Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)


Postuar nga lorie datė 27 Dhjetor 2004 - 22:38:

huh?
deshire e flakte?
Nah too pink girl and superficial,she doesn't have respect for her characters.
Librat ne shqip i kam me pakice ketu pa..

Ika, Angels and Demons po me ben pa fryme.


Postuar nga Lunax datė 29 Dhjetor 2004 - 09:15:

Tani po lexoj librin Il Dubbio di Luciano De Crescenzo
Eshte shume fantastik Jua keshilloj sepse eshte i rrjedhshem dhe i shkurter!


Postuar nga dardania datė 29 Dhjetor 2004 - 15:27:

Libri

Libri qe shume me pelqej eshte nga shkrimtari Rus Pushtkini i titulluar

Ditari i Pushkinit


Postuar nga ksenia datė 29 Dhjetor 2004 - 15:47:

Re: Libri

Citim:
Po citoj ato qė tha dardania
Libri qe shume me pelqej eshte nga shkrimtari Rus Pushtkini i titulluar

Ditari i Pushkinit



Ka skena pak te neveritshme ky liber gjithsesi Pushkini eshte mbreti i letersise ruse. Gjithmone me kenaqesi e lexoj


Postuar nga durrsak datė 02 Janar 2005 - 21:45:

Re: Re: Libri

[QUOTE]Po citoj ato qė tha ksenia


Ka skena pak te neveritshme ky liber gjithsesi Pushkini eshte mbreti i letersise ruse. Gjithmone me kenaqesi e lexoj
[/QUOT

Ksenia !
Po shpresoj se me aq kenaqesi sa po lexon pushkinin te me lexosh edhe mua.
Pacim lal
PS. U besh nje vit pa te pare lal, Long time apo jo......?


Postuar nga devolliu datė 03 Janar 2005 - 15:20:

Ka kohe qe nuk kam lexuar libra
Libri i fundit me sa me kujtohet se mbaj mend shum mire po me duket se ka qene Gjarpri i Dashurise

ps:ksenia car te ka ndodhur ty me cupke nejse shyqyr shyqyr qe ja qenke ketu tashi dmf ske pesuar gje te madhe respekte


Postuar nga Klodel datė 03 Janar 2005 - 17:46:

the unbearable lightness of being- milan kundera

ua keshilloj te gjitheve


Postuar nga devolliu datė 03 Janar 2005 - 18:00:

Citim:
Po citoj ato qė tha analistja
the unbearable lightness of being- milan kundera

ua keshilloj te gjitheve



shqip eshte apo englisht me ??


Postuar nga lorie datė 04 Janar 2005 - 06:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha devolliu
Ka kohe qe nuk kam lexuar libra
Libri i fundit me sa me kujtohet se mbaj mend shum mire po me duket se ka qene Gjarpri i Dashurise




oh,Gjarpri i Dashurise i shkruar nga Myhsin Serezi??
hmmm e kam lexuar ate liber dy here ,me nje fryme te dyja heret.Mbaj mend isha 15-16 vjec.
Nga ky liber jam frymezuar te shkruaj "novelen" time te pare.
Hmm ,e cuditshme ,e kisha harruar fare.


Postuar nga dieFaustNeu datė 04 Janar 2005 - 09:23:

Re: Re: Re: Re: Libri

Citim:
Po citoj ato qė tha ksenia


Krijmtarine tende e kam vene ne dosje me vete une.E di vete ti..Megjithate edhe kur te shitet do ta blej dhe do ti bej reklame mes miqve te minj.

