Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 17 Tetor 2005 - 21:25:

si mund te mbledhim nje sasi ADN-je

Cod. A17102005

ku mund ta gjejme ADN?normalisht neper qeliza(do thush ti tani EUROP EUROP ).duke qene se te gjitha qelizat kane te njejtin informacion dmth sekuence ADN-je atehere mund te merren ato qeliza dhe te mbidhet ADN-ja qe ka brenda tyre...zakonisht menyra me e mire eshte qe te merret ADN-ja gjate kohes qe qeliza eshte duke u ndare,dmth gjate mitozes dhe sidomos gjate fazes qe kromatina kondensohet.ketu mund te perdoret nje substance ne gjendje te bllokoje mitozen(nese nuk gabohem substanca qe perdoret me shpesh eshte kolkinina)dhe ne kete faze jemi te afte te dallojme mire ADN sepse eshte ne formen e kromozomeve.kjo eshte e rensesisshme per arsyen qe mund te behet ai qe quhet kariotipi(dmth shikimi i te gjithe kromozomeve dhe rregullimi i tyre sipas gjatesise).kariotipi mund te jete i rendesishsem per rastet e semundjes Down(trizomi e kromozomit 21)ose ne rastet e mungeses se ndonje kromozomi seksual ose ose edhe ne rastet kur kemi kalime te copave te kromozomeve nga njeri kromozom ne tjetrin,procese qe quhen traspozicione.

po ashtu ekzistojne metoda te ndryshme qe jane ne gjendje te zmadhojne fushen vizive te secilit kromozom(ne nje fare menyre si puna e streceve qe mund ti zgjasesh)dhe kjo eshte e rendesishme per rastet kur mendohet qe ka nje humbje e nje sekuence ADN-je(deletion),ose mutacione te ndryshme.

menyre tjeter per te marre ADN eshte duke i plasur qelizat me ane te nje solucioni hipotonik.ne kete menyre qelizat nuk do jene te afta te ruajne te paprekura membranat e tyre te jashtme per faktin se duke qene ambienti hipotonik dhe brenda qelizes do te kete nje perqendrim me te madh jonesh,keto jone do terheqin uje brenda deri ne ate pike qe qeliza do shpertheje...pastaj me centrifuge eshte e mundur te ndahen organelet nga materiali gjenetik...procedurat kerkojne disa faze te ndryshme kur perdoren solucione me perqendrime te ndryshme qe kane si qellim nje pastrim sa me te madh te ADN...rezultati qe kam pare vete ne fund ka qene qe ADN-ja mbidhej rreth nje shkopi nese ti e trazojene fund ketu nuk jam i sigurte per nje gje: se si mund te jete e mundur te ndash materialin gjenetik te berthames se qelizes nga ai i mitokondrive (ose sic quhen ndryshe uzinat e qelizes...)prandaj nuk mund te te jap pergjigje per kete detaj per momentin pa pyetur ndonje...

metodat e analizes se ADN sot per sot behet duke pasur parasysh te njejtin princip qe kam treguar tek postimi rreth metodes se sekuencimit te ADN-s.avancimi eshte bere ne perdorimin e kompjuterave si dhe substancave fluoreshente(pak a shume eshte ajo qe sot njihet si metoda imunohistokimike).pra pergatiten nukleotide qe shenohen me substanca fluoreshente te ngjyrave te ndryshme dhe pasi vendosen ne reaksion ne prani te enzimave te nevojshme qe duhen per te formuar zinxhiret e ri te ADN-s futen ne nje lloj tubi qe permban nje xhel dhe duke vendosur nje diference potenciali ne 2 anet e tubit copat levizin duke shkuar drejt fundit te tubit.pak perpara fundit ekziston nje lazer qe e lezon ngjyren e substances me te cilen eshte shenuar nukleotidi dhe e nxjerr ne ekran si nje sekuence ngjyrash...pak a shume kjo eshte si procedure (detajet normalisht jane shume me te teperta por qe nuk i kam mesuar me detajisht se kaq.nese ne te ardhmen do me bien informacione te tjera do ti shkruaj)...shpresoj qe te kete qene sa do pak nje pergjigje per pyetjen tende...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 59 60 61 62 63 64 65 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.