Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:51:

Oh, rashė si dėng leshi nė minder se s’po mė mbanin kėmbėt. I lashė pultin e televizorit kushos, dhe u nisa drejt krevatit.
Tė nesėrmen, me tu kthyer fiks mė dymbėdhjetė nga doktori, gjeta dy kushot nė muhabet mbi minder. Sa po bėheshin gati pėr tė dalė, gjoja njėri intelektual do e ēonte intelektualin tjetėr nėpėr disa muze. Po pse, i lija unė!
-Doni tė mė lini mua si mut kėtu!? -lėshova gjithė mėrziti. I kapa dhe s’kishin nga ta lėviznin bishtin. Ajo gjė s’kishte as kuptim. Unė tė shkoja e tė mirrja raport mjeksor vetėm pėr kushon tim, e ai tė mė ikte si dhelpėr, pa ma varur fare. Jo-jo, prisni pra, u thashė, tek e pashė qė i preva si pula tė ngordhura. Me tu ndrruar e ēndrruar, dola me dy kushot.
-Jo-jo, -u fola tek pashė se po kėrkonin tė shkonin me veturėn e kushos tjetėr, -veturė kam dhe unė. Do t’ju ēoj lali me veturėn time, dhe do t’ju sjell prapė.
-Kam njė ide, -u thashė pas pak, -unė do eci me Sefon me veturėn time pėrpara, e ti Petrit do na ndjekėsh! E kupton, qė edhe t’mos vonohesh pėr punė mė pas.
Pa diskutim u nisėm. Eca me rrangallėn time, e biles kalova edhe nga Koloseu, por pa ndalur diku, sepse kisha jo vetėm hallin e parkimit tė dy veturava, por… -Si tė tha Drita!? Ka dhe ajo qejf me gjithė kalamajtė tė vij e ta shohė! Ndaj mos u mėrzit se pasdite e bėjmė njė vizitė tė mirė!
Dhe ndala nė njė vend tė bukur periferik, me ca statuja antike, qė tė dy kushove u pėlqeu. Mirpo u harruan budallenjtė nė sklupturat e deformuara, ndėrkohė qė unė hyra nė lokalin e bukur pranė.
Jo e jo, ngulmonin tė dy pėr t’mos u ulur nė lokal. -Ore qypa! -ju drejtova, siē mė drejtohej mua dikur ai presori i letėrsisė, -njė kafe tė lehtė njėherė, e pastaj kultura!
Me derman e pa derman, i bėra tė ngjitnin shkallėt nė verandėn e bukur. -Po shikoni mor aman, ē’mrekulli! -hapa krahėt i kėnaqur, pasi kishim zėnė vend. -Porosita pėr tė tre nga njė birrė dhe nga njė meze si fillim, pėr t’na hapur oreksin. Pastaj nuk e lashė tė mė dilte situata nga dora, por porosita tamam pėr tė ngrėnė. Le t’mė hidhesh pėrpjetė ai Tit koqja, qė mėndjen vetėm pėr piktura dhe skluptura e kishte. A thua se e kish patur babėn profesor vizatimi!
U ngjeshėm, u zhveshėm, … sepse kish filluar edhe tė ngrohej koha mirė, dhe vetėm njė det na mungonte. Me kujtime plazhi ua morra mėndjen tė dyve, dhe e kaluam si s’ka mė mirė. Vetėm ai turnsi i dytė u largua mė vonė, por unė e mbajta Sefo vllain tė tavolinė. E vetėm ndonjė gjysėm ore mė vonė u ngritėm, sepse i ra gruaja atij celularit tim, pasi kish marrė nė telefon ai Ermir qullsi, dhe kish pyetur nėse ishim nė shtėpi rreth orės pesė, sepse do vinte me njerzit e tij.
Rreth orės katėr u ngritėm nga tavolina, dhe unė edhe njė herė e kalova kushon nga Koloseu. Pa ata qė luanin si romakėt e lashtė, tė veshur me ato parzmoret. -Ja, fitojnė ndonjė lek tė shkretėt! -i fola kushos, pa e ulur gazin e veturės. -E ka kapur kriza Italinė, o Sefo, nuk ėshtė si mė parė! Mund tė jetė profesor burri i botės, apo artist filmi, mirpo ja, i duhet tė kėnaqė turistėt, qė tė fitojė ndonjė euro….
Mė katėr e gjysėm arritėm nė shtėpi. Fytyra e kushos e vrenjtur. Eh, lėre, thashė, do i ketė ardhur keq, qė nuk pati rastin tė pėrshėndes nga afėr atė ushtarin romak...
S’kaloi shumė kur ra zilja. Ermiri me tufėn nga prapa. Shishja e rakisė nė dorė, njė suvenir i mbėshtjellė, e ca sallam albanez. Kėtij tė fundit ia ndjeva jo vetėm un erėn, por edhe kalamajtė, qė desh na turpėruan, tek u vėrsulėn si ujqėr drejt pakos. (vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.