Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Peshėngritje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=222)
-- Peshėngritje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3707)


Postuar nga qershor13 datė 01 Tetor 2003 - 09:42:

Thumbs up Peshėngritja

Kampionati kombėtar ka nisur tė dielėn

Qerimaj “mbretėron” nė peshėngritjen e U-17


Nė pallatin e sportit "Qazim Dervishi" tė qytetit tė Shkodrės filloi tė dielėn nė mbrėmjė kampionati kombėtar i peshėngritjes pėr moshėn U-17. Nė kėtė veprimtari qė zhvillohet pėr tė dytin vit radhazi nė kėtė qytet, marrin pjesė ekipet e Vllaznisė, Partizanit, Tiranės, Dinamos, Flamurtarit, Teutės, Tomorit, Elbasanit, Shkumbinit etj, me 58 sportistė. Nė peshėn e parė, deri 50 kg, kampion u shpall Kladi Bako i Elbasanit, ndėrsa nė peshėn e dytė, deri nė 56 kg, nė vendin e parė doli Erkand Qerimaj i Vllaznisė. Nė peshėn deri nė 62 kg, fitues u shpall Klevis Tabaku i Egnatias, ndėrsa nė peshėn deri nė 69 kg, fitues doli Taulant Ēerepi i Elbasanit. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Esat Ademi, tha se ky sport po vjen gjithnjė nė rrritje dhe kjo shihet edhe tek pėrgatitja mjaft e mire e peshėngritėsve tė rinj. Sipas tij, nė kėtė veprimtari marrin pjesė peshėngrites qė premtojnė shumė pėr tė ardhmen dhe kjo ėshtė meritė e trajnerevė tė tyre qė punojnė me pasion dhe dėshirė qė sporti i peshėngritjes tė arrijė aty ku ka qėnė para viteve '90, ndėr me tė suksesshmit nė vend. Dje janė zhvilluar dhe garat e ditės sė dytė dhe tė fundit tė kampionatit.


Postuar nga qershor13 datė 06 Tetor 2003 - 08:47:

Smile Peshengritje

Peshngritja shqiptare vazhdon pėrgatitjet e fundit pėr pjesmarrjen nė botrorin Vankuver 2003. Palestra e pėrgatitjes sė sportistėve tė ekipit pėrfaqėsues kėto ditė ėshtė tejet e ngarkuar. Bie nė sy rikthimi i nėn kampionit tė botės nė fuqi nė stilin e shkėputjes Ilirjan Sulit i cili pas njė mungese relativisht tė shkurtėr ėshtė rikthyer pėrsėri pėr tė marrė pjesė nė kampionatin botror tė Kanadasė. Sipas vetė Sulit mungesa ka qėnė e detyruar pėr arsye objective gjė qė do tė rikuperohet me pėrgatitjen intensive nė kohėn e mbetur deri nė botror.

Ndėrkohė trajneri i ekipit pėrfaqėsues dhe personal i tij dje Kafaranit Hektor Shaqiri ėshtė optimist dhe beson nė arritjen e formės maksimale nga tė dy peshngritėsit e tij Kafarani dhe Suli.

Botrori i Kanadasė starton mė datė 12 nėntor dhe ndėrkohė pjesmarrja e peshngritėsve shqipatrė nga ana e federatės do tė ketė mundėsi tė bėhet nė njė afat tė mėvonshėm gjė qė i hap dritėnė jeshile edhe mjaft pehmgritėsve ntė tjerė.


Postuar nga qershor13 datė 15 Tetor 2003 - 18:01:

Peshėngritje

Botėrori: Livrohet fondi, pėrcaktohet ekipi

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve akordon njė fond prej 3.7 milionė pėr FSHP-nė


