Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga lezhjani-82 datė 20 Mars 2009 - 20:23:

Kush ishte Skenderbeu ?

Ktu poshte eshte nje artikull qe e lexova tek shekulli dhe ben fjale per nje shkrim te nje gazete te njohur zvicerriane qe flet per origjinen e skenderbeut! Gjithashtu me gjere mbi polemikat nderkohera per prejardhejen dhe historin e e tij!

Poshte esht artikulli i marre nga Shekulli


Kush ishte Skenderbeu

Njė biografi e re nga pena e historianit zviceran tė Europės Juglindore, Oliver Jens Schmitt, i cili i bėn korrigjime figurės sė amplifikuar mitologjike tė heroit kombėtar shqiptar, shpėrtheu nė Shqipėri njė stuhi zemėrate. Megjithatė sa mė shumė qė e lexojnė njerėzit kėtė libėr, aq mė i shpeshtė ėshtė miratimi pėr tė.


Historiani qė merret me mesjetėn rrallė e tek mund tė hyjė nė skenėn e debatit publik. Bie fjala si biograf i njė sundimtari tė shekullit 15, pėr shembull i Karl Guximtarit tė Burgundisė, nuk ke si bėhesh objekt i njė fushate agresive.

Por krejt ndryshe ndodhi nė anėn juglindore tė Europės, sikurse e pėrjetoi historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Bazeliani, profesor i historisė sė Europės Juglindore nė universitetin e Vjenės, ėshtė njohės i sprovuar i historisė sė kėsaj pjese tė kontinentit.

Nė nėntor tė vitit tė kaluar u botua nė shqip biografia e tij pėr heroin kombėtar shqiptar Gjergj Kastriotin, tė njohur mė mirė si Skėnderbeu (1405-1468).

Njė mit kombėtar


Njė biografi kritike e Skėnderbeut ishte prej kohėsh dėshirė e shkencės. Ky fisnik arbėr, i cili nė oborrin e sulltanit osman e kishte ndėrruar fenė e tij nė islamike e pas kėsaj kishte bėrė karrierė tė shpejtė, mė 1443 ndėrroi kamp, u kthye nė krishterim dhe luftoi pėr njė ēerek shekulli kundėr osmanėve. Nė fund tė shekullit 19 lėvizja kombėtare shqiptare e ngriti atė nė mit nacional.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore kulti i Skėnderbeut mori nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės trajta gati monstruoze, duke hedhur rrėnjė thellė, falė arsimit tė pėrgjithshėm tė detyruar, nė ndėrgjegjen e popullsisė.

Aso kohe u kristalizua edhe njė imazh kanonik i Skėnderbeut. Lufta e Skėnderbeut u interpretua si njė luftė ēlirimtare kombėtare nėn udhėheqjen e njė prijėsi gjenial - ēka e stilizoi Skėnderbeun si pararendės tė Enver Hoxhės. Edhe nė treva tė tjera tė banuara nga shqiptarė, nė Kosovė e Maqedoni, u pėrhap gjithashtu kulti i Skėnderbeut.


Mbi njė sfond tė tillė tė njė nderimi thuajse fetar, njė paraqitje e ngritur mbi kritere shkencore veē mund tė provokonte. Menjėherė pas prezantimit tė librit nė fillim tė nėntorit shkrimtari Ismail Kadare, i cili e sheh veten si mendimtarin autoritativ tė Shqipėrisė, hapi fushatėn.

Nė ēmitologjizimin e Skėnderbeut ai shihte njė sulm kundėr idesė sė lirisė. Sipas tij njerėz perversė ishin mbledhur rreth njė pseudointelektuali pėr tė sulmuar nėpėrmjet paraqitjes negative tė Skėnderbeut atė figurė qė simbolizonte unitetin e Shqipėrisė me Europėn.


Kush i ka lexuar romanet e Kadaresė nuk mund tė habitet nga ky pozicionim. Tek e fundit me veprėn e tij ai ka kontribuar - ndėr tė tjera me romanin "Kėshtjella" - qė tė krijohet ai mit kombėtar, tė cilin tashmė po e sheh tė rrezikuar.

Nė debatin publik tė Shqipėrisė Kadareja ėshtė figura prijėse e kampit mbizotėrues nacional-proeuropian, pėr tė cilin miti i Skėnderbeut shėrben si dėshmi e identitetit europian tė shqiptarėve.