P.S.Po long time u be durrsak se pesova nje aksident te vogel me 31 dhjetor po shyqyr qe mbaroj me aq dhe ja jam perseri ketu tani duke te lexuar ty...



o kseno ca pate mi lal me 31.

se bashk ishim ne deri vone.. kur te ndodhi??

cfar te ndodhi??


gjithesesi tani jam duke lexuar nje lbiber te ken follet .... rreth projektit manhatan ku ABWEHER naziste kishte futur brenda ne projekt spiune per te kopjuar planin e bombes me hidrogjen (ABWEHER eshte organizata "shteterore" e spiunazhit nazist e drejtuar nga WILHELM CANNARIS, me pase FUHRER-i me ndihmen e HEINRISCH HIMMLER krijoi disa organizata personale duke filluar nga Sienchericht Dienst[SD], GEheime STaat POlizei [GESTAPO] etj. te gjitha keto me ekipe "te zgjedhura" nga SchutzStaffeln[SS].)


aty brenda ne liber permbahen disa fakte te dokumentuara qe flasin tentativat naziste per te futur agjent ne los alamos


PS jashte fakteve libri eshte fiction dhe personazhet qe jane aty brenda jane te gjithe , real apo fantazi, vendosur neper situata jo reale.


Postuar nga ksenia datė 04 Janar 2005 - 17:54:

Re: Re: Re: Re: Re: Libri

[QUOTE]Po citoj ato qė tha dieFaustNeu
[B]

o kseno ca pate mi lal me 31.

se bashk ishim ne deri vone.. kur te ndodhi??

cfar te ndodhi??


Mos hidh mesazhe te errta ti djali se une daten 1 e kapa ne spital. Beme nje aksident me makine po asgje serioze.. Sidoqofte flm diefaustneu per interesimin
Sapo fillova librin "Terrorizmat e shek te 20". Liber historik


Postuar nga Cx55 datė 05 Janar 2005 - 15:50:

Thumbs up una kam lexuar!!!!

dashuri ne ikje histori kryeveper per eksodin ne 91 byeeeeeeeeeeeeee


Postuar nga Klodel datė 06 Janar 2005 - 18:51:

une e lexova ne anglisht devolliu se di eshte ne shqip apo jo.

tani po lexoj nja 31 libra per leksionet- s'kam me kohe per letersi artistike


Postuar nga i_pafajshem datė 10 Janar 2005 - 00:09:

"Le complote des sages de Sion".

Kete here nuk ja keshilloj njeriu leximin e ketij libri, ndryshe do me marrin per te ēmendur .

Ne shqip mund te perkthehet "Komploti i te urteve te Sionit" , me nje fjale i intelektualeve te Sionit. Nuk mund ti gjej nje perkthim ekzakt per momentin, sapo erdha dhe jam shume i lodhur.
Insomnia dhe Tresh-i , po e gjeten ne italisht le ta lexojne :p, po nuk dua te me mallkojne pastaj, nuk eshte faji im.

Ehhh,

"Pse su be nga Perendia,
me nje koke njerezia? "


Postuar nga Klodel datė 10 Janar 2005 - 11:00:

dashuri e huaj- elvira dones

kam qare gjithe naten shume shume shume prekes


Postuar nga devolliu datė 10 Janar 2005 - 12:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha lorie


oh,Gjarpri i Dashurise i shkruar nga Myhsin Serezi??
hmmm e kam lexuar ate liber dy here ,me nje fryme te dyja heret.Mbaj mend isha 15-16 vjec.
Nga ky liber jam frymezuar te shkruaj "novelen" time te pare.
Hmm ,e cuditshme ,e kisha harruar fare.



po lorie ai eshte ai e ka shkruar qe the tin dhe un aq kam qen kur e kam lexuar qe ateher skam patur me kok per libra tani qe i kerkoj si gjej dot


Postuar nga Klodel datė 10 Janar 2005 - 12:01:

" Kur kam filluar te gaboj ne menyre te pandreqshme Iv? mbas gjashte ditesh eshte mbremja e fundit e vitit dhe une nuk kam cfare te festoj. NUk kam aspak deshire te festoj. Cfare ti them vetes per vitin qe po mbyllet? kthej koken mbrapa dhe ne humbetiren e vetmise te gjej ty , ne hollin e hotelit Danmark. MOs ishte ti nje gabim tjeter?
Nuk e di. E vetmja gje qe di me siguri eshte se te desha do te te kisha dashur ne cfaredo casti te jetes sime qe do te te takoja. eshte e vetmja e vertete qe kam. gjithe pjesa tjeter eshte nje mjegull e mundimshme...."