Federata mė e suksesshme e shumėsportėshit shqiptar tashmė ėshtė dhe federata mė "e pėrkėdhelur" nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr vetė faktin se peshėngritja shihet si i vetmi sport qė mund tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004". Pėrveē kėsaj, sukseset mė tė fundit qė ka arritur ky sport gjatė periudhės qė nė krye tė MKRS-sė ka qenė ministrja Arta Dade, ka bėrė qė kjo e fundit tė shikojė me pėrparėsi ēdo kėrkesė qė vjen nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Drejtori i pėrgjithshėm i sporteve pranė MKRS-sė, Artan Shyti, thotė: "Peshėngritja ėshtė i vetmi sport qė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004" mund tė shkojė me norma kualifikuese dhe jo me ftesa. Ka qenė pikėrisht kjo politikė qė ka ndjekur dikasteri ministror, kur ka akorduar njė fond prej 3.7 milionė lekėsh pėr ekipin tonė kombėtar, qė do tė pėrfaqėsohet nė Kampionatin Botėror tė Peshėngritjes, qė zhvillohet nė Vankuver tė Kanadasė. Ky fond ka ardhur pas kėrkesės paraprake qė ka bėrė Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Sipas kėrkesės, kjo federatė ka kėrkuar njė fond prej 35 milionė lekėsh pėr tė mbuluar shpenzimet e ekipit tonė nė kėtė botėror. Sipas preventivit paraprak tė dėrguar nė MKRS, kėto shpenzime janė kėrkuar pėr pėrfaqėsimin me ekip tė plotė. Sipas drejtorit tė pėrgjitshėm tė sporteve pranė MKRS-sė, z. Shyti, me vendim tė ministres sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, ky fond ėshtė livruar pa hasur asnjėlloj problemi. Ndėrkohė qė shteti tashmė e ka bėrė punėn e vet, federata, nga ana tjetėr, deri para 10 ditėve nuk e kishte pėrcaktuar ende nėse do tė shkohet me ekip tė plotė apo me individė tė veēantė, edhe pse kėrkesėn pėr fonde e ka bėrė pėr ekip tė plotė qė para njė muaji. Ky i fundit pas mbledhjes sė radhės sė kėshillit tė trajnerėve dhe mė pas tė kryesisė ka dalė nė njė vendim pėrfundimtar, ndėrkohė qė pėrgatitjet pėr kėtė pėrfaqėsim nga ana e vetė peshėngritėsve dhe trajnerėve kishin kohė qė kishin filluar. Pėrfaqėsimi me ekip tė plotė krijon mė tepėr mundėsi kualifikimi pėr peshėngritjen shqiptare, kėshtu qė ėshtė justifikuar edhe kėrkesa pėr fond nga ana e FSHP-sė.

Ja ekipi ynė kombėtar

56 kg Erkand Qerimaj-Gerti Trasha
62 kg Rifat Bardhi
77 kg Artan Suli-Theharit Trasha
85 kg Ilir Suli Ilir Kafarani
105 kg Olsi Ēota
Trajner: Hektor Shaqiri


Postuar nga qershor13 datė 28 Janar 2004 - 16:51:

Ilirjan Suli

Peshngritsi i talentuar Ilirjan Suli vazhdon seancat stėrvitire me ngarkese tė plotė nėn drejtimin e teknikut Hektor Shaqiri . Sipas Suli gjėndja aktuale ėshtė optimale dhe se ngarkesa vazhdon tė rritet ēdo ditė deri nė arritjen e gjėndjes optimale.Objektivi i parė pėr Sulin ėshtė pjesmarrrja nė evenimentin e parė tė vitit 2004 siē ėshtė Kupa e Shqipėrisė. Ky aktivitet do tė zhvillohet mė muajin mars ku pėr tė gjithė peshngritėsit konkurimi do tė jetė njė testim pėr gjėndjen aktuale. Suli gjithashtu ėshtė i motivuar dhe kėrkon tė ruajė gjėndjen nė kupėn e shqipėrisė qė do tė jetė nė vazhdimėsi tė kampionatit europian.Mjeshtri shtangės Ilirjan Suli sė bashku me teknikun e njohur Hektor Shaqiri kanė si objektiv tė tyre tė arrijnė nė dy garėsh nė zonėn e medaljeve .