Nė gjurmėt e Kadaresė vazhduan edhe dy pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i shtetit Bamir Topi. Nė fillim tė dhjetorit Berisha shpalli se figura e Skėnderbeut do tė zėrė vend si simbol nė letėr-njoftimet e reja.

Nė festimin solemn tė 541-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, presidenti i vendit Bamir Topi foli pėr disa mendje skllevėrish qė kėrkonin tė ndryshonin rolin e Skėnderbeut nė historinė e Shqipėrisė dhe nė qytetėrimin europian.

Nė forumet mediatike dhe tė internetit libri u cilėsua si "pėrrallė" ose si "roman", mė sė shumti prej njerėzish tė cilėt, ashtu si Kadareja, librin e njihnin vetėm me tė dėgjuar. Dhe ngaqė pėrkthimin shqip e kishte financuar DEZA, gazeta bulevardeske "Sot" ambasadėn zvicerane e emėrtoi si "ambasadė horrash".


Ishin sidomos dy pika tė biografisė qė i kishin indinjuar kundėrshtarėt. Kėshtu Schmitti, i mbėshtetur mbi njė bazė solide dokumentare, e shihte hakmarrjen pėr vrasjen e t'et me urdhėr tė sulltanit si motivin e mirėfilltė qė Skėnderbeu ndėrroi kampe dhe i shpalli luftė atij. Ky motiv me kumbim arkaik me sa duket nuk mund tė kapėrdihej nga kundėrshtarėt e biografisė.

Sidoqoftė nė kėtė pikė dėgjoheshin edhe zėra tė tjerė, shumė mė tė dobėt, ata proislamė apo tė kampit islamist.

Ky kamp nuk ėshtė mė pak nacionalist, vetėm se nga kėndvėshtrimi i tij islamizimi e ka shpėtuar identitetin kombėtar tė shqiptarėve pėrballė kanosjes sė sllavizimit apo tė greqizimit. Kėshtu politikani islamist Abdi Baleta botoi nė gazetėn ultranacionaliste "Bota Sot" njė seri artikujsh nė mbrojtje tė librit. Pikėrisht gjakmarrja si motiv i Skėnderbeut dėshmonte, sipas Baletės, identitetin shqiptar.


Kombi i grabitur?

Pothuajse nė mėnyrė histerike u reagua ndaj pėrmendjes nė libėr tė emrit tė t'et tė Skėnderbeut - ashtu si dhe nė dokumentet e kohės - si Ivan, e jo si Gjon, ekuivalenti shqiptar. Nė kėtė mėnyrė po i grabitej kombit shqiptar jo vetėm babai, por edhe biri, duke u bėrė ky serb. Ky i ashtuquajtur "ēshqiptarizim" i babai tė Skėnderbeut ishte temė mbisunduese e forumeve nė internet.

Mirėpo Schmitti asgjėkund nuk e vė nė pikėpyetje shqiptarėsinė e Skėnderbeut dhe tė babait tė tij. Vetėm se ai e bėn tė qartė qė Skėnderbeu dhe familja e tij jetonin nė njė rajon dhe njė mjedis personal tė pėrzier etnikisht. E ėma e Skėnderbeut ishte sllave.

Po kėshtu revoltohen kundėrshtarėt e biografisė nga fakti qė ky mjedis ishte i krishterė-ortodoks (vetėm kur u kthye nga Islami nė krishterim Skėnderbeu iu drejtua katolicizmit), pasi pėr ta anti-europian ėshtė jo vetėm Islami por edhe ortodoksia. Veē kėsaj ata qė shihen si armiq tė kombit shqiptar, fqinjėt serbė dhe grekė, identifikohen me ortodoksinė.


Megjithatė sa mė shumė qė zgjaste konflikti, aq mė shpesh dėgjoheshin vlerėsimet pozitive pėr librin - edhe veē prej faktit se ndėrkohė ai ishte lexuar.

Dy pėrfaqėsues tė kampit tė shoqėrisė civile, tė dobėt deri tani si nė tė gjitha vendet e Europės Juglindore, Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja, tė dy prej kohėsh kritikė tė ashpėr tė Kadaresė, nė tė vėrtetė e kishin ngritur zėrin qysh herėt dhe qartazi.