Dashuri e huaj


Postuar nga dieFaustNeu datė 10 Janar 2005 - 17:03:

la giuria - john grisham (sa me shty kohen)


Postuar nga ADELAIDA datė 12 Janar 2005 - 00:21:

``Gra qe dashurojne teper`` Robin Norwood
Nje liber psikologjik ,i cili mund te sherbeje shume mire per te te ndryshuar jeten .Per mua personalisht ishte thjesht nje vaksine si mbrojtje per semundjet e te ardhmes .


Postuar nga dieFaustNeu datė 12 Janar 2005 - 13:54:

Citim:
Po citoj ato qė tha ADELAIDA
``Gra qe dashurojne teper`` Robin Norwood
Nje liber psikologjik ,i cili mund te sherbeje shume mire per te te ndryshuar jeten .Per mua personalisht ishte thjesht nje vaksine si mbrojtje per semundjet e te ardhmes .



ate librin un nuk e kam lexuar, po nqs ty te ka bere te mendosh se prej tij ke marre nje "VAKSINE PER SEMUNDJET E TE ARDHMES" nuk besoj se ka te shkruara gjera te bukura...

gjith te mirat


Postuar nga ADELAIDA datė 16 Janar 2005 - 15:51:

Sapo mbarova ``11 minuta`` Paulo Coelho
Si gjithmone librat e ketij shkrimtari te bejne te menodsh edhe pasi ke lexuar faqen e fundit te librit .

PS: (dieFaustNeu) Ato qe ka shkruar Norwood mund te mos jene gjera te bukura ,por jane shume te verteta.Gjithsesi shpesh bejme mire te arrijme ne konkluzione kur e dime per cfare flasim.


Postuar nga wydra datė 16 Janar 2005 - 22:44:

Noteka 2015, Lewandowski

Libri eshte shkruar ne 1995, por largpamesia e autorit me habiti, sidomos ne nje nga tregimet (se eshte liber me tregime, ngjarjet ndodhin pikerisht ne vitin 2015) pershkruhej ne menyre shume groteske, qesharake dhe ironike pushtimi i Polonise nga USA Liber i pershatshem sidomos per adhuruesit e teorise se kaosit dhe metafizikes


Postuar nga dieFaustNeu datė 17 Janar 2005 - 16:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha ADELAIDA

PS: (dieFaustNeu) Ato qe ka shkruar Norwood mund te mos jene gjera te bukura ,por jane shume te verteta.Gjithsesi shpesh bejme mire te arrijme ne konkluzione kur e dime per cfare flasim.



nejse varet shume edhe nga kendveshtrimi !!!!!!


Postuar nga dieFaustNeu datė 18 Janar 2005 - 16:25:

sapo mbarova

l'ultimo giurato - john grisham


Postuar nga wydra datė 19 Janar 2005 - 11:03:

mbarova Angels and Demons nga Dan Brown (ai qe ka bere ate kodin e leonardo da vinci)

tipik bestseller, dmth historia shume terheqese, me njeqind te "papritura", librin e lexova shpejt e shpejt, por... ishte thjesht nje fllucke sapuni. Stili i te shkruarit kot me kot, asnje thellim ne personazhe, te gjithe jane cliche, dihet se cfare do ndodhi (nqs ke nerva te mendohesh) etj. Duket qe eshte shkruar shpejt e shpejt (medje tmerresisht shpejt) dhe ai eshte perqendruar vetem tek ngjarja e pershkruar, duke pershkruar me hollesi. Kaq Preferoj shume me teper libra ne te cilet personazhet jane te gjalle, identifikohesh me ta ose ke simpati (ose cfaredolloj ndjenje tjeter), jo thjesht tregime sencacionale mbi nje teme interesante. Kishte material te mire, mund te bente dicka vertete te bukur. Preferoi ta shkruante shpejt e shpejt, po kush i ve faj? Edhe shkrimtaret duhet te hane
Po hajt mo, kisha mbete thate fare pa liber dhe dicka duhej te lexoja ne autobus


Postuar nga Lunax datė 19 Janar 2005 - 11:23:

Une po lexoj Web Ergo Sum e Gianroberto Casaleggio.
E dinit qe midis 2 persona qe nuk njihen ekzistojn 6 grade ndarje?
Jena 6 miliard dhe vetem 6 persona na ndajne nga nje tjeter qe duam te njohim.
E moret vesh se cfare thashe?


