Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 04 Maj 2005 - 19:20:

Kur njeriut i ndodh dicka qe truri i tij nuk eshte ne gjendje ta konceptoje dhe
ti jap rrugezgjilljen e duhur ka fillimin depresioni!
" kjo persa i perket hyrjes ne dpresion!

Hapi i pare per te dale nga depresioni eshte ta kuptosh se po kalon nje semundje mendore qe nuk kalohet pa ndihmen e dikujt!
gjeja me e mire eshte te flasesh me nje njeri qe ke besim!.
qe te kupton!.
tek e fundit te kerkosh ndihme tek nje profesionist nuk eshte turp
pasi depresioni eshte nje semundje si gjitha te tjerat..dhe duhet kuruar!
Po arrite te kuptosh se ke rene ne depresion,sigurisht do arrish edhe te dalesh!
Duhet te kesh besim te vetja
Dhe te mos mendosh se je vetem ti ne bote qe po kalon nje gjendje te tille!
Fol sa me shume!
Mos i mbaj mendimet torturuese vetem ne trurin tend!

"Kjo persa i perket daljes nga depresioni!...sipas mendimit tim modest

Pashim ne tema te tjera.


Postuar nga freespirit datė 05 Maj 2005 - 02:29:

depresioni

Nuk ka arsye te vecante se pse shkaktohet depresioni. Nga studimet e bera thone se shkaktohet nga mungesa e balancit midis disa lloj kimikatesh ne tru. Deri tani nuk ka sherim dhe nuk ka lidhje as me dashurine as me lindjen dhe as me vdekjen por kuptohet qe njerezit me depresion ndikohen nga ngjarjet e jetes sidomos ato te hidhurat. Ne shumicen e rasteve eshte e trashegueshme dhe nje pjese a konsiderueshme e meshkujve vuajne ghithashtu. Te kesh depresion nuk do te thote te jesh i cmendur si shume njerez ne shqiperi mund te mendojne. Jam mese e sigurt se shume veta midis nesh mund te vuajne me kete semundje por nuk kane kurajo ta pranojne ose u vjen turp se te tjeret mund ti marrin per te cmendur. E verteta eshte se njerezit e depresionuar jane ne nje nivel te larte intelktual dhe mund te arrijne shume sukses ne jete ( me shume se te tjeret) e vetmja gje qe i pengon eshte fakti qe sado mire te jene gjerat ne syte e tyre s'jane mire sa duhet. Bile mund te them se shumica e ketyre njerezve jane perfeksioniste( duan ti bejne gjerat perfekt.)
bye
freespirit


Postuar nga freespirit datė 05 Maj 2005 - 02:37:

Per Shkodranin e Qeshur:
"Dashuria fillon me sy qe qeshin...vazhdon me puthjen e zjarrte...dhe mbaron me rrahjen e fundit te zemres."
Hallall ta befte zoti. Ka lexet shprehje shume e bukur. Nuk e di mbase jam une shume romantike por me pelqeu. Jepu disa leksione ketyre "pesimistave" apo "ekstremistave" qe kemi ne grup.
freespirit


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Maj 2005 - 13:28:

Faleminderit per konsideraten!.
Te uroj qe te dish ta ruash origjinalitetin dhe pastertine shpirterore qe ju karekterizon ne kete shkrim!.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 09 Maj 2005 - 06:35:

Post E dashur ISRA!

Po te drejtohem ty, pasi je e para qe ke shprehur gjendjen tende shpirterore!Ke pasqyruar nje hap shume te madh ne jete!
Sapo mbarova se lexuari te gjitha shkrimet e mesiperme...
"Te uroj me gjithe Shpirt te Paster,-Jete te Qete Motra!"

