Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 07 Dhjetor 2012 - 21:56:

Kerkoj lente te vjetra.

Edhe pse ketu te kjo skute e forumit nuk jam ndjere prej kohesh, kam pak vite qe po investoj ne artin e fotografise. Jo leke, thjesht kohe dhe pasion. Atualisht kam nje aparat Pentax K-x dhe kam zgjedhur qellimisht kete marke qe te kem mundesi te eksperimentoj me lente te vjetra. Pentax eshte nje nga kompanite qe nuk e ka ndryshuar llojin e montimit te lenteve qe prej viteve '60. Gjithsesi, per ti paraprire edhe lenteve para viteve '60, kam dhe nje pershtates Aktualisht shumicen e fotove i bej me nje Pentax-M SMC 50mm F1.7 e cila mbart mbi 30 vite mbi supe.

Nese ju gjendet ne ndonje sirtar, poshte ndonje divani apo te sunduku i gjyshit ndonje lente qe s'e perdorni, ma coni nje MP me foto apo te dhena teknike.

Nderkohe nga 1 Janari planifikoj te nis nje projekt te ri qe do te quhet "1 Ne Dite", ku ne blogun tim do te postohet 1 foto ne dite nga e perditshmja ime Linku gjendet KETU por aktualisht ka vetem disa foto te cilat i hodha per te mos e lene bosh

Flm paraprakisht forumista.


Postuar nga Fajtori datė 08 Dhjetor 2012 - 02:33:

Hajde foto... Kush i ka bere ato? E para nuk ma ha syri te jene me film se duken dixhital + te perpunuar (HDR). Se dyti, nqs i ke bere vete ngjan sikur ke shpirtin poetik te fotografit. Kjo eshte ndryshe nga njohurite teknike.


Postuar nga BIONDIA datė 08 Dhjetor 2012 - 09:06:

Shume bukur ato fotot Lord te lumshin duart ...ja po behemi fansa te blogut tat


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 08 Dhjetor 2012 - 14:44:

Fotot jane te miat, te gjitha jane dixhitale sepse dhe K-x im eshte DSLR. Disa jane HDR por kryesisht ku ka qiell dhe re, te tjerat jane normale.

Flm per komplimentet, kam shume per te shtuar ende. Viti i ardhshem do jete plot ngjyra


Postuar nga Fajtori datė 08 Dhjetor 2012 - 17:29:

Waw man, ajo foto e pleqve te ulur te bordura eshte spektakel. Ide casti e perkryer.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 08 Dhjetor 2012 - 17:55:

Ishin mbledhur per te protestuar kunder prishjes se piramides... Per mua ajo foto simbolizon Shqipet, te mbledhur por te percare, me shpinen ndaj njeri tjetrit, me rroba te bardha nga njera ane dhe me ngjyra nga ana tjeter...


Postuar nga Ana1 datė 08 Dhjetor 2012 - 23:35:

Urime!


Postuar nga Fajtori datė 09 Dhjetor 2012 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Ishin mbledhur per te protestuar kunder prishjes se piramides... Per mua ajo foto simbolizon Shqipet, te mbledhur por te percare, me shpinen ndaj njeri tjetrit, me rroba te bardha nga njera ane dhe me ngjyra nga ana tjeter...


S'pata ate ndjesi kur e pashe. Mu duk diku tek Tajvani ku ulen pleqte ne vere. Ai shteg pllakash qe tregon fotografia duket pa rendesi per ata qe jane ne fotografi, por njekohesisht ngjan sikur sjell historine personale te secilit, ne menyren si vishen, si rrine, si mbeshteten, ku i kane tulet, floket dhe duart, ashtu te rreshtuar natyrshem sikur t'ia kete kerkuar dikush. Percarje jo, s'pashe, majtas dhe djathtas ka njerez te ngjashem.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 09 Dhjetor 2012 - 14:20:

Me pelqen edhe kendveshtrimi yt.


Postuar nga BIONDIA datė 09 Dhjetor 2012 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Me pelqen edhe kendveshtrimi yt.


me leje ...lejohen kendveshtrime te tjera?


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 64 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.