Postuar nga tresh datė 19 Janar 2005 - 11:29:

ciao Wydra.....mese te verteta ato qe thu mbi shkrimtarin Dan Brown dhe stilin e te shkrumit.
Lexova librin ''Il codice da Vinci'' (Kodi da Vinci) te tijin e s'kam ma shume se nji jave qi e mbarova se lexumi po me duket sikur kam nje vit mks s'me la shume brenda meje.Ngriti te njejtat dilema shkrojti mbi ato probleme e enigma qe ekzsitojne qe 2000 vjet e qi thone te gjithe po ne nje prizem tjeret.

Tani po merrem me dica ma serioze :p
e kam fjalen per librin ''Elogio alla Follia'' nga Erasmo i Rotterdam.
Emri i sakte i tij asht Desiderius Erasmus (1466 - 1536) dhe ne aglisht ka titullin "The Praise of Folly".Perkthimin ne shqip spo e gjej dhe as qe di si thuhet po me sa duket asht liber qi ia vlen mks po me ''lodh'' pak :p


Postuar nga wydra datė 19 Janar 2005 - 12:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha tresh
me sa duket asht liber qi ia vlen mks po me ''lodh'' pak :p


hahahah

ciao tresh, po meqe ja vleka, po e shof dhe une se mos e gjej gjekundi, megjithese leximi im eshte i varur nga te tjeret, dmth nga librat qe kane njerezit qe njof, se do dilja me kepuce te kuqe po t'i blija te tera librat


Postuar nga Cx55 datė 19 Janar 2005 - 12:17:

Talking

Po lexoj enciklopedin e shtatzanise cdo jave seē ndodh ?????


Postuar nga Free like air datė 20 Janar 2005 - 11:29:

Cool The Da Vinci Code

Libri i fundit qe kam lexuar was the Da Vinci Code nga Dan Brown. Dhe pse historia eshte interesante eshte nje nga ata libra tek te cilet nuk kthehesh me serish per ti rilexuar sic do te beje p.s me librat klasike.

However une e shoh me teper si nje "conspiracy theory" me shume se cdo gje tjeter dhe mendoj se ia vlen ta lexosh.


Postuar nga aura datė 20 Janar 2005 - 17:06:

totalisht dakort.
Eshte nje liber qe te ben ta lexosh brenda nje nate por nuk i rikthehesh me.
Megjithate eshte shume interesant.


Postuar nga dieFaustNeu datė 20 Janar 2005 - 19:18:

Re: The Da Vinci Code

Citim:
Po citoj ato qė tha Free like air
Libri i fundit qe kam lexuar was the Da Vinci Code nga Dan Brown. Dhe pse historia eshte interesante eshte nje nga ata libra tek te cilet nuk kthehesh me serish per ti rilexuar sic do te beje p.s me librat klasike.

However une e shoh me teper si nje "conspiracy theory" me shume se cdo gje tjeter dhe mendoj se ia vlen ta lexosh.



o shoku un kom nigju shum per ket librin e dan brown po se kam kap naiher me dor... per cfare flet saktesish (nqs nuk gabohem per ato klanet sioniste???)

a me keshillon ta lexoj ??


Postuar nga Shenjtori datė 21 Janar 2005 - 23:24:

"Hyrje Ne Ekonomi" jam duke e lexuar akoma pasi kam provim me dt. 28 janar....


Postuar nga ksenia datė 22 Janar 2005 - 00:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha Shenjtori
"Hyrje Ne Ekonomi" jam duke e lexuar akoma pasi kam provim me dt. 28 janar....


Ke kohe qe e lexon???Hajt suksese ne provim.


