Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:48:

Shtese.......

ME KETO PYETJE UNE JU HAPA PUNE ME SHUME NDOSHTA>>>>>

MIREPO, PYETJET I KAM PERGADITUR ME PARE....

FALEMINDERIT PER TE GJITHE ATA TE CILET ME PERGJIGJEN.....




>>>>>>ME FAT FESTA E KURBAN BAJRAMIT!<<<<<<<<


Postuar nga NS-6 datė 18 Dhjetor 2007 - 22:37:

pergjigja e pyetjes 111 : gishtat e verdhe te duhanxhinjve

Cod. D18122007

Citim:
Po citoj ato qė tha aint

Nje pyetje per ju qe perserisni mesimet e shkolles: Pse i zverdhen gishtat duhanxhijve?



shof se sundimtari e paska mor me vrull kete teme po e rizgjoi serish pas nje pauze
duke i marre gjerat shtruar e shtruar po i pergjigjem nje pyetjeje te bere gati 2 faqe me para nga aint ...pergjigja e pyetjes 111:

arsyeja pse zverdhen gishtat e duhanxhijve eshte nikotina qe ndodhet ne cigare. eshte ajo qe i ngjyros gishtat (dhe dhembet). ajo thithet me ane te lekures dhe mukozes se gojes dhe hundes. po ashtu edhe kur ajri i thithur nga duhani futet ne mushkeri.


Postuar nga NS-6 datė 19 Dhjetor 2007 - 13:03:

pergjigje te pyetjes 127 dhe 132

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
pyetja 127
----->>>>>pse kur martohen dy kusherinj,respektivisht te njerez(femer&mashkull) te nje trungu familjar femijet dalim me te meta???



pergjigje per kete pyetje dha MARSMED (1)

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari

-------->>>> pyetje numer 132 .Vellau im je dite ka ngrene peshk(nuk e di te ferguar apo te konzervuar (ato ne kanaqe)) + ka ngrene edhe kos, por me vone ka pasur vjellje apo ka pasur siptome tjera. Ne kete rast pse vjen deri te keto siptome(vjellje) dhe kush i shkakton???????????????????????e kam pare kete pyetje edhe me pare po dua jne sqrim me te thjeshte!!!!!!!!!!


pergjigjen per kete pyetje e gjen po ne kete teme (2)


ja 2 pyetje me pak per momentin
ej,si mer hakmarrje,sta kom une fajin qe nuk te kishin konfirmu po tallem...kenaqesi te shofesh keto pyetje dhe se shpejti do ti gjehet nje pergjigje per secilen...ishallah :p

(1)shkaku i difekteve tek femijet ne martesat mes te afermeve (Cod. E 18122007)
(2) pergjigja e pyetjes 75 (Cod. A 19112006)


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Dhjetor 2007 - 13:10:

NS-6 do ndihme? :p
Ju bej thirje Agata-se, dhe amore-s, buzeqeshje-s kur kane kohe te ndimojne me kete teme !


Postuar nga Straniero datė 19 Dhjetor 2007 - 19:00:

2 Pyetje

pyetja 137
A ka mundesi ndokush te me gjeje dicka per enderrrat.........
Si enderrojme........

EDHE TE TJERA LIDHUR ME KETE???????

DHE

pyetja 138
Pse ndonjeher ne ndoje pjese te trupit kur nuk e levizim per nje kohe te gjate si psh: 3 apo 4 min. krhu apo kush do qofte ne mpihet....
Besoj se e dini se per cka behet fjale.... eshte nje momet kur nga mbrendesia e trupit ndaj atij organi behet prsion me qeliza si percelluese.... kjo ndodh me shpesh kur zgjohemi.... ne Kumanove themi me eshte pi krahu.......
Nuk e di se te pershkruaj kete moment me mire besoj se edi per cka behet fjale......


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:13:

Sundimtari prap me disa pyetje.

pyetja 139----->Pse parfumet i venme ne venede te posacme te trupit?
----->(pergjigjen e di me 5-6 fjali,andaj kerkoj me teper info.)

pyetja 140----->Pse pertypim camcakez ne avion?


pyetja 141----->Si e rregullojne shtypjen ne veshe dhe organe te frymarrjes kunder shtypjes se ujit qe e ben ne thellesi te medha (mendoj se duhet te jete vetem ne veshe) zhytesit te cilet zhyten ne thellesi te medha(mendoj se rekordi boterore eshte 80 m, por se di a ke pasur mjete per mbrojtje nga demtimet te organeve per degjim, apo zhytja ka qene e thjeshte) p.sh:ata te cilet jane veteran ose kane nje pervoje te madhe?????Pyetje eshte e ngjajshme me te 2-en.


pyetja 142----->Cfare semundje eshte aplasia modullar(mendoj se ka lidhje dic me sis. nervore, nga termi i fundit- modullar-)????


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:19:

Thumbs up Shtese ......

UPS gabova jane pyetjet e 135.136,137 &138 me kete postim



MOS E MJEKONI SEMUNDJE- MJEKOJENI NJERIUN---thenie kineze


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:24:

prap pyetje 143 &144

pyetja 143----->C'eshte inxhineria gjnetike(nje permbledhje info.)




pyetja 144----->A eshte me mire te fleme sa me pak apo mbi normalen ose normal a duhet????

Per veten time nuk jam aso tipi qe flene mendoj se jam nene normalen. Zgjohem ora 6:00 ose 8:00 varesishtse kur jam ne shkolle, mandej nje pushim pasdite dhe shkoj ne shrat ora 02:00.
Ne edicion te lajmeve nga zeri amerikes mesova se sa me pak te fleme eshte me mire per sis. nervore apo memorjen.Ky konkludime ishte arritur ne bazet te disa experimenteve te nga disa shkencetare ne 2 grupe te apo cka fjeten shume dhe ato me pak.


+=+=+=+=+=+=++=+=+=+=++=+=+=+=+
Meqe jam fillestar a ka mundesi ndokush te me trgoje se si punohet me keto kodet psh: Cod. B11112006??

Si dhe cka mendoni per hapjen e nje teme,, ATLLAS ANATOMIK'',teme ku do te kete vetem foto anatomike te njeriut?????

Si dhe nje verejtje per NS-6 ne gjnetike vijon:
Miredita NS-6, lexova te teren ne gjeneteike me pelqeu pa mase nje horizon mjaf i gjere i te dhenave ne kete drejtim(teme), mirepo prano nje keshille te vogel ose verejtje, behet fjale pere ARN infromativ, kurse ju e quani si (po shkepus nga postimimi juaj)rocese si transkriptimi cojne ne formimin e mARN (messenger ARN) qe i neneshtrohet nje procesi qe quhet "splicing". Kjo m ARN ne literauren shkollore po flas per Maqedoni e quajme si ARN informative(ARN-i), dikund haset edhe si ARN matrikse(ARN-m)(literaure e vjeter) ju keshilloje qe ta zevendesoni me kete perkethim pra si ARN-i.
Besoj se do ta hasim ne mirekuptim.


