Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Nje Nder Traditat Shqiptare, (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7213)


Postuar nga Piktor datė 07 Dhjetor 2014 - 20:35:

Stili narrativ i bukur, origjinal sidomos nderthurrja e te embles me te hidhuren dhe e pjekura me te papjekuren. Megjithese duhet nje ketu duhen nje korrektor dhe nje redaktor. Nuk eshte ky qelllimi i komentit tim.
Zakonisht tregimet ne veten e pare jane shume problematike dhe kur zgjaten apo sterzgjaten behen te merziteshme dhe monotone.
Mirpo siē thashe mesiper tregimi ngaqe ka vetite e mesiperme, larg, skemave fikse, pa nje plan te pare te stisur dhe te kamufluar shpreh ne teresi ndjenjen e personazhit kryesor qe mbyllet me zhgenjimin total. Ndonese nuk perputhen vizita e tjetrit dhe mikpritja pavarsisht skenes dhe kohes se gjate te kontaktit mes personazheve, kuptohet se kemi te bejme me dy realitete te ndryshme. I pari mundohet, perpiqet te tregohet mikprites dhe te repektoje traditen dhe i dyti qe ka qellim paresor nje vizite ne Rome dhe natyrisht te takoje mikun e vjeter.
Ndersa po lexoja keto rreshta mu kujtua nje ngjarje pak a shume qe me ka ndodhur mua personalisht shume vite me pare ku une isha mysafiri dhe tjetri mikpritesi.
Dua ta tregoj kete histori edhe pse nje ze i holle i tejdukshem brenda meje me thote se e kam treguar nje here tjeter ketu ne forum.
Me pak fjale, ngjarja ka ndodhur diku nga vitet 88-89 gjithsesi perpara ardhjes nderrimit te sistemit ne Shqiperi.
Ne Ishim shoke femijerie. Shoke te nje pallati. Une ne shkallen e pare e ai ne shkallen e trete. Jemi rritur duke ngrene buke ne shtepine e njeri tjetrit. Ai ishte me origjine minoritare siē quheshin greket dikur dhe prinderit i kishte intelektuale ose siē quheshin ne ate kohe kuadro. Ne fakt Ishim tre shoke te mire. Interesante se Ishim me origjina te ndryshme. Une nga malsia, njeri lab e tjetri minoritar.
Aty nga viti 1985 kam qene une personalisht qe u kam dorezuar ne shtepi nje leter qe ma dha postieri si zakonisht. Ngaqe ne ate kohe isha nje njeri i uritur per te lexuar dhe lexoja shume. Flas per gazetat e asaj kohe. I rrija gati postierit tek shkallet dhe e beja une shpendarjen e postes ne pallat. Nagqe si shtepi Ishim te abonuar ne gazeten Puna kjo gazete ishte me e lira e kohes dhe dilte dy here ne jave. Te Marten dhe te Premten. duke pasur nje boshllek ne ditet e tjera lexoja gazetat e komshijve, Zeri i Popullit qe ishte i perditeshem, Bashkimi qe ne mos gaboj dilte tre here ne jave dhe ate me te pelqyeshmen per mua qe ishte gazeta Drita qe ishte ne mols gaboj e vetmja qe shperndahej diten e Diele. Nganjehere harroja tua fusja nen dere apo ne te ņarat apostafat te dyerve gazeten dhe ne mbremje trokisnin tek dera jone sepse e dini qe kisha harruar gabimisht. shume here kur nuk isha une, familja ime kthenin shtepine permbys derisa e gjenin sipas dates, pasi shtepia ime ishte plot me gazeta. Kurse me letrat kam qene perhere korrekt pasi i dorezoja ne dore personalisht te ineteresuarit.
Keshtu ate dite nuk ja dorezova ketij shokut tim por prita oren tre te mbasdites dhe ja dorezova ne dore babait te ketij shokut tim.
Ai mori nje pamje serioze ne fillim e hapi me kujdes dhe pas leximit te disa rreshtave i shendriti fytyra.
Pas disa ditesh ata u transeferuan ne Tirane, sepse babai i shokut tim do punonte si specialist ne ministri.
Edhe une isha i kenaqur pasi tashme kisha nje shok per koke ne Tirane.