Postuar nga qershor13 datė 12 Shkurt 2004 - 15:03:

Kafarani: Dua maksimumin ne Europian

Medalisti i bronzte i Europes dhe Sportisti me i mire i Shqiperise per vitin 2003, sipas anketes se "Sporti Shqiptar", peshengritesi Ilir Kafarani shpreson qe te arrije nkje rezultat te larte ne Europianin e ketij viti ne Ukraine. Duke folur per gazeten "Korrieri", sportisti pohon se sfidat me te medha deri ne muajin prill kur zhvillohet Kampionati, do t'i kete me demtimet. "Traumat me kane munduar shume, - thote ai, - dhe nuk me kane lejuar qe te vazhdoj stervitjen sipas planeve te mia. Por, pas keshillave qe me ka dhene mjeku, jam i qete dhe per nje jave do te jem ne forme te mire". Kafarani ka terheqje muskulare ne rreze te te dyja kofsheve. "Para Boterorit ne Kanada, vjet, kisha traume vetem ne rreze te njeres kofshe, - tregon ai, - por duke dashur te ruaj njeren kembe, demtova edhe tjetren".

Kafarani doli i 8-i ne dygaresh ne Boterorin e zhvilluar ne Kanada vitin e kaluar (i 6-ti ne stilin e shtytjes), duke siguruar praktikisht kualifikimin per ne Olimpiaden e Athines 2004. "Pritet vetem dalja e listes zyrtare me 5 maj, - thote Kafarani, - ne menyre qe une te jem "de jure" ne Olimpiade". Sidoqofte ai ka synimet per nje rezultat sa me te larte, ne kete Europian. "Une jam ne grumbullim ne klubin Dinamo, - thote ai, - aty fle, ndersa bej dy stervitje ne dite". Figura e shquar e peshengritjes, Farruk Kalleshi, thote per Kafaranin: "Nese nuk do te kete trauma, ne Europian do te arrije rezultate shume me te mira sesa ne Boteror".

Rezultatet e Ilirit 1999-2003

Viti Shke. Shtyt. Total Vep. P V.

1999 165 202.5 367.5 K.B 85 8

2000 165 202.5 367.5 K.E 85 6

2001 165 200 365 K.E 85 5

2002 162.5 205 367.5 K.B 85 8

2003 165 205 370 K.E 85 5 (i 3-i ne shtytje)

2003 165 200 365 K.B 85 8 (i 6-i ne shtytje)


Postuar nga qershor13 datė 28 Prill 2004 - 15:31:

Shqiperia ze vendin e dyte ne Evropianin e Peshengritjes.

Qerimaj, Trasha, Karafani dergojne Peshengritjen Shqiptare ne Olimpiade.
Shqiperia do te perfaqesohet ne Olimpiaden e Athines me dy peshengrites.

Kombetarja Shqiptare e peshengritjes eshte perfaqesuar me sukses ne Kampionatin Evropian, qe u zhvillua nga 17-25 Prill ne Kiev te Ukraines. Ndoshta me mungesa mjaft serioze si Ilirian Suli dhe Gerti Trasha Shqiperia tregoi dhe njehere se eshte nder vendet me te sukseshme ne Evrope ne Sportin e Peshengritjes . Erkand Qerimaj (vendi 7) , Theoharis Trasha dhe Ilir Karafani (me vendet e 9-ta) ishte elita e kesaj Kombetare qe me vendin e dyte te marrur me 92 pike (Gjeorgjia zuri vendin e pare me 98 pike ) mundesuan pjesemarrjen e sportit me te suksesshem shqiptar me 2 peshengrites ne Olimpiaden e Athines .

Dita e Pare : E Marte, 20 Prill 2004

Femra: - Pesha 53 kg

Per Shqiperine e hap kampionatin 18 vjecarja e talentuar Fetije Kasaj e "Studentit" te Tiranes . Per te eshte hera e pare qe merr ne gara te nje niveli te tille nderkombetar. Ajo konkurron ne peshen 53 kg dhe kunder saj jane vene dhe 16 peshengritese te tjera evropiane. Ne stilin e Shkeputjes ajo ze vendin e 12-te me 72,5 kg , ne Shtytje 97,5 kg duke zere vendin e 8-te dhe perfundimisht ne Dygaresh ajo ze vendin e 10-te me me 170 kg.


