Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:53:

Po se mos ua lashė mangut unė, do thoni ju!? Jo or jo, i kisha marrė masat me kohė. Ua shtrova pėr shtatė palė qejfe, qė t’mos e harronin kurrė. Vėrshonte rakija e tyre, birra jonė, dhe lėri tė tjerat. Tavolina plot gjatė gjithė kohės. Aq nė qejf mė erdhėn vizitorėt, sa u ndjenė si nė shtėpi tė tyre. Nxorrėn nga xhepi njė kamera tė vogėl e donin tė na tregonin vizitat e bėra nė Romė. Sefon s’po e mbante gjithashtu vendi. Oh, kjo mė kėnaqte sa herė. Miqtė duhet tė rrinin si nė shtėpi tė tyre. Lirshėm fare, ore! Tamam mikpritje shqiptare!
Dhe, mes ngrėnies e pijes, nisėm tė vėshtronim nė televizor vizitat e tyre. -Ja kėtu jemi tek parku Savello o Giardino degli Aranci, njėzet minuta me kėmbė prej kėtu nga ne, -po tregonte Ermir cicėroni. Ishte vėrtet njė park i bukur, tė paktėn siē tregonte filmimi i tyre. -Duket do e kem parė nė stinė jo tė pėrshtatshme, -u justifikova duke u larguar drejt banjos. Ermiri vazhdonte ti tregonte kushos tim gojėn e fatit. Aty kisha qenė njėherė edhe unė me kalamajtė, mirpo nuk bėra zė, sepse ndėrkohė kisha hyrė nė banjo.
Me tu kthyer, filmi po tregonte njė fushė tė madhe tė Romės, qė as mė kujtohej nėse e kisha parė ndonjėherė.
-Fusha e cirkut tė Maksimit, babi, -mė tregonin fėmijėt, -ne kemi qenė atje! As treēerek ore me kėmbė prej nesh!
Edhe Ermirit nuk i pushonte goja, duke i folur kushos tim mbi ndėrtesat e vjetra antike, qė gjindeshin aty pranė fushės.
-Kėtu nė foren mblidhej populli romak dhe diskutoheshin probleme tė ndryshme, ndaj dhe quhet forum.
-Ja tani po i afrohemi Koloseumit….
Unė u ngrita e vajta nga kuzhina. Nė sobė kisha vėnė njė djath tė mirė, qė vetėm pak i pjekur shijonte pėr tė lėnė thonjtė. E nxorra nga furra dhe ua vura miqve pėrpara. Mirpo kėrkush nuk e kish vėmėndjen tek mua, ndonėse ai djath lėshonte edhe njė aromė qė tė kėnaqte shpirtin. Tė gjithė po vėshtronin Koloseun nga brenda. E po thashė, ndoshta ca nga ai sallami i tyre albanez mund t’ua tėrheqė vėmėndjen tek ushqimi. Mirpo mė duket se nuk qėlloi momenti i pėrshtatshėm as pėr sallamin tonė, sepse atė kohė filmi po tregonte vizitėn e tyre tek ai shatėrvani ku hidheshin lekėt.
-Ah, sa dėshirė kam tė shkoj njė herė kėtu tek fontana di trevi! -foli gruaja, duke iu afruar edhe mė televizorit, si tė donte tė shihte atė moment origjinėn e monedhave tė hedhura nė ujė.
-Si, nuk keni vajtur akoma asnjėherė deri mė tani!? -i foli ajo vizitorja e panjohur.
-Ah, lėre-lėre, se pikė tė dobėt e kam! -vazhdonte muzikėn e saj gruaja, pa u merakosur pėr gjė tjetėr. -Sa herė e kam bėrė nė plan tė shkoj, por … s’po bėhemi mbarė.
-Na mi gru, -i zgjata nja ca euro tė vogla, sa pėr ti sjellė humorin, -merri dhe shko hidhi qysh tani!
-Po-po, -ma ktheu buz var, -se e ke vėshtir zotrija jote t’na ēosh nji her me karakatinėn tate.
Ah, ē’mė dole nė shteg, thashė me vete. -Maqinėn ta mėsova, patentėn e more, ē’do mė nga unė? Njė dru pas qafe do!? Ik mi gru, kush t’ka ndalu!? Makinės di me i dhon tani!..
Mirpo muhabetit tonė s’po ia varte njeri. As gruaja s’ma vari mė. Filmi kish arrit tek panteoni. Unė s’e kisha pa ndonjiher kėtė dreq ndėrtese antike. Po dhe shumė nuk po m’tėrhiqte. Mirpo muhabeti i vizitorve t’mi, pėrfshi kėtu kushon me gjith grun e tij, kish mbet tek panteoni. Panteoni ashtu, panteoni kėshtu, ku ishte, ēfarė drejtimi kishte, a kishte cicėron aty, ēfarė shkruhej atje lart, ē’po tregonte ai burri para kamerės!?. (vazhdon)


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.