tilla krimiminale sikur Kanuni tė rrespektohej apo tė zbatohej pikė pėr pikė.
Ata do tė kishin gjaqe pa fund pėr tė larė, pėr atė dhunim tė moralit e tė nderit tė familjes Shqipėtare... Mirpo pėr fat “tė zi”, tė atyre kriminelve-mafjozė, populli Shqipėtarė ka dekada qė beson tek qeveritė e vėndit dhe Kanunin e ruan si njė rrelike nė shpirt, por edhe nė gadishmeri per ta zbatuar atėherė kur pushtuesit e huaj tė sulmojne vendin, apo atėherė kur qeveritė nuk funksionojnė mė, ashtu siē ka ndodhur dekadėn e fundit... Nė kohėn e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipėtarve nė Shqipėri janė bėrė gati tė perditshme dhe tė pa zgjidhshme... Ashtu qė vetgjygjėsia e disa njerėzve po tregon qartė se qeveritė nuk po funksionojne nė shėrbim tė jetes e tė stabilitetit tė qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e nė vazhdim...

A ekziston ndonjė fije burrėri sot, si nė kohet e burrėrisė Shqiptare
kur ēdo marveshje pėrmbydhej me fjalen e vetme “Besa-Besė”! ?
Dhe pse ēdo gjė e keqe qė ndodh i veshet Kanunit?


Mos qoftė e thėnė qė Kanuni tė vihet nė zbatim dhe tė pėrdoret sot nga masa e popullit, me atė disiplinė e rrespekt qė ėshtė zbatuar para viteve 1944. Po tė ndodhė ajo, do tė vriteshin miera kriminele, mafjozė, qė kanė grabitur vajza, vrarė pa shkak, e tė pa fajshėm. Kriminelve qė mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do tė u kėrkohej “gjaku”. Sė pari urdhėrdhėnsve pushtetarė qė kanė vrarė njerzit e thjeshte qė nė 1945 e deri me sot... Njėkohėsisht do tė pėrjashtoheshin tė gjithė hajdutėt, kriminelėt, mashtruesit, llafazanat (puntorėt e kqinjė), siē shkruhet nė Kanun, do tė largoheshin nga politika Shqipėtare dhe do tė nxirreshin mė njė anė si njerzit mė tė pa denjė tė shoqėrisė Shqipėtare.
Do tė largoheshin prej kryepleqėsisė burrėrore shqipėtare, gjithnjė sikur tė zbatohej Kanuni dhe tė ekzistonin sot ato kryepleqėsi me atė burrėri e vlera qė kanė patur burrat Shqipėtarė tė atyre kohrave... Burrėri qė sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatė shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atė burrėri me dhunė, nė nje shtresė tė varfėrish, deri pėr njė pale rroba... Por populli ėshtė i durueshėm tej mase, dhe shpesh herė beson verbėrisht mashtrimeve tė tė korruptuarve mafjozė e pranon qeverisjen prej tyre... Faje qe i kushtojnė shtrenjtė, por korigjohen pas njė psimi tė madh... Kanuni jo vetėm qė nuk zbatohet nė asnjė pikė, as ‘nen’ tė tijė, por, po sulmohet nė mėnyrė tė qellimshme nga tė dy krahėt, si nga kriminelėt e keqbėrsit, ashtu edhe nga pushtetarėt. Pala e inkriminuar thotė se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjėn e tjetrit, ndėrsa qeveritarėt pėr vrasjet mafjoze e politike dhe tė ēdo rangu i cilsojnė si vrasje kanunore...
Palėt kriminale qė kanė gjetur hapsirė pėr tė vepruar nė Shqipėri si rezultat i korruptimit tė politikanve me krimin, e pėrdorin emrin e Kanunit si mbulesė pėr tė justifikuar krimet qė bėjnė dhe pėr tė krijuar njė kaos nė masėn e popullit, duke i bėrė grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtė... Dėgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atė mbrėmje Televizori Shqipėtare jep lajmin se u krye njė vrasje Kanunore...
Natyrisht qė punonjėsit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanė njohuritė e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturėn e hershme Shqipėtare, e aq mė pak tė njohin Kanunin nė pėrmbajtjen e tijė... Por ashtu, siē u vjen urdhri, qė ta japin atė lajm, dhe tė ja veshin Kanunit vrasjen, pėr tė ja larguar qeverisė, si shkaktarė i parė, ashtu e transmetojnė ata gazetarė... Them shkaktarė i parė ėshtė qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutėve, veprimtaria e pa pėrgjegjėshme e pushtetarve i bėn, deri edhe njerzit e thjeshtė, tė vriten me njėri tjetrin, pėr fjalė goje, pa pėrfillur asnjė shėnjė burrėrie e njerėzie, apo zakoni Shqipėtare. Njerėzit e thjeshtė po psojnė kriza psiqike kur dikush u rremben fėmijėn dhe ata reagojnė nė menyra agresive duke vrarė edhe vehtėn, shpesh, nga pamundėsia pėr tė gjetė dorasin, apo shkakun... Kthehemi tek vrasja pėr njė tė shame, apo pėr njė fjalė gojet... Po nė cilen pike tė Kanunit shkruhet, qė pse tė shan tjetri duhet ti marrėsh jetėn? Nė asnjė fjalė, as rrjesht, nuk ekziston...
Kanuni i Lekė Dukagjinit ka pushuar sė funksionuari qė nė ditėt kur Shqipėria ka filluar tė qeveriset nga Shqipėtarėt. Perpjekjet pėr ta pėrdorur atė Kanun, pėr tė justifikuar apo gjykuar vepra tė shtrėmbra apo tė drejta ka qėnė dhe janė spontane. Vetėm nė rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkė me vlerat e veta historike e kombėtare e ka vėndin vetėm nė histori, si njė rrelike e kombit dhe aspak pėr tu vėnė nė zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerėn e vet atėherė kur nuk ka qėnė Shqipėria e qeverisur nga Shqipėtaret, kur vėndi ka qėnė nėn sundime tė njė pas njėshme, atėherė kur pushtetet pushtuese pėrpiqeshin tė zhduknin kulturėn, zakonet, traditat, gjuhėn, pra tė na ēfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik pėr gati 5 shekuj, mė sė miri.