...Personalisht,edhe pse e kam veshtire ta shpreh ose ta pranoj ketu hapur perpara jush,
kam kaluar dhe une nje depresion shume te madh!
Por si me erdhi?!-Akoma s`ia di shkakun,-vetvetiu,pa e ndjere,-derisa me mbertheu ne gryke depresioni!"
Kam qene 14 vjece atehere...Me takonte te rrija shume kohe mbyllur ne shtepi vetem!fillova te lexoj shume libra filozofike,romane policeske,lloj lloj budallelliqesh!Derisa u ngopa me letersine e shkalluar!
Naten nuk arrija te flija as nje ore te vetme,ngrihesha nga krevati pergjumesh dhe vetem kur e shifja veten perjashta!
Disa nga fisi im mendonin se kisha magji, disa te tjere mendonin se ishin Oret e njeriut qe me merrnin me vete...budallelliqe me thes kam degjuar Izra!
doja me cdo kusht te behesha e famshme..., fillova te shkruaja poezi...cfare poezie thuaj ?!-Shkruaja tmerre, dhune,imagjinata te lajthitura qe asnje nuk mund t`i besoje...I shkruaja, humbisja durimin dhe i grisja perseri dhe pendohesha ne sekonde...Pra po kaloja nje depresion te madh...fillova shkollen , u ndieva disi me e cliruar ne ambjentin shkollor!
Te gjitha mendimet qe jepnin shoqeria ime -i hidhja poshte,-me dukej vetja shum me e zgjuar se te gjithe!-Por isha gabim...Isha une ajo qe kisha dale jashte vetvetes,isha un ajo qe ndonse kisha lexuar me dostojevsky,tolstoi,Shekspir,etj etjjjj..kisha nevoje te rilexoja vetveten!
-Pastaj cfare ndodhi?!
Nga nje femije llafazane, u riktheva ne femije i heshtur...Me ngelte hatri me pak,
nje fjale e thjeshte me lendonte dhe mbyllesha me ore te tera ne dhomen time dhe qaja...Shyqyr qe qaja...me ka ndihmuar shume loti,ndaj i vura vetes emrin"Princesha e Lotit!"
U rrita dhe une,-kaloi dhe ajo gjendje shpirterore..por ka lene gjurme dhe sot ne karakterin tim!
Akoma nuk kam rifituar durimin e humbur!-"Biles kur u njoha me Shkodranin e Qeshur,-e vetmja gje qe me bente pershtypje tek ai,-ishte Durimi!

Edhe po pashe nje njeri te vdekur , -une nuk qaj dot-pasi lotet me jane thare...mund te qaj me shpirt, por jo te derdh lote...
Biles, po te me shohesh si natyre jam mjaft e qeshur!

Miqesisht,dhe sa me larg vetmise te dashur Shoke dhe shoqe!
Vetmia te keput trurin, jo vetem shpirtin!"

see yaaaa!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 09 Maj 2005 - 06:47:

Re: Nje dileme per te cilen dua t'ju pyes.

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Dashuria e zbut apo e zhvillon depresionin?

Ju si mendoni ?




pershendetje Fajtori!

"Nje ndenje e paster dashurie , te ndihmon te dalesh jashte kornizes se te qenurit "vetem"!"


see yaaa!


Postuar nga freespirit datė 09 Maj 2005 - 21:59:

per Fajtorin

Pershendetje Fajtori:
Une mendoj se dashuria eshte ushqim per shpirtin ashtu sic eshte ajeri per trupin. Po te mendosh per nje moment, ne kete bote apo ne kete jete kaq te shkurter cfare eshte me e vlefshme apo cfare te jep me shume kenaqesi se dashuria. Te jep krah, jete dhe te rinon. Ne si race humane jemi te mallkuar me vdekje por nga ana tjeter jemi te bekuar me dashurine. Dhe une mendoj se dashuria eshte sekreti i jetes dhe i lumturise.
So don't be afraid to love or u will be afraid to live.




"Make love don't make war."


Postuar nga Isra datė 10 Maj 2005 - 10:21:

Re: E dashur ISRA!

Citim:
Po citoj ato qė tha Sykaltra_Gangos


Edhe po pashe nje njeri te vdekur , -une nuk qaj dot-pasi lotet me jane thare...mund te qaj me shpirt, por jo te derdh lote...
Biles, po te me shohesh si natyre jam mjaft e qeshur!
see yaaaa!



