Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkitekture (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=290)
-- Projektet per Tiranen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9527)


Postuar nga Endri datė 24 Shtator 2005 - 20:19:

Praslin Investiment, nis punimet kompania mė e re e ndėrtimit



Praslin Investiment, kompania e re e ndėrtimit, i nisi punimet nė fillim tė muajit shtator, nė bashkėpunim me firmėn investuese Espanja sh.p.k.


Krijimi i kompanisė
Praslin Investiment ėshtė kompani e re nė tregun shqiptar, e cila ka si objekt tė aktivitetit ndėrtimin e komplekseve tė banimit. Ideja pėr krijimin e kėsaj kompanie i ka fillesat qė nė vitin 2002, kohė kur u ble trualli prej 13 mijė metrash katrorė, nė afėrsi tė Kopshtit Botanik. Mbi kėtė truall aktualisht kanė nisur punimet pėr ndėrtimin e njė kompleksi banimi. Projekti i ndėrtimit pėrfundoi para pesė muajsh, dhe menjėherė pas saj filluan procedurat pėrkatėse pėr marrjen e lejes sė ndėrtimit. Punimet nisėn nė fillim tė muajit shtator dhe pritet qė kompleksi tė jetė i pėrfunduar brenda tre viteve tė ardhshme. Praslin Investiment vepron vetėm si kompani ndėrtuese, e cila projektin e saj tė parė po e realizon nėpėrmjet investimit tė Espanja sh.p.k.
Objektivi
Nė fillimet e veta projekti konsistonte nė ngritjen e njė kompleksi tė pėrbėrė nga vila trekatėshe, tė cilat i afroheshin mė tepėr idesė sė vilave private. Me realizimin e studimit tė planit tė ri urbanistik nė vitin 2003, Bashkia e Tiranės vendosi ngritjen e objekteve me lartėsi deri nė pesė kate. Duke qenė se tė gjitha ndėrtimet pėrreth u ngritėn nė lartėsinė mbi pesė kate, projekti i parė i kompanisė Praslin Investiment ndryshoi. “Ishte e pamundur qė nė objekte tė larta deri nė shtatė kate tė ndėrtohej njė kompleks me vila, qė nuk do dukej,” thotė Arben Golemi, arkitekt i kėtij kompleksi. Nė kėtė mėnyrė, projekti i kompanisė u pėrsėrit, duke planifikuar ngritjen e objekteve pesėkatėshe, nė respektim me planin urbanistik tė miratuar nga Bashkia e Tiranės.
Projekti i kompleksit
Kompleksi i ri qė po ndėrtohet ėshtė punimi i parė i realizuar nga kompania e re Praslin Investiment. Ky projekt pėrmban ngritjen e dhjetė pallateve pesėkatėshe, tė cilat do tė funksionojnė si zonė rezidenciale e mbyllur. Gjithsej do tė jenė 300 apartamente, tė cilat variojnė nga 65 metra katrorė deri nė 250 metra katrorė. Nė territorin prej 13 mijė metrash katrorė do tė shfrytėzohet pėr ndėrtim vetėm 38% e sipėrfaqes, ndėrsa pjesa tjetėr prej 62% tė sipėrfaqes sė pėrgjithshme do tė jetė infrastrukturė dhe hapėsirė e gjelbėr. Brenda kompleksit do tė ndėrtohen rrugė tė brendshme me gjerėsi 7 metra, si edhe 1 metėr e 20 centimetra pėr trotuare anėsore, nga tė dy krahėt e rrugės. Katet e para tė apartamenteve do tė shfrytėzohen pėr biznese tė ndryshme, nė shėrbim tė banorėve tė kėsaj zone rezidenciale.
Shėrbimet
Nė katet e para tė ndėrtesave do tė ketė njė rrjet shėrbimesh, si bar-restorant me sipėrfaqe 200 metra katrorė, farmaci, njė supermarket, dyqane pėr shitjen e aksesorėve tė ndryshėm, duke filluar nga ato kozmetike e deri tek ato tė ndėrtimit etj. “Tė gjitha hapėsirat e kateve tė para janė tė shitura, – thotė Golemi, - dhe shėrbimi i tyre duhet tė jetė 24-orėsh”. Pėrsa i pėrket sistemit tė ngrohjes, Golemi shprehet se do tė realizohet nėpėrmjet sistemit qendror. Veē kėsaj, shėrbimi i mirėmbajtjes do tė jetė 24-orėsh. Pėr kėtė janė punėsuar 30 persona vetėm pėr mirėmbajtje, si edhe 20 tė punėsuar tė tjerė pėr administrimin e kompleksit. Duke qenė se kjo zonė rezidenciale ndodhet larg qendrės sė Tiranės, me qėllim qė tė evitohen zhurmat, kompania vė nė dispozicion pėr banorėt e kompleksit transport gratis 24-orėsh. “Pėr banorėt e kėtij kompleksi do tė realizohet transporti nga zona rezidenciale deri te stadiumi “Dinamo” dhe anasjelltas,” thotė Golemi. Megjithatė, ky lloj transporti do tė funksionojė nė ēastin kur bashkia ta ketė pėrfunduar planin pėr unazėn e re tė kryeqytetit.
Realizimi i projektit
Pėr ta realizuar kėtė projekt ndėrtimi, marrin pjesė trembėdhjetė brigada tė specializuara nė fushat pėrkatėse, me tė cilat kompania ka lidhur kontrata. Si firmė investitore pėr realizimin e kėtij kompleksi deklarohet Espanja sh.p.k., e cila e ka marrė pėrsipėr kėtė bashkėpunim nė sajė tė njė kredie nga Raiffeisen Bank.
Ēmimet
Pėr tė pasur njė apartament pranė kėsaj zone rezidenciale, ēmimet e truallit janė 600 euro pėr metėr katror dhe 1 200 euro pėr metėr katror, kur bėhet fjalė pėr katet e para tė ndėrtesave, qė do tė shfrytėzohen pėr biznes. Nga dhjetė ndėrtesa, qė pėrmban projekti, do tė shiten vetėm shtatė prej tyre me ēmimet e sipėrpėrmendura. Sipas Golemit, tri ndėrtesat e tjera do tė jepen me qira, por do tė kenė tė njėjtat komoditete, si edhe apartamentet e blera. Kur bėhet fjalė pėr ēmimet e qirave, ato mendohen tė variojnė nga 25 mijė lekė pėr apartamente me sipėrfaqe 65 metra katrorė deri nė 60 mijė lekė pėr sipėrfaqet 250 metėr katrorė. Sipas Golemit, afati i dorėzimit tė apartamentit, nga ēasti i prenotimit, ėshtė njė vit.
Plani afatgjatė
Edhe pse kompania Praslin Investiment ėshtė shumė e re nė tregun shqiptar, nė planin e saj afatgjatė radhiten njė sėrė projektesh. Sipas Golemit, i cili aktualisht ėshtė arkitekti i kompanisė nė fjalė, me pėrfundimin e ndėrtimit tė kėtij kompleksi do tė fillojė plani i ndėrtimeve pėr bregdetin shqiptar, duke filluar nga Durrėsi e deri nė Sarandė.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.