Postuar nga gagaci datė 27 Tetor 2004 - 08:13:

Vertet qe eshte interesante te lexosh pjese nga Kanuni. Eshte hera e pare qe lexoj per te, pasi vetem kisha degjuar. Por, i dashur Tresh, te njejtat ligje dhe nene te Kanunit na i ofron me se miri dhe ne menyren me te qarte kushtetuta jone, Kushtetuta e RSH. Eshte tjeter gje vullneti per ti zbatuar keto ligje.
Jemi nje vend i vogel, nje shtet i vetem dhe si i tille na nevojitet vetem nje kushtetute. Kanunit i ka perenduar koha qe ne vitet '70.

Ti na rreshtove nje sere fragmentesh nga Kanuni. Ndersa une po te jap vetem hyrjen dhe 3 nenet e para te kushtetutes aktuale te miratuar me 21 Tetor 1998, e cila thote:

"Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera te tjera universale, me vendosmerine per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, me frymen e tolerances dhe te bashkejeteses fetare, me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te personalitetit njerezor, si dhe per prosperitetin e te gjithe kombit, per paqen, mireqenien, kulturen dhe solidaritetin shoqeror, me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar, me bindjen e thelle se drejtesia, paqja, harmonia dhe bashkepunimi ndermjet kombeve jane nder vlerat me te larta te njerezimit, Vendosim kete Kushtetute:

Neni 1

1. Shqiperia eshte republike parlamentare.

2. Republika e Shqiperise eshte shtet unitar dhe i pandashem.

3. Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike.

Neni 2

1.Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij ose drejtpersedrejti.

3. Per ruajtjen e paqes dhe te interesave kombetare, Republika e Shqiperise mund te marre pjese ne nje sistem sigurimi kolektiv, ne baze te nje ligji te miratuar me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Neni 3

Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i mbroje.

Per me tej referohu faqes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve www.kqz.org.al


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.