Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga i_lire datė 24 Maj 2004 - 05:20:

Nga ngujimi del nje ze
nje mije femije qe s'bejne tu qa,
pyesin nenat prej trishtimit
kur do dalim nga ngujimi?
Si s'po lutet kush per ne
qe te jetojme te lire mbi dhe.
Femija i shkret ka mbet fajtori
numer-renditet nga gjaksori,
se fajtor keto femije kane mbet
s'dine me shkrujt emrin e vet.
Shteti s'din as don' me dite,
se cfare hallesh paskan femite?!

Kjo eshte nje poezi qe e degjova nga nje vogelush teper i bukur ne televizor tek emisioni i "Fiks Fare". Me shkaktoj nje keqardhje ne fillim, pastaj nje dhimbje te brendshme sepse ai po ashtu si une flet SHQIP dhe eshte nga i njejti vend qe une jam, i njejti gjak me mua. Une ne ndryshim nga ai kam vajtur ne shkolle, e kam mesuar gjuhen e mrekullueshme qe na e kane lene trashigimi te paret, por une c'kam patur me shume nga ai? S'vi dhe une nga i njejti vend, e njejta balte?

Analfabetizmi ne Shqiperi eshte i shkaktuar nga shume arsye, por mbi te gjitha eshte FUKARALLIKU. Nuk e di per ju, por a e ka degjuar njeri ate shprehjen e vjeter popullore... "Fukarallik Maskarallik"? Po tamam ashtu i bie, po qe fukara s'ke as shkolle, s'ke as edukate, s'ke as dinjitet sepse as emrin tend s'di te shkruash duke qene se prej fukarallikut dhe shtetit te poshter hajudetesh ne fshatin tend nuk ka nje shkolle 8vjecare ku femija te mesoje te shkruaje emrin e tij. Nderkohe qe shteti e ka nje ligj qe thote se cdo femi eshte i detyruar me KUSHT te ndjeke sistemin arsimor te 8vjecares dhe ne asnje menyre ta lere ate. (numerohen 50mij femije qe e kane lene shkollimin para moshe) Si shume kontradikte ka ketu... edhe ligjin e ve, por edhe fjalen s'e mban. Pastaj e ka fajin fshatari shkret e shahet INJORANT, ike ore fshatar, ik ore katunar... po s'e dime ne qe fshatarit te shkrete i therr zemra qe s'di te shkruaje emrin e vet. Zemer ne - zemer ato... ec e mere vesh kete milet?!

Cfare te shtoj me pashni Zotin e madh, se eshte fatkeqsia me e madhe qe mund t'i ndodhi nje kombi, qe femijet e tij te mos dine GJUHEM AMTARE... eshte te vesh duart ne koke, edhe te mendosh te ardhmen e popullit, tradites, vendit tend... (poshte e me poshte)... E ju me permendi shifra, e me permendi vite... Shifrat i dime te gjithe, vitet i dime te gjithe... Po me thoni KU JEMI?

Mallkuar qoft ai bir SHQIPTARI,
qe kete gjuhe te perendise,
trashegim qe na e la i pari,
TRASHIGIM s'ja LE FEMISE!!!


(Ah, i kerkoj falje ndonje anetari se mos kushedi i duket shume letrarce ky postimi im...)


  Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.