Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letersia Boterore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=317)
-- Vajza dhe Vdekja - nga - Maksim Gorki (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9940)


Postuar nga iliriusa datė 03 Nëntor 2005 - 07:57:

VI


Dhe kengen si mbaroi, Mortja fillon te nxehet
qe vasheza s'po kthehet.
Kaluan disa nete, kaluan disa dite,
dhe Vdekja prit e prit...
Eger fytyra i skuqi dhe syt' i cakerriti,
opingat shpejt i mbathi, mbi sup kosen vertiti;
e vrenjtur, me kercenuese dhe nga nje re vjeshtake,
po udheton ne driten e henes endacake.
Dhe ec e ec, e ec, kur ja, ne nje korije,
nen ca lajthi me vese levizin nja dy hije!
Mbi barin ngjyr' atllasi, qe heneza praronte,
si perendeshe lulesh nje vashe nuseronte.
Dhe, mu duk si tok' e zhveshur ne pragun e pranveres,
ndrit zhveshur gjoksi - qumesht i vashes symeshqerres.
Lekuren e mendafshte te puthurat e djalit
sa bukur ia stolisin asaj thelleze malit.
ndersa dy sy te embel me droje lart soditin
rrugen e Kashte s' Kumtrit me mijra shkendije;
dhe mu ne cep te syrit mavi c'i nxin nje vije.
Porsi nje dre i lodhur, djaloshi duke fjetur,
mbi preherin e vashes koken e mban mbeshtetur.
Hesht Mortja e kundron!
Dhe flak' e zemerimit nga kafka i iken, shkon.
Ngadal pyet vashen:
- Perse tamam si Eva qe i ndenji Zotit fshehur,
me fshihesh pas kacubes prej dashurise e dehur?
Me trupin e qnedisur, si diell me yj' e hene
qe mos t'ia shohe Vdekja, mbuluar kish capkene.
Si trime e paepur, me Vdekjen vasha flet:
-Dhe pak a nuk me pret?
Mos thirr mos ma trem, mos bej shamate,
te dashurin e zemres ma ruaj sa me gjate;
me tingullin e koses ngadale, mos ma zgjo!
Me fal qe s'mbajta fjalen, po ja qe njerez jemi.
Mendova: "Kurdohere ne Vdekjen pran' e kemi."
Me lere qe bandillin ta puth edhe nje here,
me te s'po ndjej te ngopur, as dhe ai me mua.
Shikoje sa i pashem, i bukur si pallua!
Veshtrome gji e faqe, si lulekuqe zjarri,
sa shenja lulezojne! Mi la bandill-beqari!
Dhe caze as nuk me pret?
Se s'eshte e gjate kjo jet'!

U skuq nga turpi Vdekja, buzen ne gaz e vuri:
- Vertet sikur me diellin te qenka puthur nuri.
Po koha nuk me pret: U plaka, jam e zene,
S'kam vetem ty, o vashe , nen toke per te shtene,
me mijera te tjere me mbeten per t'i marre,
me kete kose te mprehte si ty kam per t'i vrare,
Se Kohes me ndergjegje un' i sherbej pa ndalje...
He, pra, pse s'behesh gati? Per asnjeri s'ka falje!
Cdo cast qe me kalon, ne pune me pengon.

Po vashez e shkujdesur, havaz' e saj vazhdon:
- Kur trimi cupen puth, me dhele e perqafon,
as qiell ka, as toke, perreth asgje s'shikon.
Shpirti me fuqi, mbushet, qe s'eshte e ketushme,
drita qe digjet n'ate shpirt: sa drit' e mrekullueshme!
S'te tremb Zoti, as fati, as qielli lart mbi re,
me t'ligjte te prrallosesh, kur dashuron, s'ke nge.
Gezimi si femije vetvetes i gezohet,
me venten Dashuria fillon e permallohet.
Dhe Vdekja s'po ben ze. Kundron kjo hijerende
dhe vashez hirplote s'ia pret dot ate kenge.
Nga dielli me te bukur, s'ka gje ne kete bote,
nga zjarri i dashurise s'ka tjeter me te ngrohte


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.