Meshkuj: - Pesha 56 kg

Peshengritesi i pare shqiptar qe hap garat per meshkuj eshte djaloshi 15 vjecar, vlonjati Arjan Breshanaj. Per vlanjatin e vogel mjaft te ri ishte kjo pjesmarrje me teper me karakter modest per tu njohur me Eliten evopiane. Ai konkurroi ne Grupin B te peshes 53 kg duke pasur kunder tij peshengrites mjaft te njohur me nje moshe rreth 10 - 15 vjet me te madhe . Ne gare ai zuri vendet e 16-ta ne Stilin e Shkeputjes (82,5 kg) dhe ne Dygaresh (197,5 kg) si dhe vendin e 17-te ne Shtytje me 115 kg.



Dita e Dyte : E Merkure, 21 Prill 2004

Femra: - Pesha 58 kg

Diten e dyte e celin perseri peshengriteset femra shqiptare. Ne pedan eshte hedhur e reja tjeter e talentuar 18 vjecarja Gerta Suli e klubit te njohur te peshengritjes shqiptare "Dinamo" e Tiranes .Vajza dinamovite vazhdon dhe ajo me sukses traditen e fisit Suli i cili i ka dhuruar kaq shume sportit shqitar peshengrites mjaft te njohur.
Gerta merr pjese ne garen e 58 kg dhe konkurron ne grupin B ne nje peshe ku ka gjithsej 18 pjesemarrese. per Gerten kjo ka qene pjesemarrja e pare ne nivelin e te rriturve dhe ka pasur dhe pasojat e saj. Keshtu ajo ka mundur te marre vendet e 14 ne te tre garat : Shkeputje (75 kg) , Shtytje (87,5 kg) dhe Dygaresh (162,5 kg).

Meshkuj: - Pesha 62 kg

Konkurrimin e ka vazhduar shkodrani i njohur i peshengritjes shqiptare, 15-vjecari Erkand Qerimaj . Ai megjithese konkurroi ne grupin B te kesaj peshe beri paraqitjen me te mire per ekipin shqiptar. Ndonese me moshe mjaft te vogel duke qene nder peshengrtiesit me te rinj te kampionatit ai vinte ne Kampionat si Kampion evropian per moshen e tij gje qe e tregoi dhe ndaj te rriturve. Ai u be supriza me e kendshme duke treguar se peshengrtija shqiptare ka dhe te ardhmen me te mire ne Evrope ne kete sport burreror. Per Qerimaj pesha e 62 kg ishte peshe e re qe konkurronte . Ai vinte ne kete kampionat mbas asaj pjesemarrje ne Boterorin e Kanadase nentorin e kaluar ku ne peshen 56 kg ai kishte ngritur 100 kg ne Shkeputje , 127,5 ne Shkeputje dhe 227,5 kg ne Dygaresh.
Ne stilin e Shkeputjes Qerimaj ka filluar jo mire duke ngritur 112,5 kg dhe duke zene vendin e 11. Por stili i dyte ne te cilin ai dallohet pra ai i Shtytjes ka treguar vlerat e medha te ektij talenti mjaft te madh shqiptar . Ai eshte renditur i pari ne Grupin B dhe i 5-te ne renditjen e pergjithshme me 145 kg . 5 peshengritesit e tjere qe zune vendet para tij ishin te nje moshe 15-20 vjet me te medhenj. Por me gjithate rezultati i tij eshte mjaft i larte dhe e ndane vetem 10 kg nga rezultati i vendit te trete te cilin e fitoi nje peshengtites rreth 17 vjet me i madh se ai . Ne dygaresh ai zuri vendin e 7-te me 257,5 kg duke i dhuruar Shqiperise pikevarazhin me te madh ne kete Kampionat.