-------------------
Imagjinata eshte me e rendesishme se dituria-Albert Einstein


Postuar nga Straniero datė 21 Dhjetor 2007 - 10:44:

Sundimtari prap me disa pyetje 145&146

145. C'eshte acupunktura(e di thjesh pergjigjen por t'ia mesojme ndokujt me shume kete perjigje d.m.th. me teper informacione?????

146.Cili nga 5 pjeset e trurit, respektivisht cili tru nuk ka lidhje direkte me receptoret dhe efektoret e organizmit????

Mendoj se mjaftojne keto 8 pyetje per sot.... shendet .....

_____
MOS E MJEKONI SEMUNDJE- MJEKOJENI NJERIUN---thenie kineze


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 19:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
NS-6 do ndihme? :p
Ju bej thirje Agata-se, dhe amore-s, buzeqeshje-s kur kane kohe te ndimojne me kete teme !



Enigem,per momentin i can handle this...taniiiii,po dhate 1 dore (ene 2 po deshet) une si bi me shqelm te mires ...megjithse.megjithse me u mendu ene icik ma teper...NDIIIIIIIIIIIHMEEEEEE

ta thom te drejten me bohet qejfi qe ka gjith keto pyetje te reja ketu dhe jom kurioz te shof se deri ne cilen pyetje do jete ne gjendje te arrije sundimtari me kete ritem qe ka nisur...

sundimtar,per sa i perket numrit te pyetjeve mos u shqeteso sepse numrat jam duke i vendos edhe nese ti ngaterrohesh (dhe e kam pa qe je ngaterruar ne numrat e fundit qe ke bere...gjithsesi,do ti rregulloj keto gjera )...ne keto ceshtje "te dores se dyte" merrem here pas here kur e shof qe jane te nevojshme,gjithmone pa hequr asnje germe nga postimi qe ka bere personi por thjesht per ti permirsuar ato postime! ato modifikime behen thjesht per kete arsye!
per sa i perket kodeve,mund te shohesh ne faqen kryesore ke nje njoftim te vendosur ne krye qe shkruan "TUTORIAL PER SISTEMIN E KODEVE NE ZONEN E MJEKSISE" qe te shpjegon mire ate ceshtjen e atyre kodeve qe vendos gati ne cdo postim qe behet ne kete zone me kalimin e kohes,pasi tia marresh doren atij sistemi do ta shohesh shume te dobishem (shpresoj) sepse sa me shume shtohet numri i postimeve ne kete zone aq me i nevojshem do te behet nderlidhja e postimeve mes temave te ndryshme

per sa i perket messengerRNA (mRNA) nese nuk gabohem kam permend edhe emertimin ARN lajmetare ne rastet e ndryshme...thjesht ate emertim te pare ashtu e kam permend qe ta kene parasysh ata qe e kane degjuar ne nje gjuhe tjeter se per cfare po flas dhe se shkurtimi i mARN eshte per ARN lajmetar...duhet te kesh parasysh edhe qe duke mos pasur shume familiaritet me terminologjine shqip te mjeksise mundohem tia pershtas sa te mundem kete duke marre parasysh emertimet ne gjuhen e huaj...ne disa raste edhe duke shpik ndonje emertim te ri :p...shpresoj qe kjo gje te mos sjelle keqkuptime

per cdo gje tjeter qe nuk ke kuptuar mund te me kontaktosh me MP ose mund ta shkruash ne temen "nga dhe per moderatorin e zones" dhe do mundohem te te qartesoj rreth gjerave qe nuk ke kuptuar...
lexim te mbare


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 20:19:

pergjigja e pyetjes 142: aplazia midulare

Cod. B21122007

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari


pyetja 142----->Cfare semundje eshte aplasia modullar(mendoj se ka lidhje dic me sis. nervore, nga termi i fundit- modullar-)????



atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme!


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


Postuar nga NS-6 datė 21 Dhjetor 2007 - 20:46:

pergjigja e pyetjes 123

Cod. C21122007

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
---->Pyetja numer 123 - dicka per ndarajet qelizore mejozen dhe mitozen duke perfshire gametogjenezem dhe oogjenezen.



per kete pyetje ka disa postime qe jane bere deri tani qe mund te te ndihmojne dhe po ti sjell me poshte:
-ndarja qelizore si koncept (Cod. A 25032005)
-meioza (Cod. A 24052005)
-procesi i meiozes dhe detaje te tjera rreth saj (Cod. B 25102005) (ketu do gjesh disa detaje per sa i perket spermatogjenezes)
-percimi i gjenit ne gamete (Cod. A 27102005)
-pozicionimi i kromozomeve ne ekuatorin e qelizes (Cod. A 10052005)

normalisht qe per procesin e mitozes dhe te meiozes ka shume gjera te tjera qe jane te shperndara neper kete zone sic mund te jete dyfishimi i ADN-s,fazat e ndarjes se mitozes,kontrolli i ndarjes qelizore etj etj...gjithsesi,nje ide edhe me te plote per keto 2 procese do ta besh pasi te kesh lexuar deri ne fund temat e gjenetikes dhe te kancereve dhe tumoreve...me kalimin e kohes do te shtohen detaje te tjera tek ato tema por edhe tek tema te tjera si shtatzania,biologjia molekulare,etj...

ne te ardhmen kam ndermend te bej nje forme review per keto 2 procese qe te perfshijne te gjitha detajet e mitozes dhe te meiozes qe ka deri tani ne zonen e mjeksise plus informacione te tjera por kjo gje kerkon kohe dhe mbledhje informacionesh edhe me te medha...
ne pergjigjen ketu ka pak informacione rreth ovogjenezes qe shpresoj ta kompletoj me kohe!


Postuar nga lost_soul datė 21 Dhjetor 2007 - 21:31:

Ja dhe dy pyetje te tjera (nuk e di nese jane bere me pare).

147. Cfare eshte lemza dhe pse krijohet?
148. Cfare eshte sonambulizmi?


Postuar nga MARSMED datė 22 Dhjetor 2007 - 00:43:

pergjigjet e pyetjes 140 dhe 141

Cod. A22122007

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari

pyetja 140----->Pse pertypim camcakez ne avion?



Pse pertypim camcakiz ne avion?

