Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2005 - 00:11:

koncepti i gjenit (1)

Cod. A17092005

pak a shume keto ishin gjerat qe kam per te thene per momentin per sa i perket dyfishimit te ADN.por me sa dijme dyfishimi nuk eshte i vetmi funksion qe kryen ADN.dijme qe cdo proteine qe funksionon ne trupin tone dhe cdo enzime perftohet nga nje gjen i cili ndodhet ne ADN qe kemi ne cdo qelize.por cfare eshte gjeni?gjeni ne fakt si perkufizim i ka shpetuar here pas here gjenetisteve sepse sa me shume shtoheshin informacionet rreth ADN aq me shpesh duhet te rishiheshin idete qe kishin pasur deri ne ate kohe.mendeli ne fakt i ka pase quajtur tipare keto dhe kishte pare qe ishin ne forma te ndryshme.kur nje anglez po studjonte nje semundje ne fillim te shekullit te kaluar vuri re qe nje enzime mjaftonte qe te shfaqej nje semundje sic ishte ne ate kohe alkaptonuria,nje semundje qe vinte si pasoje e difektit te nje enzime.ky qe i pari qe tha qe nje gjen mutant do te thonte nje bllokim i metabolizmit ose me fjale me ndryshe nje gjen-nje enzime.kjo mbeti per shume kohe si rregull por me kalimin e kohes u hodh poshte dhe sot nuk ka me vlere por vleresohet si kalim ne menyren e konceptimit te gjenit.me zbulimin e kromozomeve filluan te mendonin qe gjenet duhet te jene te vendosur njeri mbi tjetrin ne kromozom.pastaj rreth viteve 70 filluan te kerkoheshin gjenet neper kromozome.

tani bie fjala po si ta perkufizojme?ta marrim shtruar:nje gjen mund te themi qe eshte nje sekuence ADN.normale kjo gje por jo e gjithe ADN perdoret,sic e dime me informacionet qe kemi sot.atehere shtojme dicka tjeter: sekuence ADN qe mund te formoje nje proteine.edhe ketu nuk jemi plotesisht te sakte sepse ka gjene qe formojne ARN dhe nuk shkojne pertej dhe kjo ARN vlen si strukture kontrolluese.atehere themi qe gjeni eshte nje sekuence ADN-je qe eshte ne gjendje te formoje nje proteine ose nje zhinxhir ARN-je...epo kjo ishte ca mendohej deri para nja 4 vjetesh( perjashtimet ishin te pakta)...kur u po maronte deshifrimi i gjenomes te gjithe po perpiqeshin te gjenin numrin e gjeneve qe mund te kishte...ideja ishte rreth 90.000 gjene sepse kaq ishte pak a shume edhe numri i proteinave qe formoheshin...ne 2003 doli shkrimi i pare qe tregonte qe numri i gjeneve mund te ishte rreth 35.000 dhe ne 2004 doli nje tjeter shkrim qe thonte qe numri i gjeneve kishte zbritur ne 20-25.000...sipas ketij shkrimi kishim me pak gjene se miu dhe aq gjene sa kishte gjenoma e gjelit!!!....


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.