Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga lezhjani-82 datė 20 Mars 2009 - 20:23:

Kush ishte Skenderbeu ?

Ktu poshte eshte nje artikull qe e lexova tek shekulli dhe ben fjale per nje shkrim te nje gazete te njohur zvicerriane qe flet per origjinen e skenderbeut! Gjithashtu me gjere mbi polemikat nderkohera per prejardhejen dhe historin e e tij!

Poshte esht artikulli i marre nga Shekulli


Kush ishte Skenderbeu

Njė biografi e re nga pena e historianit zviceran tė Europės Juglindore, Oliver Jens Schmitt, i cili i bėn korrigjime figurės sė amplifikuar mitologjike tė heroit kombėtar shqiptar, shpėrtheu nė Shqipėri njė stuhi zemėrate. Megjithatė sa mė shumė qė e lexojnė njerėzit kėtė libėr, aq mė i shpeshtė ėshtė miratimi pėr tė.


Historiani qė merret me mesjetėn rrallė e tek mund tė hyjė nė skenėn e debatit publik. Bie fjala si biograf i njė sundimtari tė shekullit 15, pėr shembull i Karl Guximtarit tė Burgundisė, nuk ke si bėhesh objekt i njė fushate agresive.

Por krejt ndryshe ndodhi nė anėn juglindore tė Europės, sikurse e pėrjetoi historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Bazeliani, profesor i historisė sė Europės Juglindore nė universitetin e Vjenės, ėshtė njohės i sprovuar i historisė sė kėsaj pjese tė kontinentit.

Nė nėntor tė vitit tė kaluar u botua nė shqip biografia e tij pėr heroin kombėtar shqiptar Gjergj Kastriotin, tė njohur mė mirė si Skėnderbeu (1405-1468).

Njė mit kombėtar


Njė biografi kritike e Skėnderbeut ishte prej kohėsh dėshirė e shkencės. Ky fisnik arbėr, i cili nė oborrin e sulltanit osman e kishte ndėrruar fenė e tij nė islamike e pas kėsaj kishte bėrė karrierė tė shpejtė, mė 1443 ndėrroi kamp, u kthye nė krishterim dhe luftoi pėr njė ēerek shekulli kundėr osmanėve. Nė fund tė shekullit 19 lėvizja kombėtare shqiptare e ngriti atė nė mit nacional.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore kulti i Skėnderbeut mori nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės trajta gati monstruoze, duke hedhur rrėnjė thellė, falė arsimit tė pėrgjithshėm tė detyruar, nė ndėrgjegjen e popullsisė.

Aso kohe u kristalizua edhe njė imazh kanonik i Skėnderbeut. Lufta e Skėnderbeut u interpretua si njė luftė ēlirimtare kombėtare nėn udhėheqjen e njė prijėsi gjenial - ēka e stilizoi Skėnderbeun si pararendės tė Enver Hoxhės. Edhe nė treva tė tjera tė banuara nga shqiptarė, nė Kosovė e Maqedoni, u pėrhap gjithashtu kulti i Skėnderbeut.


Mbi njė sfond tė tillė tė njė nderimi thuajse fetar, njė paraqitje e ngritur mbi kritere shkencore veē mund tė provokonte. Menjėherė pas prezantimit tė librit nė fillim tė nėntorit shkrimtari Ismail Kadare, i cili e sheh veten si mendimtarin autoritativ tė Shqipėrisė, hapi fushatėn.

Nė ēmitologjizimin e Skėnderbeut ai shihte njė sulm kundėr idesė sė lirisė. Sipas tij njerėz perversė ishin mbledhur rreth njė pseudointelektuali pėr tė sulmuar nėpėrmjet paraqitjes negative tė Skėnderbeut atė figurė qė simbolizonte unitetin e Shqipėrisė me Europėn.


Kush i ka lexuar romanet e Kadaresė nuk mund tė habitet nga ky pozicionim. Tek e fundit me veprėn e tij ai ka kontribuar - ndėr tė tjera me romanin "Kėshtjella" - qė tė krijohet ai mit kombėtar, tė cilin tashmė po e sheh tė rrezikuar.

Nė debatin publik tė Shqipėrisė Kadareja ėshtė figura prijėse e kampit mbizotėrues nacional-proeuropian, pėr tė cilin miti i Skėnderbeut shėrben si dėshmi e identitetit europian tė shqiptarėve.

Nė gjurmėt e Kadaresė vazhduan edhe dy pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe presidenti i shtetit Bamir Topi. Nė fillim tė dhjetorit Berisha shpalli se figura e Skėnderbeut do tė zėrė vend si simbol nė letėr-njoftimet e reja.

Nė festimin solemn tė 541-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, presidenti i vendit Bamir Topi foli pėr disa mendje skllevėrish qė kėrkonin tė ndryshonin rolin e Skėnderbeut nė historinė e Shqipėrisė dhe nė qytetėrimin europian.

Nė forumet mediatike dhe tė internetit libri u cilėsua si "pėrrallė" ose si "roman", mė sė shumti prej njerėzish tė cilėt, ashtu si Kadareja, librin e njihnin vetėm me tė dėgjuar. Dhe ngaqė pėrkthimin shqip e kishte financuar DEZA, gazeta bulevardeske "Sot" ambasadėn zvicerane e emėrtoi si "ambasadė horrash".