Klosi, studiues i letėrsisė dhe publicist, qė kishte qenė edhe pėrkthyesi i librit, kėrkoi nė krye tė debatit qė tė ndėrroheshin librat e shkollės me pėrmbajtje nacionaliste.

Lubonja, pėr vite tė shumta nėn diktaturė i burgosur politik dhe njė nga intelektualėt mė tė ndriēuar e mė me profil tė vendit, kujtoi se ishte trashėgimia komuniste ajo qė nxirrte krye nė kėtė debat. Nė qoftė se kėrkohej mbėrritja nė njė shoqėri demokratike dhe pluraliste, atėherė duheshin kapėrcyer mitet nacionaliste.

Jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė vende tė tjera tė rajonit pėrpjekjet pėr t'u marrė me mitet nacionale nė mėnyrė kritike, kanė shkaktuar reagime tė ashpra mbrojtėse, sikurse ka ndodhur kohėt e fundit nė Greqi dhe nė Bullgari. Nė kėto kundėrvėnie ithtarėt e status quo-sė kanė treguar njohje tė cekėt dhe emoncionalizėm agresiv, i cili shkon deri nė kėrcėnime personale.

Veē kėsaj ėshtė kėrkuar gjithmonė nė prapaskenė njė komplot i drejtuar nga tė huajt - natyrisht identiteti i komplotistėve ndryshon sipas vendit. Nė rastin e biografisė sė Skėnderbeut u tha se ajo ėshtė financuar nga serbėt dhe nga lobi grek.

Skėnderbeut i vihet njė rėndėsi e madhe pėr identitetin e shqiptarėve si simbol kombėtar, edhe pas fundit tė komunizmit, edhe nė orientimin e ri politik. Por shdėrrimi i vendit ka mbetur nė gjysmė tė rrugės, siē e tregon dobėsia e shoqėrisė civile.

Shteti dhe qarqet drejtuese vazhdojnė tė pretendojnė sovranitetin mbi interpretimin e sė shkuarės. E pra ka pėr tė zgjatur ende shumė kohė derisa tė mos luaj mė ndonjė rol, nė pikėpamje tė reagimeve, nėse botohet njė biografi e Karl Guximtarit apo e Skėnderbeut.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 20 Mars 2009 - 20:39:

Kėshtu ndodh kur njerėz tė tillė lejohen tė dėrdėllisin! Nuk ka as mė tė voglin rrezik qė figura e Gjergj Kastriotit tė njolloset nga Schmitt e tė tjerė qė i rrinė nga pas!
Schmitt ėshtė njė ndėr tė pafundmit qė kanė shkruar mbi Skėnderbeun, nuk kuptoj rėndėsinė qė i jepet atij...


Postuar nga shelgu datė 20 Mars 2009 - 20:44:

Sigurisht qe nuk ka se si te mos hapen tema te tilla. Shekulli qe po jetojme nuk eshte shekulli i "Rambove" dhe i Ainshajneve. ne kete shekull filluan te goditen pjeset e dobta te njeriut. Erdhi koha, nuk ke se c'ben.

Nuk eshte e rastesishme qe dikush boton nje liber qe e nxjerr Krishtin me dashnore. Po ashtu nuk eshte e rastesishme qe martohet burri me burre dhe ka te drejte te kete edhe femije.

Keshtu edhe ky liber, pa hyre ne analiza te tij, godet "simbolin". Lufta kunder simboleve eshte lufta e shekullit.

Ne e dime mire si ka ndodhur qe Gjergji u ndodh ne Stamboll dhe ne cilen moshe. E dime edhe se si iu ndrrua emri. Po ashtu, nuk eshte aspak per t'u cuditur qe ai te kete bere edhe ndonje prapesi neper fushatat nga ka qene. Nuk ka aspak cudi qe te kete ndonje trashegimtar te paligjshem andej nga vendet e lindjes. Si thoni ju e rruante mjekren Gjergji apo e kishte te pakrehur?

Keto jane cmitizimet.

Nga ana tjeter, duhet kuptuar qe ai ishte nje princ i vertete qe donte te mbronte pronat e tij. Sigurisht qe nuk e kishte ndonej ndjenje kombetare te kristalizuar, por e dinte mire qe pushtuesi duhet luftuar pa asnje kompromis.