Dita e Trete : E Enjte, 22 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 69 kg

Ne kete peshe konkurrojne ne grupin B , 26 vjecari Emiliano Kosta i "Dinamos" dhe 16-vjecari i talentuar i ekipit privat te Elbasanit "Egnatia" Taulant Cerepi. Ne kete gare ku moren pjese 21 konkurrente paraqitjen me te mire e beri dinamoviti me pervoje Emiliano Kosta i cili zuri vendin e 14-te ne Shtytje (162,5 kg) dhe vendet e 15-ta ne Shkeputje (127,5 kg) dhe Dygaresh (290 kg) . Ndersa Taulant Cerepi u paraqit mjaft mire duke marrur pasysh moshen e tij mjaft te vogel. Ai zuri vendin e 18-te ne Shkeputje (125,0 kg) , vendin e 16-te ne Shtytje (157,5 kg) dhe vendin e 17 ne Dygaresh (282,5 kg)



Dita e Katert : E Premte, 23 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 77 kg

Pesha e 77 kg i solli tjera pike ekipit shqiptar te peshengritjes. Ne kete peshe ne grupin B konkuruan 19-vjecari Theoharis Trasha i "Egnatias" dhe elbasanlliu tjeter 17-vjecari Endri Haxhihyseni i Elbasanit. Supriza me emire ishte paraqitja e Trashes i cili midis 25 peshengritesve me te mire evropian i dhuroi Shqiperise vendin e 6-te ne Shkeputje (155 kg) , vendin e 7-te ne Shtytje (182,5 kg) dhe vendin e 9-te ne Dygaresh (337,5 kg). Keto jane rezultate mjaft te larta dhe premtuese duke marrur parasysh moshen e tij te re. Elbasanlliu tjeter Endri Haxhihyseni nuk mundi dot te arrij ne nivelin e tij me te larte . ndoshta rol ne ket eluajti fakti qe ishte hera e pare per te qe merrte pjese ne kete kategori te 77 kg. Ne stilin e Shkeputjes (140 kg) ai zuri vendin e 19-te me , ne Shtytje(155 kg) vendin e 23 dhe ne Dygaresh(295 kg) vendin e 21-te.

Meshkuj: - Pesha 85 kg

Ne kategorine e 85 kg mori pjese dhe karta me e fuqishme e Peshengritjes shqiptare ne kete Kampionat , 33 vjecari Ilir Karafani i "Dinamos". Kampioni shqiptar vinte ne kete gare si fituesi i medaljes se bronxte ne kampionatin Evropian te vitit te kaluar ne stilin e Shtytjes (205 kg) dhe vendin e 5-te ne Dygaresh (370 kg) . Iliri mori pjese ne grupin B qe i zhvilloi garat e tij nje dite me pare se grupi A i me te mireve. Ne stilin e Shkeputjes Karafani nuk ishte ne formen me te mire duke ngritur 160 kg nje peshe mjaft e ulet per mundesite e tij duke zene vendin e 16-te . Por si gjithmon Iliri tregon fuqine e tij ne stilin e Shtytjes ku ai ishte i papermbajtur duke zene vendin e pare ne grupin B me 202,5 kg dhe vendin e 5-te ne perfundim te gares . Ndersa Dygareshi (362,5kg) i dha atij vendin e 9-te duke i dhuruar Shqiperise mjaft pike per ta renditur ate ne shkallat me larta te renditjes evropiane.


Dita e Peste : E Shtune, 23 Prill 2004

Meshkuj: - Pesha 105 kg

Peshengritesi i fundit shqiptar qe mori pjese ishte 19 vjecari Isa Bala i "Dinamos". Ai ne grupin B te kategorise se 105 kg beri nje prezantim modest duke zere vendin e 19-te ne Shkeputje (152,5 kg) dhe vendet e 22-ta ne Shtytje (170 kg) dhe Dygaresh (322,5 kg)



NE ATHINA 2004 : SULI & KARAFANI apo QERIMAJ & TRASHA


Ne perfundim te Evropianit Shqiperia zuri vendin e Dyte per meshkuj me 92 pike dhe vendin e 19 per femra me 84 pike.

