Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 11 Prill 2006 - 00:39:

spliceozoma dhe funksionimi i saj

Cod. A11042006

do doja te sqaroja edhe dicka qe nuk e thashe ne postimin tim te fundit: ceshtja e imunoglobulinave dhe e linfociteve B eshte e vecante sepse mund te themi qe eshte nder te pakta raste ku ADN vete peson nje proces te ngjashem me splicing (nje rregullim i segmenteve qe do kodifikojne per zinxhiret e antitruave)...eshte e cuditshme ne fakt te mendohet kjo gje por ehste e vertete...kjo vjen si pasoje e proceseve qe sistemi imunitar zhvillon per tu mbrojtur nga nje antigjen....pasi qe antigjeni i tregohet qelizave te sistemit imunitar nje nder fazat e fundit eshte ajo e prodhimit te imunoglobulinave (antitrupave)nga linfocitet B.ato linfocite B qe do e kryejne kete funksion vijne nga nje linfocit B i vetem qe e ka njohur ate antigjen dhe ndahet per te formuar klone te veta...keto do prodhojne vetem nje lloj antitrupi.ajo qelize fillestare ama i nenshtruar nje procesi qe ka keputur copa nga ADN-ja baze dhe ka bashkuar segmente te ndryshme te gjeneve qe do formojne antitrupat...detajet do vijne me vone

me siper permenda qe splicozoma eshte ajo "enzime" qe fshin intronet...ajo ishte e perbere nga gati 150 lloj proteinash qe lidhen ne pikat ku do keputet segmenti i introneve...fillimisht keto zona njohen nga proteinat ARN nukleare (small nuclear ARN snARN) qe jane 5 ne numer...U1 dhe U2 jane ato te parat qe lidhen ne pikat e introneve,gjithmone ne harmoni me lidhjet e proteinave rregulluese te splicing-ut dhe pastaj ndjekin te tjerat.pasi keto jane lidhur dhe kane bere te qarta pikat e prerjes shkojne edhe proteina te tjera dhe te gjitha keto bashke quhen splicozome...keto presin intronin dhe e largojne.proteinat rregulluese te splicingut kane rendesi te vecante sidomos ne rastet e splicingut alternativ kur njeri hekzon psh duhet te rrije ose duhet te keputet...ne keto raste proteina rregulluese (SR) eshte nje bllokues i splicingut te atij hekzoni dhe keshtu qe nuk ndodh lidhja e plote e proteinave te splicozomes keshtu qe ai hekzon hiqet sepse njihet si intron...

ku qendron bukurija ketu?qendron ne faktin qe nese arrihen te manipulohen keto pika atehere mund te kotrollohen procese si apoptoza...me siper permenda rastin e gjenit Blc-x qe jepte 2 forma: njera e conte qelizen ne varreza kurse tjetra e mbronte...atehere mund te arrihet qe duke manipuluar ato pika te lidhjes se splicozomes te ndryshohet rezultati perfundimtar i ARN dhe kjo gje te coje ne dobishmeri...psh duke bere kete gje mund te drejtohen qeliza kancerogjene drejt vdekjes ose mund te perdoret psh ne terapite gjenike...

sipas nje artikulli te dale ne janar tregohej qe kjo metode eshte duke u perdorur per tentativat qe te gjehen terapi si psh ne rastin e talasemise beta ku nje prerje gabim ne pozicionin 5' con ne deformimin e molekulave te hemoglobines...duke fshehur nje zone te splicingut u arrit qe te cohej pika e splicingut ne vendin origjinal dhe te formohej nje hemoglobine normale...

pra mundesia me manipuluar zonat "roje" mund te jape nje ndihme shume te madhe ne gjetjen e terapive te semundjeve qe vijne si pasoje e nje splicingu gabim!

me pak fjale formuam nje mARN gati per tu trasformuar ne proteine me ane te nje procesi tjeter qe quhet perkthim...ndoshta me shume mund te na haje kurioziteti se cfare jane keto proteinat qe po luftohet kaq shume per ti formuar dhe se cfare roli kane?pastaj mund te pyesim se si ja ben mARN-ja qe te perkthehet ne keto proteina...