Postuar nga Shenjtori datė 22 Janar 2005 - 16:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha ksenia


Ke kohe qe e lexon???Hajt suksese ne provim.



Kam ca... por qe nuk e kam mbaruar akoma. Problemi qendron se jo vetem qe duhet ta lexoj, por duhet edhe ta mesoj

Flm ksenia


Postuar nga volter datė 24 Janar 2005 - 15:58:

Revisten VLERA,

hajt shendet


Postuar nga jam_ai_qe_jam datė 25 Janar 2005 - 05:56:

Librin e fundit?

Prilli i Thyer...

shnet


Postuar nga Dionis datė 25 Janar 2005 - 16:11:

Van Gohg


Postuar nga dieFaustNeu datė 25 Janar 2005 - 19:20:

hackers (historia e vertete e kapjes se kevin mitnick) nga tsutomu shimomura


Postuar nga Klodel datė 27 Janar 2005 - 14:25:

mbarova vell e pare te david koperfilidit jam tek i dyti.

e kisha lexuar qe femije por me pelqen t'u rikthehem librave dhe te skalit personazhet ne koke. mendoj qe personazh me te peshtire se Uriah Hipi nuk kam lexuar ne ndonje liber tjeter.


Postuar nga dieFaustNeu datė 27 Janar 2005 - 16:20:

Citim:
Po citoj ato qė tha analistja
mbarova vell e pare te david koperfilidit jam tek i dyti.

e kisha lexuar qe femije por me pelqen t'u rikthehem librave dhe te skalit personazhet ne koke. mendoj qe personazh me te peshtire se Uriah Hipi nuk kam lexuar ne ndonje liber tjeter.



ku e kom nigju ket koperfildin un mer tiiiii

ah po eshte ai personazhi me vesh te gjate dhe gezof me push i WB group


Postuar nga Klodel datė 27 Janar 2005 - 16:41:

david koperfildin e dikensit faust


Postuar nga eliz datė 01 Shkurt 2005 - 14:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha ADELAIDA
``Gra qe dashurojne teper`` Robin Norwood
Nje liber psikologjik ,i cili mund te sherbeje shume mire per te te ndryshuar jeten .Per mua personalisht ishte thjesht nje vaksine si mbrojtje per semundjet e te ardhmes .



Adelaida e kam lexuar para ca vitesh kete librin dhe akoma e mbaj mend .Me te vertete liber qe ja vlen ta lexosh.E ka permendur dhe Sunbeloved diku.Nje liber tjeter qe besoj ia vlen te lexosh eshte "Dashuria ne vend te urrejtjes"a "Dashuria perballe urrejtjes"(dicka e tille,s`jam e sigurte si eshte perkthyer ne Shqip se une e lexova ne Greqisht) i Karl Menninger.


Postuar nga Lunax datė 02 Shkurt 2005 - 08:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha ADELAIDA
Sapo mbarova ``11 minuta`` Paulo Coelho
Si gjithmone librat e ketij shkrimtari te bejne te menodsh edhe pasi ke lexuar faqen e fundit te librit .



Liber i bukur e kam lexuar. Kam lexuar pothuajse te gjithe librat e ketij autori dhe me kane pelqyer por eshte pak i rende sepse nuk ka liber ku nuk flet per fen.

Une tani po lexoj Angeli e Demoni di Dan Brown. Me ka marre shume


Postuar nga dieFaustNeu datė 02 Shkurt 2005 - 10:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha analistja
david koperfildin e dikensit faust

e di maj po jam tu ba shaka...


Postuar nga Shenjtori datė 07 Shkurt 2005 - 17:48:

Kodi Da Vinci i Dan Brown

Sinqerisht me pelqeu teper si liber. Flas nga ana e permbajtjes se sa nga ana letrare.

P.S: Tresh , tani e kuptoj pse nuk te ka pelqyer :p


Postuar nga jimmy84 datė 08 Shkurt 2005 - 13:35:

Ore po ky dreq libri per ca flet? Se ca thone qe eshte shume i bukur ca thone qe eshte komercial. Ka ndonjeri kohe ta pershkruaje me pak fjale per cfare flet dhe cfare lloj libri eshte?


