Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritėro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:30:

Thumbs up I madherishmi Dritero

NE KTHIM ME AVION


Sikur te rrezohet ne mal ky avion,
Kur une udhetoj nga Greqia,
Askush s'e mbaron,
Fletorken pergjysme me vjershat e mia.


Ate do ta hape Sadija e mjere,
Padashur, ashtu kot se kotit,
Mbi vjershen e lene pergjysme do bjere,
E nxehta pikez e lotit.


Pastaj do ta nxjerre nga canta shamine,
E vetme ne dhome,
Fletorken do ta mbylle me nje psheretime:
" I shkreti, i linte gjerat pergjysme gjithmone".


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:35:

Thumbs up

PA ZILI


Per nje pasanik zili s'kam une,
Aq me ben se kamja nuk i kapet!
Pasuri e tij s'me prish dot pune,
Jaken s'ma pikon, s'm'i gris corapet.


Lus t'i shtohet pasuria shume,
Qofte e mos t'i shtohet, po t'i tkurret,
Aq me ben, e fare s'me prish pune,
Nuk m'i gris as breket, as poturet.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:38:

Thumbs up

NE NJE MOTEL

Nje motel ne rruge,
Nje macok, nje qen;
Lakuriq nje kurve,
Me nje biznesmen.

Hyj ne porte e thone:
" Mos u ngjit me lart,
S'ka per ty as dhome,
S'ka per ty as shtrat.

Kater dhoma jane,
Ti asnje nuk gjen,
Fle me nje putane,
Vec nje biznesmen".

Jashte e gdhiva naten
Pa nje mik, nje shok;
Bosi kish putanen,
Une nje macok.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:42:

Thumbs up

GRUAJA E PAKAPSHME


TE MPLAKURIT POET I DEL NE GJUME,
AJO QE S'E TAKOI DOT ASNJEHERE,-
NJE GRUA ME NISHAN, E BUKUR SHUME,
QE SHPESH E TURBULLOI, S'E LA TE FLERE.

NE JETE ASAJ NUK MUNDI T'I AFROHEJ,
I RA PAS GJURMEVE DHE SHUME E NDOQI,
PO GJURMET FSHIHESHIN, AJO LARGOHEJ
DHE S'KAPEJ DOT, SI S'KAPET HORIZONTI.

TE MPLAKURIT POET TANI NE GJUME,
AJO I DEL ME SHPESH SE CDO HERE TJETER,
MENGJESI HAPET, SKUQET QIELLI I MURME,
LESHON POETI DOREN PERMBI LETER.


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:48:

Thumbs up

E PAPLAKURA

S'PLAKESH AS NGA VITET,
S'THAHESH AS NGA NGRICAT,
RRUMBULLAKE VITHET,
SUMBULLA MBI CICAT.

PARA TUND LIMONJTE,
PRAPA QIPARISIN,
SJELL NJE FLLAD TE NGROHTE,
NGRE ME FLATRA SHPIRTIN........


Postuar nga Ana datė 28 Mars 2003 - 20:52:

Thumbs up

AI QE TROKET NE NJE PORTE

I LUMTUR JE TI , QE TROKET NE NJE PORTE,
KUR KTHEHESH NGA LUFTA MES VAPES SE GUSHTIT,
KUR S'DUHET ASGJE,POR VETEM NJE GOTE,
ME UJIN E FTOHTE TE PUSIT.

I LUMTUR JE TI, QE TE FTOJNE PA BUJE,
NE DHOMEN E PAQES PA FJALE,
KUR DORE E NJE VAJZEZGJAT GOTEN ME UJE
DHE ZOTIT I FALESH:"JAM GJALLE"


Postuar nga Ana datė 08 Prill 2003 - 23:20:

Cool Motivet

Motivet? Jane vajza lozonjare,
Qe buzeqeshin ne rruge e te ftojne.
Por po s'i ndoqe pas, te lene perfare,
Te lene..............fluturojne.............


