Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 05 Nëntor 2007 - 22:59:

Exclamation Specat Djegese mund te sherojne dhimbjen e kokes?

Cod. B05112007

Specat djeges permbajne elementin Capasaicin.  Ky element mund te sjelle nje lehtesim per dhimbjen sepse pakeson clirimin e substances P, nje transmetues neuronesh qe sjell impulse dhimbjesh. Ky deklarim eshte testuar nga studime te ndryshme (The clinacl journal of Pain -1998). Studimet sugjerojne qe perdorimi i capsaicin funksionon kur aplikohet ne lekure, qe te jem me specifike brenda ne hunde me capasaicin te holluar. Eshte gjendur se kjo lehteson dhimbjet e kokes. 


Postuar nga Klodel datė 18 Nëntor 2007 - 16:27:

Si ta kuroj???

Ns 6 te me falesh se ndoshta ekziston si teme me pare, keshtu qe ji i lire t'ia bashkangjites tematikes ekzistuese.

Kam nje pyetje.
Kam migrene kronike u be 2-3 vjet. Qe kur ndryshova ambjent kohet e fundit me eshte shtuar eshte bere pothuajse e perditshme. NUk eshte shume akute por eshte me shume si vale vjen dhe iken. sot psh u cova me migrene.

Nuk e di cfare e shkakton, nuk di dhe si ta kuroj. NUk dua te mesoj trupin me ibuprofena perdite.
MIgrena shoqerohet me energji te ulet. Nje shoqe me tha qe ka mundesi te kem nivelin e tiroideve te ulet dhe lind pyetja sa jane te lidhura dhe si mund te kurohen ne menyre popullore, meqenese jam anti-ilace.

FLm per pergjigjet.


Postuar nga NS-6 datė 18 Nëntor 2007 - 19:08:

terapia e migrenes

Cod. A18112007

terapia e migrenes (e sidomos ne formave polimorfe qe paraqitet dhimbja e kokes) eshte me te vertete shume komplekse dhe per momentin mund ta pranoj qe shkon pertej dijes se pergjithshme qe kam rreth saj!
normalisht qe te vleresosh se cila eshte terapia me e sakte,duhet te konsiderohen edhe shume informacione te tjera si psh gjumi qe behet,veset e ndryshme si pirja e kafes,duhanit etj qe influencojne ne kete gje,streset ne pune etj per faktin se ne terapine e saj,gjeja e pare qe keshillohet jane pikerisht modifikimi i ketyre veseve te ndryshme sipas nje programi qe personi vete duhet ta beje.
per sa i perket ceshtjes se terapise nga ana popullore,personalisht nuk di gje dhe ne kete pike do kerkoja ndihmen e Enigmes duke qene se e kam pare qe ka sjelle materiale te ketij tipi ne forum,me shpresen qe ajo do mund te gjeje dicka me teper. per anen farmakologjike ilacet jane te shumte dhe shkojne qe nga naprokseni,ibuprofeni sic the ti (dhe gjithe klasa e tyre),steriodet si prednizoni, e deri tek antidepresivet si klasa e triciklikeve! problemi qendron ne faktin qe nuk ka akoma nje sasi te dhenash te mjaftueshme per te bere nje kure standarte per kete gje (1) dhe mjeket japin terapite me shume ne baze te eksperiences se tyre klinike. do ta ckeshilloja nisjen e nje terapie te personalizuar pa mendimin e mjekut edhe per faktin se shume prej ilaceve te mesiperm qe permenda kane edhe efekte kolaterale te cilat duhet te merren parasysh!

nje pergjigje e tille mund te mos duket shume ndihmuese por nga ana tjeter me teper nuk di cte them sepse eshte jasht limiteve te mija


(1) Chronic Daily Headache (N Engl J Med 2006 354;2 158-66)

p.s: pas nje fare kohe (pas disa ditesh besoj) kjo teme do te zhvendoset ne temen "Ilacet dhe kerkimet rreth tyre"!
arsyet:
-fakti qe po flasim per nje terapi te mundshme!
-mundesia qe me vone,nese ka te reja,ti bashkangjiten ketij postimi!