E dashur Sycke!

Do te te sugjeroja te qaje sapo ta ndiesh se duhet ta besh, sepse pikerisht mbajtja perbrenda e dhimbjes te con ne akumulim stresi. Kur mungojne fjalet per te shprehur dhimbjen duhet te qash, eshte menyra e vetme per tu cliruar..
Une, sa here qe ndihem keq filloj e qaj, ndonese pa shkak te forte, por thjesht sepse keshtu clirohem, ndihem me afer Zotit ku lotoj, sepse vetem Ai e di dhimbjen time apo deshperimin e cuditshem qe me kaplon ndonjehere....
loti eshte fisnik lool, nje nder arsyet qe na e ka dhene Zoti eshte lehtesimi i dhimbjes nepermjet rrjedhjes se tij.....


Postuar nga freespirit datė 10 Maj 2005 - 18:18:

Re: Re: E dashur ISRA!

[QUOTE]Po citoj ato qė tha isra
[B]

E dashur Sycke!

.....................
Une, sa here qe ndihem keq filloj e qaj, ndonese pa shkak te forte, por thjesht sepse keshtu clirohem, ndihem me afer Zotit ku lotoj, sepse vetem Ai e di dhimbjen time apo deshperimin e cuditshem qe me kaplon ndonjehere....
loti eshte fisnik lool, nje nder arsyet qe na e ka dhene Zoti eshte lehtesimi i dhimbjes nepermjet rrjedhjes se tij.....

E dashur Isra !
Me vjen keq per gjendjen tende dhe jam dakort me ty se te qaret te cliron por nga njehere depresioni te ben te qash pa arsye. Dhe une te kam thene qe ne keto raste nuk duhet ti japesh doren depresionit. Duhet te punosh me veten dhe ta analizosh. Behu psikolog i vetes tende. Ne fakt ne ketu po flasim por asgje nuk eshte konkrete. Ne si grup mund te te ndihmojme si ty edhe ndonje tjeter po te na besosh dhe te hapesh shpirterisht flas per ato gjera qe ti ndihesh rehat te flasesh me ne. P.SH Cila jane arsyet kryesore qe te shkaktojne ty te merzitesh? Eshte jeta, vdekja, vetmia, mungesa e dickaje. Cfaredo qe te jete mendoj se ti edhe te gjithe ne kemi nevoje te flasim me dike. Ne fund te fundit ne tegjithe jemi njesoj dhe kemi te njejtat probleme.
O.k. une po filoj e para une trishtohem sepse me merr malli per familjen time ne Tirane. Me duket sikur jam shkeputur plotesisht dhe nuk jam me pjese e jetes se tyre dhe ky fakt me lendon shume. Plus nuk kam asnje shoqe qe te kaloj kohen, burri iken ne mengjes vjen ne darke. Tani qe kam djalin ndihem me mire sepse ai me ndihmon te jem aktive dhe e perqendruar tek ai.
bye freespirit


Postuar nga freespirit datė 10 Maj 2005 - 18:33:

dicka tjetet

Nje gje tjeter qe mua me le pa gjume naten eshte fakti se s'do te arrij ta fal kurre veten nese dicka e keqe ( qofte larg) do te me ndodhi dhe une s'do te mund te jem atje ose fakti qe po jetoj kete jete pa e shijuar me njerezit e mi te dashur ose fakti qe djali im si njeh akoma prinderit e mi dhe po behet 2 vjec dhe as nuk e di se kur do te jete e mundur nje gje e tille.
E vetmja menyre qe une mund ti mbijetoj dhimbjes eshte te mos mendoj sepse gjithmon ka shprese dhe nuk i dihet se cfare sjell e nesermja. Ne fund te fundit keshtu eshte jeta, por te pakten ju qe i keni njerezit e dashur prane i doni dhe repektoni sepse jeni me fat.
p.s. There is nothing more important to me in the world than the people I love.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 133 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.