Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga amor alucius datė 06 Maj 2006 - 08:19:

Tre tė rinjtė, nga fshatrat e Delvinės, i kishin ngritur kurth 19-vjeēares. Policia: E pranuan akuzėn
Gjirokastėr, i dashuri pėrdhunon studenten bashkė me shokėt


Entela Bani

GJIROKASTĖR- Njė 19-vjeēare, studente nė vitin e parė tė universitetit “Eqerem Ēabej” ka mbetur viktimė e pėrdhunimit nė grup tė tre tė rinjve. Ndėrkohė, uniformat blu kanė bėrė tė ditur qė disa orė pas denoncimit tė depozituar nga vetė vajza, mundėn tė arrestojnė autorėt e aktit tė rėndė.
Ngjarja
Sipas informacioneve zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut sė Gjirokastrės, ngjarja ka ndodhur orėt e vona tė darkės sė tė mėrkurės, brenda njė makine qė ishte marrė nė pėrdorim nga njėri prej tė rinjve, nė lagjen “Granicė”. Kanė qenė pikėrisht tre djem, nga fshatrat Stjarr dhe Vllahat tė rrethit tė Delvinės, ata qė kanė kryer aktin e marrėdhėnieve me dhunė me vajzėn e re, banore e tė njėtin rreth, prej disa muajsh studente nė qytetin e Gjirokastrės. Zėdhėnėsi i policisė, Klidi Proko, tha se Altin Qėndro, 24 vjeē, Laert Hoxha, 22 vjeē dhe Gjergji Rexho, 20 vjeē, janė arrestuar nė flagrancė, “pasi mė datė 3 maj 2006, rreth orės 23:30, dyshohen se kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dhunė, me shtetasen A.Xh., 19 vjeē, nga Delvina, tek njė automjet, tė cilėn e kishte nė pėrdorim Altin Qendro, nė vendin e quajtur lagjia “Granicė” tė qytetit tė Gjirokastrės. Vajza ka qenė e dashura e Altin Qendros”.
Ndėrkaq, mėngjesin e sė enjtes ka qenė vetė 19-vjeēarja me inicialet A.XH ajo qė ėshtė paraqitur nė mjediset e komisariatit tė policisė ku ka bėrė edhe denoncimin pėr pėrdhunim ndaj tre tė rinjve, njėri prej tė cilėve i dashuri i saj. Sipas policisė, pas deponimit tė studentes dhe nė sajė tė bashkėpunimit ndėrmjet dy komisariateve tė policive, tė Gjirokastrės dhe Delvinės, nė orėt e vona tė mbrėmjes sė tė enjtes ėshtė bėrė edhe arrestimi i tre djemve. Ndėrkaq, ende nuk ėshtė bėrė i mundur sekuestrimi i makinės ku ka ndodhur pėrdhunimi, pasi ajo i pėrkiste njė miku tė 24-vjeēarit Altin Qendro.
Kurthi
Tė dhėnat mė tė detajuara nė lidhje me kėtė ēėshtje tregojnė se tre tė rinjtė i kanė ngritur kurth 19-vjeēares, pėr tė arritur mė tej nė aktin e rėndė. 19-vjeēares A.Xh i ėshtė kėrkuar nga i dashuri i saj qė ta shoqėronte deri nė njėrin prej pub-eve tė qytetit dhe nė kohėn qė vajza priste brenda nė automjet Qendro ka dalė i shoqėruar me njėrin prej shokėve tė tij. Mė tej e kanė drejtuar automjetin nė vendin e quajtur “Kodra” nė lagjen Granicė, ku priste i riu i tretė e ku ka ndodhur mė tej edhe kryerja e marrėdhėnieve seksuale me dhunė. Mėsohet gjithashtu, nga burime tė sigurta, se vajza nuk i njihte dy shokėt e tė dashurit tė vet dhe se tre tė rinjtė pas arrestimit nga policia e kanė pranuar akuzėn e ngritur ndaj tyre, duke e argumentuar atė me faktin se kanė qenė nė gjendje tė dehur. Mbi ta rėndon akuza e “kryerjes sė marrėdhėnieve me dhunė me tė rritura”,- nga e cila rrezikojnė tė vuajnė dėnim nga 5 deri nė 15 vjet heqje lirie.


  Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.