Postuar nga Mister_DXP datė 18 Nëntor 2007 - 19:55:

Cod. B18112007

Per te mjekuar migrenen ka shume skema.
Jane perdorur

antalgjiket , aspirina e algina.
Antiinflamatoret josteroide, Ibuprofen e acid mefenamik.
Ergotaminat
Triptanėt -rizatriptani, almotriptani dhe frovatriptani
valiumi
5HT antagonist
Betabllokuesi
Amitriptilina


Keshtu mund te rreshtosh shume mjekime te perdorura me sukses per kete semundje
E rendesishme eshte dicka tjeter. Percaktimi i sakte i llojit te migrenes dhe trajtimi parandaklues i saj. Migrena duhet te mjekohet ne kontakt te ngushte me mjekun sepse edhe mjekimet e perdorura jane te tilla qe afektojne jeten  e perditshme  
Une mendoj se Migrena eshte nga ato semundje te pakta ndoshta qe nuk ka se si te trajtohet ne nje forum. Ose edhe po te trajtohej nuk do t’i arrihej qellimit.
Semundja paraqitet kaq e nderlikuar dhe me kaq lloje  e forma sa shpjegimi ndoshta donte nje specialist qe te dinte te ulte nivelin e terminologjise shkencore qe implikohet ne kete rast.



 


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Nëntor 2007 - 15:23:

Cod. A19112007

M'u kujtua qe kisha lexuar ne nje reviste per parandalimin e migrenes, por nuk mund te kujtoja konkretisht permbajtien. Pasi i bera nje kerkim rafteve e gjeta ku artikulli thote se per parandalimin e migrenes procesi kryesor eshte te percaktosh cfare i jep shkas dhimbjet te kokes.

Klodel, ver re faktoret qe te rethojne pasi migrena nuk vjen vetem nga stresi, apo nga lodhja, por edhe nga ndryshimet e motit, dritat e shndritshme (bright light), nga aromat e forta si gjithashtu dhe nga disa ushqime sepse permbajne substanca kimike. Si psh aged cheese (nuk e di mire cfare lloj kackavalli njihet si aged me duket kackavalli swiss), cokollate, ushqim i  thartuar (turshi psh), monosodium glutamate (MSG), lajthi, bajame (nuts), qepe, ushqim te perpunuar (psh ushqimet qe jane te parapergatitura dhe qe i ngrijme). Mos ler vaft pa ngrene sepse nje nivel i ulet te sheqerit ne gjak mund te sjelle dhimbjen e kokes, migrenen.

Disa kerkime kane sygjeruar se omega-3 fatty acids sic gjenden ne farat e lirit (flaxseeds), salmon, sardele, mund te ulin frekuencen, dhe kohezgjatien si dhe rreptesine e migrenes.

Artikulli flet dhe per lehtesuar stresin i cili nuk shkakton migrene por mund ti jape shkas dhe ta acaroje. Pra te qenit aktive duke bere ushtrime, te besh nje gjume te shendetshem dhe gjithashtu praktikimi i nje teknike per t'u qetesuar sic eshte deep breathing ose meditimi mund te ndimoje te trajtoje stresin.

Gjithashtu dhe biofeedback nje teknike relaksimi qe ushtron ose stervit trupin te kontrolloje funsionin e tij si rahjet e zemres ose tensionin ku mund te ndryshoje qarkullimin e gjakut ne tru gjate sulmit te migrenes. Akupunktura eshte nje trajtim tjeter ku te 2ja keto qe permenda me siper mund te perdoren si parandalimin dhe jo si nje mjekim. (Me duket se kemi hapur nje teme per kete te fundit ketu ne forum)

Supplements:
Feverfew (bar mjekesor) : Kjo ka nje reputacion per trajtimin e migrenes sidomos migrenat menstruale.