Postuar nga lorie datė 31 Korrik 2003 - 02:42:

NJE SHKREPESE
Ndizme vella nje shkrepese
nen qiellin e zi
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi

Ne erresiren e dhjamur si pelte
kur ndihet te zbrese acar
E dini c'do te thote nje shkrepese?
Nje fije e holle si bar?


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:42:

SIKUR S'JETOJ NE VENDIN TIM

Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten.

Me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi ato cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet.

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.


(Tani qe jemi larg e kerkojme vendin tone, kur ishim atje donim te iknim, s'dime c'te bejme dhe ne shqiptaret e shkrete.)


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:44:

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:46:

ELEGJI PER QENIN

Me dhimsesh qen i vogel! s'pate fat,
Te ktheheshe ne oborrin e shtepise
U shtrive i pergjakur mbi asfalt
Nga nje makine e eger e pashpirt

E c'deshe ti qe dole shpejt e shpejt
Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre?
Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret
Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!


Postuar nga i_lire datė 06 Gusht 2003 - 21:51:

Enderr e Prere

Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Se ka rene ne ullishte mize e ullirit,
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali,
Ende s'ka dale prej plisit kercelli i mistrit.

Ne enderronim te ndertonim nje anije,
Kerrkush se mendonte se me c'dru do ta ngrinim.
Kishim vendosur ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Mos vdis, se kalit ne vrapim i ra nje patkua
Dhe nga dhimbja filloi ta ngreje kemben e pare.
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
Se gjejme kendej as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
Ne vende te lumtura ku munden me kuaj
Tani kali se ha me as barin e njome,
Me sy si gota, na sheh si te huaj.

Mos vdis, se dielli e shtroi ne oborr sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha.
Vajzat qe dikur i therrisje "sorkadhe",
Kur grisnin fustanet ne driza.

Mos vdis, ne dhomen e heshtur, i shtrire,
Eshte turp kaq shpejt te ulesh e te vdesesh.
Ne enderronim nje vdekje pak me te mire,
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 18:18:

Dashuria

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.
Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.
Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.
------
Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata
mbi thua,ballėtė si diell,
faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė,
mesi yt i hollė,sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si
burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er' e ftohtė,
s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor' e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 18:21:

Vdekja e Nenes


U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 18:24:

Berberi


Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI
shume vdiqen fatmire a te ngrate
shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi.


Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete
kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe


Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten
po te bente berberi nje album nga koket e qethura
sigurishte do i hapej nje nam tere jeten
si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura.


Ja ky flok i takonte filan presidenti
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.


Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare


Postuar nga BUCS datė 22 Gusht 2003 - 18:26:

Mos ma kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!


Postuar nga i_lire datė 08 Shtator 2003 - 22:04:

Qemania

Limo Labinoti hipi kalit
dhe u nis te blente nje qemane
ne pazar takoi evgjit nallbanin
ja la kalin,hyri ne mejhane


Pa ja nisi gotave ti zbrazte
pa ja nisi lodrat me cingjite
pa cingjive cu pelqente nazet
cu pelqente kembet edhe gjite


Mburur mes cingjive tha nje fjale
-Kush e ka qemanen me te mire
per qemanen une jap nje kale
qe se ka arap ne shkretetire


Une e kam ta nje nga muzikantet
dhe qemanen vithe femer ngriti
Limo Labinoti zu te qante
-Kale o kale vjen te mer evgjiti.


Kale o kale plumbin se perfillnje
me vertik ja prisje rugen plumbit
kale o kale henen e perpije
kur e ngritje koken anes lumit.


Kale o kale cmu fanit qemania
cme plagosi keng e saj pa emer
do ta nxjer qemanen nga mejhania
do ta ngjis ne mal ti fut nje zemer.


Harkun e qemanes ta bej kale
dhe qemanen koder mbi nje fushe
te trokasin thundrat vale-vale
kur ta ve nen sup,ta mbaj nen gushe.


Ky evgjit nallbani qimedrize
solli kalin drejt e ne mejhane
ja dha sazexhiut mustaqespice
e la Limon vetem me qemane.


Limo Labinoti sazexhine
e veshtroi me dy thengjitje venger
ah ne kalin tim to me cingjine
do krekosesh ti comage e shtremeb.


