Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:50:

Dhe dolėm, sepse pėr fat njėrit prej kalamajve po i vinte ēiēi. Tė rroftė shurra or vogėlush, i fėrkova kokėn tė voglit. Duke marrė rrugėt drejt lumit, mezi pashė njė tip restoranti. I thashė gruas ta ēonte tė voglin tė bėnte ēiēin, se patjetėr ata tė restorantit do ta linin! Dhe nuk isha gabuar. Jo vetėm kaq, por fėmijėt edhe i morri urija. E po tani do ta kėnaq kushon nė ndonjė restorant, thashė me vete, qė t’mos e harroj kurrė. Xhepat i kisha mbushur me euro, qė t’mos turpėrohesha. Mirpo pėr dreq, gratė i kishin marrė masat pėr kalamajtė, duke u ngjeshur si bukė ashtu dhe ujė nė ēantat e tyre.
Duke ecur ashtu kuturu, kur sapo kishim dalė pranė lumit, mė shkoi nė mėndje njė ide gjeniale. -Do tė tregoj ty vėllai njė vepėr vėrtet antike, o kusho! Por do ecim pak me kėmbė pėrgjatė lumit, qė edhe ta shijosh Romėn.
Dhe duket se kushoja me gjithė tė shoqen po e shijonin vėrtet Romėn pėrgjatė Tiberit. Por herė-herė edhe ua shihja nga njė mėrziti tė vogėl. Po, a tė lija unė tė mėrziteshe!? Jo ore! Diku duke u blerė nga njė akullore kalamajve, diku duke u ndalur nė ndonjė sklupturė qė na dilte pėrpara, diku duke parė ēmimet e ndonjė dyqani, ua merrja mėndjen tė gjithve. S‘kish vajtur ora akoma katėr, kur ua tregova surprizėn. Ishte njė restorant i bukur me ca vepra arti tė antikitetit, qė ua morrėn ment tė ftuarve tė mi. Pa u ulur mirė nė tavolinė, kushoja nuk la asgjė nga veprat ti shpėtonte syrit tė tij tė imėt. Ne tė gjithė rreth tavolinės, ndėrsa Sefo intelektuali vazhdonte me gjithė dy kalamajtėe e tij dhe atė timin tė vėshtronte veprat e artit.
-Hė, -i thashė gjithė buzėqeshje, tė tėrhoqėn vėmėndjen ė?...
-Vetėm njėra mė duket vepėr e vėrtetė e antikitetit, tė tjerat janė kopime, -lėshoi si ekspert arkeollogjie. Sa qeshė duke e kundėrshtuar, kur ndėrhyri ime shoqe mė parė: -Domosdo qė janė kopime! Veprat e vėrteta ndodhen nėpėr muzeume.
Ah dreqi, kafshova buzėn. Edhe muzetė na duhen tani!
Nė mes tė pikėllimit tė intelektualit tim tė panjohur, erdhi kamarieri. Ky menjėherė na njoftoi se deri mė katėr vazhdonte pushim i guzhinės, por ne mund tė bėnim sidoqoftė porositė. I thashė tjetrit tė na sillte kėtu shishen mė tė mirė tė verės qė kishte, sepse mua njė herė mė ka ardhur kusho nga Zvicra. Pėr ēudi, kamarieri i zgjati dorėn kushos. -Bienvenuto, vilkomen… dhe vazhdoi ti tregonte se edhe ai kish punuar dikur nė Zvicėr. E po gjene mirė, thashė; aq mė tepėr kur filluan tė flasin nė atė gjuhė tė poshtėr zviceriane, qė ishte njė gjermanishte katundarėsh. Thashė me vete, fshati po tek fshati mbeti. Unė i qytetit, po tek qyteti.
