Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga kontinenti datė 28 Nëntor 2006 - 23:51:

Ta sjell mer, pse jo, por kam kohe qe e kam lexuar dhe kjo gje mbaj mend qe bente pjese ne psikoterapi gje e cila eshte gje kryesore ne sherimin e shume semundjeve.
Do ta kerkoj!


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Nëntor 2006 - 02:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha football
A dini ndonje caj ose bime mjekesore, qe duhet te perdor per te eliminuar urthin, qe me krijohet ne ezofag nga sasia e lengjeve acide, kur shtrihem per te fjetur ne darke.

football me pelqen shume healthinfo center qe e frekuentoj shpesh i cili eshte nje link i besueshem, i sigurt dhe serioz. Ne kete link qe do te bashkengjit flitet per mjekesine alternative dhe terapine e saj me ane te bimeve mjekesore per keqtrejtien (dispepsine me termat mjekesore besoj) dhe djegesiren e stomakut.


http://healthinfo.cedars-sinai.edu/...hwid=hn-1037005




Action
Herbs

Bitter digestive stimulants
Andrographis, Artichoke, Barberry, Bitter melon, Bitter orange, Blessed thistle, Boldo, Centaury, Dandelion, Devil's claw, Elecampane, Gentian, Goldenseal, Greater celandine, Horehound, Juniper, Oregon grape, Picrorhiza, Prickly ash, Vervain, Wormwood, Yarrow, Yellow dock

Carminatives
Anise, Basil, Caraway, Cardamom, Chamomile, Cinnamon, Cloves, Coriander, Dill, European angelica, Fennel, Ginger, Lavender, Lemon balm, Linden, Oregano, Peppermint, Rosemary, Sage, Thyme, Turmeric

Demulcents
Bladderwrack, Licorice, Marshmallow, Slippery elm

Multiple, unclear actions
Chaparral

Sic e shikon ne kete tabele, bimet jane ndare ne 3 kategori. Ne stimulues tretes te hidhur, ne "carminatives" ne clirues te gazeve dhe ne "demulcents" bime qetesusa.
Nqs e lexon me vemendje informacionet sidomos pasi te shikosh tabelen qe postova ketu (qe nuk doli si tabele)  e shpjegon ne detaje cdo kategori. Shpresoj qe ky link te te ndimoje sado pak.


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Football, mos ma merr per keq, por per kete semundje qe ke ti, duhet te degjosh kenge kineze.
Kete material e kam lexuar nga prof; Xhonathan Hickory Lis.
Nderhyrje ne tru te muzikes orientale kineze shkatonin disa thermija te cilat bombardonin ato zona nga ku fillon dhe pershkrim qe juve po beni.



Te falenderoj qe me ndjek kudo dhe me ke kaq kujdes


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Ta sjell mer, pse jo, por kam kohe qe e kam lexuar dhe kjo gje mbaj mend qe bente pjese ne psikoterapi gje e cila eshte gje kryesore ne sherimin e shume semundjeve.
Do ta kerkoj!



Kjo eshte me se e vertete, ma more nga goja, pikerisht kete doja te thoja edhe une. Do te rrosh me shume, of korz si plake qe jam, kuptohet qe do te rrosh me shume.

Vetem nje dicka doja te shtoja persa i perket psikotherapise: Ne vend te perpiqemi te ndryshojme te tjeret, eshte me mire te ndryshojme vehten dhe menyren e te menduarit ne qenjen tone dhe te mirepresim gjithe te jashtmit ashtu sic jane. Vetem kjo na sjell qetesine shpirterore dhe pastrimin e mendjes.


Postuar nga Cindi datė 29 Nëntor 2006 - 14:16:

Enigma dhe NS_6 ju pergezoj dhe ju falenderoj per keshillat dhe sugjerimet ne lidhje me shqetesimet e mija te stomakut.

Kam vene re se edhe gjimnastika dhe noti ndihmon shume ne lehtesimin e procesit te tretjes dhe eliminimin e krijimit te aciditetit ne ezofag. Kete e kam nga eksperienca e koheve te fundit.

Respekte dhe nderime per punen e devotshme qe ushtroni ne keto tema.