Po me prit evgjit nga hija e ftojve
te degjosh me smire e ngasherime
nga qemania trokun e potkojve
versherime jelesh,hingellime.


Dhe i tha -Evgjit une ta jap kalin
vec ma ler cingjine ta nxjer jashte
ti tregoj si hena ri mbi malin
tek pergjon mullarin tim me kashte.


Ta mesoj si barku i mullarit
behet shtrat,nga shtretrit me te lumtur
ku pikon nga hena pik e arit
e vjen er e lumit e perhumbur.


Limo Labinoti hop ne kale
hop ne kale bashke me cingjine
dhe vrapuan ngjitur ne nje shale
nje kuriz,nje bark plot percellime.


Obobo mullar cte pane syte
obobo ti kashte e florinjte
hen e kallajisur bashke me yjte
pane si kercejne valle gjinjte.


Pane si kafshon cingjia kashten
kur perdridhe si purtek e thanes
pane si shalon nje pele naten
Limo Labinoti i qemanes.


Pane si ky Limo Labinoti
u be hark qemane mbi cingjine
harku nxirte tinguj pika loti
ne ferkim me barkun e me gjinjte.


Lume o lume mos i trego fushes
britmat e cingjise dhe ofshamat
tek ja vinin buzet zjarin gushesh
kur kumbonin cickave kambanat


. Kale o kale mos refe cke pare,
mos refe per pelen qe kam hipur
kjo cingjia pele krejt mullare
ma rezoi perdhe me kembet ngritur.


Kur u kthyen gjith evgjitet pane
qafen e kafshuar te cingjise
dhe qemaneve ne aheng u rane
shtremberuar syte prej rakise.


Lere lere Limo Labinotin
nga qemania mende sec ju prishen
kali jashte qante per te zotin
brenda kurva ne akull ftohte sisen.


Mjegull e mejhanes ra mbi brengat
gjokset e cingjive u mbuluan
heshten harqet u nemiten kenget
gotat flaken blu ne buze e shuan


Limo Labinoti ngriti telat
pa i ra qemanes me te qare
qau per kalin gjersa thiren gjelat
dhe kur shkoi ne fshat i thane: i marre!


Postuar nga i_lire datė 08 Shtator 2003 - 22:05:

Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Postuar nga i_lire datė 08 Shtator 2003 - 22:50:

I perndjekuri i dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.


Postuar nga i_lire datė 08 Shtator 2003 - 22:55:

Te desha - s'te dua

Te desha, s'te dua,
Ne bote ka me keq
Njerez qe dashnore jane
Der' sa behen pleq.

Ka dhe nga ata
Qe dashnore jane vec nje muaj.
Te desha, s'te dua
Po munde te vuash, vuaj.


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:10:

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:13:

Poeme per babane e per vete

Kenga e pare

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:15:

Poeme per babane e per vete

Kenga e dyte
1.
O brezi im u vrenjte heret
Ne rrugen e mjerrimit;
Ti pe te paren dite te erret,
Te paren te pushimit

Ti s'e mesove Shtate Prillin
Ne liber e gazete,
Ti Shtate Prillin me qefinin
E pe, e ndjeve vete!

2.
Babai me boten zemerohej
Dhe behej pike e vrer,
Dhe arave ngahere ankohej,
Dhe toshte: "Duam nder!"

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:17:

POEME PER BABANE E PER VETE

Kenga e trete

S'e thur poemén aq té gjaté,
Me vargje si litare,
Se kushedi e gris im até
Dhe dredh me té cigare.

Nga kjo poemé e nisa rrugen
E vargjeve rinoré,
Né rrokje e rima treta jugén
Dhe erén me déboré...

Do béj poerna mé té mira.
Po ti né mend do vish,
O moj e para mé e véshtira,
E thurur mes lajthi

Dhe do mé thuash buzéplasur:
-S'mé vure shumé fieté! -
Ahere ati irn i dashur
Né varre do té jeté!

S'do futesh fare ne botimet
E vargjeve te zgjedhur
Do mbetesh vetem ne kujtimet
E kalter, e pazverdhur.

