Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Policet Greke Torturojne 2 Te Mitur Shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14011)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 23 Qershor 2007 - 22:41:

Grekėt, dhunė shtetėrore ndaj shqiptarėve


Arben Vata

Nė tė njėjtėn ditė kur mediat greke dhe mė pas ato shqiptare, dhe rrjedhimisht nė tė gjithė botėn, transmetuan videon skandaloze ku disa oficerė policie tė rajonit tė "Omonias" nė Greqi ushtronin dhunė ndaj dy emigrantėve minorenė dhe mė pas i detyronin ata qė tė rrihnin njėri-tjetrin (madje duke kėnaqur epshet e tyre shtazarake kundėr shqiptarėve edhe e regjistruan dhe e shpėrndanė kėtė video rrėqethėse nėpėrmjet celularit dhe internetit), qeveria e zotit Karamanlis vendosi pėrfundimisht qė emigrantėt shqiptarė nė Greqi tė vijnė detyrimisht nė Shqipėri pėr tė legalizuar lejet dhe dokumentet e tyre tė tjera tė qėndrimit atje nė ambasadėn apo konsullatat greke nė vendin tonė. Ndėrsa disa ditė mė parė, njė 18-vjeēar nga njė fshat i thellė i Beratit u plagos dhe pėr pak humbi jetėn, pasi ushtarėt grekė e qėlluan atė dhe disa bashkėmoshatarė tė tij ndėrsa po kalonin kufirin nė mėnyrė tė paligjshme nė afėrsi tė Janinės nė kėrkim tė njė pune dhe jete mė tė mirė. Nė pamundėsi pėr tė vrarė, dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, ose torturuar nė kolektiv qindra mijėra emigrantė shqiptarė nė Greqi (njė mėnyrė kjo qė do t‘ia ulte edhe mė vlerat e demokracisė kėtij vendi anėtar tė BE-sė, sidomos pas vrasjeve tė njohura nė rrugė, burgje apo kufi tė emigrantėve), detyrimi pėr tė sjellė kėtu ushtrinė e stėrmadhe tė emigrantėve shqiptarė edhe pse kjo ligjėrisht ėshtė e mbėshtetur nė konventa tė ndryshme evropiane, pėrbėn nė fakt dėnimin e radhės qė qeveritė greke, por edhe ato shqiptare, u bėjnė emigrantėve shqiptarė nė Greqi. Me kėtė vendim qė nuk dihet pėrse nuk u kundėrshtua ashpėr, apo nuk u negociua nga zyrtarėt e Ministrisė sonė tė Jashtme, pėr emigrantėt shqiptarė nė shtetin helen fillon tashmė njė epokė e re vuajtjesh dhe sfilitjesh, vajtje-ardhjesh, shpenzimi kohe, energjie dhe parash, kokėēarjesh me burokratėt e ambasadave dhe konsullatave greke nė Shqipėri. Tė cilėt ndoshta me tė drejtė do tė mund tė dyshojnė dhe kthejnė mbrapsht disa mijėra aplikime kur tė ndeshen me mungesėn e seriozitetit qė shfaqin pėr ta dokumentet e ofruara nga gjendjet civile shqiptare apo institucione tė tjera tė pushtetit lokal dhe atij qendror.