Ju admiroj dhe nuk mund ta fsheh se jane shume ndihmuese ne jeten e perditshme, sidomos per ata qe urrejne ilacet si puna ime, sidomos ato life time. Besoj se me kupton NS-6, jo te gjitha. Si kudo ka ilace te mira, si edhe doktore te mire, si puna jote

Suksese


Postuar nga kontinenti datė 29 Nëntor 2006 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha football


Te falenderoj qe me ndjek kudo dhe me ke kaq kujdes



Une nuk te ndoqa ty, por pashe dicka tek tema e mjekesise dhe dhashe mendimim tim.
Te te ndjek ty?
Pa shih se cfar ke shkruar tek mesazhi tjeter?


Postuar nga ~Enigme~ datė 29 Nëntor 2006 - 17:49:

Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Cod. A29112006

 Moshat e dyta dhe tė treta, mbi 45 vjeē, janė kontigjenti mė i prekur nga sėmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartė i gjakut ėshtė njė sėmundje, qė bėhet mjaft seroze gjatė stinės sė verės, Me rritjen e temperaturės, sistemi kardiovaskular ėshtė i pari qė preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnė probleme me shėndetin.
Hipertensioni ėshtė njė prej sėmundjeve shumė tė rrezikshme gjatė periudhės sė verės. Edhe mė serioze sėmundja bėhet te personat qė paralelisht vuajnė edhe nga sėmundje tė tjera kronike. Pėr tė gjithė kėta tė sėmurė shumė e rėndėsishme ėshtė shmangia e ekspozimit nė diell gjatė pikut tė vapės, pasi mund tė pėsojnė infarkte ose kriza tė rėnda, qė ēojnė nė humbjen e jetės.

Pėr tė lehtėsuar disi kėtė problem, mjekėsia popullore vjen nė ndihmė me kurat e pėrftuara nga bimėt natyrore.
Kura
Njė mėnyrė mjaft e suksesshme pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, ėshtė lėngu i limonit.

Mjekėt popullorė rekomandojnė lėngun e pėrftuar nga shtrydhja e tė paktėn 4 kokrrave nė ditė. Lėngu mund tė pihet ashtu siē ėshtė ose i ėmbėlsuar. Kura me limon kėshillohet tė zgjasė pėr 2 muaj. Sėmundja e hipertensionit, ėshtė pasojė e ērregullimeve tė funksioneve tė aparateve nervore qendrore, qė marrin pjesė nė rregullimin e presionit tė gjakut. Por ajo mund tė shfaqet edhe me rritjen e moshės si dhe prej sėmundjeve tė veshkave. Shenjat e sėmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, nė fazat fillestare, lėkundet me ngritje e zbritje dhe mė vonė stabilizohet me shifra tė ngritura. Me zhvillimin e mėtejshėm tė sėmundjes shfaqen dhimbjet e kokės, marrja e mendve, ērregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit tė pulsit si dhe dobėsi e pėrgjithshme.

Thellimi i gjendjes sė hipertensionit mund tė sjellė edhe ndryshime nė zemėr, e cila fillon tė zgjerohet. Kjo sėmundje nganjėherė shoqėrohet me arteriosklerozėn e enėve tė gjakut, qė nuk lė pa prekur enėt koronare qė ushqejnė zemrėn, ngushtimi i tė cilave shkakton dhembje nė zonėn e zemrės, vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė sforcimit fizik.
Sėmundjet
Nė tė gjitha kėto sėmundje tė shkaktuara nga hipertensioni, lėngu i limonit jep rezultate shumė tė mira, ndaj dhe mjekėt popullorė kėshillojnė qė kjo agrume tė konsumohet sa mė shpesh pėr parandalimin e tyre.

Megjithatė, limoni nuk rekomandohet vetėm nėse dhimbjet e kokės janė si pasojė e tensionit tė lartė, por edhe nga faktorė tė tjerė. Pėr lehtėsimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekėt kėshillojnė lėngun e limonit, tė cilin mund ta shtoni me ujė, nė rast se nuk e pini dot siē ėshtė. Edhe nė sėmundjet me temperaturė tė lartė dhe qė shoqėrohen me etje dhe pakėsim tė urinės, lėngu i limonit ka dhėnė efektin e dėshiruar. Pirja e menjėhershme e lėngut e ul atė dhe normalizon dhe qetėson tė sėmurin. Pėr kėtė qėllim, mund tė pėrdoret edhe lėkurat e thata tė limonit, tė cilat, pasi hidhen nė njė sasi tė vogėl alkooli, lihen pėr 8 ditė dhe nga masa e pėrftuar merren 20 pika qė treten nė ujė.