Per te zhbllokuar veshetAtehere kur ngjitemi ne lartesi presioni i ajrit.Membrana timpanike, nga vibrimi i se ciles ne arrijme te degjojme ,ndodhet midis dy presionesh,atij te jashtem ,dmth i ajrit qe futet ne kanalin e veshit (qe eshte dhe presioni atmosferik) dhe atij te brendshem qe ndodhet ne veshin e mesem.Ky ajer qe ndodhet ne veshin e mesem eshte ai qe ushtron presion nga brenda ne membranen timpanike dhe te dy keta presione e mbajne membranen ne ekuiliber dhe ne degjojme qarteNe rastin kur ngjitemi lart ose kur zhytemi ne uje kemi ndryshime ne presione perkatesisht ulje dhe ngritje presionesh dhe kjo do sjelli nje disbalance ne presionet qe ushtrohen mbi membrane.Keshtu ne lartesi presioni jashte bie ,kurse ai brenda jo... ose me mire nuk bie menjehere pasi komunikimi qe ai ka me ambjentin e jashtem realizohet nepermjet nje kanali te ngushte qe quhet tubi i Eustakut e qe e ka hapjen pikerisht ne orofaring(diku ne gryke,ne murin e pasem te grykes,ose ne zonen perballe kur jemi duke shikuar brenda ne goje... skam si ta shpjegoje me mire.....) dhe eshte nepermjet ketij qe ajri ne veshin e mesem arrin te barazohet me ate te jashtim .Por ky tub,kanal,nuk rri gjithmone hapur... hapet sidomos gjate pertypjes ose me mire gjate ...gogesimes(kur na hapet goja per gjume   )dhe te gjithe e keni vene re qe kur hapim gojen ashtu ndjejme nje kercitje ose zhurme ne vesh... eshte pikerisht barazimi i presioneve qe lekund membranen.Dhe ne kete moment ne degjojme me mire dhe nuk e ndjejme me ate bllokim apo ulje degjimi qe kishim me pare. Prandaj keshillohet pertypja e camcakizit ose dhe hapja e gojes ne lartesi.


Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari

pyetja 141----->Si e rregullojne shtypjen ne veshe dhe organe te frymarrjes kunder shtypjes se ujit qe e ben ne thellesi te medha (mendoj se duhet te jete vetem ne veshe) zhytesit te cilet zhyten ne thellesi te medha(mendoj se rekordi boterore eshte 80 m, por se di a ke pasur mjete per mbrojtje nga demtimet te organeve per degjim, apo zhytja ka qene e thjeshte) p.sh:ata te cilet jane veteran ose kane nje pervoje te madhe?????Pyetje eshte e ngjajshme me te 2-en.



Per sa i perket pyetjes tjeter per zhytjen ne uje....

Di qe per tu mbrojtur nga presioni i lart qe ndodhet ne thellesi sherben vet veshja e zhytesit (kur behet fjale per thellesi te arritshme eee jo per te notuar me nendeteset  )si dhe mbi te gjitha eshte menyra dhe shpejtesia me te cilen arrin ne thellesi qe luan nje rol vendimtar..po te njejten rendesi ka dhe shpejtesia me te cilen del ne siperfaqe.Kjo per shkak te ndryshimeve te presioneve te gazrave ne organizem.Keshtu nese do behej nje dalje e shpejte ne siperfaqe do kishim rrezik per nje emboli gazore(grumbullim gazi ne gjak,bulez ajri)e cila mund te rrezikoje dhe jeten ne varesi te enes se gjakut qe bllokon.Ne rast se ndodh nje gje e tille zhytesi futet shpejt ne  dhome hiperbarike,qe eshte nje dhome e vecante me ajer me presion ne larte dhe kjo behet per te imituar presionin e larte qe ishte nen uje,e pastaj ulet gradualisht presioni derisa te absorbohen gazet e teperta ne gjak. Pastaj mos harrojme qe jane dhe njerez te stervitur ata qe zhyten ne thellesi dhe keshtu trupi i tyre eshte mesuar me ndryshimet e presioneve.


Postuar nga NS-6 datė 23 Dhjetor 2007 - 23:51:

Lemza dhe detaje rreth saj

Cod. A24122007

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
J

147. Cfare eshte lemza dhe pse krijohet?



pergjigjen e saj do ta huazoja nga nje sit tjeter ne shqip ku ishte nje shkrim i cili fliste gjeresisht per kete gje si dhe kishte edhe detaje te tjera

Burimi i informacionit : ForumiYt.Com
Data e Publikimit : 13/09/2007
Autor : I_Hamshuari

Lemza eshte kontraktimi i pavullnetshem i muskulit te diafragmes, qe sjell dalje e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes( haperisa e laringut qe kufizohet nga kordat e zerit dhe indit kercor i aritenoideve)
Kur marrim fryme, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit duke ndihmuar mushkrite qe te zgjerohen. Nervat qe kontrollojne kontraktimet e diafragmes jane nervat frenik(pleks i nervave periferik te palces se kurrizit) qe niset nga zona e e qafes dhe perfundon ne diafragme. Nese keto nerva irritohen ne nje pike cfare do pergjate rruges mund te sjelle lemze.
Lemza mund te shkaktohet nga nje operacion kirurgjikal ne kolon, prostat, temth o ne stomak, kryesisht per paciente mbi 45 vjecar.
Ne raste te tjera lemza mund te shkaktohet nga nje infeksioni i nje pjese te trurit o te sistemit nervor qendror. Lemza e perseritur shume here mund te jete simptome e shqetesimeve te stomakut, veshkave, zemres, mushkrive.
Ritmi i lemzes mund te jete i shpejt ose i avashte.
Ne rastet e rrezikshme ajo eshte e shpeshte dhe e shpejte, dhe pacienti shfaq shenja lodhje.
Menyrat e ndalimit te lemzes pa shkuar tek mjeku jane te shumta sidomos per rastet ku nuk paraqet probleme anesore.
Te pish uje ose te hashe nje luge sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin te ndaloje lemzen si psh me ane te terheqjes se vemendjes, ben qe te ndaloje shtellunga e ajrit. Ndalesa e frymemarrjes, pirja e ujit te ftohte me gllenka te vogla, vendosja ne qafe e nje cope akulli, vendosja e nje borse akulli ne bark, gudulisja e hundes per te provokuar nje teshtime, marrja e frymes thelle duke ndjekur nje ritem te rregullt jane disa nga menyrat e ndalimit te lemzes.Disa nga keto menyra jane perdorur qe ne kohen e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar teshtimat.
Lemza mund te zere edhe nje femije te porsalindur dhe mund te ndalohet duke e marre ne krah, i mbeshtet koken ne shpatull dhe i bie lehte ne kurriz, ne menyre qe tia nxjerrsh ajrin qe ndoshta i ka dilatuar (zgjeruar) stomakun ose esofagun.
Nje menyre tjeter shtepiake eshte edhe frymemarrja dhe nxjerrja ne nje qese letreje . Ne kete menyre rritet sasia e CO2 ne organizem.
Mjeket kryesisht rekomandojne ngrenjen e nje luge sheqer pa uje.
Kur lemza paraqet karakteristika shqetesuese mjeku rekomandon antispasmodike qetesues dhe ne disa raste nderhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik.