Postuar nga NS-6 datė 12 Prill 2006 - 22:46:

proteinat: hyrje

Cod. C12042006

mund te themi qe proteinat jane klasa e molekulave organike qe ze pjesen me te madhe ne trupin tone.jane rreth 90.000 lloje ne trupin e njeriut dhe funskionet e tyre jane nga me te ndryshmet...jane enzima,jane kanale neper siperfaqe qelizash qe bejne te mundur qe te mbahet nje ekuiliber te elektroliteve (kalcium,kalium,natrium,klor etj)ne ambientin jasht dhe brenda qelizes...jane trasportues qe sherbejne per te levizur proteina te tjera...jane pjese perberese te matriksit jashtqelizor....jane perberesit kryesor qe bejne te mundur qe te levizim muskujt( aktina dhe miozina jane proteina)...jane hormone qe veprojne ne cdo cep te trupit tone...jane struktura qe bejne te mundur ndarjen e qelizes (mikrotubat qe kapin kromozomet ne zonen qendrore jane proteina)...jane perberes te struktures se kromatines (nukleozomet jane proteina)...disa prej tyre shfaqen vetem ne femijeri,disa te tjera ne moshe me te rritur...disa jane proteina te rregullta qe ndryshojne forme dhe behen patologjike (flas ketu per prionet)...disa jane prezent vetem ne nje zone te trupit,disa jane prezent gjithandej ne trup...etj etj...pra nese do ti numeronim te gjitha funksionet e tyre do zgjateshim me faqe te tera...
procesi i traskriptimit dhe i perkthimit kane si qellim pikerisht prodhimin e ketyre materialeve dhe per kete gje harxhohet pjesa me e madhe e energjise nga qeliza...
proteinat ne fillim mendoheshin se mund te ishin percuesit e tipareve deri sa u bene eksperimentet qe nxorren ne dukje se ishte ADN-ja ajo qe e bente ate funksion.edhe sot qe dihet sekuenca e ADN-s te gjithe jane drejtuar nga ajo qe eshte quajtur projekti proteoma per te gjetur se cilat jane gjenet dhe cilat jane proteinat qe mund te japin ato...si dhe mund te shihen se cfare lidhje kane ato me njera tjetren...jane proteinat vete qe kontrollojne menyren e perdorimit te ADN...
pra nje klase qe ka terhequr qe ne fillim te gjithe dhe qe i ka dhene shtyse kerkimeve ne shume fusha: biologji,gjenetike,farmakologji,patologji,onkologj
i etj...
proteinat ne trupin e njeriut prodhohen nga gjenet qe pasi formojne nje mARN i nenshtrohen procesit te perkthimit dhe kodifikon proteina...ato proteina qe vijne nga dieta shkaterrohen ne perberesit me elementare te proteinave dhe thithen nga trupi i njeriut me ane te trasportuesve te aminoacideve qe nese nuk gabohem jane 5...
proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer (megjithse jane prodhuar edhe 2 te tjere ne menyre artificiale ne laborator)...nga keto ka qe prodhohen ne trupin e njeriut por jane edhe ato qe quhen esenciale qe duhet te merren patjeter nga dieta...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 17 Prill 2006 - 23:47:

proteinat: struktura e aminoacideve dhe aminoacidet qe merren me diete

Cod. B18042006

proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer dhe pjesa me e madhe e tyre jane te formueshem ne trupin tone me ane te reaksioneve te ndryshme ndersa ate pjese qe nuk mund ta sintetizojme vete e marrim me ane te dietes...
aminoacidet kane si strukture baze nje forme te thjeshte (referohuni figures se mesiperme) :
-nje atom karboni qendror(ky atom qendror paraqet nje veti te perkthyerjes se drites pervec ne rastin e glicines.kjo veti e ben qe ai te quhet atom kiral.per definicion ne kimi nje karbon kiral eshte ai qe eshte i lidhur me 4 grupe te ndryshme rreth vetes...ne rastin tone mund ta kuptojne me fare mire qe atomi i karbonit esht i lidhur me 4 grupe te ndryshme ne te gjitha rastet pervec rastit te glicines...ky ishte nje informacion thjesht shtese)
-nje hidrogjen
-nje grup amin (-NH2) (nga ky vjen edhe emri amino)
-nje grup karboksilik (-COOH)
-nje degezim qe ndryshon sipas cdo aminoacidi dhe qe i jep emrin aminoacidit (ne figuren qe po ju paraqes eshte ajo qe shenohet me jeshile dhe qe mund ta quajme si R...dmth grup radikal)