Mjekimi me lėkurat e limonit ka dhėnė efekte tė menjėhershme nė uljen e temperaturės dhe lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės.

Nė formė gargare,lėngu i pėrftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujė,rekomandohet nė infeksionet e gojės. Nė acarimet e mishrave tė dhėmbėve si dhe pėr tė ndalur gjakrrjedhjen, specialistėt kėshillojnė gargarė, disa herė nė ditė. Limoni ėshtė i pasur me vitaminė C, vitaminė qė parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinė. Gjithashtu, gargara me limon shėrben nė qetėsimin e fytit tė skuqur dhe pakėson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeē

Njė nė katėr vetė, i sėmurė me zemėr

Ekspozimi nė diell nė orėt mė tė nxehta gjatė ditės, i personave qė vuajnė nga hipertensioni dhe nė veēanti i atyre qė pėrveē saj vuajnė edhe nga sėmundje tė zemrės, mund tė shtojė rrezikun e e krizave dhe tė infarktit. Dhe ata qė vuajnė nga zemra nuk janė tė paktė. Njė studim i kryer nga mjekė tė klinikės “Mayo” nė Shtetet e Bashkuara, tregon se njė nė ēdo katėr vetė, mbi moshėn 45-vjeēare mund tė preket nga sėmundje tė zemrės. Tė dhėnat e studimit i shtyjnė mjekėt dhe pacientėt tė kenė parasysh se pushimi i zemrės nuk shkaktohet vetėm nga pompimi i pamjaftueshėm i gjakut, por edhe atėherė kur pompimi i gjakut ėshtė normal, por zemra nuk ėshtė nė gjendje ta absorbojė atė. Simptomat tipike tė kėsaj sindrome janė lodhja, vėshtirėsi nė frymėmarrje, enjtje tė kėmbėve dhe probleme nė ritmin e rrahjeve tė zemrės. Pėr tė shmangur njė fatkeqėsi, mjekėt e kėsaj klinike rekomandojnė zbatimin e masave parandaluese kundėr presionit tė lartė tė gjakut. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė ulur rrezikun e sėmundjeve tė zemrės ėshtė pirja e verės sė kuqe. Ndėrkohė, shkencėtarėt britanikė kanė zbuluar arsyen pėrse vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Ata thonė se kjo realizohet pikėrisht nga njė lėndė kimike natyrore qė ndodhet nė verėn e kuqe dhe qė pakėson rrezikun e bllokimit tė enėve tė gjakut. Kjo substancė quhet Polifenols dhe ajo gjendet nė lėkurėn e rrushit tė zi dhe tė kuq.

Autori i Lajmit M.K.


Postuar nga ~Enigme~ datė 30 Nëntor 2006 - 15:14:

Efektet te bimes se Rosmarines...

Cod. A30112006

Bima e rozmarinės ėshtė bima mė e njohur, qė ka ndihmuar nė kurimin e mjaft sėmundjeve. Kjo bimė ndihmon dukshėm nė kurimin e sėmundjes aq tė njohur tė diabetit, kur ėshtė i shoqėruar me depresion. Njerėzit, qė vuajnė nga diabeti, ka mė shumė tė ngjarė tė vuajnė edhe nga depresioni.

Diabeti
Diabetikėt, qė vuajnė nga depresioni, e kanė mė tė vėshtirė tė mbajnė nėn kontroll nivelin e sheqerit nė gjak. Mjekėt rekomandojnė pirjen e ēajit tė rozmarinės pėr tė luftuar kėtė sėmundje.

Pėr pėrgatitjen e ēajt rekomandohet 
1 lugė kafeje me gjethet e thara tė rozmarinės tė hidhet nė njė enė, qė mė parė janė hedhur 2 gota me ujė tė nxehtė. Lihet pėr 10 minuta, mė pas kullohet dhe pihet i nxehtė. Mjekėt rekomandojnė tė pihen 2 filxhanė nė ditė, para buke. Duhet patur kujdes qė ēaji tė mos ėmbėlsohet.