Ne kete menyre, ekipi shqiptar arriti objektivin e caktuar para ketij evropiani, per te siguruar kualifikimin per ne Lojrat Olimpike te Athines 2004, ku Shqiperia do te perfaqesohet me dy peshengrites. Emrat e peshengritesve me te mire qe do te marrin pjese ne Olimpiade do te percaktohen nga komiteti drejtues i Federates Shqiptare te Peshengritjes.

Duke marrur parasysh paraqitjen me te mire te bere nga peshengritesit shqiptar kohet e fundit duhet theksuar se mungesa e formes se mire te Ilirian Sulit i ka hequr mundesine Shqiperise qe te kete shpresa per medalje ne Lojrat Olimpike 2004 te Athines . Fatkeqesisht nuk mund te shpresohet shume tek paraqitja e mire e Ilir Karafanit per arsye se mosha e madhe e tij ka bere qe rezultatet e tij te jene disi me te ulta me kalimin e kohes.

Nese shihet mundesia per nje pjesemarrje me 2 peshengrites shqiptar zgjedhja e vetme per medalje do te ishte Suli nese ai arrin formen e tij me te mire si dhe pjesemarrja e Ilir Karafanit per te cilin kjo ndoshta do te ishte dhe Olimpiada e fundit per te dhe ndoshta dhe per Sulin dhe te dy keto peshengrites i kane dhuruar kaq shume Shqiperise sa qe e meritojne shume kete gje. Por s'duhet harruar e ardhmja e peshengritjes shqiptare te cilet jane dhe me te miret ne Evrope per moshat e tyre. Pra zgjedhja e Erkand Qerimaj dhe Theohari Trashes do te ishte me e mira nese objektiviteti kryesor do te jete jo medaljet ( te cilat realisht jane te paarritshme ) por suksesi i peshngritjes shqiptare per te ardhmen.


Postuar nga qershor13 datė 06 Korrik 2004 - 13:30:

Peshėngritja shqiptare me te rinjtė nė Athina 2004

Ilir Kafarani nuk do tė jetė pjesė e delegacionit olimpik nė Lojėrat Olmpike "Athinė 2004". Me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė qenė nė garat e kėtij aktiviteti, kryesia e FSHP-sė ka vendosur qė ai nuk ėshtė nė gjendje tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė kėtė aktivitet.

Mospjesėmarrja e peshėngritėsit shqiptar justifikohet nga sekretari i FSHP-sė pėr arsye shėndetėsore, ndėrkohė qė i pashpjegueshėm mbetet fakti se pėrse Kafarani ka kėrkuar tė ndryshojė mbiemrin nė pasaportėn e tij pak kohė mė parė. Madje deri nė momentet e fundit ai ka qenė pjesė e delegacionit olimpik. Gjithsesi, versioni zyrtar paraqet si shkak tė mospėrfaqėsimit tė tij dy operacionet e bėra pak kohė mė parė nė gju. Dhe tė mendosh qė dy operacionet u bėnė me qėllim qė ai tė pėrfaqėsohej sa mė mirė nė Lojėrat Olimpike 2004. Nė vend tė peshėngritėsit Ilir Kafarani, kryesia e FSHP-sė ka vendosur qė tė jetė peshėngritėsi i ri, shkodrani Erkand Qerimaj. Pra, peshėngritja shqiptare nė kėto lojėra do tė pėrfaqėsohet totalisht vetėm me brezin e ri, duke mbyllur kėshtu kapitullin e dy Ilirėve shokė dhe rivalė.


Postuar nga qershor13 datė 08 Korrik 2004 - 12:32:

Shtanga: Qerimaj-Trasha, gare per Olimpiaden.

Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha do te zhvillojne nje gare mes tyre per te percaktuar se kush do jete pjesemarresi i dyte nga peshengritja shqiptare ne Olimpiaden Athina 2004. Kete perfundim nxorri mbledhja e djeshme e KOKSH-it (Komitetit Olimpik) dhe Federates te Peshengritjes. Punonjesja e KOKSH-it, Gjoka njofton se "gara do zhvillohet pas 2 javesh ne prani te medias, KOKSH-it etj". Peshengritesi tjeter ne Olimpiade eshte Theoharis Trasha.