Iken. Ky shoku me ishte betuar se do vinte te na takonte sepse kisht kaluar kohe te bukura me ne. Dhe ne, jo vetem une por edhe shoke te tjere moshatare, te pallatit apo lagjes Ishim te bindur se do vinin te na takonin.
Ajo dite nuk erdhi kurre.
Biles nja dy here i tregoja babait se me eshte dukur te kem pare ne nje fiat te verdhe babain e shokut tone.
Babait nuk e di pse dukej sikurse nuk i interesonte dyshimi im.
Si femije kemi qene shume te informuar asokohe dhe mbaj mend se edhe debate te nderrmarjeve te ndryshme i dinim si kalalmaj lagjeje.
Ne fakt pothuajse te gjithe banoret e pallatit punonin ne te njejten ndermmarrje, dhe as nje e treta punonin ne ndermmarje te ndryshme.Njeri shofer parku, tjetri shef Nfp-je, nje elektriēist me gruan mesuese e dy te tjera ku njera punonte ne furre buke dhe tjetra ne poste tek telegramet. Te tjeret ishin shoke ndermarrjeje.
Ne fakt edhe pallati kishte emrin e ndermarrjes dhe ishte bere me kontribut vullnetar te puntoreve te kesaj ndermmarje vitin qe kam lindur une. Ishim komeshinj te mire. Model. Te vetmet grindje ishin me shume mes te medhenjeve sesa ne femijeve. Ata grindeshin per lojen e Shahut. Epo te fitosh 23 me 22 nuk eshte njelloj si nje me zero apo 2 me 1. Ishin nja dy komeshinj te katit te dyte qe i zinte nata duke luajtur shah kundra njeri tjetrit dhe ēdo darke e realizonin planin e 50 lojrave. Perveē lojes se Shahut i ndante edhe diferenca karakteristike sepse njeri ishte lab nga Mallakastra, e tjetri laluc nga Fieri. Kur behej nate vone e ne femijet te lodhur nga lojrat e dites dhe sidomo ato te mbremjes" Komanda gati zjarr" ku ndaheshim ne dy grupe dhe gjeja me e bukur ishe te zije te gjalle ndonje kundershtar ishte fitore e dyfishte. Jo per tu" mburrur" por mua me kane zene rob nja dy a tre here te mira dhe isha shkak qe humbnim lojen megjithese per hir te se vertetes o vritesha i fundit ose me kapnin gjalle vertet me te fundit te grupit. Ne grupin tone une e shoku im Ishim te pandare. Nje dite te bukur ky iku ne Tirane siē po thoja. Pas shume insistimesh dhe hetimesh mesova se ku banonte ne Tirane dhe ne ēfare shkolle studionte. Behej fjale per gjimnazin Partizani, tek nentkateshet.
Nje dite nisem per Tirane.Ngjita shkallet e pallatit dhe i rashe ziles. Asnje reagim. Zbrita shkallet pasi prita ca. Epo duhet te jene ne pune e shkolla thashe me vete.
U nisa per tek gjimnazi Partizani. Prita sa te dilnin gjimnazistet dhe nderkohe kisha pyetur dhe marre informacion se cila ishte klasa e tij.
Dikur e shquaj tek po dilte me klasen e tij.
I entuziasmuar dhe gezuar pas dy apo tre vitesh po takoja shokun e vjeter nuk e di a kam thirrur apo bertitur.
Prisja nje reagim thuajse te njejte nga shoku im. Por Tirana e kishte ndryshuar dhe nuk e di pse mu duk tjeter njeri.
E kote te pershkruaj tere situaten qe perjetoja dhe sado qe mundohesha ta mbushja me optimizem dhe hare ne fakt vetem kjo nuk egzistonte. U ndame shume shpejt. Me shpresen se do takoheshim shume shpejt. Gje qe nuk ndodhi kurre. Me pas nderroi sistemi edhe ne u shperngulem siē thote ajo poezia e Kadarese, banojme te dy ne nje qytet sa rralle shihemi sa rralle ne kete rast nuk u pame as rralle te pakten.
Ne vend te epilogut.
Nje dite i them ketij shoku tjeter te ngushte te femijerise. Si ka mundesi? Eh mu pergjigj duke qeshur - te pakten ne te dy takohemi pastaj une jam lab.


  Gjithsej 58 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56] 57 58 »
Trego 58 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.