Po mund te ndodhe ndonjehere,
Qeflinjte e poezise
Ty té té véné né defteré
Si fakt té historisé:

"Dhe fshati yné nxjerr poeté,
Sic nxori trima shumé.
Vrapojné vargiet me réketé
Dhe piqen né njé lumé,,...

Po ti, poemé, moj naive,
E thurur aré mé aré,
Do sjellésh erén e lajthive,
Si dashuriné e paré

Dhe thellé rreshtave té tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do mé zgiojé mua
Cibuku i tim eti...

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:20:

KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"


Postuar nga BUCS datė 12 Shtator 2003 - 21:22:

RAPSODI

Selim Hasanit, kengetarit te Laberise

Ku shkund guret qafe e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me kenge labe.

Ere plumb e ere predhe,
Ere prush e ere brenge,
Ere dushk e luleshqerre
Binin-binin ato kenge.

Se hejbete ne senduke
Per t'u mykur nuk i vure,
Po i more cuke me cuke,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e perpjete,
Mardhur bore, djegur vape,
Prape i zbraze ti hejbete
Mbushur plot me kenge labe.

I percolle, larg i nise,
Neper gjurme gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekofte xha Selimi"!


Postuar nga Ami- datė 22 Shtator 2003 - 01:12:

Dialog me Bejte nė Arė

O moj vajza lule
qė vilni fasule
vilni,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

Jemi vajza lule
dhe vjelim fasule
vjelim,vjelim,vjelim
ka edhe qė s'vjedhin

O moj vajza bejka
qė vilni piperka
vilvi,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

jemi vajza bejka
duhemi si shqerka
vjelim dhe nuk vjedhim
piperkat na djegin.


Postuar nga Ami- datė 22 Shtator 2003 - 01:12:

Ėndėrra tė Turpshme

Njeriu sheh ėndrra tė tmerrshme nė gjumė,
Po sheh dhe ėndrra tė turpshme vetmuar nė dhomė,
Tė tmerrshmet durohen mė shumė
Tė turpshmet vėrtet tė tmerrojnė.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh nė lumė,
Nė lumė tė ndytė me gjėra gjirizi e blozė,
Ky turp ka qenė veē turpi i njė ėndrre nė gjumė,
Megjithatė ta fshish nga ndėrgjegja s'ke forcė.
Tė mbetet njė shenjėz turpi, njė gjumė.


Postuar nga Ami- datė 22 Shtator 2003 - 01:14:

I Pėrndjekuri i Dashurisė

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mirė.


Postuar nga brunia datė 13 Tetor 2003 - 18:43:

Genjeshtra
Ti fole per mua nje fjale te mire
Tek thithje cigaren ne dhomen e qete
Dhe vera e fjales me beri te pire
Megithese e dija se s'ish e vertet

Di vetem nje gje, qe fjalen e mire
E duan dhe princer, dhe mbreter
Prandaj se kam aspak te veshtire
Te te them:"Faleminderit genjeshter"


Postuar nga volter datė 28 Janar 2004 - 15:20:

KETU S'DO JEM

Ketu s'do jem, do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret.
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate.
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qipariz, si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle.
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale.

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome.
Aty do jem i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje.

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje.
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rrekeje


Postuar nga volter datė 05 Shkurt 2004 - 07:47:

Kesaj nate me hene te vjeshtes!

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.


Postuar nga volter datė 26 Shkurt 2004 - 00:02:

DY FJALE POETEVE QE VIJNE

Ne s’kemi patur aq kohe te shkruanim per dashurine,
Megjithese kemi qene dashnore te marre.
Vendi kerkonte kenge per lirine,
Vendi kerkonte kenge per buken qe piqej ne are.
Vendi kerkonte nga ne poetet e shkrete
Te drejtonim kurset kunder analfabetizmit,
Te ngrinim diga ne lumenjte,
Te ndiznim maleve llampen e socializmit.
Ndaj mos u cuditni, ju poet qe vijni ne jete,
Dhe mos na qertoni per ato qe s’beme.
Ne para jush do te ngrihemi te ashper si askete,
Te ngarkuar me kalleza gruri dhe hekura te rende.
Ne qe naten pa gjume e kemi gdhire.
Ne qe kemi bere kaq gjera te bukura,
Valle dy vargje per dashurine s’mund te kishim grire
Dhe s’mund te kishim belbezuar: oh, moj belkeputura?
Ju do kujtoni se ne kemi qene te thate?
Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!
Ē’fjale te bukura iu thoshim ne mbremjet e arta!
Po ne s’kishim kohe qe fjalet e bukura t’i botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta...