Postuar nga Straniero datė 24 Dhjetor 2007 - 09:19:

Re: pergjigja e pyetjes 142: aplazia midulare

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. B21122007



atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme!


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)


---------------------------
NS-6 dhe ti MARSMED jeni bo si perofesore!!!!!!
Shikoni edhe nese mundeni te pergjigjeni ne pyetjet tjera!!!!!!!
Feleminderit shume per pergjigjet!!!!!
Shendet!!!!!!!!


Postuar nga Straniero datė 24 Dhjetor 2007 - 09:36:

Pyetja e 149(mendoj se eshte kjo me rradhe,

Mendoj se eshte kjo me rradhe, edhe pse me lart i ngaterrova ato numrat e pyetjeve.Kerkoj ndjese!


Atehere so po pyes:
pyetja 149
--->>> C'fare permban nje spec djeges nga ai jodjeges???Pse djeg???
Ndonjeri djeg me shume, ndonjeri me pak???Dallimi???Ku dallohet nga speci i zakonshem(jo djeges)????



Per keto dhe te tjera ju a keni mundesi te pergjigjeni???


Postuar nga MARSMED datė 24 Dhjetor 2007 - 23:11:

Do i kerkoja sundimtarit te jete pak me i qarte ne pyetjet e tij.... psh tek pyetja nr 120 sic e ka vene ai....qe flet per difektet kromozomike.. aneuploidine.... nuk e kuptoj pyetjen,sepse kerkon te dish se ne cilin kromozom eshte difekti tek sind Turner,kur me lart e ke percaktuar vet qe eshte nje monozomi dmth kemi mungesen nje kromozomi X.

Per pyetjen 124 qe ke shenuar ti.... kerkon te dish a ka dallim e termave rotaviruse dhe retroviruse dhe thua mos eshte bere ndonje gabim se mos behet fjale per te njejten gje.... ..... Po te them qe eshte njesoj si te pyesesh a eshte njesoj te thuash molle dhe dardhe vertet jane fruta te dyja ,por ndryshojne aq shume nga njera tjetra sa njera eshte ''frut'' deri tani vdekjeprures kurse tjetra eshte emblesire para saj ,se ja hedh me nje diarre ....

Per pyetjen 126 sipas sundimtaritPse gjinia e foshnjes percaktohet nga kromozomet e babait?.......Ti e thua me 5-6 fjali  mo sundimtar por eshte une po i bie shkurt me nje fjali... me shume do ishte kohe e humbur per te gjithe ..............Kjo ndodh sepse eshte kromozomi i dyte qe do vije nga babai qe do jet ose X ose Y qe do determinoje ne menyre gjenetike sexin e femijes .. dmth se ca rruge do marri organogjeneza..drejt formimit te testikujve apo ovareve,sepse nga nena vetem X -i mund te vije sepse ajo ka vetem dy X-eNese vjen X nga babai atehere kemi vajze,nese vjen Y kemi djale... sa fjali u bere re ?hahaha

Per pyetjen 129...per hidroksiprolinen..Tani une nuk e di ne eshte tek librat tuaj ne maqedonisht por qe eshte prolina aminoacid dmth nje nder 20 aminoacidet kjo eshte e sigurtePor themi qe eshte prolina.. kurse hidroksiprolina eshte nje derivat e prolines ose me mire nje proline e hidroksiluar per ta bere me te qendrueshme polimerizimin e saj ne strukturen e kolagjenit.

pyetja 130..  me thuaj sa peshon te te them sa gjak ke..... Mund ta llogarisim me perafersi sasine e gjakut duke ditur se ai ze 7% te peshes trupore.Nese sundimtari peshon 70 kg atehere ai ka  afersisht 4.9 L gjak

 


Postuar nga Straniero datė 25 Dhjetor 2007 - 10:40:

Pyetje nr. 150

--->>>Thuhet edhe kam degjuar, respketivisht me kane keshilluar qe te mos shkruaj me kimik te kuq(d.m.th. kimik qe shkruan ngjyre te kuqe) por te shkruaj me te kaltert. Pse te mos shkruaj me te kuqe???Thuhet se eshte e demshme per syte??Pse eshte e demshme???............Nese eshte e demshme pse e kane zbuluar ateher......... hahahahah.!!!!


Postuar nga Straniero datė 25 Dhjetor 2007 - 10:44:

Pyetje 151

--->>> Ndonjeri prej jush ka pare se si caktohet grupa e gjakut me siguri ka pare edhe se gjaku perzihet antiserum me shufra qelqi. Hudhet antiserumi ne pllake qelqi ku eshte gjaku dhe perzihet me shufer qelqi. Pse te perdoret shufra e qelqit ne kete rast??Une nuk kam pare te perdoret ndoje element tjeter p.sh: matal apo plastike??Nuk e di ndoshta eshte perdoren metalet edhe plastika...nuk e di.....Nese perdoret vetem qelqi pse vetem qelqi te perdoreet?? Nese perdoren edhe metale dhe plasike ku qendron arsyeja??? Ndoshta jam i qarte ne pyetjen???........Nuk e di........
=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+
=+=
A e shihni te arsyeshme qe une vetem te jap pyetje.........apo duhet ndokun edhe pergjigje......apo cka eshte me e keqja eshte se une U BERA I TEPERT me pyetje.S'po flas vetem me NS-6 dhe MARSMED........Sidoqofte sot postova disa numra ne mjekesi..........S'edi a do t'ju peqejne...........SHENDET...........


Postuar nga Straniero datė 25 Dhjetor 2007 - 10:55:

NDIHME + PAK QARETSI

E DIME SE ERITROCIDET JANE QELIZAT QE RIPERTRIHEN ME SHPEJTE PER 120 DITE. PO UNE LEXOVA (NE NJE LIBER TE ANATOMISE)SE SI QELIZA QE RIPERTRIHEN ME SHPEJTE JANE TE ZORRES SE HOLLE DHE ATO RIPERTRIHEN NE CDO 5 DITE APO 3 DITE..HARROVA...
D.M.TH QELIZAT E ZORREVE RIPERTRI
HEN ME SHPEJTE....DHE JO ATO ERITROCIDET


SI MENDONI JU????????NDIHMONI PAK!!!!!!!