Sepse ky pushtues te merr tokat (atdheun)

Te ndrron fene (ideja)

Te perdhunon familjen (nderi)

Pra te beka ca gjera te liga. Atehere duhet luftuar. Kush tha qe Gjergji ishte shqiptar, patriot, socialist, komunar...etj? Ai ishte nje feudal i kohes dhe si feudal kishte nevoje per bujkrober, dhe aleate. Pikerisht kete beri edhe ai, pra ai reagoi me te gjithe mencurine qe i mesonte kasta se ciles i perkiste. Mblodhi princat rreth vetes dhe luftoi pushtuesin otoman.


Postuar nga Piktor datė 21 Mars 2009 - 08:45:

Pershendetje.

Nuk e kam lexuar librin e Shmitit por nga ajo qe lexova ne artikullin e gazetes Shekulli te sjelle nga Lezhjani kuptohet lehte se libri nuk paska qellim tjeter vetem se te na denigroje ashtu sikurse kane bere me shekuj te huajt. Qe lufta per liri e popullit shqiptar kundra turqve nuk ishte gje tjeter vetem se lufte hakmarrese ndaj vdekjes se babait te Skenderbeut.
E kam thene dhe diku tjeter se perderisa mungon nje enciklopedi e qarte e historise kombetare ererat do te fryjne nga te gjitha anet dhe do te sjellin lloje te ndryshme "parfumesh".
Nga po ky artikull meson se Skenderbeu ishte nje mit i krijuar artificialisht.
Po kush e ngriti kete mit?!!!
Enver Hoxha!!!
Me pas ja perforcuan mitin Topi e Berisha.

Ka nje gje qe nuk mund te bejne shmitet e kushdo tjeter pavarsisht mitit.
Ne mesjete ishte dikush (shqiptar) qe mblodhi rreth vetes me mijra shqiptar dhe ja theu hundet perandorise me te madhe te kohes.
Kjo nuk eshte pak te arrish ti besh ne nje mendje shqiptaret sipas pershkrimit qe i ben njohesi shmitt. Kjo eshte pertej mitit.

Ajo lidhja vertikale qe i ben njohesi pushtimit te turqise me sllavizimin e vendit eshte fallse dhe nuk ka te beje fare me Skenderbeun. Thjesht sepse Skenderbeu eshte i mevonshem dhe thuajse te gjitha qytet ishin sllavezuar tashme dhe siē e kam theksuar edhe ne nje vend tjeter pushtimi turk ndonese nje pushtim i solli edhe nje te mire popullit shqiptar ate te ēlirimit nga sllavet qe do te kishte qene me fatale.

Dihet ne ate kohe se lidhjet e krushqise beheshin per te bere aleanca per te krijuar nje sistem me te sigurte kjo jo vetem ne ballkan por edhe ne europe.
Keshtu eshte kur duan te na e bejen historine te tjeret qe ja fusin sipas oreksit te tyre.


Postuar nga kurt datė 21 Mars 2009 - 10:55:

po ky schmit degjenrata eshte nje faggot evropian qe ka stdiuar me shume shkrimet e historjanve serb/sllavik dhe me ato eshte bazuar, diku online ose ne ballkanweb diku ka kohe qe e kam lexuar ket artikull ku nje djalosh i ri shqiptar i ben argumenta shume te vlefshme chapter per chapter dhe e qet jashte vleres gjithe librin e ktij evreopian faggot shit-schmit...

me lodhin kto loj prpogantash te degjeneruarea qe bejn serbt dhe grekt per shekuj e shekuj me rradhe...

ne youtube jam share shume me serb dhe grek, dhe ne fund i thosha qe qe ju greket jeni si ato gocat qe mbanin ditare kurse ne ilyrians jemi treguar pak dembela qe te shkruajme historine tone... kemi qene bussy fithing to survive ndersa ju greek faggots fantazonit dhe shkruanit per luftetaret ilyrian qe tani e mohoni qe ishin shqiptar dhe i quani grek, gjithe bota i bleu kta bullshite nga ju faggots...

pfffffff, rraca me e keqe ne bote...