Postuar nga Keni datė 25 Maj 2004 - 01:38:

Zogjte Dhe Fletet

Kur pemet ne dimer mbeten pa flete,
Zogjve u duken te gjitha folete.

Kur duken folete,s'ka cicerima,
Degjohet ne dege vec suferina.

Kjo gje kaq e thjeshte na ben te mendojme
Qe zogjte dhe fletet bashke jetojne

Dritero Agolli


Postuar nga Keni datė 08 Korrik 2004 - 11:27:

Dashuri e Veshtire

Ti ne kanape tani dremit,
ndofta gjumi te ka zene,
Abazhuri mbi qerpiket te ndrit
Libri nga gishterinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share,
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Po drejtnjeri-tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon,
Ti sheh endrra kalteroshe shume,
une, ndonese pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur ender cast e ore,
Ender te trishtuar e te mire,
po te jem vertete nje pitagore,
Ti je teorema me e veshtire...

Dritero Agolli


Postuar nga BluE_icE datė 08 Korrik 2004 - 20:25:

po pati mundesi ndonjeri te postoje ndonje poezi nga libri elegrini i vonuar --tek ky liber ka ndryshuar stilin(jo aq te thjeshte ,me te thelle ,me melankolik)
Eshte i vetmi me duket qe ka ndryshuar stilin pas regjimit.


Postuar nga Ami- datė 09 Korrik 2004 - 09:37:

Re: Kesaj nate me hene te vjeshtes!

Citim:
Po citoj ato qė tha plloshtani
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.




Me fal plloshani por poezia e mesiperme nuk eshte krijim i Dritero Agollit por i Ismail Kadarese. Vec kesaj edhe vargjet nuk jane teper te sakta. Te falenderoj gjithsesi per mundimin dhe do te doja te saktesoja qe nderhyrja ime eshte thjeshte informative dhe saktesuese.

Pershendetje


Postuar nga Niqua datė 19 Tetor 2004 - 16:40:

Me falni qe po dal jasht temet pak por desha me pershendet zemren teme Ami-,,,,, o AMO ku je mar ftyre te mbyten dashnoret e harrove shoqerin e vjeter ehehehehehehe edhe une kapa nje shoqeri tjeter por ty ste harrova ,, Bacio


po futem pak ne teme Dretero Agolli ka qen shum i shquar,, me pelqen ma shum se Kadare,, hahahahahaha


Postuar nga Ami- datė 20 Tetor 2004 - 08:36:

Dreqe!
Te puth fort, fort, fort!
Besoj se e di qe nuk harroj aq kollaj une si miqte ashtu edhe armiqte, ndaj mos me ngacmo me harresen se nuk me perket.

Meqe jemi tek driteroi dhe tek harresa po te perseris disa vargje te tij mbi harresen.

Po kur te jesh merzitur shume
ne raft te librave kerkome
aty i fshehur do te jem une
ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
dhe une do te zbres do te vij pas teje
ti si dikur me mall do te qeshesh
si nje blerim pas nje rrekeje

E une do te zbres do te vij pas teje
do te vij.....

Muahhhhhhhhhhhh


Postuar nga Niqua datė 22 Tetor 2004 - 14:22:

Amo e bukur kjo poezia, ku je tani ne Tirane?


Postuar nga volter datė 29 Tetor 2004 - 14:47:

Re: Re: Kesaj nate me hene te vjeshtes!

Citim:
Po citoj ato qė tha Ami-



Me fal plloshani por poezia e mesiperme nuk eshte krijim i Dritero Agollit por i Ismail Kadarese. Vec kesaj edhe vargjet nuk jane teper te sakta. Te falenderoj gjithsesi per mundimin dhe do te doja te saktesoja qe nderhyrja ime eshte thjeshte informative dhe saktesuese.