Ēaji i pėrftuar nga zierja e gjetheve tė rozmarinės ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera edhe te personat, qė vuajnė nga tensioni i lartė. Pėr kėta tė sėmurė rekomandohet qė gjatė kohės sė rritjes sė tensionit, tė pijnė menjėherė njė gotė me ēajin e pėrftuar nga bima dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme.

Mjaft e njohur ėshtė bima edhe nė ndihmesėn ndaj rritjes sė aktivitetit tė trurit dhe forcimit tė kujtesės. Pėr tė gjithė ata, qė kanė njė kujtesė tė dobėt dhe afatshkurtėr, mjekėt popullorė kėshillojnė pirjen e ēajit tė rozmarinės herėt nė mėngjes. Ėshtė mirė qė ēaji tė ėmbėlsohet me mjaltė, pasi dhe vetė mjalti ndikon nė rritjen e kujtesės.

Ēaji i rozmarinės, ashtu si dhe shumė bimė tė tjera tė pėrmendura mė parė, ndihmon mjaft nė pastrimin e rrugėve tė frymėmarrjes. Efekte tė menjėhershme ka dhėnė ky ēaj te personat me grip, tė shoqėruar me rrufė. Pėr shėrim sa mė tė shpejtė, tė sėmurėt duhet tė pijnė ēajin e pėrftuar nga bima e rozmarinės.

Kjo bimė shėrben edhe nė eliminimin e sėmundjes reumatizmale tė spondiloatrozės. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sėmundje shpesh bėhen tė padurueshme pėr tė sėmurin. Ka raste kur sėmundja nuk e lejon tė kryejė asnjė lėvizje. Prandaj, pėr ta lehtėsuar sėmundjen, kėshillohet tė pihet ēaj 3 herė nė ditė pėrpara buke. Kur dhimbjet janė tė forta, i sėmuri kėshillohet tė bėjė regjim shtrati.

Ēaji i rozmarinės kėshillohet edhe pėr lehtėsimin e dhimbjeve me origjinė reumatizmale, si dhimbjet e kyēeve, gjunjėve, si pasojė e motit tė keq. Edhe nė kėto raste kėshillohet pirja e ēajit tė rozmarinės. Rozmarina ndihmon mjaft nė pakėsimin e djersitjes, sidomos gjatė periudhs sė verės, kur djersa ėshtė pėrherė e pranishme. Por ēaji shėrben jo vetėm kur djersa ėshtė pėr shkak tė temperaturės sė lartė, por mund tė shkatohet edhe nga rėnia e rezistencės sė trupit apo nga humbja e kripėrave minerale. Shumė tė tjerė djersitin kur janė tė sėmurė me grip apo edhe nga shėndeti i tepėrt, pa qenė shkaktare e ndonjė sėmundjeje.

Rozmarina ėshtė shumė e efektshme edhe pėr kurimin infeksioneve nė mitėr dhe organeve gjenitale. Nga ēaji i bimės pihen 2 filxhanė nė ditė, por gjithmonė para buke.

Pėr qetėsimin e dhimbjeve tė kokės dhe kur dhembjet janė tė shoqėruara me marrje mendsh kėshillohet tė pihet ēaj i ėmbėlsuar me mjaltė. Pas pirjes sė ēajit do tė shihni efektet pozitive qė ai jep.

Te personat, qė vuajnė nga dhimbjet e stomakut, kur ato janė shkaktare tė njė sėmundjeje apo kur ėshtė dhimbje e rastit, njė gotė me ēaj rozmarine do tė ndalonte menjėherė dhimbjet shqetėsuese.

Dhe sėmundja e fundit qė kjo bimė kuron janė shqetėsimet e tėmthit. Kjo bimė shėrben pėr shkrirjen e gurėve nė tėmth, si dhe ndihmon nė rritjen e prodhimit tė lėngut nė kėtė organ.
Autori i Lajmit M.K


Postuar nga ~Enigme~ datė 05 Dhjetor 2006 - 14:58:

Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor

Cod. A05122006

Dhimbjet e stomakut, tė kokės, pagjumėsia janė disa probleme, qė kurohen me ndihmėn e medikamenteve, por edhe mjekimi nė sajė tė ēajrave me bimė mjekėsore ka dhėnė rezultate shumė tė mira.

