Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsĖ datė 16 Gusht 2005 - 13:47:

Unhappy DERI KUR ME LOTĖ...?

NJĖ NJĖ ĒAST MALLI ...

Sa shumė mallė, sa dėshpėrim, sa vuajtje, sa shumė dashuri ndjej pėr ty sonte, nė kėtė natė i dashuri im... Sonte ėndėrrat dhe kujtimet pėr ty i kam kėtu grumbulluar nė shpirtin tim nė zemrėn time tė pėrlotur. Mė beso ndihem e vetme nė kėtė botė tė madhe e humbur si njė e huaj, ku nė errėsirėn e harruar dhe e hidhur nė njė qoshe pa skaj. Mes ėndrrash qė dikur i pata, qė jeta m'i ka afruar njėherė kur isha me ty, e ndjej vetėn tė dėshiruar pėr pak ēaste, e pėr pak ngrotėsi, e pėr shumė dashuri, tani nė zemrėn time mbretėron acari qė mė ngriu zemrėn, e bėri akullė! Sonte shoh njė dorė qė s'mė bindet, shoh dy sy qė tė kėrkojnė, i dashuri im dhe ndjej njė zemėr qė ndoshta s'mė pėrket mua, ndjej dashuri qė mė pėrbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe ēdo qelizė tė qenies time. Ti ndoshta imagjinon ēdo tė thotė tė duash dikend nė heshtje, nė kėtė largėsi tė mallkuar, tė mendosh dhe tė kalosh ditėt pėrgjysėm.
Tė jetosh ēdo ēast kur njė pjesė e qenies tėnde jeton larg dhe aq mė keqė kur e di qė s'tė pėrket aspak. E ē'rėndėsi ka pėr mua, veē ekzistencės tėnde. Vetėm njėherė tė jem me ty tė qėndroja njė minutė, atėherė e kisha lutur Zotin qė tė vjenė dhe le tė mė merr nė atė botėn tjetėr, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orė e ditė mė ikin duke tė menduar ty, netėve pėrpilitem dhe ndjej shtėrngimin nė zemėr, lotėt mė rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomės sime, atėherė lotėt teren nga ngrohtėsia e rrezeve mbi fytyrėn time. Fytyra jote trazon ēdo gjė nė shpirtin tim, mė ngacmon fantazinė. Ngado qė po i hedhi sytė mė duket se tė shoh, shoh atė buzėqeshjen tėnde magjepėse ato buzė tė ėmbla, ata sy tė shkruar. Ngado qė e hedh dorėn tė parfytyroj se tė prek. I prek ato flokė tua, atė trup tė bukur mendoj se jam e ulur mbi prehėrin tėnd dhe ngadalė mė perkėdhelė... Vallė ē'ti bėj tani shpirtit qė tė do pranė dhe s'tė ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TĖ MA MARRĖSH KĖTĖ SHPIRT QĖ TĖ MOS VUAJ MĖ? Ē'ti bėj zemrės qė brenda saj qėndron vetėm ti? Ti qė je e vetmja rrėnjė e mbijetesės sė saj! Ē'ti bėj syve qė ndjejnė mallė e duan tė tė shohin dhe derdhin vetėm lotė pa ndalė! Ē'ti bėj vetes sime qė ėshtė dashuruar marrėzisht pas teje? Jam unė qė tė thėrras me zė te shurdhėr dhe vuaj brenda vetės kėtė dashuri. TĖ DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do tė mbetem pas teje pėrgjithmonė. Dhe nėse kam lėnė diēka tek ti, njė ndjenjė tė vogėl dashurie apo respekti, tė lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unė do tė dua deri nė pėrjetėsi vetėm ty dhe kėtė fjalė do e mbylli brenda nė shpirtin tim dhe kurrė s'do ta tradhėtoj veten time. Nėsė do tė mė marrė malli pėr ty do ta gjej, ta shuaj nė skutat e kujtimeve tė mia qė i ruaj tė pastra. Ty, pėr ty dhe vetėm ty....!!!


  Gjithsej 326 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 79 80 81 82 83 84 85 86 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.