Pershendetje



pershendetje ami-..flm per korrigjimin, Por fatkeqesisht korrigjimi eshte plotesisht gabim, une kam respektin e pergjigjes suaj...dakort

ja kalofsh sa me mire


Postuar nga Fajtori datė 30 Gusht 2008 - 14:34:

Mjegulli i dashurise

Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afer, ikja larg,
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej ēark

As e kuptoja si te desha,
Nje mjegull pus, nje cmenduri,
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse, i ben hi.

Dhe ndofta kjo ish dashuria:
E ēakerdisur, kuturu...
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia gjithashtu.


Postuar nga Fajtori datė 30 Gusht 2008 - 14:41:

I perndjekuri i dashurise

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė

Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua

I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė

Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shpesh nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mirė.


Postuar nga Fajtori datė 30 Gusht 2008 - 14:52:

Idhulli i rene

Vdiq dhe lypsari me i madh i Tiranes,
Qe mbante Tre Qente e zinj si gorrilla
Ne qoshen e lumit te turbullt te Lanes,
Ku hidhen kutira LM-je, DASH-i, prezervativa.

Tani s'do mblidhen se bashku Tre Qente,
S'do flasin me gjuhen qenore rreth tij duke ngrene,
Mbaroi uniteti i ēelikte perjete,
Njeheresh te tre s'do lehin ne hene.

Lypsari, idhulli i tyre, ka rene!...

1995


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 30 Gusht 2008 - 15:04:

Re: Mjegulli i dashurise

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afer, ikja larg,
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej ēark

As e kuptoja si te desha,
Nje mjegull pus, nje cmenduri,
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse, i ben hi.

Dhe ndofta kjo ish dashuria:
E ēakerdisur, kuturu...
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia gjithashtu.



nje nder poezite e mia te preferuara...


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2008 - 18:14:

Njerėzit

Ka njerėz qė ecin me kėmbė,
Ka qė me kėmbė shtypėn;
Ka njerėz qe hanė bukė me dhėmbė,
Ka qė me dhėmbė mbytėn.

Ka njerėz qė puthen me buzė,
Ka qė me buze pėshtyjnė;
Ka njerėz qė flasin me gjuhė,
Ka qė me gjuhė ndyjnė.

1991


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2008 - 18:16:

Moment

Gjithmone na bren ne shpirt trishtimi
Dhe thonjte ne tru na ngul si bushter.
Sa i gjate mjerimi
Ne jeten e shkurter.

Pak e kuptojme se jemi te ngrate,
Ndaj behemi si ujqer
Me thonj te gjate
Ne jeten e shkurter.

1991


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2008 - 18:20:

Dyert

Sa ngrihemi heret nga shtrati
Fillojme e hapim kaq dyer,
I hap i lumturi, i hap i ngrati,
I hap i heshtur, i hap i rrembyer...

I hapim tere diten, i hapim tere jeten,
Mos rrime brenda te ndrydhur,
Dhe cuditerisht e shohim veten
Ende te mbyllur...

1991


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2008 - 18:23:

Ne pritje

Ne rruge eshte vone e ngrin heshtja
Zverdh hena ne perden e qiellit si buka e misrit
Ne guven e duarve te mia ndrit shkrepsja
Te ndizet cigarja me filter...

Ne guven e gjoksit me digjet ngadale
Kandili i shpirtit
Pres nje grua nga porta te dale
Si dita e fundit te vitit...

Ta pijme tok nga cigarja helmin e hidhur
Dhe vrerin e verdhe nga hena
Mbase keshtu di behemi me pak te ditur
Ne boten e ēmendur me shpresa si flete te rena...


Postuar nga Fajtori datė 31 Gusht 2008 - 18:26:

Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xhame era perdet s'i tund
Dhe hesht korridori.

Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta...
Sa ndot!... Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!

1990

P.s. Nje nga me te preferuarat per mua dikur.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 143 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.