Butterbur: (keto jane bime qe i perkasin familjes te margaritave). Kjo bime ka treguar se ka ulur frekuencen e migrenes, ndoshta duke prekur enet e gjakut. Ne artikulli rekumandoheshe te meret 150 mg -150 mg ekstrakt te standardizuar (sic eshte Petadolex)

Magnesium: Ata qe vujane zakonisht nga migrene nuk kane sasi te mjaftueshme te ketij minerali. Rekumandohet te meret 500 mg cdo dite duke mare dhe kalcium per te parandaluar diarene.

Vitamina B2: Studime tregojne se dosa te larta te kesaj vitamine mund te ulin frekuencen dhe kohezgjatien e migrenes. Rekumandohet 400 mg cdo dite.

NS-6 Nuk do te ishte me mire qe ky informacion pasi te lexohet nga Klodel te bashkengjitet me artikujt e tjere qe kam sjelle ne tema "Ilace popullore"?


Postuar nga kotka datė 19 Nëntor 2007 - 15:52:

Cod. B19112007

Titulli: MIGRENA, MĖ SHUMĖ SE SA NJĖ DHIMBJE KOKE

Pėrshkrimi
Tė zbulosh se ēfarė e shkakton migrenėn ke zbuluar “celėsinė “ e saj dhe vetėm njė trajtim i saktė sjell kurimin.

Migrena ėshtė mė shumė se njė dhimbje koke. Njerėzit mund tė provojnė simptoma tė ndryshme tė saj tė cilat, nė mė tė shumtėn e rasteve, shkaktojnė destabilizim tė shėndetit nga pak orė nė disa ditė, ka raste qė edhe mė gjatė. Migrena luan njė rol tė rėndėsishėm tek ata qė e mbartin kėtė sėmundje. Janė dy forma kryesore tė saj dhe 70% e njerėzve kanė atė qė quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zėra, abstraksione), ndėrsa pjesa tjetėr vuajnė nga ajo qė njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri nė njė orė. Normalisht kėto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetėsime tė tjera tė migrenės janė pamundėsia nė Pėrqendrim, konfuzion, probleme nė tė folur, dobėsim etj. Ēdo njeri ka njė eksperiencė tė veēantė nga migrena. Simptomat pėrfshijnė shumė dhimbje tė ndryshme tė kokės, shpesh nė njėrėn anė tė saj. Gjithashtu mund tė shfaqet dhe pa dhimbje koke, por me njė ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave apo tė qeshurave. Ata qė vuajnė nga migrena shpesh janė tė zbehtė dhe ndiejnė tė ftohtė, ndėrsa tė tjerė qė kanė shqetėsime humori preferojnė errėsirėn derisa krizat t’u kalojnė.


Njė formė tjetėr e migrenės njihet si migrena menstruale e cila shfaqet nė periudhėn paramenstruale dhe jo nė raste tė tjera. Krizat e migrenės zgjasin nga 4 deri nė 72 orė. Disa i ndiejnė krizat e saj njė ose dy ditė para fillimit tė migrenės. Kjo ėshtė faza paralajmėruese nė tė cilėn shfaqen shenja tė pasigurisė, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...


Stadi final i migrenės, i njohur si stadi postdrominal, mund tė zgjasė me orė dhe ditė. Shumica e njerėzve nuk i japin rėndėsinė e duhur dhe nuk i nėnshtrohen mjekimit. Nuk ka njė pėrcaktim definitiv tė migrenės pasi simptomat variojnė dhe diagnostikimi ėshtė i vėshtirė.


Kush e vuan nga migrena


Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia genetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht kap moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht seksin femėr. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura nga kjo sėmundje gjatė ditėve tė parardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzanisė apo menopauzės.


Nga se shkaktohet migrena


Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi i njė substance kimike tė quajtur serotoninė ose 5HT nė gjak dhe shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru. Se ēfarė ndodh me saktėsi ėshtė ende e paqartė por njė numėr shkaqesh ėshtė identifikuar tė cilat ndryshojnė nga personi nė person dhe, nė mė tė shumtėn e rasteve, ndodh njė kombimin faktorėsh qė ēojnė nė krizė ku mund tė pėrfshihen faktorė ushqyes ēokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumėrat, djathrat, alkooli (veēanėrisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.


