Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga robert datė 07 Dhjetor 2014 - 11:54:

Unė pėr inat, e pėrplasa gotėn time tė birrės me tė gjithė. Tė gjithė e morrėn gotėn nė dorė, e lėshun dhe nga njė „gėzuar“ sa me thonė, mirpo sytė na, nė televizor. Ou, po i bija kokės me grushte. Unė ua kisha shtruar atyre tavolinėn pėr shtat palė qejfe, e ata menjen tek rrangallet e lashtėsisė. Qesh gati t’u nxirrja tortėn nga frigoriferi, mirpo tavolina s’kishte vend. Rrinte akoma plot. Merrnin nga nji qofte herė-herė, edhe e kthejshin ka i ēik birrė. Provo pak nga ai djathi i mrekullue-shėm i imi, edhe ia bėjshin ahh sa bukur, kur shihnin ndonji gjė n‘ televizor. M’kishin hyp kacabujt, por nuk po dijsha ēfarė me bo.
-Kėtu jemi tani nė Tivoli, -vazhdonte ai i ardhuri, -njė qytet antik nja njėzet-tridhjet kilometra larg prej kėtu. Vajtėm tė djelėn…
Filmi po niste tė mė pėlqente. Ishin disa vende tė bukura natyrore me ndėrtesa tė lashtėsisė. Kjo ēka, thashė, edhe hahet, ndėrkohė qė ata tė gjithė i shpjegonin njėri-tjetrit historinė e lashtėsisė. Edhe fėmijėt e mi i kish kapur ngazėllimi i leksioneve tė shkollės. Dreqi e marrtė, thoja.
-Silli pak babit njė copė mish! -i fola gocės, duke i zgjatur pjatėn. Mirpo ajo ishte pėrfshirė me tė tjerėt e gjitha nė filmimin e kunatit tė Ermirit. U detyrova dhe u ngrita vetė drejt guzhinės. Vetėm pas pak e kuptova se kisha ngelur vetėm nė ngrėnie dhe pirje. Mė mirė pirdhu fare, i thashė vetes, se as po ta var mė njeri. As mishi i qingjit nuk po mė shijonte, dhe as birra. Kjo e fundit mė dukej si shurrė pele.
Lėre pastaj, kur filloi edhe dita e sotme e filmimit. -Sot tė hėnėn vajtėm nė Ostia antica! -foli Ermir qullua. Dhe sėrish televizori im shfaqte ndėrtesa tė shumta antike, turistė plot, ciceronė dhe cicerone gjithandej, gėrmues dheu, ē’tė them mė!
-O perėndi tė lashta! -bėrtita pa e kuptuar as vetė. Tė gjithė kthyen kokėn nga unė. -Shumė tė bukura! -u lėshova shpejt me buzėqeshje tė pėrdalė. -Mrekulli e vėrtetė!.. Skluptura tė rralla!
Pas kėsaj as ma varėn mė sėrish, por nisėn dhe ata ti shtonin komplimentat e bėrė deri mė tani. Ndėrsa unė po u lutesha me mėndje atyre perėndive tė lashta tė mbaronte filmimi sa mė shpejt. Jo se nuk ishin vende tė bukura, por kėrrkush nuk po ia varte mikpritjes time. Tė dhjefsha me njė mut me gjithė mikpritje, i thashė vetes, duke u ngritur e vajtur nė ballkon me njė cigare tė huazuar nga kushoja, ta ndizja njėherė e tė mė digjesh shpirti. Kisha kaq vite pa e ndezur.
Pikėllimi mė i madh ishte, se as gruas nuk i ra ndėrmend se unė po nisja sėrish cigaren. Lėre-lėre ē’tragjedi po i ndodhte shpirtit tim! Tragjedi mė e madhe nga ato qė ishin luajtur nė ato amfiteatro, qė po shihnin vizitorėt e mi nė televizor. Por shyqyr qė nuk e shihte njeri tragjedinė time!..
E pėr ti vėnė kapak hidhėrimit tim, tė nesėrmen, sepse ajo mbrėmje kaloi si kaloi pa ma varur mė njeri, duke u ndarė me kushon nė aeroport, ky ma dha me njė plumb, qė mė plagosi pėr gjithė jetėn. -Herė tjetėr nuk do tė vij mė tek ty pėr vizitė!
Unė hapa sytė, ndėrsa ai vazhdonte me tonin e qetė. -Do tė shkoj nė hotel. Dhe ato dy-tre ditė qėndrim do hyp nė ato auto-buzėt turistikė, e do vizitoj historinė. Dua tė kėnaqem dhe unė! Mė kupton, njeriu ka nevojė tė vizitojė edhe historinė, o Luan.
-Por… po, ē’thua o Sefo!? -mezi po mė dilnin fjalėt, -Pse, a nuk u kėnaqe tek mua? Un pėr ty … pėr ty, o Sefo … ah…
Duke u kthyer ashtu i plagosur pastaj nė shtėpi me gruan, i lėshova kėsaj: -Ja, njerėz bukshkalė, qė s’ta dinė pėr nder!
-S’ke aspak tė drejtė, se s‘matet nderi me mish dhe pije! -ma ngopi dhe gruaja, qė mos ta merrja veten pėr njė kohė tė gjatė.
FUND


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 46 47 48 49 50 51 52 53 54 [55] 56 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.