Postuar nga IQVLORA datė 21 Mars 2009 - 19:06:

A Klosi eshte nje renegat

Ne mos gaboj nga mesi i shkurtit u zhvillua nje debat ne TVKlan aty nga fundi i shkurtit,ku ishin te ftuar pervec Klosit edhe F Lubonja,Zheji dhe dikush tjeter jo shume i njohur por me dijeni te mira mbi historine dhe te kaluaren e shqiptarve.E kisha degjuar edhe me pare qe Klosi i madh kish perkthyer nga gjermanishtja librin e njefare austriaku i cili e baltoste figuren e madhe te heroit tone kombetar.Isha shume i zemeruar me Klosin,por Lobonja dhe ne menyre te vecante Zheji e shigjetuan keq kete intelektual pizeveng;gje qe mu duk sikur isha vete atje.Nuk e kuptoje miqte e mij se si nje intelektual shqiptar ndihmon ne perbaltjen e figures se nje Shqiptari te madh si Skenderbeu!Greket dhe serbet pa pike turpi na kane vjedhur historine,na kane vjedhur heronjte ,kane tjetersuar e pervetesuar bemat e te pareve tane,sepse ne kemi qene te paditur,Po tani intelektualet tane u vijne ne ndihme me perkthime te tilla.Djali im i vogli dhe femije te tjere si ai dhe te tjere qe do te lindin,kur te lexojne libra te tille do ti marrin per te verteta ato qe ka thene nje fare shmidi e perkthyer nga Klosi i Bilbil Klosit.Edhe sikur te ishin te verteta,jo qe nuk jane,historianet tane dhe inteligjenca duhet ta shperfillnin e sulmonin me zjarr te perqendruar historianin austriak e jo ta shqiperonin librin e tij,
Klosi eshte nje renegat.


Postuar nga shelgu datė 22 Mars 2009 - 14:57:

Greket dhe serbet, (populli), as nuk e njohin fare se kush ka qene Gjergji. Kam biseduar me te dy palet dhe nuk e kishin mesuar ne histori neper shkollat e tyre. Ndoshta ne nivelet akademike te te dy paleve fabrikohen historisa qe ngrihen mbi falcitete.

Sidoqofte, sot ka internet dhe nuk eshte e veshtire qe t'i vesh me shpatulla per muri keta dy popuj, ne lidhje me Gjergj Kastriotin dhe luften e tij kunder otomanise.

Por une e shikoj si dicka normale qe ne Ballkan te kete te tilla deshira invencioniste.

Ballkani sot, nuk vuan aq nga ndarja religioze, sa nga ndarja nacionaliste dhe per pasoje cdo komb mundohet te rrembeje, dhe fabrikoje historira me mbret.

Serbet, nuk mund te ngaterrohen me greket ne kete aspekt. Te dy keto kombe kane histori krejt te ndryshme nga njeri tjetri, kushte historike krejt te vecanta dhe deshira qe nuk perputhen me njera tjetren.

Sikur serbet dhe greket te kishin nje kufi te perbashket, do te kishin pasur lufte te panderprere midis tyre, sepse greket vuajne akoma nga fantazmat e lashtesise dhe serbet kane paturpesine te festojne me fanfare edhe deshtimet e tyre. Ndersa greket mendojne se historia i ka ndeshkuar, sepse ju ka coptuar perandorine e antikitetit, serbet as qe e vrasin mendjen ne kete drejtim. Perkundrazi ata mendojne se ju takon i gjithe Ballkani.

Sidoqofte, ajo qe di une eshte qe te pakten serbet dhe greket ne menyre te vetedijshme, jane perpjekur te fshehin nje hero te nje kombi fqinj.

Perkundrazi, edhe pse E Hoxha, ka qene nje falsifikator i vertete, Ne kemi mesuar shume mire per Janosh Huniadin, packa se ishte disa kufij shteterore larg.

Edukimi i popullit ne Greqi dhe Serbi, apo ishJugosllavi, ka qene shume me teper i fabrikuar se sa ne Shqiperi.


Postuar nga CYBORG datė 23 Mars 2009 - 13:54:

Meqe ka te beje me temen po sjell ketu nje artikull te shkruar nga Artan Lame ne Gazeta Shqip para ca muajsh .mua me eshte dukur shume interesant ne ato qe thote .


Shqipni tavolinash

Artan Lame

Si u nxeh mirė debati pėr Skėnderbenė, i dhashė karar tė ulem edhe unė e tė shkruaj pėr kėtė punė. Siē e do zakoni i tyre, shqiptarėt e kthyen edhe kėtė diskutim shkencor nė luftė llogoresh, ku nė njėrėn duhet tė futen me domosdo ata qė e dashkan Skėnderbenė dhe mė tjatrėn ata qė sipas atyre tė llogores sė parė, duan t‘i bėjnė varrė.

