Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga CYBORG datė 23 Mars 2009 - 13:54:

Meqe ka te beje me temen po sjell ketu nje artikull te shkruar nga Artan Lame ne Gazeta Shqip para ca muajsh .mua me eshte dukur shume interesant ne ato qe thote .


Shqipni tavolinash

Artan Lame

Si u nxeh mirė debati pėr Skėnderbenė, i dhashė karar tė ulem edhe unė e tė shkruaj pėr kėtė punė. Siē e do zakoni i tyre, shqiptarėt e kthyen edhe kėtė diskutim shkencor nė luftė llogoresh, ku nė njėrėn duhet tė futen me domosdo ata qė e dashkan Skėnderbenė dhe mė tjatrėn ata qė sipas atyre tė llogores sė parė, duan t‘i bėjnė varrė.

Mirėpo Perėndia deshi tė m‘i sillte mėntė nė vėnt, pėrpara se tė futesha edhe unė nė njėrėn pe kėtyre dy istikamėve. Pėr kėtė mė kėndoi nė vesh e mė tha: Artan be, para se tė shkruash e tė bėsh teorira me Skėnder be, hidhu njė sy nė internet forumeve ku po diskutohen kėto punė. Ja ndoqa kėshillėn, po ē‘mė panė sytė atje s‘tregohet me tė treguar. Njerėz qė shanin njėri-tjatrin me rrėnjė e degė, i shitur, spiun, horr, maskara, qelbanik, pa atdhe, serboviē, UDB-ist, e ē‘t‘u them tjetėr. Ata qė e kishin futur veten nė llogoren e Skėnderbeut, u lėshoheshin me kėto fjalė ca tė tjerėve, qė jo se ishin futur vetė, po i kishin shtyrė me zor nė llogoren tjetėr, qė u ishte caktuar spiunėve tė UDB-sė.

Meqė vetė nuk dua as tė futem nė llogoren e tė parėve, se nuk jam mėsuar t‘i them kujt horr e spiun, e as nė llogoren tjetėr, ku tė degdisin pa njė pa dy si antikombėtar, njė herė thashė tė rri e tė flas sė jashtmi. Mirėpo si nė ēdo luftė, po ndėnje jashtė llogores tė ha plumbi nga tė dy krahėt, ndaj ua dhashė kėmbėve me sa munda, tė iki sa mė larg nga kjo tollovi dhe, do kisha shpėtuar vėrtet, sikur nė tė ikur e sipėr, tė mos dėgjoja mes tė shtėnave intelektuale t‘i thonin tė 99-at edhe Lubonjės. Aty i mbajta kėmbėt. Zor tė gjeni dy shqiptarė qė tė jenė zėnė e kenė bėrė llafe mes tyre, sa unė me Lubonjėn, por kjo nuk m‘u duk arsye e mjaftė qė, njė njeriu qė, si pak tė tjerė ka bėrė burk pėr fjalėn e lirė nė kohėn e fjalės sė burgosur, sot nė epokėn e fjalės sė lirė t‘i thonė tė mbyllė gojėn.

Kuptova atėherė se tė gjithė po ia fusim kot, edhe ata qė thėrresin me bejte pėr Skėnderbenė, edhe ata qė duan tė bėjnė shkencė pėr Skėnderbenė. Historia ėshtė shkencė dhe, si tė gjitha shkencat e zanatet e tjera, ka njė ēantė me vegla, e prapė bishti mbetet jashtė. Mirėpo ē‘po bėjmė ne? Ne me kėtė debat, po shkruajmė shkencėn e historisė popullore. Ashtu siē munt tė shkruajmė edhe shkencėn e kimisė popullore apo tė fizikės bėrthamore popullore. Si tė gjitha shkencat, edhe shkencė e historisė do studionjėsit e saj, do analizat e saj, do revistat e specializuara ku debatohen tezat e saja, do para pėr t‘ja financuar studimet, do e ē‘nuk do. Ndėrsa ne thjesht e kthejmė nė muhabet gazetash dhe diskutimesh popullore. Imagjinoni Ajnshtajnin qė diskuton nėpėr gazeta teorinė e relativitetit dhe pėrpiqet t‘i mbushė mėndjen klasės punėtore dhe fshatarėsisė punonjėse pėr drejtėsinė e teorisė sė tij. Po Ajnshtajni ish-burrė me mėnt dhe rronte nė njė vėnt tė mėnēurish, ku secili bėnte punėn e tija. Ndėrsa ne, le qė nuk nxjerrim dot Ajnshtajnė, por edhe kur njė i tillė na qaset, Shmiti nė kėtė rast, i vėmė drunė dhe i tregojmė se si ėshtė e vėrteta pa u lodhur.

Tjatėr gjė qė vura re, ėshtė se mė ēdo 100 vetė qė flasin pėr kėtė punė, 99 syresh e vetmja gjė qė kanė lexuar pėr Skėnderbenė ėshtė libri i leximit tė klasės VIII, ndėrsa mė ēdo 100 vetė qė shkruajnė e shajnė Shmitin, ‘90 as qė e kanė vrarė mendjen ta lexojnė. Mua vetė m‘u deshėn tė paktėn tri javė ta lexoj e ta pėrtyp, tė konsultohem me burimet e mia dhe me ato qė pėrmend ai dhe pastaj tė marrė guximin tė jap ndonjė gjykim.