Postuar nga MARSMED datė 25 Dhjetor 2007 - 14:31:

Hem... sundimtar me sa di une dhe me sa kam lexuar sindroma Turner eshte nje semundje gjenetike qe vjen si pasoje e mungeses se plote te nje kromozomi X (50% te rasteve)ose te humbjes se krahut te shkurter te njerit nga kromoz. X,ose dhe anomali te tjera qe prekin njerin nga kromoz.X .Por ama kemi vetem ketu difekt,vetem kromozomet seksuale jane te prekur... dhe vetem njeri.....nuk kemi anomali dhe ne kromozomet autosomale,eshte nje monosomi e kromozomeve seksuale.

Per sa i perket jetegjatesise se qelizave...po eshte e vertet qe qelizat intestinale riperterihen me shpejt...nuk jane eritrocitet me te shpejtet 


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:02:

3 perjgigjet e 3 pyetjeve

JANE 3 PYETJE TE PARASHTRUARA NGA UNE, NE TE CILAT VE PO PERGJIGJEM.........QESHARAKE.............

Pyetja e 146----->>>Cili nga 5 pjeset e trurit, respektivisht cili tru nuk ka lidhje direkte me receptoret dhe efektoret e organizmit????
----->>>Pergjigje eshte TRURI I VOGEL(cecebelumi).

Pergjigja e pyetjes 139----->Pse parfumet i veme ne vende te posacme te trupit?Ate cka e di eshe po e shkruaj: si vende te posacme jane zona pas veshit dhe e paratrines(paratrines me duket se eshte sakt termi) se krahut. Qarkullimi i gjakut ne keto dy vende ben gjakun te nxehet dhe kjo shkakton avullimin e ngadalshem dhe leshimin e aromes se kendeshme te parfunmit, prandaj edhe aroma ndihet me gjate...........

----->>>.Sa lloje te hemoglobines i permban njeriu deri ne vdekje?????(s'e dim a kam parashtruar kete pyetje me pare,nese jo athere le ta rregulloje moderatori edhe pyetjen eshe pergjigjen)
----->>>Perjgigje:
Dallojme dy lloje te hemoglobines:
-Fiziologjike
-Patologjike

>>Hemoglobina fiziologjike jane:HbF,HbA1&HbA2
HbF(hemoglobina fetale) eshte ne periudhen fetale dhe ne vietin e pare te jetes.Pas lindjes sasia e saj ne gjak eshte 60-80%, ndersa pergjendrimi i hemoglobines se te rriturve(HbA-hemoglobina adulte) eshte 20-40%.Hemoglobina adulte e tipit HbA2 gjendet ne gjak ne sasi te vogla:2-3%.Deri ne fundin evitit te pare pas lindjes HbF me nuk prodhohet dhe eshte plotesisht e zevendesuar nga Hba.

Sa per hemoglbinen pataologjieke ajo nuk hyn ne pergjigje , por nese ndokush kerkon te dije edhe per kete mund te pergjigjem ..........s'ka problem.........

EDHE DICKA TJETER PER ROTAVIRUSIN MESOVA PAK PO PER KETE RETROVIRUSN S'DI ASGJE...A ME MESON DIKUSH DICKA......
-=-=-=-=-=-=-=-==-=-=-==-=-=-==-=-=-==-=-=-==-=-=-=
EDHE FALEMNDERIT MARSMED PER SQARIMIN E KETYRE DY TERMEVE(ROTAVIRUSIN&RETROVIRUSN )..KE SQARUAR ME NJE SHEMBULL MJAF EFEKTIV......


Postuar nga MARSMED datė 27 Dhjetor 2007 - 18:27:

o sundimtar...po si shume me te shpejte e ke marr... prit se do pergjigjemi ....leri kohe njerezve... durim ketu jemi.....


Postuar nga MARSMED datė 27 Dhjetor 2007 - 18:29:

se harrova dicka keshtu shpejt e shpejt..per te mesuar dicka per retroviruset mjafton te shkruash HIV tek google


Postuar nga Straniero datė 31 Dhjetor 2007 - 16:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
o sundimtar...po si shume me te shpejte e ke marr... prit se do pergjigjemi ....leri kohe njerezve... durim ketu jemi.....



_______________

Ok MARSMED mirepo une dua qe sa me shpejte ta perfundojme supersfiden????!!!


Postuar nga Straniero datė 31 Dhjetor 2007 - 16:36:

edhe dicka

Edhe dicka valle jemi te vetmit ne kete ne kete supersfide( p.sh: Sundimtari, Marsmed, NS-6. Enigme etc. nje etc pak me e shkurt ne kete rast)..........nuk i drejtohem tani NS-6.....se shoh ne ditet e para te hapjes se temes...............me vrull gjithcka........por u shuan..........nese kete teme e mbajme te gjalle vete 4-5 anetare..........atehere........turp....!Une mundohem te parashroj pyetje qe hasi ne let. gjat mesimeve ne menyre qe ti zgjeroj njohurite........ndonjeher pyetja edhe pse e di (pyetje provokative)........thjesht per te zgjuar interes te anetar tjere...se bej ndonje pyetje nga mesimet e shkolles dhe ndodh qe ate ta kene mesuar..........une kam ende pyetje po le te shebejne si frymemarrje artificiale ne grahmat e fundit te kesaj teme.....ishalla nuk ndodh......por une prap do te pyes edhe pse ose asnjeher nuk po pergjigjem.

Mirekuptimi nuk eshte as ne Hene as ne Diell, po ne Toke ne mes njerezve.........

Une nuk do te pyes me asgje deri sa te marrin pergjigje pyetjet e mia dhe te tjereve......edhe pse nuk po mundem me duru.........Une i kam gati nje bresheri pyetjesh mirepo po pres pergjigjet.......


Postuar nga NS-6 datė 01 Janar 2008 - 15:06:

Menopauza ne grate obeze

Cod. A01012008

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
Pse grate obeze vuajne me pak nga simptomat e menopauzes sesa ato qe jane te dobta?