Faktorėt hormonalė:periodat, hipertensioni apo menopauza.


Faktorėt psikologjikė: presioni i lartė i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve.


Streset emocionale: zemėrimi apo Depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.


Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.


Faktorėt ambientalė : ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.


Si kurohet?


Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon. Shumė njerėz pėrdorin analgjezikėt si aspirinėn, paracetamolin apo ibuprofenin qė nė disa raste kombinohen me pėrbėrės tė tjerė si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikė gjithnjė nėn kontrollin e mjekut . Njė tjetėr medikament qė qetėson dhimbjet e migrenės ėshtė ergotamina por qė tani nuk pėrdoret mė. Ilaēi i njohur si 5HT antagonist ndihmon nė korrigjimin e balancimit tė serotominės nė tru, gjatė krizės. Zbulimi i sėmundjes qė nė fazat fillestare tė saj ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse krizat e migrenės janė tė “ fshehura si dhimbje tė shkaktuara nga ērregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilace qė absorbojnė direkt nė qarkullimin e gjakut. Disa ilaēe veprojnė nė pėrshtatje tė kėsaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnė pėrbėrės tė tjerė tė veprojnė mė shpejt.


Postuar nga Klodel datė 21 Nëntor 2007 - 00:40:

faleminderit per sugjerimet. po perpiqem te kuptoj cfare e shkakton. nuk e dija qe ka shume lloje migrenash. s'e kam idene se cila me perket mua.

kalofshi sa me kendshem


Postuar nga ~Enigme~ datė 17 Dhjetor 2007 - 23:32:

Eshte e vlefshme te informohemi se...

Cod. B18122007

ashtu si dhe qepa, hudhra permban thiosulfinates (alicina) ku mendohet se ndimon per uljen e kolesterines, hollimin e gjakut apo uljen e tensionit. Efektet e hudhres mund te permblidhen ne: antibakteriale, antiviral, antiseptike.
Por mos perdorni mikrovale pasi keto karakteristka nuk jane te dobishme sipas studiueseve. Gjithashtu kam lexuar se nuk duhet te kalohet 29 g ne jave pasi mendohet se sasia e shumte mund te kete efekt kanceroz.


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Prill 2008 - 12:40:

Vetite te Vajit Eukalipt

Cod. A19042008

E keni ndjere aromen e gjetheve te eukalipit -mbase mund te pershkruhet me nje fjale- gjalleruese.  Ketu nuk do flas per  aromen e kesaj bime por pikerisht per vetite sheruese. Jane dy: Antiseptik dhe lehtesim kongjestioni. Por kini parasysh se vete bima NUK DUHET te HAET apo PIHET pasi eshte HELMUESE.

Nese kini plage ose gervishtje, dhe probleme me frymemarje pra per lehtesim kongjestioni mund te perdorni vajin e bimes. Gjendet zakonisht neper dyqane ku shiten ushqimet e pacenuara natyrale dhe organike

Pergatitja: Zjeni ujin ne nje ibrik dhe shtoni 5-10 pika vaj te bimes. Vendosni fytyren para ibrikut me nje peshqir reth kokes per te lene avullin te shkoje ne fytyre dhe merni fryme thelle nga hunda reth 1-2 min. Mos harroni te mbyllni syte sepse avulli mund te shkaktoje djegie tek ato por gjithsesi kjo gje nuk eshte e rezikshme.


Postuar nga ~Enigme~ datė 24 Dhjetor 2010 - 15:39:

Cfare beni kur kini urth, djegie te stomakut apo gromesira?

Une zakonisht perdor pak sode buke, limon dhe uje.

Pergatitja: Ne nje gote me uje, hidhni nje luge sheqer dhe limon qe te majoshet. Pasi te jete tretur sheqeri, perzjeni nje luge te vogel me sode buke. Kjo do t'ju neutralizoje aciditetin ne bark.

Se mos fillon dhe ju pelqen kjo limonada se s'ju ben mire soda e bukes.

NS-6 pse s'ben mire di gje ti ?


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.