Forumi Horizont Gjithsej 212 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)


Postuar nga Indrit datė 07 Prill 2005 - 19:19:

Re: Nje pyetje per ju te tre mesiper

Citim:
Po citoj ato qė tha amor alucius
Mesa shoh qenka mbledhur gati tere grupi i besimtareve te medhenj ne kete teme ndaj po e perdor( ) i cike kete fakt per te pyetur dicka: Si e imagjinoni ju Krijuesin?Me krahe,pa krahe,i bardhe,i zi,i kuq,i verdhe...ca vetish fizike ka ne mendjen tuaj?Ha(i pelqen spinaku?),pi,lahet,ku fle,ku lan rrobat,ku i "planifikon" mrekullite ditore?
Gjitha keto ishin pyetje qe i beja vetes e vogel kur degjoja ndokend te fliste per Zotin dhe sinqerisht dhe tani me vjen te bej pyetje te tilla njerezve qe me flasin tere madheshti per fete e ndryshme.

(dhe AMAN mos mu pergjigjuni me citate te gjetura kush e di se ku,eshte pyetje ne lidhje me konceptimin tuaj te nje krijese qe s'keni pare nojhere)



Amor me lejo te te pershendes nje here dhe me pas me lejo te te shkruaj nje barcolete meqe e di qe te pelqejne.

Nje here nje fshatar, ose me mire me i dituri i fshatit zbret ne qytet dhe shikon dicka shume te habitshme qe se kishte pare me pare!!!
Ti do thuash cfare qe kjo? ishte nje radio qe po fliste dhe me te vertete ketij ju ngriten perpjete qimet ne forme teli, pasi spo ju besonte syve, hekuri te flase?!!!
Pasi u kthye ne fshat ju tregoi te gjitheve se cfare kishte pare nje cope hekuri qe flet, dhe meqenese ishte me i dituri i besuan ato te varferit .
Jo vetem kaq, por filluan te filozofojne per kete cope hekur "magjik" dhe ja filluan:
I pari tha: Atehere nese hekuri flet, kjo dmth qe ka edhe gjuhe sepse si u fliska pa gjuhe.
Drejt e ke ja priti i dyti dhe shtoi: Nese ka gjuhe dmth qe ka edhe goje, pasi ku do rrije gjuha?
Dokort me ty tha nje tjeter, por ama nese hekuri ka goje atehere ka edhe dhembe.
Po shume dakort tha nje bari delesh qe sapo erdhi.
Dhe bariu shtoi, nese ka dhembe do te thote qe edhe ha hekuri se po nuk hengri pse ti kete dhembet?!!
Sigurisht qe ha ja priti nje tjeter, dhe kjo do te thote qe hekuri ka edhe stomak
Po more si jo tha nje tjeter, bile ka edhe zorre dhe organe jashteqitje...
Pra me pak fjale na doli hekuri njeri!!
Pra fshataret e mjere nuk kishin dituri se si flet hekuri, pasi nuk kishin degjuar per valet, korrentin... e shume te tjera qe bejne te mundur kete folje.
Edhe ne jemi pothuaj njelloj ne kete rast pasi nuk e kemi pare Zotin dhe sado te perdorim llogjiken kemi per te rene ne gabim.
Cdo gje(krijese) i nenshtrohet ligjesive te vete, nderkohe qe Zoti eshte Ai qe ka vene keto ligjesi dhe Ai nuk ju nenshtrohet ligjesive te vena nga vetja e Tij.

Pra Amor nese Zoti ben tere ato qe permend ti pse te quhet Zot?
Thjeshte une mund ti them njeri
Po te citoj nje pjezez nga nje teme imja;

Pra, Zoti eshte ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithperfshirese, ai intelekti Universal, i cili seciles krijese ia jep kushtet e jetes, Krijues i cili eshte mbi krijesat e veta, di cka ato nuk dine, mundet cka ato nuk munden, sheh cka ato nuk shohin. Ai eshte Nje, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdegjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamesi, Gjithlajmetari. Ai eshte i cili jep atribute, ndersa Ai eshte i paatribuar.
E panderprere dhe e vazhdueshme eshte lidhja ndermjet ketij Krijuesi dhe krijesave te Tij; Ai u eshte me i afert sesa gjaku i tyre personal i cili neper ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kete kenge shume te bukur kozmike. Ai eshte i Drejti i cili i ka krijuar ligjesite kozmike dhe deri ne detaje i ka bere te sakta e te pagabueshme.


Mendoj se eshte pak a shume e qarte.Te tjerat nuk kane rendesi sepse nuk fitojme asgje prej tyre.
Miqesisht.


  Gjithsej 212 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 212 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.