Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:48:

Tė nesėrmen u ngritėm po ashtu vonė, sidomos unė dhe Sefo, ngaqė ndoqėm nė darkė njė film-dokumentar me kafshė deri nė mes tė natės. Unė nuk arrita ta ndjek deri nė fund, por kushos duket i kish pėlqyer fort; mallin e fshatit nuk e ndante akoma i shkreti.
Dhe me tu ngritur, e shoqja i kujtoi vizitėn nė Vatikan, qė ai vetė e kish nė program. Edhe mua mu duk ide e bukur, vetėm se duhej qė ta pinim kafen aty nė shtėpi, u thashė, sepse andej nga Vatikani nuk dija tė kishte ndonjė lokal tė bukur pėr tė pirė ndonjė kafe tė shijshme.
E me tė thėnė e me tė bėrė. Njėra pregatiste kafet, tjetra kala-majtė, Sefoja po lahej e rruhej, unė po kontrolloja gjithsejcilin nė veprimet e tij, mos harronim sė fundi ndonjė gjė. Sė fundi dolėm. Ora njėmbėdhjetė e gjysėm. Dymbėdhjet e gjysma na gjeti nė Vatikan, kur Papa po mbaronte meshėn e zakonshme tė sė djelės. Hyrja ishte tashmė e bllokuar aty ku u gjendėm ne, sepse tashmė do tė dilnin turmat e njerzve, pra besimtarve dhe turistėve sė bashku. Por mė vonė ishte e lejuar pėrsėri pėr vizitorėt, na sqaroi polici. Vetėm kini kujdes kalamajtė se sot ėshtė dingllas. Pa diskutim, i tundėm kokat!
-Shiko, se kėtu duhet tė kalojė patjetėr Petriti, -i fola kot sa pėr muhabet kushos. -E di qė vjen herė pas here tė djelave nė Vatikan.
-Hė mo dhe ti, se tė tha njėherė qė kish qenė kėtu, dhe ti kujton se po vjen ēdo tė djelė burri i botės!
-Po prit mi Lume, prit! -iu hodha vėrejtjeve tė gruas, -ja njerzit po nisin tė largohen. Dalin kėta dhe hyjmė ne! E pamė Petritin mirė, nuk e pamė, po prap mirė.
E duke ndenjur si huj gardhi, na u afruan nja dy policė me atė karrocinėn e vogėl elektrike. -A mund t’ju ndihmojmė!?
-Jo-jo, faleminderit sinjori, -ua ktheva nė moment, pa ditur ē’tė thoja mė tej, -Ėė, ndonjė vend pėr tu ulur, nuk ka kėtu?
Dhe njėri prej tyre na tregoi me dorė njė drejtim nė brendėsi tė Vatikanit, duke na shpjeguar edhe diēka me gojė. U nisėm pėr andej, mirpo turmat e njerzve ishin si mizė lisi. Duket se kishim ardhur nė kohė tė papėrshatshme. Po hajd mo, u pėrpoqa tė qetėsoj veten, vetė kushoja e krruajti me kėto vizita koti. -Me sa po shoh, -mė foli mes zhurmės kushoja, -kėtu u dashka ardhur ditė tjetėr mė mirė!
I lėviza vetėm dorėn pėrpara, se edhe kishte tė drejtė, por edhe tė vazhdonte mė tej, ta shihte vetė idenė e famshme tė vizitave. Vėrtet, nuk kaloi shumė dhe e kuptoi se shumė vende tė Vatikanit ishin tė bllokuara. Lejoheshin vetėm ata qė kishin prenotuar mė parė bileta hyrje. Edhe nė kishėn e Pjetrit, e vetmja qė kish shpresuar tė hynte e ta shihte, hyrja ishte e kufizuar nė atė orė vetėm pėr ata qė kishin njė herė bileta pėr mė tej, si nė muzeun e saj poshtė, apo nė kupolė, apo dreqi e di, sepse as vetė nuk po kuptoja mė.
-Do t’mė ngeli merak, po nuk pashė pikturat e Da Vinēit dhe Mikelanxhelos! -po mė shprehte gjithė merak kushoja.
Bjeri ti bjeri, po thoja me vete, se duket qė tė paska ngelur ora prapa. Ēfarė, mė foli kushoja. Hiē, hiē, ia ktheva, kujdes, mos ua ndaj sytė fėmijve, sepse ka shumė njerėz sot!
Nga muabeti i kalamajve dhe yni, njė ēift i ri shqiptarėsh na folėn gjithė pėrkujdesje. -Nesėr ėshtė mė lirė kėtu! Mund tė vizitosh…. -dhe nisėn tė numėronin tė gjitha ato qė kishte Vatikani. Pėrveē kėsaj, ata tė dy dinin edhe kush ishte me hyrje tė lirė e kush me biletė. Mirpo dhe kjo puna e biletės kishte odisenė e vet, qė unė as e dija, sepse do ia kisha prerė qysh atė moment ndonjė biletė Sefo intelektualit. Mirpo nuk ish mė e mundur pėr kėtė tė djelė. Shyqyr, i flisja vetes, duke u bėrė pėr herė tė parė besimtar, e duke nisur ti lutesha Zotit me mėndje, tė na nxirrte nga ajo katrahurė vizitorėsh dhe turistėsh.
Ndėrtesa kisha parė plot nė jetė, e s’mė mirrte malli. Papė gjithashtu kisha parė njėherė, tek gruas i ish tekur tė bėnim njėherė njė vizitė para disa vjetėsh nė meshėn e tė djelės. Ndaj nuk po e kuptoja pse vinin vėrdallė gjithė ata njerėz, sa nė njėrėn anė tė Vatikanit e sa nė anėn tjetėr. Tė kishte aty nė shesh, bie fjala njė kafene, ah, po, atėhere e bėja kabull njė vizitė nė Vatikan. Mirpo edhe njė kafe, pėr tė cilėn tregonte ky ēifti i ri shqiposh, qenkėsh me biletė hyrje! Hajde, i thashė kushos, se do na humbin edhe fėmijėt nė kėtė rrėmujė. Tė shikojmė mos gjejmė diēka mė me hapsirė, se kėtu tu zinka fryma sot. (vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.