R ndryshon sipas aminoacideve dhe mund te shkoje nga forma me e thjeshte qe eshte tek glicina ku R eshte nje hidrogjen.nese ne ate pozicion do te ishte nje grup metil (rasti i figures) atehere do merrte emrin alanine e keshtu me rradhe...pak e nga pak do ti degjoni te gjithe emrat e tyre sepse do permenden per ndonje karakteristike qe kane si aminoacide ne vehte si dhe ne strukturen e proteinave...

aminoacidet qe jane esenciale,pra ato qe nuk mund te sintetizohen nga trupi jone jane 9 :
histidina
izoleucina
leucina
lizina
metionina
fenilalanina
trionina
triptofani
valina

sipas nje shkrimi qe lexova ne internet thuhej qe 2 nga keto aminoacide (lizina dhe triptofani)jane shume te paket ne bime keshtu qe ato qe jane vegjetariane duhet te bejne kujdes qe ne dieten e tyre te kene nje sasi te mjaftueshme te ketyre 2 aminoacideve esenciale...

p.s: ne postimin tjeter do mundohem te gjej nje figure qe te tregoje te gjithe aminoacidet ne strukturen e tyre

vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 25 Prill 2006 - 00:59:

figura e 20 aminoacideve dhe klasifikimi i tyre

Cod. B25042006

ketu po ju paraqes 20 aminoacidet ne nje figure te vetme ku jane ndare edhe sipas stuktures se tyre dhe karakteristikave qe ka secili grup...duke filluar nga siper majtas, keni grupin e jopolareve(kane grupin radikal jopolar) te cilet perfundojne ose me hidrogjen ose me grup CH3 qe nuk ka aftesi te formoje lidhje te tjera me ambientin perreth...pastaj vjen grupi i aromatikeve qe marrin emrin nga prezenca e nje unaze aromatike benzeni ne grupin radikal (struktura si hoje blete hekzagonale)...me poshte atyre eshte grupi i aminoacideve polare me grup radikal te ngarkuar pozitivisht per faktin se kemi NH3+...pastaj eshte grupi i aminoacideve polare me grupin radikal negativ sepse kane grupin COO- me fund te zinxhirit...dhe majtas eshte grupi i polareve por qe kane grupin radikal te pangarkuar...duhet te kemi parasysh qe keto nendarje behen ne baze te gjendjes qe gjehen me shume keto aminoacide ne trupin e njeriut dhe per karakteristikat qe paraqesin...me kalimin e kohes do mundohem te sjell ketu karakteristika te secilit grup bazuar mbi informacione qe do gjej nga libra dhe faqe interneti...

p.s : figuren e mesiperme mund ta gjeni edhe tek libri "principet e biokimise" (leningher) faqa 113, sipas edicionit te 3...eshte fiks e njejta foto!une e kam marre nga interneti kete foto


Postuar nga NS-6 datė 29 Prill 2006 - 00:40:

grupet e aminoacideve dhe vecorite e tyre ne pergjithsi

Cod. A29042006

pra jemi ne piken qe kemi thene se cilet jane aminoacidet dhe struktura e tyre...secili nga aminoacidet ka nje karakteristike te veten qe e ben unik ne proteine dhe per kete arsye ne shume raste semundjesh qe vijne si pasoje mutacionesh,nje ndryshim i nje aminoacidi te vetem shkakton deri ne caktivizimin e proteines vete...pasojat varen nga funksioni qe ka pase ajo proteine (detajes se si e ben kete gje mutacioni do te jepen me vone)...

