Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- BE - Shqiptaret - Zhgenjimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5208)


Postuar nga gagaci datė 27 Tetor 2004 - 06:41:

BE-Shqiperi, nje realitet

Le ta shohim kete teme nga nje kendveshtrim tjeter, me me optimizem. Vertet qe jemi ende larg dhe, c'eshte me e rendesishmja, na duhet te bejme akoma shume pune per te arritur zhvillimin ekonomik, mireqenien, standartet , dhe sigurine qe ofrojne shtete te tjera qe aderojne ne kete organizate. Mirepo, ne nuk kemi bere ne vend numero. Sic thote dhe Erzeni, tashme kemi nje pervoje pothuaj 15 vjecare ne demokraci, situatat kane evoluar, cdo gje eshte ne zhvillim dhe kurrsesi nuk behet fjale se po shkojme drejt regresit.
Se pari, eshte mese e vertete qe na duhet nje klase politike me e konsoliduar dhe e moderuar. Por fundja fundit kete e kemi vete ne, populli i tjeshte, ne dore. Ne duhet te japim me te miren tone ne zgjedhjet e vitit te ardhshem per te zgjedhur perfaqesuesit me te denje per ne Parlament, dhe jo te shkojme pas inateve partiake.
Se dyti, une do te mendoja se nje hap shume i rendesishem drejt BE do te ishte dhe stimulimi i prodhimit te brendeshem ("made in Albania") dhe rritja e eksporteve. Sa kohe qe ne do te vazhdojme te importojme nga vendet fqinje e deri ne Kine te gjitha ato qe ka mundesi te prodhohen apo qe aktualisht prodhohen ne vendin tone, nuk kemi gje ne vije.
Se treti, mos mendojme asnjehere se do te zhdukim korrupsionin nga rrenjet. Ai ekziston gjithandej ne vendet e BE, ku me shume dhe ku me pak. Te mendojme te pakten per ta minimizuar. Sikur secili prej nesh qe jetojme ne Shqiperi te bente nje telefonate te vetme ne numrin e posacem qe eshte vene per te denoncuar korrupisonin, mendo se cfare ndihme e madhe do te ishte. Dhe kete, ne nje menyre apo ne nje tjeter jemi duke e bere (nje shembull i mire eshte emisioni "Fiks Fare").

Sa per ceshtjen e Turqise mund te them se nuk eshte aq e thjeshte sa duket ne pamje te pare. Turqia ka shume probleme ekonomike. Varferia sundon ne nje pjese te konsiderueshme te territorit te saj. Mos te shikojme qytetet kryesore, kryeqendrat evropiane te tregetise. Ato jane vertet te zhvilluara dhe standarti i jeteses mund te jete shume i larte. Edhe valuta ka ndikimin e saj negativ persa i perket hyrjes te Turqise ne BE. Kursi aktual: 1$=14.700.000 Lira. Futja e Euros ne muajin Janar do ti hapte Turqise nje prej korsive ne autostraden drejt BE.
Persa i perket politikave te mbrojtjes qe zbaton Turqia dhe sigurise kombetare te saj, mos harrojme se per te mbrojtur ato pak ishuj qe ka ne Egje, Turqia eshte shume e gatshme per te sulmuar vendin e saj fqinj, Greqine. Kete e deshmojne incidentet e vazhdueshme ne hapesirat ajrore Greke (shkelja e ketyre hapesirave nga avione luftarake).
Nejse, te ndalemi ketu se duket sikur pyetja eshte bere per marredheniet BE-Turqi )

Per tu kthyer edhe njehere tek tema jone, nuk ka pse te kete pesimizem dhe aq me teper zhgenjim. Askush nuk na i ka mbyllur portat. Shpresat jane te medhaja. Le te vazhdojme te shpresojme.


  Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.