Simptomat e menopauzes vijne kryesisht nga ulja e prodhimit te estrogjenit (kjo ulje fillon qe ne nje faze premenopauzale) dhe te vetmit estrogjene ne prodhohen akoma jane ato qe vijne nga indi dhjamor ose nga organe te tjere qe e prodhojne por ne sasi edhe me te vogla!
Tek grate obeze kemi nje prodhim te nje sasie me te madhe estrogjenesh per shkak te funksionimit te nje enzime, aromataza ( ) qe kthen kthen androstenedionin ne estron.
Nga nje ane kjo eshte avantazh per uljen e simptomave te menopauzes por nga ana tjeter nje rritje e ketyre estrogjeneve perben nje faktor rreziku per kancerin e endometrit [1]

[1] Rose P. Endometrial Carcinoma. NEJM 1997; 335 : 640-649


Postuar nga MARSMED datė 01 Janar 2008 - 16:03:

  si shume rende i re mo sundimtar hahahahha .... mu duk sikur po merrja pjese ne ndonje operacion shpetimi keshtu si e bere ti hahaha.. grahmat e fundit hahahha.... Shiko secili ben aq sa ka mundesi.... pastaj duke i lene pak kohe gjerave dhe kuptohen dhe analizohen me mire....Merre me shtruar....sepse idea nuk eshte qe te thyejme  ndonje rekord kohor...nuk ka rendesi jetegjatesia ndonjeher por cilesia e ''jetes''


Postuar nga amor alucius datė 01 Janar 2008 - 21:09:

Re: Menopauza ne grate obeze

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Cod. A01012008Simptomat e menopauzes vijne kryesisht nga ulja e prodhimit te estrogjenit (kjo ulje fillon qe ne nje faze premenopauzale) dhe te vetmit estrogjene ne prodhohen akoma jane ato qe vijne nga indi dhjamor ose nga organe te tjere qe e prodhojne por ne sasi edhe me te vogla!
Tek grate obeze kemi nje prodhim te nje sasie me te madhe estrogjenesh per shkak te funksionimit te nje enzime, aromataza ( ) qe kthen kthen androstenedionin ne estron.
Nga nje ane kjo eshte avantazh per uljen e simptomave te menopauzes por nga ana tjeter nje rritje e ketyre estrogjeneve perben nje faktor rreziku per kancerin e endometrit [1]

[1] Rose P. Endometrial Carcinoma. NEJM 1997; 335 : 640-649



O NS_6, te ndaloj te ju pergjigjesh me pyetjeve te nivelit 1 Veshtiresoje o cun i cike nivelin e lojes... oj ky Thaj syte 7 vjet per tu marre me simptomat menopauzes te femrave obeze
Come-come guys, play it harder


Postuar nga cancer datė 01 Janar 2008 - 22:11:

moj mjeke te te bej nje pyetje. Mua me mpihet dora e majte, ndonjehere edhe krahu,zakonisht kur jam ulur para komjuterit ne zyre,ndonjehere gishtin e vogel se ndjej fare. Dhe kur dal ne darke doren e majte e kam akull kurse te djathten ne rregull. Ca shpjegimi i jep zotrote ketyre simptomave


Postuar nga amor alucius datė 01 Janar 2008 - 23:36:

Duhet te jete demtim nervi. (ashtu sic mund te jete dhe CTS, e per kete duhet dhe nje elektromiografi)Mgjth pa testet e duhura s'mund te hedhim fall ne ketu, ndaj nje vizite tek neurologu s'do te te bente keq(sipas rezultateve mund te neurologu mund te te keshilloje nje vizite tek kardiologu)


Postuar nga Straniero datė 02 Janar 2008 - 20:56:

A po pergjigjeni ............

A po pergjigjeni ne pyetjet e mia apo le te vazhdoj me 20 tjera edhe pseudonimi im ,,Sundimtari" eshte nga pershtypja e madhe qe me ka lene vepra ,,Sundimtari" nga Makiaveli dhe jo se dua te dominoj ne kete teme.........


Postuar nga Straniero datė 05 Janar 2008 - 18:52:

Pyetje

O anetare te nderuar po te gjithe jeni ju studdente, a ka ketu ndonje nxenes ne shkollen e mesme, flas per kete teme.


Postuar nga Straniero datė 05 Janar 2008 - 18:53:

Per moderatorin

Nese mundet moderatori le t'i rregulloje numrat e pyetjeve dhe pergjigjet se une per vete i ngaterrova


Postuar nga Straniero datė 05 Janar 2008 - 18:55:

Pyteje numer 152

Si eshte e mundur qe eritrocidet te jetojne pa berthame


Postuar nga Straniero datė 05 Janar 2008 - 18:58:

Pyetje numer 153

Pse leukocidet permbajne me teper lizozome???


regulloi numrat e pyetjeve dhe pergjigjeve moderator!!!!


Postuar nga NS-6 datė 06 Janar 2008 - 00:03:

pergjigja e pyetjes 119 : struktura e cAMP

Cod. A06012007

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
Pak me teper informacione lidhur me cAMP, si eshte formula dhe dallohet nga AMP. Per cAMP lexova edhe te tema e enzimeve nga NS-6(flm NS-6)


ok,po i pergjigjem ksaj pyetjeje per momentin por duhen pare se cilet pyetje kane marre nje pergjigje dhe cilat akoma jo,ne menyre qe te pakten deri tek pyetja 150 te mos mbeten pyetje pa pergjigje dhe pastaj te mund te ecim me pyetjet e tjera...kshu largojme edhe lemshet ne kete teme

per sa i perket cAMP vete nga emertimi kemi te bejme me adenozin monofosfat ne formen ciklike (kjo bazuar ne emertimin ne anglisht qe perfaqson edhe shkurtimi qe eshte cyclic adenosine monophosphate) dhe vete nga emertimi mund te themi qe dallohet nga AMP per nga forma qe merr,pra ciklike. ajo prodhohet me ndihmen e nje enzime qe ka emrin adenilato ciklazi qe gjendet ne membranat qelizore (gje qe nuk eshte e rastesishme kur mendojme qe cAMP ka funksione te veta ne afersi te kesaj zone) e cila kthen ATP ne cAMP duke shkeputur grupe fosfat. ne figuren qe kam vendosur me siper mund ta shohesh edhe me mire si strukture dhe menyre perftimi. per sa i perket funksioneve mund te them qe ka rendesi te madhe ne mpiksjen e gjakut,ne rregullimin e presionit te gjakut,ne procesin e infiamacionit etj etj...ne nivelin molekular eshte shume i rendesishem per faktin se luan rolin e lajmetarit te dyte ne disa lloj rrugesh te trasmetimit te sinjalit nga membrana ne citoplazem ose berthame
besoj se kjo gje eshte e mjaftueshme per pergjigjen e pyetjes tende duke qene se ke pyetur vetem per strukturen e saj...me teper informacione si per strukturen si per funksionet e ndryshme te saj do te kete ne temen "ATP (Adenozine Trifosfat)" e cila ka mbetur pak mbrapa per momentin por qe shume shpejt do rekuperohet!

pergjigjet per pyetjet qe ke bere do te vijne njera pas tjetres,kerkohet vetem pak durim edhe sepse jane edhe temat e tjera qe do ecin perpara pervec ksaj


Postuar nga lost_soul datė 06 Janar 2008 - 01:01:

Re: A po pergjigjeni ............pyetja 154

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
A po pergjigjeni ne pyetjet e mia apo le te vazhdoj me 20 tjera edhe pseudonimi im ,,Sundimtari" eshte nga pershtypja e madhe qe me ka lene vepra ,,Sundimtari" nga Makiaveli dhe jo se dua te dominoj ne kete teme.........

