Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- A do ishit dakort per mesimin e fese ne shkollat publike?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7640)


Postuar nga sheki datė 09 Mars 2005 - 16:18:

mesim besimi ne shkollat e mesme

mesim besimi ne shkollat e mesme
TASH NE MAQEDONI ESHTE FILLUAR QE TE VEHET NE PERDORIM TE SHKOLLAVE TE MESME FEJA
KISHA DASHUR TE NDEGJOJ OPINIONIN E SHQIPETREVE NGA SHQIPOERIA PER TE SE DO TE FUTET EDHE NE SHQIPERI KY MESIM APO JO
NDERSA PYETJA ESHTE #
A E ARSYETONI NJE GJE TE TILLE


Postuar nga agata datė 09 Mars 2005 - 17:41:

Ne vendet e zhvilluara si psh France, ne shkollat private ka mesim besimi.. por jo ne shkollat publike.. kohet e fundit interesi per keto mesime eshte zbehur dhe keto shkolla po mundohen ti zevendesojne keto ore mesimi me leksione te tjera.

Per sa i perket Shqiperise un nuk e di, se kam kohe qe jam larguar..
Do te kisha deshiruar qe shkollat publike ne shqiperi te mos permbanin mesim besimi, kurse shkollat private, perse jo..
Keshtu qe, do kishim zhgjidhje per ti derguar femijet ne nje shkolle ku jepen leksione per fene ose ne nje shkolle ku nuk flitet fare per besimin...
Mendoj se eshte e rendesishme qe njerzit te kete te drejten e zgjedhjes.


Postuar nga erzeni_be datė 09 Mars 2005 - 18:52:

Pershendetje sheki

Do te isha pak a shume i te njejtit mendim me parafolesen, Sabinen.
Do ta perforcoja mendimin e saj , qe ne Shqiperi te futesh lenden e besimit ne shkollat publike nuk eshte aspak e dobishme, pa i shtuar ketu, per cilin besim behet fjale.
Edhe ne qofte se do te hartonim nje lende globale mbi besimet, ndoshta do te ishte interesante, por kam frike qe te mbajturit e ekuilibrit fetar ne ate lende do te ishte i veshtire ose me mire gjithmone do te kete tendenca per ta deformuar ate.
Futja e besimit ne shkollat private do te ishte per mendimin tim zgjidhja me e mire.

Erzeni


Postuar nga dodgy datė 09 Mars 2005 - 19:23:

Ne shqiperi besoj se do te ishte e demshme.perderisa ne shqiperi ka popullsi me fe te ndryshme them se kjo do ti largonte njerzit nga njeri tjetrin . do te kishim ato raportet e ndara un jam mysl,un jam katol ,un jam ortod.do fillojn perseri njerzit te thon nuk martohem me ate sepse ka fe te ndryshme.
personalisht me vjen shum shum keq sepse ve re ketu ne forum qe njerzit kan filluar te nxisin zakonet e vjetra dhe diskutojn ose shajn fete e njeri tjetrit.ashtu si para 50 vjeteve.
ketu ku jetoj njerzit nuk meren pothuajse fare me fen dhe nuk shoh ndonji gje te keqe,dhe pa mesimet besimtare jeta ecen per bukuri dhe duket qe keto mesime nuk jan te nevojshme.

kam mendimin se kudo qe te shkosh ne europ rinia nuk meret me fet.

besoj se kete duhet te shoh dhe rinia shqiptare te jen me inteligjent dhe te shohin realitetin me syt e tyre dhe jo te imponohen nga mendime te prapambetura qe nuk bejn gje tjeter vetem se na bejm te ecim me marsh indjetro.


Postuar nga eko datė 09 Mars 2005 - 20:36:

Theologji ne shkolle te meseme?

Besoj se nuk ka snje arsye per tu nxituar per te marre kete vendim. A eshte ky problemi qe shkollat e mesme kane tani? Mendoj se duhet shqetesohemi se si te kthejme ne bankat e shkolles, ata femije qe bredhin rrugeve duke shitur cigare e karta telefoni per te fituar buken e gojes.
Feja historikisht eshte perdorur nga te huajt per te percare shqiptaret.
Une per vete e quaj kete diskutim te padobishem per momentin.


Postuar nga jimmy84 datė 10 Mars 2005 - 17:47:

Perderisa shteti eshte laik (dhe shume mire qe eshte) atehere ne shkollat te cdo niveli nuk duhet te vihet teologjia. Feja nuk imponohet. Dhe aq me keq qe Shqiperia eshte nje vend me shume fe. Mendoj se do ishte shume e papershtatshme. Kurse shkolla fetare ka edhe ne Shqiperi. Jane medresete muslimane dhe ka edhe shkolla private katolike.


Postuar nga sheki datė 11 Mars 2005 - 12:31:

edhe ne maqedoni

edhe ne maqedoni mbizotrojn fe te ndryshme por njerezit te cilet jan duke e perpiluar kete program sigurisht se jan te infurmuar mire per pasojat nga kjo por une besoj se do te ishte mire qe te mesohen te rrinjet per fene e tyre se ajo mund tju sherben si material i mire per ne te ardhmen


Postuar nga dodgy datė 11 Mars 2005 - 16:08:

O sheki o lali shqipria do ligje do politikan do njerez ne pushtet do inxhinier arkitekta do me shum njerz intelektuale,cfar do fitonin femijet me besime fetare,do mesonin si te falen te zoti do mesonin ramazane apo kudiun gjona te tjera si keto.mua me duken kot gjera pa vler hum kohen kot .


Postuar nga durrsake_topolake datė 13 Mars 2005 - 11:38:

s'di cte them, sinqerisht une kam bere shkollen ne itali ku feja eshte nje lende mesimi, por s'e kam bere asnjehere pasi eshte fakoltative.


Postuar nga jimmy84 datė 14 Mars 2005 - 13:06:

Ne Shqiperi ka 4 fe dhe 800 sekte. Cfare mesimi do besh ne shkolle? Te vesh ne cdo shkolle nga 2 prifterinj (ortodoks dhe katolik), nje hoxhe dhe nje baba Ali apo Baba Haxhi. Nuk behet ne Shqiperi kjo gje. Eshte jashte mundesive dhe per me teper per momentin.


  Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.