Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Video shokuese kunder pirjes se duhanit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15006)
JA SI KATANDISEMI PAS PIRJES SE DUHANIT....
.
Tungjatjeta cuna
Si ngaterrestar qe jam nuk rri dot pa sjelle ngaterresa dhe kete e bej me te vetmin qellim qe ta bej jeten sa me te larmishme dhe ata qe kane sy dhe veshe te shikojne te gjithe anet e realitetit e pastaj te vendosin se cila eshte rruga me e drejte dhe vendimi me i mire per tu marre. Ne fakt jam me te gjithe boten njekohesisht dhe kunder gjithe botes.
Shpejt e shpejt verejtjet e rradhes.
Kanceri - Nuk vertetohet shkencerisht nese pirja e duhanit shkakton kancer apo jo. Me metoda matematikore mundohet te vertetohet qe ka nje perqasje dhe nje korelacion te larte qe pirja e duhanit dhe kanceri kane njefare lidhjeje por nuk eshte provuar ne menyre te drejtperdrejte qe duhani shkakton kancer.
Deme ne aparatin e frymemarjes- Te jetosh ne nje metropol kjo po qe te shkakton probleme ne aparatine frymemarrjes. Te thithesh te gjithe ato gazra helmues qe clirohen nga lloj lloj aparatesh e makinerish ne nje metropol sigurisht qe te shkakton deme ne aparatine frymemarrjes, deme ndoshta edhe me te medha se sa shkakton duani.
Duhani shkurton jeten- Ku e dime ne kete? Kush e di sa vjet duhet te jetoje nje njeri e pastaj llogarisim sa vjet i ka shkurtuar duhani dhe kur ai vdes themi qe ai do kishte jetuar edhe shtate vjet te tjera por keto ja shukrtoi duhani? Hajdeni tan djema behuni te ndergjegjshem. Doni te jetojme ne nje bote me te mire? PO atehere duhet te rregullojme shume gjera jo vetem duhanin. Ka shume gjera ne jeten tone per te cilat duhet nje revolucion me themel per ta bere token nje vend me te mire per te jetuar.
Mos i merrni per keq verejtjet e mia. Konsideroni vetem faktin qe jam ngaterrestar.
Naten tani
Hyperborea
shpejt e shpejt komentet e rradhes...
kur studjohen mekanizmat se si formohet nje kancer shihet me kujdes se cilet jane mund te jete induktore te procesit dhe keto marrin emrin faktore te rrezikut! studimet molekulare qe jane kryer ne kancere kane treguar qe duhani eshte ne gjendje te modifikoje onkogjenet dhe si pasoje te shkaktoje kancer.
per sa i perket komentit te dyte pergjigja eshte e thjeshte fare: ketu po flasim per duhanin
me pak fjale behen studimet dhe vleresohen grupe per te pare nese ka apo jo efekt nje faktor i jashtem! keshtu qe kur shihet qe personat qe rrijne afer duhanxhinjve kane nje probabilitet me te larte per te pasur semundje te rrugeve te frymemarrjeve atehere konkluzioni qe nxjerr eshte qe duhani eshte shkaktari. normalisht qe per te thene qe eshte shkaktar duhani, nuk eshte qe behet vetem 1 studim por behen me dhjetra dhe shihen rezultatet. keto studime pastaj mblidhen dhe analizohen serish dhe dalin shkrime te tipit review ose meta-analiza qe nxjerrin konkluzione te bazuara ne grupe studimet dhe cdo studim kritikohet nese eshte bere mire apo jo! dmth per te arritur me thene qe eshte duhani shkaktar i nje gjendje kalohet ne nje rruge qe eshte mjaft e gjate.
per sa i perket pyetjes se trete mbaj ne mendje faktin qe mjeksia nuk eshte shkence ekzakte...do te shtoja qe nuk eshte shkence fare por bazohet mbi fakte shkencore! nisur nga kjo dhe duke konsideruar edhe faktin qe detajet molekulare te te gjitha proceseve nuk i dime akoma me saktesi,eshte e arsyeshme te ecim ne shume raste me probabilitet. te gjithe ilacet qe perdorim jane vene ne perdorim pasi kane treguar ne studime miresi ne nivel statistikor por kurre nuk mund te dish me siguri se cfare efekti mund te kete tek ty si individ por mund te themi qe me shume probabilitet mund te te beje mire)
duhani shkurton jetegjatesine. nga e kuptojme kete gje...rikthehemi serish ne studime. studimet me grupe te ndryshme ku disa pijne dhe disa jo,kane vene re qe ka ndryshim per sa i perket vdekshmerise ne nje distance le te themi 5 vjecare (kete merre si end-point le te themi) atehere ti kupton qe ata qe pijne duhan kane mundesi me teper me vdek brenda 5 vjetesh si pasoje e nje komplikance nga duhani se sa ata qe nuk pijne. serish kemi shume studime (te kujtoj qe i vetmi trajtim qe ka treguar efekte ne evolucionin e bronkitit kronik eshte lenia e duhanit dhe kjo sepse eshte pare me fakte dhe studime) dhe keto studime kane treguar qe personi qe pi duhan,ka me shume mundesi qe ne distance kohe te vdese nga komplikancat krahasuar me ate qe nuk pi!
