Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 226 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)


Postuar nga Alban Kraja datė 29 Qershor 2004 - 17:05:

Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Pse, jo radhe, nuk u mesohet shqip femijeve qe lindin ne perendim?
Inferioritet, injoranze, nihilizem apo neglizhim nga ana e prinderve?
Mirepres mendimin tuaj.


Postuar nga ^blu^ datė 29 Qershor 2004 - 22:24:

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato qė tha Alban Kraja
Inferioritet, injoranze, nihilizem apo neglizhim nga ana e prinderve?
Mirepres mendimin tuaj.



Nje fjale e urte popullore thote"Sipas vendit dhe kuvendi"mos me keqkuptoni.
Nuk duhet vene faje prinderve,se nuk ka familje qe ndodhet ne emigrim mos te flasi ne shtepi shqip.
Por eshte nje gje qe pas nje kohe femija vete ne kopshte,dhe ne shkolle. dhe jo se nuk di te flasi shqip por e ka me te lehte te shprehet ne gjuhen qe praktikon cdo dite.
jemi ne qe kemi lindur ne shqiperi dhe flasim gjysem shqip e gjysem italisht(flase per veten)
Nuk dua te zgjatem shume ky eshte mendimi im.


Postuar nga Lela_Dr datė 01 Korrik 2004 - 12:17:

Gjuha Shqipe

O blu, asnjeri nuk po thote qe ne shqiptaret nuk flasim shqip ne shtepi, por Albani me siper ka shkruajtur qe shume familje shqiptare qe rrin jashte shtetit nuk i flasin femijeve te tyre ne gjuhen shqipe por ne gjuhen ku jetojne tani, dhe kjo gje po ndodh sa me shpesh......
Femijet shqiptare duhet ta din shqipen dhe jo te flasin gjuhe te tjera sepse mami dhe babi ne shtepi nuk i kane folur shqip......................
Per ty eshte e drejte kjo gje??????
Mirepres pergjigje


Postuar nga ^blu^ datė 01 Korrik 2004 - 23:19:

Re: Gjuha Shqipe

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_dr
O blu, asnjeri nuk po thote qe ne shqiptaret nuk flasim shqip ne shtepi, por Albani me siper ka shkruajtur qe shume familje shqiptare qe rrin jashte shtetit nuk i flasin femijeve te tyre ne gjuhen shqipe por ne gjuhen ku jetojne tani, dhe kjo gje po ndodh sa me shpesh......
Femijet shqiptare duhet ta din shqipen dhe jo te flasin gjuhe te tjera sepse mami dhe babi ne shtepi nuk i kane folur shqip......................
Per ty eshte e drejte kjo gje??????
Mirepres pergjigje



nuk dua te zgjatem.
eshte e lehte te gjykoshe te tjeret.kur te behesh prinde do ta provosh.dhe po te jete e hapim prape kete teme bashke.


Postuar nga Lela_Dr datė 02 Korrik 2004 - 13:28:

Gjuha shqipe

Me nje fjale ato qe nuk jane prind nuk din se c'fare eshte jeta, gjuha dhe traditat e jetes ku jemi rritur??????
Mos flit kot.......
Sot jane prinderit qe e mohojne gjuhen e tyre dhe keshtu nuk ja flasin as femijeve.....
ta flisnin edhe mire gjuhen, mund te them qe kane te drejte, por gjuhhen e flasin gjysma gjysma, dhe femija e meson keq qe i vogel, pra duhet te jete prindi te imponoji gjuhen ke femija vet......
Ciao


Postuar nga erzeni_be datė 06 Korrik 2004 - 20:29:

Pse nuk u mesojne shqip femijeve!!!

Tu mesosh femijeve gjuhen amtare, une mendoj se eshte detyre, por a eshte mekat te mos ua mesosh nese kushtet s'ta lejojne... eshte nje diēka tjeter.
Une jetoj ne perendim ,qe 7 vjet, dhe doja te thoja se gabojne ata qe mendojne se ketu ne perendim ē'do gje na shkon si ne vaj.