Sundimtar, edhe une e kam vene re qe shume ngadale i pergjigjen pyetjeve keta mjeket dhe pjsmarrja jote eshte shume e vyer; - pse jo edhe te dominosh.

Tani jam qe jam ketu, kam edhe nje pyetje per ty. A klasifikohet si semundje psiqike megallomania, apo eshte thjeshte nje cilesi normale dhe e parrezikshme njerezore? A ka ndonje ilac apo terapi?

p.s.
A thua e mbarojme dot kete teme perpara shpalljes se pavaresise se Kosoves?


Postuar nga MARSMED datė 06 Janar 2008 - 17:51:

pergjigja e pyetjes numer 152 : jetegjatesia e eritrociteve

Cod. C06012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
Si eshte e mundur qe eritrocidet te jetojne pa berthame


Kjo ne fakt eshte dhe arsyeja qe ato jetojne vetem 120 dite.... fakti qe skane berthame....ndersa ato 120 dite ato i kalojne me ''rezervat e grumbulluara'' Dmth gjate transformimit qe ben qeliza prekursore deri ne eritrocit ajo krijon ''ambjentin'' e duhur per te kryer funksionin e saj....grumbullon hemoglobinen ne pjesen me te madhe te saj.... dhe ''heq qafe'' berthamen qe do ti zinte shume vendpor kjo pasi ka siguruar substancat dhe strukturen e saj te nevojshme per te jetuar ato 120 dite


Postuar nga MARSMED datė 06 Janar 2008 - 18:11:

pergjigja e pyetjes numer 153 : lizozimat

Cod. B06012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
Pse leukocidet permbajne me teper lizozome???


Nje nga funksionet kryesore te leukociteve eshte funksioni fagocitar... dmth kapja dhe shkrirja e mikroorganizma apo substancave qe duhen asgjesuar...dhe sigurisht lizozomet luajne nje rol te rendesishem ne kete pike me enzimat e tyre degraduese.Gjthashtu brenda granulave te shumta ka dhe substanca te tjera qe marrin pjese ne mekanizmat e shumte mbrojtes qe zhvillojne leukocitet..si substanca kemotaktike (qe therrasin ne fushen e betejes qeliza te tjera mbrojtese)substanca vazokonstriktore apo v.dilatatore,subst.inhibuese te reaksionit te hipersensibilitetit te menjehershem.... etj.Nese leukocitet do ti imagjinonim si ushtaret ne fushen e betejes atehere mund te themi per lizozomet qe jane canta ,bagazhe te mbushura me eksploziv,arme,e atrecatura te tjera te nevojshme per beteje)


Postuar nga MARSMED datė 06 Janar 2008 - 19:35:

pergjigja e pyetjes 150 : shkrimi me ngjyre te kuqe

Cod. D06012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
pyetja 150
--->>>Thuhet edhe kam degjuar, respketivisht me kane keshilluar qe te mos shkruaj me kimik te kuq(d.m.th. kimik qe shkruan ngjyre te kuqe) por te shkruaj me te kaltert. Pse te mos shkruaj me te kuqe???Thuhet se eshte e demshme per syte??Pse eshte e demshme???............Nese eshte e demshme pse e kane zbuluar ateher......... hahahahah.!!!!



Hem.... dhe une e kisha degjuar kete ... dhe mendoj qe eshte e lidhur me efektin qe ka kjo ngjyre ne sy dhe ne truNe fakt eshte pak e lodhshme te shohesh te kuqen,me sa lexova jepte nje shtim te perqendrimit,rritje te aktivitetit te sistemit nerv.simpatik.... dhe kjo mbase sjell dhe lodhjen e shpejt te syrit dhe te trurit...por ne nje shkrim tjeter thuhej se nuk ka rendesi shume ngjyra e shkrimit sesa kontrasti qe ka midis bojes se shkrimit dhe fushes,sa me i madh ky kontrast aq me i lehte leximi dhe aq me pak lodhje te syrit..gjithsesi thuhej qe eshte dhe individuale,secili mund ta gjej vet se ne cilen ngjyre ndjehet rehatKaq gjeta.. sdi ne mjafton


Postuar nga MARSMED datė 06 Janar 2008 - 20:06:

pergjigja e pyetjes 149 : specat djeges dhe substancat perberese

Cod. A06012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
pyetja 149
 C'fare permban nje spec djeges nga ai jodjeges???Pse djeg???
Ndonjeri djeg me shume, ndonjeri me pak???Dallimi???Ku dallohet nga speci i zakonshem(jo djeges)????



Speci djeges permban nje substance qe quhet kapsaicine...Eshte kjo qe i jep vetine djegese.Ajo lidhet me neuronet ndjesore dhe shkakton nje depolarizim te qelizes te ngjashem me ate qe mund te shkaktoje nje abrazion nga lende kimike apo nga substanca te nxehta...prandaj dhe ndjesia qe shkakton speci djeges eshte ai i nje djegie te forte...Per ta eliminuar ate mund te perdoret ne moment substanca vajore(pasi eshte lipofile,dmth uji si ben asgje)ose dhe qumesht pasi kazeina e qumeshtit vepron si detergjent per te hequr kapsaicinen e fiksuar ne receptoret,si dhe akull dhe mjete te tjera te ftohta mund te vendosen ne vendin e rene ne kontakt me specin djeges.