Por, nuk ėshtė ky problemi mė i madh me atė qė po ndodh me shqiptarėt nė Greqi. Tė mėsuar me sorollatjet e zvarritjet e administratės greke atje, me marrjen sistematikisht tė dokumenteve apo ripėrtėritjen e tyre, njė proces qė pėr fat tė keq u merr pėr vit kohė dhe para tė madhe, emigrantėt shqiptarė nė Greqi mė shumė se sa kjo besoj se janė tė shqetėsuar pėr njė klimė tė theksuar antishqiptare qė herė pas here merr karakter kolektiv dhe pėr mė tepėr kultivohet nga autoritete apo institucione tė rėndėsishme tė shtetit grek, me pėrjashtim tė medias. Gjithkush mund tė komentojė sipas orekseve grindjen e njė emigranti me pronarin e vet qė nuk i jep paratė apo e raporton nė polici pėr qėndrim ilegal, pasi punėn e tij e ka shfrytėzuar me muaj tė tėrė. Por nuk mund tė konsiderohet njė veprim spontan dhe sporadik dhunimi psikologjiko-fizik nė njė rajon policie nga njė grup oficerėsh. Apo kėngėt antishqiptare tė ushtarėve grekė si dhe "vetėvrasjet" enigmatike tė shqiptarėve nė burgjet greke, siē ishte pėr shembull ajo e njė tė riu me origjinė nga Pėrmeti, i akuzuar pėr vjedhjen e dy celularėve, dhe qė u gjet pa jetė e me shenja tė qarta dhune nė trup nė qelinė e tij nė njė komisariat policie. Pėr herė tė parė qeveria shqiptare nxori pėrpara kamerave njė zyrtar tė nivelit/////////// tė padenjė pėr reagime tė tilla, i cili shprehu keqardhjen e Tiranės pėr akte tė tilla dhe kėrkoi nga drejtėsia greke dėnimin e autorėve dhe pėrgjegjėsve tė kėsaj ngjarjeje. Sikurse edhe nė rastin e videos sė ushtarėve grekė, qė kėrkonin tė bėnin lidhėse kėpucėsh me zorrėt e shqiptarėve, ku pėr pasojė u morėn vetėm masa administrative ndaj protagonistėve dhe drejtuesve ushtarakė tė kėsaj ngjarjeje, edhe nė rastin e videos sė dhunės ndaj emigrantėve nė rajonin e policisė, largimet nga puna tė oficerėve nuk mund tė jenė aspak tė mjaftueshme.

Qeveria shqiptare nuk mund tė diktojė vendimet e drejtėsisė greke, por zyrtarė tė saj, avokati i popullit, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile etj., duhet tė kėrkojnė me ngulm dėnime maksimale ndaj kėtyre njerėzve. Tė cilėt nuk ėshtė ēudi qė si nė rastin e vrasjes sė emigrantit Gramoz Palushi, pas ndeshjes sė Kombėtares sonė me atė greke, tė cilėsohen tė sėmurė dhe tė pa pėrgjegjshėm nga drejtėsia greke, e cila nė njė masė tė madhe gjen kėtė rrugė shpėtimi pėr tė mos ndėshkuar qytetarė apo zyrtarė grekė qė dhunojnė sistematikisht qytetarėt shqiptarė, edhe pse tė natyralizuar prej gati 15 vjetėsh nė Greqi. Protesta e organizuar nga emigrantėt shqiptarė nė Greqi sigurisht qė do tė ishte mė domethėnėse nėse krahas diplomatėve tanė atje do tė shoqėrohej me njė pėrfaqėsim tė njė rangu tė caktuar edhe nga shoqėria civile, e cila nė rastin mė tė pakėt duhej tė solidarizohet nė njė formė tė ngjashme me protestėn e emigrantėve nė Athinė. Skena tė tilla, si djegia e flamurit grek nė disa qytete tė Shqipėrisė 3 muaj mė parė, nuk i shėrbejnė askujt dhe pėr kėtė arsye reagimi njerėzor i qytetarėve kėtu duhet menaxhuar nė mėnyrė tė tillė qė ne tė mos shfaqim tė njėjtėn urrejtje siē grekėt nuk pėrtojnė ta demonstrojnė publikisht dhe nė mėnyrė institucionale ndaj nesh. Por, pėr fat tė mirė ndryshe po ndodh kohėt e fundit nė mediat greke, tė cilat kėto ditė po mbajnė gjallė njė fushatė denoncuese ndaj akteve tė tilla qė tė lėnė tė kuptohet se kjo urrejtje ndaj shqiptarėve duhet tė marrė fund. Ndėrsa pėr fat tė keq, ndryshe ndodh me mediat shqiptare, tė cilat tė ngarkuara si zakonisht me politikat e "mėdha" tė ditės e kanė trajtuar kėtė fenomen shumė pėrciptazi, duke treguar nė rastin mė tė mirė pavėmendshmėri dhe nė rastin mė tė keq neglizhencė me dashje apo mosdashje ndaj kėtij akti tronditės pėr tė gjithė



www.gazeta-shqip.com/artikull/


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 79 80 81 82 83 84 85 86 87 [88] 89 90 91 92 93 94 95 96 97 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.