Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Kreshnik Qato shpallet kampion bote (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7619)


Postuar nga Endri datė 06 Mars 2005 - 20:48:

Kreshnik Qato shpallet kampion bote

Mbrėmė nė Durrės boksieri shqiptar fiton brezin e peshės super tė mesme nė kategorinė IBC

Kreshnik Qato kampion i botės


Llambi Kallēo

Kreshnik Qato ėshtė shpallur kampion i botės nė peshėn super tė mesme tė kategorisė IBC, duke mposhtur ukrainasin Rizvan Magomedov nė njė ndeshje luftarake dhe plot emocione nė ringun e pallatit tė sportit "Ramazan Njala" nė Durrės. Kreshnik Qato ka fituar me pikė ndaj kampionit Ukrainas duke marrė vendimin unanim nga tė tre gjyqtarėt e ndeshjes Nikolov i Bullgarisė, Hamzaraj i Shqipėrisė dhe Abazi i Shqipėrisė qw i kanė dhėnė Kreshin Qatos 120 pikė nga 108 pėr ukrainasit Magomedov. Pėr vetė cilėsitė qė kishin tė dy boksierėt ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Legland (Francė), ka dhuruar spektakėl. Kreshnik Qato ka dominuar me teknikėn e tij dhe goditjet me dy duar, ku e majta ishte shumė efikase, si dhe me goditjet nė distancė. Nga ana tjetėr ukrainasi Magomedov godiste fuqishėm, dhe ishte tepėr i fortė nė goditjet nga afėr dhe tepėr rezistent. Ndeshja ėshtė zhvilluar me 12 raunde, dhe gjithēka ėshtė zgjidhur pėrmes pikėve. Raundi i parė ishte i ekulibruar me goditje tė forta tė dyanshme, nė njė kohė qė nė minurtėn e fundin Qato jep njė goditje tė fortė. Edhe nė raundin e dytė epėrsia ishte e Qatos qė manovron mirė teknikisht, por dhe Magomedov godet rrezikshėm. Raundi i katėr mund tė quhet dhe raundi mė delikat i takimit pasi Qato nė fund tė tij pėson njė goditje nga afėr nga Magomedov dhe bie nė tapet. Boksieri qė bokson pėr ngjyrat e Shqipėrisė ka ditur ta kalojė kėtė moment tė vėshtirė dhe ta pėrfundojė pa probleme raundin. Nė raundin e 5-tė Qato reagon ashpėr dhe tregon pėrgatitje mė tė mirė fizike duke shpeshtuar numrin e goditjeve, pėrballė njė kundėrshtari qė ėshtė pėrpjekur ta bėjė nervoz. Raundet 8?12 mbajnė epėrsinė e Qatos qė bokson bukur mė tė dy duart, dhe godet me tė majtėn e hidhur, duke mbajtur nė kontrroll takimin deri nė pėrfundim tė raundit tė 12-tė. Qatos i duhet ta mbrojė titullin e fituar mbrėmė pas 3 muajve. Pas kėsaj fitoreje Qato do tė shprehej: "Kėtė titull ia kushtoj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, atyre qė mė mbėshtetėn dhe mė ndihmuan tė arrija deri tek titulli.
Rezultatet e ndeshejve tė tjera
Para dulelit pėr titull botėror janė zhvilluar dhe duele tė tjera tė ringut profesionist. Nė peshėn Gjel mes Aleksandėr Vladimirov Bullgari dhe Oleg Shayner Ukrainė fiton me pikė unanime 59?56,58?56,58?56 Aleksandėr Vladimirov. Nė peshėn e lehtė gjysmė e mesme mes Lutfi Gegės Shqipėri dhe Sergi Tertil Ukrainė fiton me pikė shqiptari Lurfi gega me rezultatet 59?55,60?55,60?54. Nė peshėn Super Pupėl Tentcho Tontchev Bullgari dhe Rakhem Mingaleev
Ukrainė, fiton bullgari Tontechev, pasi gjyqtari kryesor Van de Ėiele ndėrpret ndeshjen pėr dėmtim tė Mingalev. Nė peshėn e rėndė, Coley Barret Britani e madhe fiton ndaj Velery Semishkur, Lituani me rezultatte 60?53, 60?53, 60?53.


Postuar nga Endri datė 06 Mars 2005 - 20:51:

Nje shembull per t'u pershendetur:
Fiton per Shqiperine me para borxh dhe i braktisur nga shteti.


Postuar nga halfgang datė 18 Gusht 2005 - 21:56:

hallall per patriotizmin...

hallall per patriotizmin qe ka ky djale... nuk ka pasur dhe nje vezhgues nga shteti jone dhe jo me ndihme... dhe ne themi pse largohen keta nga vendi yne... turp te kete shteti qe nuk mbeshtet sportistat tane...
BRAVO KRESHNIKU...


Postuar nga kontinenti datė 09 Maj 2007 - 04:46:

Kreshnik Qato, me ben te jem krenar.
Kreshnik Qato jo vetem veten e tij ka nderuar, por na ka nderuar te gjitheve, ka nderuar popullin e tij.
Ka nderuar flamurin shqiptar.
Uroj me gjithe zemer qe ky djale qe eshte kthyer ne simbol te kete suksese te me tejshme, megjithese eshte shpallur kampion i botes. Uroj qe kete titull ta marre perseri e ta mbaje gjate.
Te lumte vllai jone Kreshik Qato.


Postuar nga kontinenti datė 09 Maj 2007 - 05:03:

Kreshik Qato.
Te lumte vlla Kreshik.


Postuar nga Glaukus datė 04 Prill 2008 - 19:32:

Kreshnik Qato - Vitor SA


Kreshnik Qato

13 - 08 - 1978
Durrės , Shqipėri
16 fitore , 6 humbje

Vitor Sa
13 - 03 - 1973
Portugali
13 fitore , 3 humbje

Ndeshja zhvillohet nė pallatin e sportit " Asllan Rusi " nė Tiranė pėr titullin vakant tė versionit WBF , sonte nė orėn 20.00 ( 04 - 04 - 2008 )

Kreshnik Qato lufton pėr dy tituj nė kėtė ndeshje . Titullin e versionit WBF dhe titullin Kampion Mesdhetar tė WBC .


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 04 Prill 2008 - 19:59:

hallall e kam pas cun lagje ose me mire me thane qe ka pas gjyshen te lagja ime ,e kam njoftur personalisht ,kemi lozur futbull kur kemi qen te vegjel ...rob zoti familje e mire ..


Postuar nga BIONDIA datė 04 Prill 2008 - 20:07:

Komplimenti qe ngjyrat kuq e zi dikush i con kaq lart .


Postuar nga Glaukus datė 04 Prill 2008 - 20:36:

Thumbs up

... Organizimi mė perfekt i realizuar gjeri tani , spektakėl , tifozeria nė maximum . le tė shpresojm qė do fitojė

Gjyqtari kryesor - Hollandė
treshja tjetėr :
- Gjerman
- Polak
- Kroat




Postuar nga Glaukus datė 04 Prill 2008 - 20:53:

nok daun qė raundin e parė Qato ( 50 sec e fundit ) ......... megjithėse duket nė formė , raundi i dytė mė i mirė pėr tė


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.