 


Postuar nga NS-6 datė 06 Janar 2008 - 23:49:

pergjigja e pyetjes 121 & 122 : funksioni i vitamines C

Cod. A07012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
---->Pyetja numer 122- si merr pjese vitamina C ne ndertimin normal te kolagjenit. Une e kam mesuar si proteine kolagjenin( si substance ndertuese te indit lidhore tek njeriu dhe kafshet) edhe ate proteine pa tretshme ne uje.

vitamina C ose sic mund te jete degjuar ndryshe si acidi askorbik eshte nje agjent reduktues i kthyeshem (me agjent reduktues nenkuptojme substance qe eshte ne gjendje te jape elektrone per substanca te tjera ndersa me fjalen i kthyeshem nenkuptojme qe ashtu sic jep edhe mund ti marri mbrapsh) dhe eshte mjaft i rendesishem ne sintetizimin e kolagjenit per shkak se ndihmon ne transformimin e prolines ne hidroksiproline e cila nuk mund te ndodhe pa ndihmen e kesaj vitamine . te dy keto struktura jane te rendesishme per qendrueshmerine e stuktures se kolagjenit (kete mund ta kuptoni edhe me mire kur mendojme qe semundja e skorbutit vjen si pasoje e mungeses se vitamines C) nese do te shikoje strukturen e kolagjenit do te shihje qe praktikisht zinxhiret e tij jane nje perseritje e nje sekuence te tipit glicine-aminoacid i cfaredoshem- proline ose glicine-aminoacid i cfaredoshem -hidroksiproline. glicina ka aftesine qe kryeje lidhjet hidrogjenore ndermjet 3 zinxhireve qe perbejne kolagjenin. prolina dhe hidroksiprolina kane aftesine te bejne rrotullimine ngushte per te cilen ka nevoje zinxhiri i cili merr nje forme helike. nese mungon vitamina C kemi semundje si skorbuti ku shenjat vijne si mungese e stabilitetit te kolagjenit dhe shihni qe mishi i dhembeve demtohet shpejt fare dhe kemi dalje gjaku. pervec kesaj ka edhe simptoma te tjera por kjo sa per tu dhene nje ide.

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
---->Pyetja numer 121 - si merr pjese vitamina C ne aktivizimie fermenteve proteolitike(kujdes ky term), profesori im i kimise me eshte pergjigjur dicka lidhur me levizjen e protone por nuk e besoj kete. mendoj se kam gjetur nje perqindje te zgjidhje sne kete formum, respektivisht te enzime te postuara nag NS-6 po shkepus dicka nga ai postim:,,Disa enzima pėr te ushtruar funksionin e tyre kanė nevojė pėr njė molekule shtese. Kėto molekula shtese nuk janė proteina sikurse enzimat por ndikojne ne shpejtesine e reaksionit. Pikėrisht kėto molekula quhen Koenzima. Tė tilla janė p.sh. vitaminat." dhe une jam i mendimit se pikerisht viamina c merr pjese ne aktivizim e ketyre fermenteve duke u nisur nga ky informacion. Sa ju me perkrahi apo e kam te teren gabim si dhe a keni ndonje zgjidhje lidhur me ate se si vitamina C merr pjese ne aktivizmin e fermenteve proteolitike.

mendoj qe pergjigjen per kete e dhashe me siper.
sa per sqarim,ajo per te cilet kam folur ne kete rast kane qene kofaktoret organik dhe joorganik qe jane te dobishem per enzimat per shkak se ndikojne ne uljen e energjise se aktivizimit. faktoret organik marrin emrin koenzima dhe vitaminat futen pikerisht tek ky grup. duke marre parasysh qe koenzimat fuksionojne si trasportues elektronesh ose grupesh kimike qe hiqen nga substratet mund edhe te themi qe vitamina C ben pjese ne kete grup per faktin se eshte nje agjent reduktues i kthyeshem.


Postuar nga ~Enigme~ datė 07 Janar 2008 - 15:24:

pergjigja e pyetjes 145 : akopuntura

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
145. C'eshte acupunktura(e di thjesh pergjigjen por t'ia mesojme ndokujt me shume kete perjigje d.m.th. me teper informacione?????




Burimi qe po bashkengjit permban informacione te dobishme per kete pyetje.


Postuar nga Straniero datė 07 Janar 2008 - 18:46:

Pyetje nr.154

Pse kur zgjohemi e kemi pak fytyren te enjtur???


Postuar nga Straniero datė 07 Janar 2008 - 18:51:

Pyetje nr.155

Ēeshte fobia(friga d.m.th nese nuk gaboj), pse disa njerea frigohen nga uji(hidrofobi), nga merimanga termin latin se di, lartesia ka edhe shembuj te tjere por si di emrat latin???


Postuar nga Straniero datė 07 Janar 2008 - 18:58:

Falemnderim

Ju felmnderit te gjithe ju qe u pergjigjet ne pyetje e mia. Por ,,pak" u vonuat, sidoqofte mora pergjigje.Kur pyetjet e mia ishin pa pergjigje isha i deshpruar shume me forumin dhe anetaret se jane pertace por tani zemra me eshte bere mal. Felmnderit per pergjigjet.por prap une po vazhdoj me pyetje te tjera nuk idhnoheni apo............


Postuar nga Straniero datė 07 Janar 2008 - 19:04:

Re: Re: A po pergjigjeni ............pyetja 154

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul

Sundimtar, edhe une e kam vene re qe shume ngadale i pergjigjen pyetjeve keta mjeket dhe pjsmarrja jote eshte shume e vyer; - pse jo edhe te dominosh.

Tani jam qe jam ketu, kam edhe nje pyetje per ty. A klasifikohet si semundje psiqike megallomania, apo eshte thjeshte nje cilesi normale dhe e parrezikshme njerezore? A ka ndonje ilac apo terapi?

p.s.
A thua e mbarojme dot kete teme perpara shpalljes se pavaresise se Kosoves?



Atehere lost_soul parit pak per pergjigjen se te them te drejten kurre nuk e kam degjuar nje gje te ketille, por prap do te kerkoj dicka, sepse une jam nxenes ne vitin e -IV- dhe se kam ditur se jam ne teme me mjeke, ti je nxense apo cka. Por prap vonohen...............dhe supersfiden do ta perfundojme pas Pavarsise se Kosoves ndoshta edhe jo sepse kam deshire qe pavarsia te behet me shpejte ...........shendet


Postuar nga MARSMED datė 07 Janar 2008 - 19:14:

pergjigja e pyetjes 154 : enjtja e fytyres

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
Pse kur zgjohemi e kemi pak fytyren te enjtur???


Kjo ndodh nga koha e gjate e qendrimit ne pozicionin horizontal gje qe sjell nje riorganizim te shperndarjes se gjakut....sasi me e madhe gjaku ne pjesen e siperme te trupit gje qe nuk ndodh ne pozicionin vertikal,kjo do sjelli nje presion hidrostatik me te madh ne enet e gjakut ne keto pjese,gje qe do coje ne nje ekstravazim(dalje jashte enes se gjakut)te nje sasie te vogel likidi ne indin intersticial,gje qe eshte me e dukshme ne fytyre,kryesisht ne palpebren inferiore.Gjithcka kthehet mbrapsht pasi kalojme pak kohe ne kembe


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.