Postuar nga lorie datė 08 Shkurt 2005 - 17:02:

haha jimmy

po ti lexoje pa ta thene te tjeret se keshtu me nje permbledhje te shkurter iken lezeti.:p

Just to scratch more of your curiosity.

Libri i Da Vincit eshte pasues i librit Angels and Demons.
Nuk ehste e thene qe te kuptosh Da vinci Code duhet patjeter te lexosh te parin. Por megjithate tregon pak histori perciptazi nga i pari.
Te dy librat jane shume inteligjente per nga informacioni qe kane.Besoj KJo eshte pika me e forte e tyre ,informacioni i sakte per sa i perket datave , fakteve,mbushjet me detaje, organizatave sekrete qe (une personalisht) s'i kisha degjuar me pare jane vertet per tu habitur. Ne dy librat jane e njejta skeme tregimi,personazhi kryesor eshte i njejti dhe disa karaktere ngjasojne ( gje qe humbet origjinaliten e autorit ne njefare pike dhe e ben autorin aq predictable sa merret vesh kush vepron prapa skene ehde pse libri nuk jep clues) dhe pothaujse i njejti konflikt- feja vs. shenca (libri i pare) , Kishtaret e vatikanit vs. Priory of Sion(shoqeri sekrete) (libri i da vincit)
Sa per ato qe ishin shkruar per Kishen dhe per Krishtin qe paska qene martuar me Mary Magdalenen, I will never know for sure , por nje gje e them qe menyra sesi autori i nxjerr besimtaret e Zotit ( fanatike dhe te semure) eshte nje gje qe nuk me pelqeu aspak. Autorit i vjen mire te luaje me fene dhe besimin pa e ditur anen tjeter te medaljes qe besimtaret e vertete ndryshojne si nata me diten krahasuar me ato qe ka shkruar which it made me angry and i almost send him an e mail of contempt.
Librin e pare e nisa me aq vrull dhe gezim ta lexoja dhe zhgenjimi im sesi mbaroi ishte po aq i vrullshem .Librin e dyte, Kodi i da Vincit mezi e shtyva deri ne fund...

Per me shume ,te dish se pse Mona Liza qesh dhe pse mendohet te jete gjysme burre gjysem femer ,lexoje vete.

ehh who would have thought that even art is biased...
www.danbrown.com


Postuar nga jimmy84 datė 09 Shkurt 2005 - 10:12:

100 here faleminderit. Une e di qe nje liber qe ta shijosh dhe vleresosh duhet ta lexosh vete po nuk dua qe te blej libra idiote dhe pa nje nivel artistik. Eshte gjeja qe urrej me teper te nje liber te me dali ndonje tip libri "limonade" qe i dihet fundi pa mbaruar akoma parathenien (vetem duke lexuar titullin ) apo ndonje liber artificial qe i behet reklame thjesht se eshte "best-seller" (ngaqe e blejne adoleshentet dhe kalamajte) .
Tani megjithese ti e shave per arsye te "biografise politike" them se ja vlen ta lexosh.


Postuar nga Klodel datė 09 Shkurt 2005 - 11:46:

kam lexuar dy. ana kareninen e tolstoit por jo me vemendjen qe meritonte, ndoshta sepse i perjetoj librat dhe nuk doja te perjetoja gjendjen shpirterore te anes aty, edhe pse tolstoi eshte i paarritshem ne pershkrimin e tij. do i rikthehem kur te jem me pak fragile shpirterisht dhe dje mbarova malin e peste te paolo koelhos. nje liber qe me qetesoi shume.

lori eshte nje liber tamam per ty. por librave eshte mire tu rikthehesh sepse me leximin e pare nuk perfiton gjithshka qe te fal dhe nuk e kupton madheshtine. faktikisht gjerave ua kupton madheshtine kur e ke thellesine e mendimit dhe shpirtin e hapur per te kuptuar mesazhin e tyre


  Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.