Ishin sidomos dy pika tė biografisė qė i kishin indinjuar kundėrshtarėt. Kėshtu Schmitti, i mbėshtetur mbi njė bazė solide dokumentare, e shihte hakmarrjen pėr vrasjen e t'et me urdhėr tė sulltanit si motivin e mirėfilltė qė Skėnderbeu ndėrroi kampe dhe i shpalli luftė atij. Ky motiv me kumbim arkaik me sa duket nuk mund tė kapėrdihej nga kundėrshtarėt e biografisė.

Sidoqoftė nė kėtė pikė dėgjoheshin edhe zėra tė tjerė, shumė mė tė dobėt, ata proislamė apo tė kampit islamist.

Ky kamp nuk ėshtė mė pak nacionalist, vetėm se nga kėndvėshtrimi i tij islamizimi e ka shpėtuar identitetin kombėtar tė shqiptarėve pėrballė kanosjes sė sllavizimit apo tė greqizimit. Kėshtu politikani islamist Abdi Baleta botoi nė gazetėn ultranacionaliste "Bota Sot" njė seri artikujsh nė mbrojtje tė librit. Pikėrisht gjakmarrja si motiv i Skėnderbeut dėshmonte, sipas Baletės, identitetin shqiptar.


Kombi i grabitur?

Pothuajse nė mėnyrė histerike u reagua ndaj pėrmendjes nė libėr tė emrit tė t'et tė Skėnderbeut - ashtu si dhe nė dokumentet e kohės - si Ivan, e jo si Gjon, ekuivalenti shqiptar. Nė kėtė mėnyrė po i grabitej kombit shqiptar jo vetėm babai, por edhe biri, duke u bėrė ky serb. Ky i ashtuquajtur "ēshqiptarizim" i babai tė Skėnderbeut ishte temė mbisunduese e forumeve nė internet.

Mirėpo Schmitti asgjėkund nuk e vė nė pikėpyetje shqiptarėsinė e Skėnderbeut dhe tė babait tė tij. Vetėm se ai e bėn tė qartė qė Skėnderbeu dhe familja e tij jetonin nė njė rajon dhe njė mjedis personal tė pėrzier etnikisht. E ėma e Skėnderbeut ishte sllave.

Po kėshtu revoltohen kundėrshtarėt e biografisė nga fakti qė ky mjedis ishte i krishterė-ortodoks (vetėm kur u kthye nga Islami nė krishterim Skėnderbeu iu drejtua katolicizmit), pasi pėr ta anti-europian ėshtė jo vetėm Islami por edhe ortodoksia. Veē kėsaj ata qė shihen si armiq tė kombit shqiptar, fqinjėt serbė dhe grekė, identifikohen me ortodoksinė.


Megjithatė sa mė shumė qė zgjaste konflikti, aq mė shpesh dėgjoheshin vlerėsimet pozitive pėr librin - edhe veē prej faktit se ndėrkohė ai ishte lexuar.

Dy pėrfaqėsues tė kampit tė shoqėrisė civile, tė dobėt deri tani si nė tė gjitha vendet e Europės Juglindore, Ardian Klosi dhe Fatos Lubonja, tė dy prej kohėsh kritikė tė ashpėr tė Kadaresė, nė tė vėrtetė e kishin ngritur zėrin qysh herėt dhe qartazi.

Klosi, studiues i letėrsisė dhe publicist, qė kishte qenė edhe pėrkthyesi i librit, kėrkoi nė krye tė debatit qė tė ndėrroheshin librat e shkollės me pėrmbajtje nacionaliste.

Lubonja, pėr vite tė shumta nėn diktaturė i burgosur politik dhe njė nga intelektualėt mė tė ndriēuar e mė me profil tė vendit, kujtoi se ishte trashėgimia komuniste ajo qė nxirrte krye nė kėtė debat. Nė qoftė se kėrkohej mbėrritja nė njė shoqėri demokratike dhe pluraliste, atėherė duheshin kapėrcyer mitet nacionaliste.

Jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė vende tė tjera tė rajonit pėrpjekjet pėr t'u marrė me mitet nacionale nė mėnyrė kritike, kanė shkaktuar reagime tė ashpra mbrojtėse, sikurse ka ndodhur kohėt e fundit nė Greqi dhe nė Bullgari. Nė kėto kundėrvėnie ithtarėt e status quo-sė kanė treguar njohje tė cekėt dhe emoncionalizėm agresiv, i cili shkon deri nė kėrcėnime personale.

Veē kėsaj ėshtė kėrkuar gjithmonė nė prapaskenė njė komplot i drejtuar nga tė huajt - natyrisht identiteti i komplotistėve ndryshon sipas vendit. Nė rastin e biografisė sė Skėnderbeut u tha se ajo ėshtė financuar nga serbėt dhe nga lobi grek.

Skėnderbeut i vihet njė rėndėsi e madhe pėr identitetin e shqiptarėve si simbol kombėtar, edhe pas fundit tė komunizmit, edhe nė orientimin e ri politik. Por shdėrrimi i vendit ka mbetur nė gjysmė tė rrugės, siē e tregon dobėsia e shoqėrisė civile.

Shteti dhe qarqet drejtuese vazhdojnė tė pretendojnė sovranitetin mbi interpretimin e sė shkuarės. E pra ka pėr tė zgjatur ende shumė kohė derisa tė mos luaj mė ndonjė rol, nė pikėpamje tė reagimeve, nėse botohet njė biografi e Karl Guximtarit apo e Skėnderbeut.


  Gjithsej 28 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.