Arsyet qe prinderit nuk ua mesojne femijeve shqipen, jane sa te shumta aq dhe te ndryshme.
Une personalisht do te radhitja, pamundshmerine dhe motivet.
Pamundshmerine sepse nuk ka shkolla apo kurse per gjuhen shqipe dhe motivet sepse ē'mundet ai (femiu) te arrije ne jete me shqipen nese ka ndermend te ndertoje jeten e tij ne France apo Hollande?i!!


Postuar nga durrsake_topolake datė 07 Korrik 2004 - 13:48:

o erzen varet nga prinderit, kush don me i mesuar femijeve gjuhen tone ia meson. ka te tjere qe sduan as duan qe ti flasesh shqip femijeve........per mua eshte injorance dhe asgje me teper. tani duhet te mesojne gjysherit gjuhe te huaja per te folur me nipce e mbesa( dhe s'eshte vetenm ktu problemi...........)


une per vete rri ne itali, dhe pas shoqates shqiptare qe kemi hapur ketu , kte vit morem iniciativen me kryesore dhe thelbesore per mendimin tim per ti mesuar femijeve shqiptare gjuhen shqipe.iniciativa doli me sukses dhe gjithashtu patem nje perkrahje nga sindaku i vendit ku rrime.

kshuqe per mendimit tim varet thjesht nga deshira e prinderve, nese duan apo jo, qe femijet e tyre te flasin e te mesojne shqipen.


Postuar nga Lela_Dr datė 08 Korrik 2004 - 14:08:

O erzeni

Kushtet u njerezve mund te jene te shumta.....
por te mohosh gjuhen tende eshte mekati me i madh qe mund te besh ne jete......
Pse ti kujton se ne ketu ne itali na hecen jeta vaj, jo aspak!!!!!!!!!!
Perkundrazi italianet nuk duan te na shikojne me sy, dhe te them te drejten nuk me rref fare se si e mendon italia apo europa ne pergjithesi per ne shqiptaret qe ndodhemi ane e mbane botes,
Thote mire durrsake_topolake, qe sot duhet te mesojne gjysherit gjuhe te huaja per te folur me nipcet. Kjo eshte me verte nje injorance...... Ju kujtoni se nje dite femijet e juaj nuk do te jene kurjoze te din origjinat dhe tradita e veta, apo do te jetojne normal si francez apo si hollandez......
Jo jo kjo nuk ka per te ndollur asnjehere sepse Mbiemrin e ka shqiptar dhe do te ken gjithmone gjak shqiptar..... Por do ta kuptoni kete gje shume vone kur te beheni pleq, dhe mos te keni fuqi me hapur as gojen jo me te flisni shqip.......
Ketu ne itali na kane shkelur me kembe italianet por kurre nuk e kemi ulur koken dhe te bejme si italianet, perkundrazi mbajme akoma traditat dhe gjuhen tone te bukur.....
Si i thojne asaj fjale
S'KA SI VENDI JOT!
Per mua e keni shume gabim, por femijet jane tuajet e rritini si ti doni.


Postuar nga volter datė 11 Korrik 2004 - 01:09:

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato qė tha Alban Kraja
Pse, jo radhe, nuk u mesohet shqip femijeve qe lindin ne perendim?
Inferioritet, injoranze, nihilizem apo neglizhim nga ana e prinderve?
Mirepres mendimin tuaj.



Mire pra. E kemi parasysh rrethin emigrues... Eshte e ndershme qe te mesohet gjuha shqipe, femijeve tane, ngase ajo eshte vecori e denje per respekt... ,madje dhe ta praktikojme sa me shume ate... Pastaj gjuha do te reflektoje nje imazh te bukur, mbi femijet tane, dhe do t'i ruaje thesaret e kultures, deri ne fund... Gjuha per femijet tane do te jete si nje bariere qe do t'i mbroje edhe ne momentet me te veshtira...

Gjuha eshte e ndershme te mbjellet tek femijet tane...
Kaq kisha

Pershendetje


Postuar nga Lela_Dr datė 12 Korrik 2004 - 14:27:

plloshtani

Bravo Plloshtani, me pelqen shume idea jote, po hajde thuaja disave ketu ne forum, qe gjuha shqipe eshte gabim per femijet.....
Gjuha eshte pjese e kultures tone dhe duhet ruajtur dhe praktikuar vazhdimisht.....
ciao


  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 226 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.