Postuar nga qershor13 datė 19 Korrik 2004 - 10:19:

Vllaznia merr fitoren nė tavolinė.

Gjyqtarėt konstatojnė parregullsira nė kampionatin kombėtar vetėm pas ankesės sė ekipit Egnatia.


Nė Kampionatin Kombėtar pėr tė rritur nė peshėngritje kampion i vendit u shpall ekipi i Elbasanit, i cili nė fund tė garave kishte grumbulluar gjithsej 350 pikė. Ndėrkohė qė nė vend tė dytė duke u shpallur dhe nėnkampione u rendit Vllaznia me 227 pikė. Por ekipi i Elbasanit tashmė e ka humbur titullin kampion pasi nė garat e Kampionatit Kombėtar ai ka konkurruar me peshėngritės "tė vjedhur". Kjo ka rezultuar mė pas pėr gjyqtarėt e peshėngritjes dhe pikėrisht reflektimi i kėytre tė fundit pėr parregullsi nė dokumentat e sportistėve pjesėmrrės ėshtė bėrė pas ankesės sė ekipit tė peshėngritės Egnatia ku ky i fundit akuzoi ekipin e Elbasanit qė nė Kampionatin Kombėtar tė Peshėngritjes ka garuar me sportistė tė cilėt i pėrkasin ekipit Egnatia. Vetėm pas kėsaj ankesė zyrtare kolegjumi i gjyqtarėve ka vendosur anullimin e pikėve tė ekipit Elbasani pėr parregullsi nė dokumentacionin e sportistėve. Peshėngritėsit Klevis Tabaku, Thehodhoris Trasha, Gerti Trasha, Taulant Ēerepi dhe Endri *****a tė cilėt edhe pse vazhdojnė tė jenė tė licensuar si sportistė tė ekipit Egnatia nė Kampionatin Kombėtar kanė konkurruar pėr ekipin e Elbasanit duke i dhėnė pikė atij. Pikėrisht tė 350 pikėve tė grumbulluara nė total nga Elbasani (qė e shpallėn dhe kampion tė vendit) do tu zbriten pikėt e kėtyre peshėngritėsve tė cilėt pėrbėnin puthuajse pjesėn mė tė madhe tė ekipit tė Elbasanit. Kėshtu me renditjen e re titulli kampion i kalon Vllaznisė me 227 pikė ndėrkohė qė nėnkampione e vendit renditet ekipi i Partizanit. Kolegjumi i gjyqtarėve me anullimin e pikėve qė kėta peshėngritės i kanė dhėnė ekipit tė Elbasanit shpall automatikisht kampion tė vitit 2004 nė sportin e peshėngritjes ekipi e Vllaznisė. Nga ana tjetėr rezultatet e kėtyre peshėngritėsve do tė nihen vetėm si rezultate individuale. Nė fakt rregullorja e brendshme tė federatės parashikon si afatin e fundit tė licensimeve muajt nėntor-dhjetor tė ēdo viti. Por nga ana tjetėr edhe nėse behėt lėvizje sportistėsh nė muajt e tjerė tė vitit sidomos nė prag tė aktivitetev kombėtare Federata Shqiptare e Peshėngritjes duhet tė vihet nė dijeni tė 15 ditė para startit tė aktivitetit. U desh ankesa zyrtare e ekipit tė peshėngritjes Egnatia tė kolegjumi i gjyqtarėve tė vitne re parregullsitė nė dokumentacionin pothuajse tė njė ekipi tė tėrė.


Postuar nga qershor13 datė 02 Gusht 2004 - 11:28:

Taulant Ēerepi, rekordmen i Evropės.

Peshėngritėsi i peshės 69 kg shpallet kampion Evrope me dy medalje ari dhe njė bronzi nė Norvegji.