Eehh, ē’ta zgjas! Ia kaluam sa s’ka mė mirė. Hėngrėm e pimė sa s’mbante mė barku. Biles edhe fėmijėt nuk lanė akullore pa provuar, -kėshtu dhe i mbanim urtė. Kur u ngrita, mua duhet tė mė mbanin dy veta nga krahėt. Isha bėrė tap fare nga qejfi. Kushua tė mė gėzonte mė parė, thoja. Ishte ora tetė e darkės kur dolėm. Dhe ai ajėr i freskėt mbrėmje sikur na e bekonte kėnaqsinė. Vetėm kushoja ē’o ku lėshonte ca nga ato ankimet e tij, pėr takimin me Petritin, pėr vizitėn nė Koloseum, pėr … bjeri, bjeri, thoja me mėndje, tė mbeti mėndja tek Koloseumi, a thua se pak e ke atė Apolloni dhe Bylis jo shumė larg fshatit tėnd. Ē’the, mu drejtua kushoja. -Hiē, hiē, -ia ktheva, -e shikon atė kthesėn atje larg nga jemi drejtuar? Po, prej andej duken dritat e Romės shumė bukur, duke reflektuar nė qiell. Tani ėshtė afėrsisht ora kur ndizen. Ajd se do kėnaqesh!
Kushoja tundte kokėn, ndėrsa unė kisha hallin mos i shkonte mėndja tė vizitonte nė kėtė orė Koloseumin, sepse ishim mjaft larg tij e mė afėr shtėpisė tonė. E duke kaluar urėn mbi Tiber, aty fėmijėt u kėnaqėn sa s’ka mė. Apo nuk po kalonte ato momente edhe njė barkarexhė turistėsh gjithė drita. Mrekulli fare. Roma, Roma, Sefo vėllai, nisa ti bėrtas. Nja dy tė rinj mė tej nisėn tė bėrtisnin, Laēio-Laēio. Eh qyfyre qė kishte. Sa do tė doja tė isha tani tek ajo barkarexh! -shfryu i pezmatuar Sefo. E kapa prej mezi dhe bėra sikur po e hidhja nga ura! Thashė mė mirė po bėj unė shaka, se sa ti shkoj mėndja kushos pėr ndonjė marrėzi tė paparashikuar. Dhe, duke e tėrhequr drejt vetes, e nxita tė kapte kalamajtė, qė menjėherė nisėn tė vrapo-nin. Hajd se atė mėndje ke, thashė me vete.
Ashtu tėrė qejf arritėm nė shtėpi aty nga ora nėntė e ēerek. Shpresoja ta kisha kėnaqur kushon, ndonėse nuk e tregonte dhe aq qeni. Mė rrinte pak si me buzė.
-Hė se nesėr kemi Petritin, Koloseumin, atė shatėrvanin me lekė, ….
-Po, na i mbushe mėndjen! -nisi kushoja tė mė kritikojė. Dhe, pėr t’mė vėnė nė lojė, mė kujtoi edhe vizitėn e atyre qė takuam dje tė shtunėn.
-Oh, po unė tė gjithė i pres! -ia ktheva duke nxjerrė edhe njė grokėsimė. -E pe ēfarė vere fantastike qė qe!?..
-Kam provuar verė edhe mė tė mirė, -ma ktheu thatė.
Ah, ia bėra me dorė nė formė nėnvleftėsimi, duke iu afruar telefonit. I rashė numrit tė atij shum tė kėrkuarit, kushos tjetėr, dhe u lidha direkt me tė. -Ore qelbanik, -i fola Petritit, -kėtu tė ka ardhur kusho jot, Selfiu, dhe ti na fshihesh sa andej e kendej! Mos tė ka zėn gjė frika se po harxhon!?..
Me ta marrė vesh ai kulturor tjetėr, se i kish ardhur kushoja, i cili nisej tė martėn nė mėngjez me avion pėr nė Shqipėri, premtoi se do tė vinte tė nesėrmen menjėherė paradite, meqė ishte turni i dytė javės pasuese.
-Ja ku e hoqėm qafe, njėrin nga takimet! -fola krenar. -E ndėrkohė qė ti ēmallesh me Tit katolikun, unė marr ndėrkohė raport pėr nesėr e pasnesėr, dhe paradreke nisemi pėr nė vizita tė ndryshme me atė rrangallen time. Ja kėshtu tė bėj unė ty qė mos ta harrosh vizitėn nė Romė, ore intelektuali im i dashur! E tė mė kujtosh me mall!... (vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.