Tė vjetrit, qė kanė hequr picirėn nė jetė, na kanė lėnė njė llaf: "Njohuritė gjysmake janė mė tė rrezikshmet", thoshin ata. Se ai qė s‘di fare s‘hap gojė, ai qė i di tė gjitha thotė gjėra tė menēura, ndėrsa ai qė di njė kėtu e njė atje, flet marrėzira dhe merr nė qafė dynjanė. Shmiti, qė i jemi lėshuar nė kurriz, di mbi njė dyzinė gjuhė tė gjalla e tė vdekura, flet njė shqipe tė pastėr qė shumė nga ata qė e shajnė nuk e flasin dot, pa ka edhe nja dhjetė vjet qė rrėmon nėpėr arkiva qė kėta as e dinė ku bien. Pasi ka shtruar kėtė bazė, ėshtė ulur e ka shkruar njė libėr tri gisht tė trashė pėr Skėnderbenė tonė. Meqė nuk mė rezulton ndonjė shqiptar tjetėr qė t‘i hyjė kėtij gajreti, mė tė shumtit e atyre qė flasin, bėjnė thjesht atė qė gjithmonė bėjnė shqiptarėt, i hyjnė detit mė kėmbė dhe pastaj, kur mbyten, ia vėnė fajin detit.

Ėshtė fat pėr njė vend tė vogėl tė ketė studionjės qė t‘ia dedikojnė jetėn siē bėn Shmiti, ėshtė fat pėr ēdo vėnd tė ketė mejtonjės qė shkojnė kundėr rrymės si Lubonja apo Klosi, dhe pėrgjigjja jonė nuk ėshtė qė t‘u bėjmė vėnd po nxitojmė t‘u themi mbyllni gojėn. Nė situatėn mjerane nė tė cilėn gjendet sot shkenca shqiptare nė pėrgjithėsi dhe, shkencat albanologjike nė veēanti, e shoh si dhuratė tė Perėndisė daljen e njė gjermani tė ftohtė qė bie nė dashuri me kombin tonė dhe qė i kushton atij jetėn dhe studimet e veta. Natyrisht pastaj qė ne, si shqiptarė tė vėrtetė, nuk mund tė reagojmė ndryshe, pėrveēse duke e treguar me gisht e duke ia nxirė jetėn me sa kemi nė dorė.

Po tė ish veē pėr tė qarė, do kisha lojtur nga mėntė, por ka edhe momente kur mė vjen tė qesh. Njė nga argumentet qė tė lėshojnė nė kurris dhe u duket bllokonjės ėshtė ky: "Pa guxo t‘u prekėsh Vashingtonin amerikanėve, Robin Hudin englezėve, apo Vilhelm Telin zvicerianėve, ē‘do tė tė bėjnė!". E ēdo tė tė bėjnė, u them juve se me tė marrėt kam frikė tė shpjegohem, hiēmosgjė.

Shkenca moderne, pa i lėvizur nga vėndi kėto figura, ka vazhduar tė bėjė punėn e saj dhe sot, ēdo amerikan me shkollė e di qė Vashingtoni ishte thjesht njė latifondist, i cili prekej nga sistemi i taksave qė donin tė vinin anglezėt dhe pėr kėtė u ngrit kundėr tyre. Kam dėgjuar njė studionjės amerikan qė gjakftohtė shprehej se Vashingtoni pati fat qė fitoi, se po tė kishte humbur, ai do tė ishte harruar nė histori si njė prej mijėra rebelėve qė nė shekuj janė ngritur kundėr Kurorės Angleze dhe, kur janė kapur janė varur. Mirėpo kjo nuk e ndalon as Amerikėn, as botėn e as mua ta nderojmė kėtė figurė, pa ju hequr dru historianėve.

Shkenca moderne e ka thėnė fjalėn e saj pėr Robin Hudin dhe zotin e tij, Rikard Zemėrluanin, qė ishte thjesht njė dorėshpuar qė varfėroi gjithė Anglinė duke shkuar vite tė tėra poshtė e pėrpjetė Evropės dhe Tokės sė Shenjtė. Mirėpo, kjo nuk i ndalon englezėt tė vazhdojnė tė bėjnė libra e filma me Robin Hud, duke i lėnė sidoqoftė historianėt tė bėjnė saktė punėn e tyre.

Sa pėr Vilhelm Telin, puna ėshtė ca mė e thjeshtė. Shkenca moderne ka vėrtetuar qė ai nuk ėshtė figurė reale, por legjendė e cila nė periudhėn e romanticizmės mori veshje reale. Por kjo nuk i pengon zviceranėt qė dėshirėn e tyre pėr liri t‘ia veshin njė figure legjendare, pa varur pėr gjuhe ama shkencėtarėt qė bėjnė punėn e tyre.

Kėshtu qė vendosa tė mos hyj nė diskutimin mbarėpopullor tė historianėve popullorė pėr heroin popullor. Por ky vendim nuk mė heq dėshirėn tė shpall njė dashuri rė rindezur. Deri para se tė lexoja Shmitin, megjithėse kisha lexuar gati ēdo gjė tė shkruar pėr Skėnderbenė, e trajtoja atė paksa si njė krijesė tė largėt, joreale, si njė statujė mitike mbi gur. Shmiti ma zbriti nga shkėmbi, i shkriu bronxin qė e kish ngrirė, ma bėri njeri prej vėrteti, me halle e sherre, tė mira e tė liga. Bėri qė tė shihja e jetoja ēdo ditė tė heroit, tė mė dukesh se kalėroja krah tij orė pas ore gėrxheve tė Dibrės, tė mė fanepsej si i gjallė plaku mjekėrbardhė tek psherėtinte i lodhur herė nė kep tė Rodonit e herė pyjeve tė Matit. Falė gjermanit Shmit, sot unė them me bindje: "Unė e dua Skėnderbenė".


  Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.