Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Peshėngritje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=222)
-- Peshėngritje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3707)


Postuar nga qershor13 datė 01 Tetor 2003 - 09:42:

Thumbs up Peshėngritja

Kampionati kombėtar ka nisur tė dielėn

Qerimaj “mbretėron” nė peshėngritjen e U-17


Nė pallatin e sportit "Qazim Dervishi" tė qytetit tė Shkodrės filloi tė dielėn nė mbrėmjė kampionati kombėtar i peshėngritjes pėr moshėn U-17. Nė kėtė veprimtari qė zhvillohet pėr tė dytin vit radhazi nė kėtė qytet, marrin pjesė ekipet e Vllaznisė, Partizanit, Tiranės, Dinamos, Flamurtarit, Teutės, Tomorit, Elbasanit, Shkumbinit etj, me 58 sportistė. Nė peshėn e parė, deri 50 kg, kampion u shpall Kladi Bako i Elbasanit, ndėrsa nė peshėn e dytė, deri nė 56 kg, nė vendin e parė doli Erkand Qerimaj i Vllaznisė. Nė peshėn deri nė 62 kg, fitues u shpall Klevis Tabaku i Egnatias, ndėrsa nė peshėn deri nė 69 kg, fitues doli Taulant Ēerepi i Elbasanit. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Esat Ademi, tha se ky sport po vjen gjithnjė nė rrritje dhe kjo shihet edhe tek pėrgatitja mjaft e mire e peshėngritėsve tė rinj. Sipas tij, nė kėtė veprimtari marrin pjesė peshėngrites qė premtojnė shumė pėr tė ardhmen dhe kjo ėshtė meritė e trajnerevė tė tyre qė punojnė me pasion dhe dėshirė qė sporti i peshėngritjes tė arrijė aty ku ka qėnė para viteve '90, ndėr me tė suksesshmit nė vend. Dje janė zhvilluar dhe garat e ditės sė dytė dhe tė fundit tė kampionatit.


  Gjithsej 11 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.