Terapia me bimėn e valerianės ka dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė qetėsimin e sistemit nervor, lehtėsimin e dhimbjeve tė kokės e stomakut, duke qetėsuar tė sėmurin.

Bima e valerianės, e njohur pėr aromėn e saj karakteristike jo fort tė kėndshme, ka edhe efekte shumė tė mira nė qetėsimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtė, qė jep pėr tė luftuar pagjumėsinė. Rrėnjėt, tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e sėmundjeve, janė tė pasura me esencė, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumė acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janė pikėrisht kėto pėrbėrės, qė i japin bimės aftėsinė e qetėsuesit.

Efektet

Nėse ndiheni nervoz dhe keni stres kėshillohet tė pini ēajin e valerianės dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme, por ēaji mund tė pihet edhe nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozizmit. Nė dhimbjet e kokės dhe nė veēanti ato tė migrenės ėshtė e kėshillueshme tė pini ēajin e pėrftuar nga rrėnjėt e valerianės. Ēaji tė pihet 3 herė nė ditė deri nė 1 muaj.

Sėmundjet nervore shpesh shkaktojnė edhe sėmundje tė zemrės, siē janė rrahjet e shpeshta tė saj dhe tė rritjes sė presionit tė gjakut. Megjithatė, hipertensioni mund tė shfaqet edhe nga shkaktarė tė tjerė, siē janė sėmundjet e veshkave, por e rėndėsishme ėshtė mėnyra e kurimit tė tyre.

Hipertensioni nganjėherė mund tė shoqėrohet me ngushtimin e enėve tė gjakut dhe tė shkaktojė dhimbje nė zonėn e zemrės dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje. Pėr qetėsimin e dhimbjeve duhet pirė menjėherė ēaji i bimės, i ėmbėlsuar me mjaltė. Kėshillohet tė pihet 3 herė nė ditė nga njė gotė.

Pėr tė ndalur dhimbjet e stomakut, qė mund tė shfaqen nga ngacmues tė ndryshėm, mjekėt popullorė rekomandojnė ēajin e valerianės si qetėsuesin mė tė efektshėm. Edhe nė kėto raste kėshillohet tė pihet ēaji i sapopėrgatitur, pasi ėshtė mė i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe nė kėtė rast ēaji tė pihet 3 deri nė 4 javė, pasi nėse pihet pėr njė kohė mė tė gjatė mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe mund tė nxisė shtimin e rrahjeve tė shpeshta tė zemrės.

Nė rastet e pagjumėsisė, tė shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet qė ju kanė munduar gjatė ditės, ky ēaj do tė japė rezultate shumė tė mira. Kėshillohet qė ēaji tė pihet 15 minuta mė pėrpara. Pėr pėrgatitjen e ēajit pėrdoren rrėnjėt e grimcuara, qė hidhen nė njė gotė me ujė tė nxehtė dhe lihen pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas kullohet e ėmbėlsohet me mjaltė.

Por me mjaft sukses ēaji i valerianės mund tė pėrdoret nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozitetit. Duke pirė ēajin mund tė largohet stresi dhe lodhja. Lėngu i kėsaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell njė gjumė tė rehatshėm.

Lėngu i valerianės nuk duhet tė merret mė tepėr se 1 muaj, pasi mund tė shkaktojė dhimbje tė kokės dhe rrahje tė zemrės.