Mirėpo Perėndia deshi tė m‘i sillte mėntė nė vėnt, pėrpara se tė futesha edhe unė nė njėrėn pe kėtyre dy istikamėve. Pėr kėtė mė kėndoi nė vesh e mė tha: Artan be, para se tė shkruash e tė bėsh teorira me Skėnder be, hidhu njė sy nė internet forumeve ku po diskutohen kėto punė. Ja ndoqa kėshillėn, po ē‘mė panė sytė atje s‘tregohet me tė treguar. Njerėz qė shanin njėri-tjatrin me rrėnjė e degė, i shitur, spiun, horr, maskara, qelbanik, pa atdhe, serboviē, UDB-ist, e ē‘t‘u them tjetėr. Ata qė e kishin futur veten nė llogoren e Skėnderbeut, u lėshoheshin me kėto fjalė ca tė tjerėve, qė jo se ishin futur vetė, po i kishin shtyrė me zor nė llogoren tjetėr, qė u ishte caktuar spiunėve tė UDB-sė.

Meqė vetė nuk dua as tė futem nė llogoren e tė parėve, se nuk jam mėsuar t‘i them kujt horr e spiun, e as nė llogoren tjetėr, ku tė degdisin pa njė pa dy si antikombėtar, njė herė thashė tė rri e tė flas sė jashtmi. Mirėpo si nė ēdo luftė, po ndėnje jashtė llogores tė ha plumbi nga tė dy krahėt, ndaj ua dhashė kėmbėve me sa munda, tė iki sa mė larg nga kjo tollovi dhe, do kisha shpėtuar vėrtet, sikur nė tė ikur e sipėr, tė mos dėgjoja mes tė shtėnave intelektuale t‘i thonin tė 99-at edhe Lubonjės. Aty i mbajta kėmbėt. Zor tė gjeni dy shqiptarė qė tė jenė zėnė e kenė bėrė llafe mes tyre, sa unė me Lubonjėn, por kjo nuk m‘u duk arsye e mjaftė qė, njė njeriu qė, si pak tė tjerė ka bėrė burk pėr fjalėn e lirė nė kohėn e fjalės sė burgosur, sot nė epokėn e fjalės sė lirė t‘i thonė tė mbyllė gojėn.

Kuptova atėherė se tė gjithė po ia fusim kot, edhe ata qė thėrresin me bejte pėr Skėnderbenė, edhe ata qė duan tė bėjnė shkencė pėr Skėnderbenė. Historia ėshtė shkencė dhe, si tė gjitha shkencat e zanatet e tjera, ka njė ēantė me vegla, e prapė bishti mbetet jashtė. Mirėpo ē‘po bėjmė ne? Ne me kėtė debat, po shkruajmė shkencėn e historisė popullore. Ashtu siē munt tė shkruajmė edhe shkencėn e kimisė popullore apo tė fizikės bėrthamore popullore. Si tė gjitha shkencat, edhe shkencė e historisė do studionjėsit e saj, do analizat e saj, do revistat e specializuara ku debatohen tezat e saja, do para pėr t‘ja financuar studimet, do e ē‘nuk do. Ndėrsa ne thjesht e kthejmė nė muhabet gazetash dhe diskutimesh popullore. Imagjinoni Ajnshtajnin qė diskuton nėpėr gazeta teorinė e relativitetit dhe pėrpiqet t‘i mbushė mėndjen klasės punėtore dhe fshatarėsisė punonjėse pėr drejtėsinė e teorisė sė tij. Po Ajnshtajni ish-burrė me mėnt dhe rronte nė njė vėnt tė mėnēurish, ku secili bėnte punėn e tija. Ndėrsa ne, le qė nuk nxjerrim dot Ajnshtajnė, por edhe kur njė i tillė na qaset, Shmiti nė kėtė rast, i vėmė drunė dhe i tregojmė se si ėshtė e vėrteta pa u lodhur.

