Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 75 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- 100 vjet pavarėsi apo 100 vjet vetmi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18694)


Postuar nga AngelDevil datė 01 Nëntor 2012 - 23:10:

100 vjet pavarėsi apo 100 vjet vetmi?

Ėshtė ofendues pompoziteti me tė cilin festohet 100-vjetori i shpalljes sė pavarėsisė. Paradoksal gjithashtu. Tė vetmit qė kanė tė drejtėn pėr tė festuar, janė ata qė nuk e kanė mundėsinė. Nga ana tjetėr, ata qė e gjejnė mundėsinė duke boshatisur xhepat e qytetarėve, do tė duhej t’i vinin fre delirit tė pakuptimtė dhe tė reflektonin.

Dilema e madhe qė kam ėshtė kjo: 100 vjet pavarėsi, apo 100 vjet vetmi?

Aspak si njohės i thellė i historisė, por si njė i ri qė i ndjek me interes (dhe dhimbje) fatet e kėtij vendi, mė duket se mėnyra se si po e trajtojmė kėtė ngjarje jubile ėshtė sipėrfaqėsore, hipokrite dhe e dėmshme. Historia jonė 100 vjeēare ėshtė njė eksod i gjatė dhe i mundimtė; njė kalvar i pafundmė vuajtjesh. Qė nis me njė shtet tė brishtė, i cili ndėrsa ishte vetėm njė foshnje e pambrojtur 1-vjeēare, sheh t’i copėtohen trojet e veta njė nga njė. Ky shtet e arrin adoleshencėn e vet duke ndriēuar njė dritė premtuese demokracie nėn drejtimin e priftit erudit Fan Noli. Por e gjithė kjo zgjat vetėm sa njė impuls. Nėn njė mbretėri qė i tradhtoi, e pastaj pėrmes injorancės, varfėrisė sė tejskajshme, nėn shkatėrrimin e Luftės sė II Botėrore, e pėrgjatė komunizmit mė tė tmerrshėm qė ka njohur bota, shqiptarėt, pėrpos gjithēkaje, dėshmuan se dinė tė vuajnė gjer nė amshim e tė ėndėrrojnė gjer nė pamundėsi.

Shqiptarėt i pritėn fillimet e “demokracisė” siē udhėtari i lodhur e uritur i mesnatės pret agimin. Por edhe tė rinj si unė, qė janė bashkėmoshatarė me “demokracinė” e kėtij vendi, e kuptojnė qartė se i ashtuquajturi “tranzicion” ėshtė vetėm njė zgjatim i eksodit tonė tė pambarimtė. Jo drejt 100 viteve pavarėsi, por drejt 100 viteve vetmi; tė braktisur e dhunuar nga shteti ynė. Simbolika mė e mirė e kėsaj ėshtė pikėrisht mėnyra se si e festojmė kėtė ngjarje. Miliarda lekė tė harxhuara pėr tė bėrė show e pėr tė hedhur nė qiellin e zi tė mundimeve fishekzjarre qė bėjnė zhurmė, por nuk bėjnė dritė. Kur nė fakt, ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ėshtė qė tė ndriēohemi nga pishtari i historisė sonė 100-vjeēare, pėr tė mos qenė tė predestinuar tė pėrsėrisim gabimet e historisė, meqenėse kurrė nuk mėsuam prej saj.

A nuk jemi tė vetėm nė kėtė 100 vjetor? Pėrballė njė shteti qė vetėm emrin ka tė tillė e qė na vjedh e keqtrajton ēdo ditė. A nuk janė tė vetėm studentėt nė tregun qė nuk ka punė, me diploma papunėsie nė duar? A nuk janė lėnė nė harresė pensionistėt, me pensione qesharake, ku pėr ēdo ditė duhet tė zgjedhin nėse do blejnė bukė apo ilaēe? A nuk jemi tė pambrojtur pėrballė kriminalitetit qė rritet ditė pas dite? A nuk janė tė pėrhumbur fshatrat e kėtij vendi, tė lėnė nė mėshirėn e fatit dhe nė zemėrgurėsinė e pushtetarėve? Kush i mban mend ende minatorėt, harruar thellėsive tė minierave, duke nxjerrė pasuri pėr pushtetin e mjerim pėr veten e tyre? A flet kush pėr invalidėt? Po shtresave nė nevojė, kush ua qan hallin? Po pėr jetimėt e gratė e veja, pėr lypėsit, cili po kujdeset? Cili po ia zhvat shpresėn tė rinjve? Po qetėsinė tė moshuarve? Po rrogėn punėtorėve? Po kujdesin nevojtarėve? Po tė ardhmen, shqiptarėve?