Nuk mund tė mbyllej mė mirė se kaq gara e peshėngritėsve tanė nė Kampionatin e 15-tė Evropian, qė po zhvillohet nė Stavanger tė Norvegjisė. Taulant Ēerepi i ka marrė kėtij evropiani dy medalje ari dhe njė argjendi. Por nuk ėshtė mjaftuar me kaq, sepse ėshtė shpallur edhe rekordmen i Evropės nė stilin e shkėputjes. Pas suksesit tė peshės 62 kg tė Trashės dhe Qerimajt, dje ka konkurruar edhe peshėngritėsi i fundit nė garė pėr Shqipėrinė, Taulant Ēerepi i peshės 69 kg. Gara ka filluar nė orėn 12.00 me stilin e parė, atė tė shkėputjes. Ēerepi e ka filluar shkėputjen me 127.5 kg nė provėn e parė dhe e ka realizuar me sukses. Nė provėn e dytė ka realizuar 132.5 kg, duke thyer kėshtu rekordin e parė evropian. Nė provėn e tretė edhe njė tjetėr rekord pėr Ēerepin, i cili ka realizuar 135 kg. Konkurrenti i tij mė i fortė nė kėtė garė ka qenė greku Vladimir Lazaridhis. Edhe ky ka tentuar tė thyejė rekordin evropian nė kėtė stil, tė cilin e ka filluar me 130 kg, qė e ka realizuar nė provėn e parė, duke dėshtuar mė pas nė dy provat e tjera pėr thyerjen e rekordit evropian, qė shumė lehtė u bė "pronė" e 17-vjeēarit shqiptar Taulant Ēerepi. Gara e Ēerepit nė stilin e dytė, atė tė shtytjes, ka qenė mė e qetė. Peshėngritėsi ka reflektuar njė siguri nė vetvete gjatė garės. E ka filluar kėtė stil me 157.5 kg nė provėn e parė, tė cilėn e ka realizuar me sukses. Kundėrshtari i tij, greku Lazaridhis, e ka filluar kėtė stil me 160 kg (0.5 kg mė shumė se Ēerepi) dhe e ka realizuar me sukses. Njė tjetėr kundėrshtar tepėr i fortė nė kėtė stil ka qenė dhe rumuni Aleksandėr Rosu, i cili e ka ka nisur kėtė stil me 150 kg nė provėn e parė, ndėrsa nė provėn e dytė ka realizuar 160 kg, ndėrkohė qė nė tė tretėn ka realizuar 162.5 kg. Pikėrisht pas garės sė rumunit, nė provėn e dytė Ēerepi ka tentuar edhe ai 162.5 kg, por nuk e ka realizuar dot. Kėtė peshė ai e ka realizuar nė provėn e tretė. Ndėrkohė, greku Lazaridhis nė provėn e dytė ka ngritur 165 kg, duke merituar jo vetėm medaljen e artė, por edhe duke u shpallur rekordmen evropian nė stilin e shtytjes, me 165 kg. Ai ka tentuar nė provėn e tretė 170 kg pėr tė marrė medaljen edhe nė dygarėsh, por nuk e ka realizuar dot. Nė kėtė mėnyrė, medalja e artė nė dygarėsh shkon pėr Taulant Ēerepin, i cili shpallet kampion i Evropės me 297.5 kg. Me garėn e peshės 69 kg, Shqipėria i thotė mirupafshim Kampionatit tė 15-tė Evropian tė Peshėngritjes. Bilanci i medaljeve tona pas dy garave, atė tė peshės 62 kg dhe sė fundit tė 69 kg pėr Shqipėrinė ėshtė: 3 medalje ari, 3 argjendi dhe 3 bronzi. Medalistėt e peshės 69 kg Shkėp. Shtyt. Dygarėsh 1. Taulant Ēerepi Shqipėri 135kg (rec.Ev) 162.5kg 297.5kg 2. Vladimir Lazaridhis Greqi 130kg 165kg (rec.Ev) 295kg 3. Aleksandėr Rosu Rumani 122.5kg 162.5kg 285kg Medaljet e peshėngritėsve tanė nė Evropianin U-17 ar. argj. bronz Taulant Ēerepi 2 (shkėp+dygar) 1(shtyt) Gerti Trasha 1 (shtyt.) 2 (shkėp+dygar) Erkand Qerimaj - - 3 (shkėp+shty+dygar)


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.