Qė kura me ēajin e rrėnjėve tė valerianės tė ketė efekt tė menjėhershėm, kėshillohet qė ato tė jenė tė freskėta dhe tė mblidhen pas lulėzimit tė bimės, nė shtator. Vetėm nė kėtė rast mund tė gjenden me shumicė elementėt kuruese tė saj; acidi valerianik liron erėn specifike tė bimės. Bima ka veti qetėsuese. Kundėr pagjumėsisė mund tė pėrdoret edhe pėrzierja e rrėnjėve tė valerianės me gjethet e barbletės. Tė dyja kėto bimė hidhen nė njė gotė me ujė tė ftohtė dhe lihen pėr 12 orė. Mė pas kullohet dhe pihet 15 minuta pėrpara se tė shkoni pėr tė fjetur, duke e ėmbėlsuar me mjaltė. Duhet tė ruhet nga drita dhe lagėshtia. Rrėnjėt mund tė pėrdoren edhe tė pėrziera me lėngje tė tjera ose nė formė tinkure, kur pėrzihen me alkool.

autori M.K


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Dhjetor 2006 - 16:32:

Per Te Kuruar Anoreksine

Cod. A06122006

Sipas statistikave, numrin mė tė madh tė atyre qė vuajnė nga anoreksia e zėnė femrat, pasi pėr tė mos shtuar peshė, u nėnshtrohen dietave ushqimore pėrtej kufijve ekstremė. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sėmundje kalon nė njė gjendje akoma mė tė vėshtirė, nė bulemi.

Mjekėsia popullore, pėr pėrmirėsimin e situatės, vjen nė ndihmė me pėrdorimin e ēajrave bimore

Pėr tė rifituar oreksin e humbur, pėrdoren ēajrat bimore me shije tė hidhur, tė cilat pėrbėjnė grupin e medikamenteve tė hidhura ose tė hidhtinave. Ndėr ēajrat qė rekomandohet ėshtė ēaji i pėrgatitur me bimėn e kinfushės. Rekomandohet qė ēaji tė pėrdoret i shoqėruar me ushqime, nė tė kundėrt nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēaji duhet tė merret tė paktėn 15 deri nė 30 minuta para marrjes sė ushqimit.
Ēajrat
Nė sajė tė heterocideve tė hidhura, bari i kinfushės ndihmon nė shtimin e lėngut tė stomakut, duke shkaktuar dhe hapje tė oreksit. Kėshillohet tė pihet dy herė nė ditė nga gjysmė gote me ēajin e pėrftuar.

Njė tjetėr bimė, qė pėrdoret pėr tė luftuar anoreksinė ėshtė edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimė ndihmon nė shtimin e lėngut nė stomak, pėr rrjedhim edhe tė oreksit. Pėr pėrgatitjen e ēajit, kėshillohet njė lugė me bimėn e grimcuar, qė hidhet nė gjysmė gote me ujė tė nxehtė. Lihet pėr 15 minuta nė qetėsi dhe mė pas pihet disa herė nė ditė, por gjithmonė gjysmė ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi pėrdorimi nė doza tė larta i kėtij ēaji mund tė shkaktojė dėmtime nė tru dhe dridhje tė trurit. Ky ēaj nuk duhet tė pihet nė asnjė mėnyrė nga gratė shtatzėna. Edhe ēaji i sanzės ėshtė mjaft i mirė pėr tė rifituar oreksin e humbur. Pjesėt qė pėrdoren janė rrėnjėt e bimės. Kėshillohet tė pihen dy deri 3 filxhanė nė ditė, para buke. Rezultate shumė tė mira pėr rikthimin e oreksit ka dhėnė edhe ēaji i pėrgatitur me gjethet e arrės. Ēaji tė pihet dy herė gjatė ditės, para buke deri nė pėrmirėsimin e oreksit.
Pėrdorimi
Kėto substanca duhet tė pėrdoren tė shoqėruara me ushqime, pėrndryshe nuk shtojnė sekretimin e stomakut. Ēajrat bimorė nuk japin efektin e dėshiruar, kur merren gjatė ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet tė pėrdoren vetėm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu ēajrat nuk duhet tė ėmbėlsohen, meqenėse efekti i tyre sigurohet pikėrisht prej kėtyre substancave tė hidhura. Veprimi rritet pikėrisht me rritjen e hidhėsisė sė tyre. Bimėt mjekėsore me shije tė hidhur, krahas substancave tė hidhura, pėrmbajnė edhe elemente tė tjera, tė dėmshme pėr shėndetin. Prandaj gjatė pėrdorimit tė tyre duhet pasur kujdes, pėr tė mėnjanuar efektet e dėmshme qė kanė disa prej tyre.

autori M.K


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.