Tjatėr gjė qė vura re, ėshtė se mė ēdo 100 vetė qė flasin pėr kėtė punė, 99 syresh e vetmja gjė qė kanė lexuar pėr Skėnderbenė ėshtė libri i leximit tė klasės VIII, ndėrsa mė ēdo 100 vetė qė shkruajnė e shajnė Shmitin, ‘90 as qė e kanė vrarė mendjen ta lexojnė. Mua vetė m‘u deshėn tė paktėn tri javė ta lexoj e ta pėrtyp, tė konsultohem me burimet e mia dhe me ato qė pėrmend ai dhe pastaj tė marrė guximin tė jap ndonjė gjykim.

Tė vjetrit, qė kanė hequr picirėn nė jetė, na kanė lėnė njė llaf: "Njohuritė gjysmake janė mė tė rrezikshmet", thoshin ata. Se ai qė s‘di fare s‘hap gojė, ai qė i di tė gjitha thotė gjėra tė menēura, ndėrsa ai qė di njė kėtu e njė atje, flet marrėzira dhe merr nė qafė dynjanė. Shmiti, qė i jemi lėshuar nė kurriz, di mbi njė dyzinė gjuhė tė gjalla e tė vdekura, flet njė shqipe tė pastėr qė shumė nga ata qė e shajnė nuk e flasin dot, pa ka edhe nja dhjetė vjet qė rrėmon nėpėr arkiva qė kėta as e dinė ku bien. Pasi ka shtruar kėtė bazė, ėshtė ulur e ka shkruar njė libėr tri gisht tė trashė pėr Skėnderbenė tonė. Meqė nuk mė rezulton ndonjė shqiptar tjetėr qė t‘i hyjė kėtij gajreti, mė tė shumtit e atyre qė flasin, bėjnė thjesht atė qė gjithmonė bėjnė shqiptarėt, i hyjnė detit mė kėmbė dhe pastaj, kur mbyten, ia vėnė fajin detit.

Ėshtė fat pėr njė vend tė vogėl tė ketė studionjės qė t‘ia dedikojnė jetėn siē bėn Shmiti, ėshtė fat pėr ēdo vėnd tė ketė mejtonjės qė shkojnė kundėr rrymės si Lubonja apo Klosi, dhe pėrgjigjja jonė nuk ėshtė qė t‘u bėjmė vėnd po nxitojmė t‘u themi mbyllni gojėn. Nė situatėn mjerane nė tė cilėn gjendet sot shkenca shqiptare nė pėrgjithėsi dhe, shkencat albanologjike nė veēanti, e shoh si dhuratė tė Perėndisė daljen e njė gjermani tė ftohtė qė bie nė dashuri me kombin tonė dhe qė i kushton atij jetėn dhe studimet e veta. Natyrisht pastaj qė ne, si shqiptarė tė vėrtetė, nuk mund tė reagojmė ndryshe, pėrveēse duke e treguar me gisht e duke ia nxirė jetėn me sa kemi nė dorė.

Po tė ish veē pėr tė qarė, do kisha lojtur nga mėntė, por ka edhe momente kur mė vjen tė qesh. Njė nga argumentet qė tė lėshojnė nė kurris dhe u duket bllokonjės ėshtė ky: "Pa guxo t‘u prekėsh Vashingtonin amerikanėve, Robin Hudin englezėve, apo Vilhelm Telin zvicerianėve, ē‘do tė tė bėjnė!". E ēdo tė tė bėjnė, u them juve se me tė marrėt kam frikė tė shpjegohem, hiēmosgjė.

Shkenca moderne, pa i lėvizur nga vėndi kėto figura, ka vazhduar tė bėjė punėn e saj dhe sot, ēdo amerikan me shkollė e di qė Vashingtoni ishte thjesht njė latifondist, i cili prekej nga sistemi i taksave qė donin tė vinin anglezėt dhe pėr kėtė u ngrit kundėr tyre. Kam dėgjuar njė studionjės amerikan qė gjakftohtė shprehej se Vashingtoni pati fat qė fitoi, se po tė kishte humbur, ai do tė ishte harruar nė histori si njė prej mijėra rebelėve qė nė shekuj janė ngritur kundėr Kurorės Angleze dhe, kur janė kapur janė varur. Mirėpo kjo nuk e ndalon as Amerikėn, as botėn e as mua ta nderojmė kėtė figurė, pa ju hequr dru historianėve.