Gjithnjė e mė shumė bindem se kėto “100 Vjet Pavarėsi” janė 100 Vjet Vetmi.

Thonė qė vetmia shoqėrohet me njė kohė reflektimi. Nuk kam shpresė se qeveria do ta bėjė kėtė. Por, mund ta bėjmė ne, si njė komb i farkėtuar mes mjerimit. Pėr shkak tė dhimbjeve tė djeshme, nė emėr tė njė tė nesėrme mė tė mirė.

Kjo vjeshtė e bujshme e hipokrite festimesh nuk e fsheh aspak dimrin qė po na kanoset mė i acartė sė kurrė; dimrin e vetmisė se madhe, qė mund tė zgjasė edhe 1000 vjet tė tjerė, nėse ne, tė gjithė bashkė, nuk sjellim pranverėn e shpresės.

100 Vjet nė historinė e njė kombi janė pak. 100 Vjet nė jetėn e njė njeriu janė tmerrėsisht shumė. Ndaj, ndėrsa ecim nė kėtė eksod tė mundimtė, e presim pėr njė Moisi qė tė na drejtojė nė Tokėn e Premtuar, duhet qė tė mos harrojmė tė ecim.


E.Plaku


Postuar nga Fajtori datė 02 Nëntor 2012 - 04:48:

Per 100 vjetorin e pavaresise shteti, domethene Sala, ka urdheruar 2000 desh e qengja te pjekur dhe nje torte 4 ton... Imagjinova sasine e mishit dhe mu duk shume. Do mbulohet sheshi Skenderbej me kioska mishi te pjekur, do u japin te mjereve te hane pa leke.

Club FM pervec kesaj shprehjes qe kam vene ne profil ka nje tjeter te forte:
"E dini pse po e festojme kaq fort 100 vjetorin e pavaresise? Sepse pastaj do hyjme ne Evrope dhe... ehhhh"


Postuar nga raid datė 02 Nëntor 2012 - 05:45:

Te festosh me mish te pjekur rrugeve eshte menyre komplet mesjetare.
Ia kisha friken qe do kalohet ne eksese duke u hardallosur si te terbuar, e duke u ngjyrosur si indianet, e duke perlyer surreterit me mish. Do hajme, do ulerasim, do dehemi do qelbemi ate dite.
Festim aspak dinjitoz.


Postuar nga robert datė 03 Nëntor 2012 - 19:15:

150-200 vjet gjysem-panvarsi deri me sot!


Postuar nga Piktor datė 03 Nëntor 2012 - 22:56:

Gezuar 100 vjet Shqiperi. Gezuar te gjithe pozite dhe opozite.


Postuar nga AngelDevil datė 06 Nëntor 2012 - 20:58:

nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse

300 milion lek ka shku deri tani fatura e shpenzimeve per kete feste, e tepruar me duket duke pas parasysh kushtet e shqiperise


Postuar nga Ana1 datė 07 Nëntor 2012 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse

300 milion lek ka shku deri tani fatura e shpenzimeve per kete feste, e tepruar me duket duke pas parasysh kushtet e shqiperise



300 milione leke= afersisht 30 mije dollare? apo gabohem?


Postuar nga AngelDevil datė 07 Nëntor 2012 - 06:13:

haha jo yllo gabim leku zyrtar flitet me te reja pra shto ca 0 mbrapa

30 mije Usd shkon vec 1 dasem modeste ktu


Postuar nga Fajtori datė 07 Nëntor 2012 - 14:48:

3 milione $ Ana (nqs flasin me te reja)

Ama do hane mish kesaj rradhe, iku koha tollonit. Do e hane ne bulevard, me nje kopan anash qe po nuk pat ngordh dashi ti bien kokes


Postuar nga RAIMONDI datė 08 Nëntor 2012 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
nuk kam degju per festime te tilla primitive nejse




Festimi duke dhene nje dreke falas per te gjithe nuk ka ndonje gje te keqe ,
problemi eshte qe nuk duhet te theksonte faktin se do therren kaq qengja apo dele etj budalleqe me thes , se i tregon primitive

Por mjaftonte te thuhej se do shtrohet nje dreke , apo darke e madhe falas per gjithe qytetaret e Tiranes , dhe kaq mjaftonte


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 75 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.