sa do qe te mundohemi ne,nuk do jemi kurre ne gjendje te rregullojme ate qe eshte prishur...me habisin lajmet ku kerkohen planete per te jetuar kur ne jemi ne nje planet qe eshte me jete...duket sikur kemi bere cantat gati dhe as qe bohen tentativa per te rregullu gjendjen!
HI NS 6
I like to mess with you. Hehehe.
Sa me pelqejne keto lloj ngaterresash qe kerkojne komplikime situatash ne te cilat duhet nje arsyetim dhe parqaqitje faktesh shume i qarte. Duhet te them qe nje lloj i ketille diskutimi me ka pelqyer gjithmone.
OK. Le te shohim dhe te analizojme faktet e rradhes. NS 6 ajo qe po perpiqem te them une eshte kjo : mundesia qe duhani te te shkaktoje kancer dhe mundesia qe mund te vdesesh neser ne nje aksident me makine eshte 50 % me 50 %. Prandaj nuk me pelejne keto lloj studimesh. Ato japin me probabilitet mundesine dhe asnjehere nuk e vertetojne ate. C mund te themi per nje infeksion te thjeshte qe marrim nese presim pa dashje gishtin. C mund te themi per nje grip te thjeshte apo edhe per nje skuqe te lehte anginash? Shkaqet q
shkaqet qe i shkaktojne dihen dhe nuk bazohen ne studime korelacionesh. Keshtu nese presim gishtin me thike e dime qe organizmi reagon ne nje menyre te tille duke prodhuar shume rruaza te bardha qe grumbullohen rreth plages dhe mundohen te mbrojne aty organizmin nga te gjitha sulmet e jashtme. Po keshtu rruazat e kuqe fillojne te veprojme me shpejtesi per koagulimin e gjakut ne menyre qe plaga te mbyllet. E njejta gje ndodh edhe me gripin dhe anginat. Sulmet e jashtme kerkojne te shkaterrojne sistemin e brendshem te njeriut dhe ketu nuk ka vend per korrelacione apo dhe studime. Keto jane zbuluar tashme dhe dihen me siguri. Studimet qe kerkojne te lidhin pirjen e duhanit me kancerin personalisht i gjej te pavend.
Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.
Sa per planetin qe une, ti dhe te gjithe banoret e tjere te botes pa perjashtim po e demtojme cdo dite, kjo miku im nuk eshte ne doren tone. Edhe une si ti do te doja te mos beja gati valixhet. Ne vend te tyre do te doja te beja gati armet e te luftoja per shpetimin e planetit. por ja qe armet e mija nuk jane aq te fuqishme sa ti detyrojne te tjeret qe te heqin dore se demtuari planetin. Duhet te jesh nje supernjeri apo ZOT qe ta besh kete. Meqe nuk jemi nuk mundemi vella ta shpetojme planetin keshtu qe duhet te bejme gati valixhet (ti bejme gati per ndonje planet tjeter apo per ne boten tjeter kjo nuk i dihet hehehe).
Ne fund te gjithe kudnervendies time po te pohoj me plot gojen qe pranoj me kenaqesi nje fakt qe e permedne ne mesazhin tend. Pranoj faktin qe eshte vertetuar qe duhani eshte ne gjendje te modifikoje onkogjenet dhe kjo eshte e rendesishme. Personalisht nuk e pi duhanin. Personalisht shpesh nuk i lejoj te tjeret te pine duhan ne prezencen time se nuk e duroj dot eren dhe e di cfare reziku mbart por ne fund te fundit ne kete bote te shakterruar nga te kater anet, ne kete bote te ndotur deri ne palce, ne kete bote ku nejrezit me papergjegjshmerine e tyre kane kryer veprime si derdhja e acideve dhe lendeve kimike heluese ne lumenj e liqene, shkarkimi i monooksidit dhe dioksidit te karbonit ne natyre e kane ndotur aq shume boten sa ne fund te fundit cdo njeri i papergjegjshem i botes si une, ti dhe gjithe banoret e planetit kane te drejten e tyre te pamohhueshme te papergjegjshmerise per pirjen e duhanit. Une dhe ti nuk do te mundeshim kurre te benin te pergjegjshem te gjithe te papergjegjshmit qe me veprimet e tyre te papergjegjshme (njeri prej te cileve qe ne fakt eshte me i thjeshti e qe eshte pirja e duhanit) te shkaterrojne pa meshire token. Ka nje cope here te mire qe po kerkoj arsyuen mbi toke dhe nuk po e gjej. KJo eshte pse une hyj ne kete forum apo ne forume te tjera dhe te krijoj debate e ngaterresa per te pare se deri ku arrin arsyeja nejrezore e njerezve te paarsyeshem.
Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea
Mjekesia - Mendoj se mjekesia eshte nje prej shkencave me egzakte qe mund te egzistojne. ka shume semundje qe dihen em siguri se nga shkaktohen dhe tashme jane zbuluar dhe metoda jashtezakonisht te sakta per ti luftuar keto semundje. Tashme e dime qe te luftosh nje semundje nuk behet me sic behej ne mesjete ku shpesh ajo luftohej me hamendje dhe perdoreshin metoda te cilat besohej se kishin dhene efekt ne raste te meparshme. Perkudnrazi sot kemi arritur ne nje nivel per trajtimin gati individual te cfare do lloj semundjeje. Me zbulimet gjenetike po arrihet qe te ndertohen edhe trajtime per cdo njeri te vecante duke ditur tashme se cfare i nevojitet organizmin per te luftuar nje semundje te caktuar. Keshtu ndertohen ilace gjenetikisht te modifikuara qe jane specifike vetem per kodin gjenetik te nje njeriu. Keto ilace nuk jane te pershtatshme per kodin gjenetik te nje njeriu tjeter. Sigurisht per nejriun tjeter ndertohen ilace te tjera te pershtatshme per ADN-ne e tij. Ja qe mjekesia eshte jashtezakonisht egzakte.
NS 6 hej mik te gjitha ato qe thua nje njefare menyre shkarazi vertetojne nje thenien time qe e kam postuar ne nje teme tjeter. Po jetojme nje kohe kur kemi vene njeren kembe ne poltornen ku rri zoti. Edhe pak dhe do te shohim formen e tij te plote (nje enderr sa e madherishme aq edhe e frikshme). Tashme kemi nderhyre ne krijim. Tashme ne e dime se si te krijojme nje njeri. Dhe ndoshta nje grup shkencetaresh mund ta krijojne me veshtiresi te medha nje njeri nga asgjeja ( sa e frikshme aq edhe gjeniale). Po nejse. Tashme dolem fare nga tema. Dhe meqe askush nuk ka me se cfare te thote mbi videon shokuese te pirjes se duhanit mendoj se kjo teme u ezaurua plotesisht. Qellimi i saj i sensibilizimit kunder pirjes se duhanit mendoj se u arrit pak (per te mos thene aspak)
Citim:
Po citoj ato qė tha hyperborea
Tashme kemi nderhyre ne krijim. Tashme ne e dime se si te krijojme nje njeri. Dhe ndoshta nje grup shkencetaresh mund ta krijojne me veshtiresi te medha nje njeri nga asgjeja ( sa e frikshme aq edhe gjeniale). Po nejse. Tashme dolem fare nga tema. Dhe meqe askush nuk ka me se cfare te thote mbi videon shokuese te pirjes se duhanit mendoj se kjo teme u ezaurua plotesisht. Qellimi i saj i sensibilizimit kunder pirjes se duhanit mendoj se u arrit pak (per te mos thene aspak)
HI NS 6
Ti ke te drejte ne te gjitha ato qe thua.
Por shkurtimishtpo te paraqes kendveshtrimin ne te cilin une i shikoj gjerat. Nga ato qe kam pare, degjuar e lexuar mendoj se nje grup njerezish (dmth nje grup shkencetaresh te zote) munden qe me nateriale te ndryshme kimike mund te ndertojne molekulat organike (dmth aminoacidet). Pastaj aminoacidet ti lidhin ne zinxhire ADN-je e te ndertojne keshtu kromozomet e pastaj te krijojne mundesine qe pa perdorur mitren vetem me ane aparaturave moderne elektronike te krijojne nje njeri. Besoj se ekuptove se cila eshte ideja ime. Ajo qe doja te thoja ishte se kjo egiston si mundesi. POr gjithsesi ato qe thua ti jane shume te drejta dhe te verteta.
Meqe u larguam shume nga tema per pirjen e duhanit une mendoj se cdo njeri qe e pi ne fund te jetes pendohet dhe kjo do te ndodhe deri ne fund te jetes. Por ne fund te fundit para se te bejme nje fushate kunder pirjes se duhanit duke paraqitur dhe demet qe ai shkakton me mire ti biem problemit ne koke dhe te kerkojme ndalimin e mbjelljes se bimes se duhanit dhe ndalimin e prodhimit te cigareve. DO te ishte me e ndershme apo jo?
Hyperborea
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 35 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.