Shkenca moderne e ka thėnė fjalėn e saj pėr Robin Hudin dhe zotin e tij, Rikard Zemėrluanin, qė ishte thjesht njė dorėshpuar qė varfėroi gjithė Anglinė duke shkuar vite tė tėra poshtė e pėrpjetė Evropės dhe Tokės sė Shenjtė. Mirėpo, kjo nuk i ndalon englezėt tė vazhdojnė tė bėjnė libra e filma me Robin Hud, duke i lėnė sidoqoftė historianėt tė bėjnė saktė punėn e tyre.

Sa pėr Vilhelm Telin, puna ėshtė ca mė e thjeshtė. Shkenca moderne ka vėrtetuar qė ai nuk ėshtė figurė reale, por legjendė e cila nė periudhėn e romanticizmės mori veshje reale. Por kjo nuk i pengon zviceranėt qė dėshirėn e tyre pėr liri t‘ia veshin njė figure legjendare, pa varur pėr gjuhe ama shkencėtarėt qė bėjnė punėn e tyre.

Kėshtu qė vendosa tė mos hyj nė diskutimin mbarėpopullor tė historianėve popullorė pėr heroin popullor. Por ky vendim nuk mė heq dėshirėn tė shpall njė dashuri rė rindezur. Deri para se tė lexoja Shmitin, megjithėse kisha lexuar gati ēdo gjė tė shkruar pėr Skėnderbenė, e trajtoja atė paksa si njė krijesė tė largėt, joreale, si njė statujė mitike mbi gur. Shmiti ma zbriti nga shkėmbi, i shkriu bronxin qė e kish ngrirė, ma bėri njeri prej vėrteti, me halle e sherre, tė mira e tė liga. Bėri qė tė shihja e jetoja ēdo ditė tė heroit, tė mė dukesh se kalėroja krah tij orė pas ore gėrxheve tė Dibrės, tė mė fanepsej si i gjallė plaku mjekėrbardhė tek psherėtinte i lodhur herė nė kep tė Rodonit e herė pyjeve tė Matit. Falė gjermanit Shmit, sot unė them me bindje: "Unė e dua Skėnderbenė".


Postuar nga Piktor datė 23 Mars 2009 - 20:29:

Po ore edhe kjo kuptohet lehte qe shqiptari shqiptarin se merr vesh dhe te huajin e kupton mire, jo per gje por se i flet me nje gjuhe tjeter.
Mire thote ajo shprehja shqip po flasim e vesh spo merremi.
librin nuk e kam lexuar shkrimi qe lexova te Shekulli jepnin nje pershtypje tjeter me ate qe shkruan tek Shqip Artan Lame.


Postuar nga kurt datė 23 Mars 2009 - 20:37:

Cyborg shume interresant ky artikulli dhe nuk kam cfar t'i shtoj se emri i vet autorit thothe ghithcka, LAME. he is lame.

nuk eshte nevoja per nje historian si schmit te sjell figuren e skenderbeout poshte dhe ta beje njeri. fakti qe ishte njeri u ngrit aq lart, nga fakti qe ishte si te gjithe njerzit e tjere por me zemer te madhe...
nga fakti qe krahasojme veten tone si njerz kur panic and enxiety atacks ne merr frymen kur gjerat me te vogla na ndodhin ne jete, dhe imagjinojm skenderbeun njeri si ne, me shpat ne dore duke luftuar kunder superfuqise me te madhe te asaj kohe, njekohesisht qe e dime qe ishte njeri, qe pas cdo betejes e kuptojm se edhe ai donte te hante te pushonte te flinte gjume and even take e dump somwhere in the cuntryside, nuk eshte nevoja e nje shcmiti historian intelektual te na hapi syte dhe te na tregoje se ishte njeri, pikerisht kjo eshte mahnia me e madhe kur imagjonojm skenderbeun, se ishte njeri.

duhet te ndjehemi krenar qe nje gjerman apo evropian dashuron vendin tone dhe flet gjuhen tone me mire se une e shume te tjere??!!
ne ket rast nuk ndjehem krenar aspak, se jemi nje popull shume i vogel me nje histori shume te lashte, por dale ngadale evropa na ka mohuar gjithcka, tani edhe nje figure te shquar nje karakter te paster, nje luftetar te vertet qe ka lind vendi yne, edhe kte po mundohen ta karakterizojn si nje cub miredite apo si njeri qe ushtria e tij ishte pe perbere prej cobanesh etj etj.
nuk eshte nevoja te kaloj 10 vjet duke lexuar libra historianesh me bullshite te mbroj my hero skenderbeg.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.