aminoacidet qe jane me grup radikal jopolar do te gjehen ne pergjithsi ne brendesi te proteinave per faktin se keto nuk jane te tretshem ne uje dhe prandaj mundohen ti qendrojne larg duke u strukur ne brendesi...prolina qe ben pjese ne kete grup ka nje aftesi qe zona ku eshte prezente nuk mund te ndryshoje forme (nuk ka fleksibilitet) shpejt.

grupi i aminoacideve qe kane nje unaze benzeni (fenilalanina,tiroksina dhe triptofani) jane nder me te rendesishmit per shkak te veprimeve te tyre.ato kane aftesi te formojne lidhje hidrogjenore dhe kjo gje eshte mjaft e rendesishme per enzimat (mos harroni se enzimat jane proteina) kur duhet te katalizojne nje reaksion...po ashtu duhet te kihet parasysh se keto elemente jane shume te rendesishem edhe per faktin se jane materiale baze per neurotrasmetuesit si dopamina dhe noradrenalina(prekursori eshte tiroksina),serotonina (triptofani) dhe dhe hormone si adrenalina (tiroksina)...

pastaj vjen grupi tjeter me grup radikal polar por te pangarkuar ku ben pjese cisteina,glutamina etj...cisteina psh ka nje aftesi te vecante qe te formoje urat disulfurore qe e bejne edhe me te qendrueshme strukturen baze te proteinave (do ta shihni kur te shpjegoj hemoglobinen si strukture proteine)

me pas jane aminoacidet qe bejne pjese ne grupin me radikalet te ngarkuar pozitivisht (histidina,arginina etj) dhe ato me grup radikal te ngarkuar negativisht (glutamati dhe aspartati)....keto kane fuksione edhe si aminoacide ne vete psh ne ciklin e krebsit per formimin e ATP etj...

po ashtu duhet te kihet parasysh qe mjaftojne modifikime te vogla ne strukturen e proteinave qe te sjelle deme te medha...nje rast qe mund te permend eshte ai i prolines qe kthehet ne hidroksiproline nga vitamina C...skorbuti qe eshte nje semundje ku mungon vitamina C ben qe te mos formohet kjo gje.hidroksiprolina ben pjese ne proteinat qe formojne skeletin e indit lidhor dhe si pasoje e mungeses se saj kjo strukture nuk eshte e qendrueshme...pasoja eshte ajo gjendje e dobet e indit qe sjell edhe nxjerrjen gjak nga mishrat e dhembeve kryesisht...sot kjo gje eshte shume e rralle sepse nuk ndodhin me raste te mungeses se vitamines C...

pra ajo qe duhet te keni parasysh eshte qe cdo aminoacid ka nje karakteristike te vet qe e ben te dallueshem dhe se pozicioni i tyre ne brendesi te nje proteine eshte i perpikte per ate proteine dhe nje ndryshin i vogel dhe proteina prishet...rastesi valle kjo gje?(evolucionin do ta trajtoj me vone sepse gjerat jane shum me te komplikuara )

aminoacidet kane edhe shume karakteristika te tjera por keto besoj se mjaftojne per momentin...me kalimin e kohes do te them edhe te tjera nese do jete e nevojshme...thame aminoacidet.pyetja qe del tani eshte si lidhen njeri me tjetrin dhe nga se varet funksioni i tyre?


Postuar nga NS-6 datė 05 Maj 2006 - 23:08:

lidhjet ndermjet aminoacideve dhe shkallat strukturale te proteinave

Cod. A06052006

ok...folem per aminoacidet nje per nje pak a shume...tani duhet ti lidhim njeri me tjetrin qe ti japim kuptim nje proteine...si lidhen?
shifni edhe njehere me kujdes strukturen baze te aminoacideve...pastaj edhe ate te tabeles ku tregohen te gjithe grupet radikale...konkluzioni i pare qe mund te nxirrni eshte qe grupet radikale nuk mund te sherbejne si pika lidhjeje per faktin se ca jane grupe metil (-CH3) qe tregojne se karboni e ka plotesuar numrin maksimun te lidhjeve te veta dhe nuk mund te leshoje asnje nga hidrogjenet per te formuar lidhjen e re...atehere kush mbetet?grupi karboksilik (-COO) dhe ai aminik (-NH3+)...kjo eshte pika ku do formohet lidhja...nje lidhje ku grupi karboksilik leshon higrogjenin nje oksigjen ndersa ai aminik leshon 2 hidrogjene...pra formohet nje molekule uje qe largohet dhe ajo qe formohet eshte lidhja peptidike.eshte kjo lidhje qe e karakterizon te gjithe sekuencen e proteines dhe cdo aminoacid i nenshtrohet te njejtit reaksion ne momentin kur behet perkthimi i sekuences ku mARN qe edhe ajo ka karakteristikat e veta sepse behet kalimi nga nukleotide ne aminoacide...nejse se keto jane per me vone
veshtroni edhe figuren qe e ben te qarte lidhjen!

i lidhem 2 aminoacide bashke....ca dy mer...i bome nje proteine...ose me mire te themi qe u be nje sekuence aminoacidesh qe do marre emrin e proteines.proteina vete cfare ka te vecante?
proteina ka 4 shkalle strukturale:
1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
2.format qe marrin keto sekuenca (helika alfa dhe perthyerja beta)
3.pozicionimi i tyre ne hapesiren 3 dimensionale dhe nderveprimet ndermjet aminoacideve qe ndodhen larg njeri tjetrit
4.nderveprimet ndermjet zinxhireve te ndryshem te proteinave (ne rastin e hemoglobines kemi zinxhire alfa dhe zinxhire betaqe nderveprojne me nje grup heme qe ka hekur ne qender...beni kujdes mos i ngaterroni me heliken alfa dhe perthyerjen beta ...dolen llum me duket )...


ok,ok...po e le me kaq iher...do mundohem te shpjegoj secilen nga shkallat strukturale si dhe pasi te kem mbaruar do shpjegoj edhe hemoglobinen keshtu qe mos u trembni nese per momentin keto gjera po ju duken si gogol ....gjithcka behet me durim dhe me kohe.jo per gje por si ka thene tolstoi vete "koha dhe durimi jane luftetaret me te mire"


Postuar nga NS-6 datė 18 Maj 2006 - 00:11:

1.sekuenca e aminoacideve (1)

Cod. B18052006

Duke kerkuar me Google qe te gjeja nje figure qe te shpjegonte mire se cfare doja te thoja me ato 4 shkalla stukturale te proteinave arrita te gjej nje foto qe i kishte te 4 shkallet...versioni origjinal ishte me copyright por arrita te gjej nje version me te vogel...

Atehere fillojme pikat nje e nga nje.shkalla e pare ishte:

1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
Ndoshta fjalia me e rendesishme ne gjithe kete postim do te ishte :Nga sekuenca e aminoacideve varet funksioni i proteines.
Kur permenda aminoacidet nje per nje,thashe qe secili nga ato kishte nga nje karakteristike te veten...ca kane aftesi te formojne lidhje hidrogjenore,ca ishin hidrofobe (mbanin larg ujin),ca kane aftesi te formojne lidhje disulfurore qe stabilizojne strukturen etj.Pra jane menyra se si jane vendos ne ate seri,qe do tregoje se si do marre forme proteina dhe se cfare funksioni do kete...psh tek proteinat qe futen ne membrane dhe sherbejne per te lene ionet te kalojne kane nje zone te ndermjetshme te perbere nga aminoacide hidrofobe sepse vetem ato kane aftesi qe te futen ne dyshtresen e lipideve qe formon membranen qelizore.Po ashtu tek enzimat e ndryshme jane lidhjet hidrogjenore qe do e fiksojne materialin qe do katalizohet...etj etj.Duke pare keto gjera fare thjehst mund te mendojne se cfare demi mund te sjelle nje mungese e nje aminoacidi te vetem ne strukturen e proteines.Nje mutacion qe mund te ekzistoje qe ne ADN dhe qe trasmetohet eshte i afte te ndryshoje komplet proteines.Shembulli me i mire eshte anemia falciforme (ose mesdhetare)ku nje aminoacid eshte nderruar me nje tjeter ne nje pozicion te vetem,pozicioni 6 i sekuences se aminoacideve...normalisht ne ate pozicion eshte acidi glutamik kurse ne formen anemike kemi valine.dhe e di per sa ndryshojne?Acidi glutamik ne sekuencen e ADN paraqitet si GAG/CTC (kjo eshte sekuenca ne ADN e te dy zinxhireve,dhe vetem njeri prej ketyre do perdoret per traskriptim) kurse ne formen me mutacion kemi GTG/CAG...
CTC (forma origjonale) traskriptohet si GAG ne mARN, kurse CAG (forma mutante) traskriptohet si GUG ....GAG ne kodin e perkthimit per aminoacidet (qe do ta shpjegoj me vone) perkthehet si acid glutamik kurse GUG perkthehet si valine...pasojat?Qelizat e kuqe te gjakut nuk jane ne formen e tyre origjinale ovale,por behen si drapri i partise dhe nuk e trasportojne mire oksigjenin.Po ashtu kane aftesi me te madhe qe te ngecin ne shpretke dhe keshtu te shkaterrohen me shpejt duke shkaktuar rritjen e bilirubines ne gjak dhe ne disa raste syte behen me ngjyre te verdhe (ajo zone qe duhet te ishte e bardhe) pervec shenjave te tjera...po ashtu ajo forme si draper ka aftesi me te madhe qe te mblidhet ne gjak dhe keshtu kemi ate qe quhet tromb,qe eshte nje mbledhje qelizash te kuqe qe bllokojne nje ene gjaku.Kjo sjell probleme per zonen qe nuk i mberrin me gjaku... vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 04 Qershor 2006 - 00:14:

shkalla e dyte e struktures se proteines...

Cod. A04062006

...keshtu shpretka rritet ne dimensione duke qene se i duhet te punoje si dhe per arsyen se ne brendesi te saj rritet numri i qelizave te kuqe qe ngecin.pasojat jane shume me te gjera por ne kete teme por nuk po zgjatem me teper
pra kemi nje mutacion te vetem qe ndryshon nje aminoacid.ndryshimi nuk eshte i vogel nese marrim parasysh se cfare efekti ka ne proteine.u nderrua nje aminoacid qe ishte polar (acidi glutamik) me nje aminoacid qe nuk eshte polar (valina)...e gjitha perkthehet ne humbje te stabilitetit te proteines...dhe kjo gje ndodh ne shume proteina qe pesojne mutacione te tilla.
 
me kete shembull besoj se eshte qe qarte se sa e rendesishme eshte sekuenca e aminoacideve per funksionin e proteinave.
 
kalojme tek shkalla e dyte:format qe merr kjo sekuence.
jane pare qe ka aftesi te marre 2 forma: helike alfa dhe perthyerje beta.keto 2 vijne nga vezhgimet e bera tek proteinat.helika alfa,nga vete fjala eshte nje helike qe formohet si pasoje e nderveprimeve te aminoacideve qe jane ne afersi njeri me tjetrin...eshte nje strukture mjaft e perhapur tek proteinat.zakonisht shifet me e perhapur ne ato zona te proteines qe kane aminoacide ne gjendje te formojne lidhje hidrogjenore me teper.nga ketu mund te kuptohet mire se cfare mund te ndodhe me ndryshimin e aminoacideve ne sekuence!
po ashtu eshte edhe perkthyerja beta qe eshte me pak e perhapur por qe edhe kjo sherben ne stabilitetin e proteinave te ndryshme.menyra se si vendosen sekuencat e aminoacideve ketu jane ne segmente dhe nese formohen lidhje hidrogjenore formohen mes segmenteve te ndryshme qe ecin paralel ose antiparalel...per ta bere sa me te qarte do mundohem te gjej ndonje figure
 
p.s: ne figuren qe kam dhene duken mire qelizat ne forme draperi qe formohen ne semundjen e anemise mesdhetare.


Postuar nga NS-6 datė 06 Qershor 2006 - 00:13:

4 strukturat: foto

Cod. B06062006

me figuren qe po ju paraqes pak a shume paraqiten te 4 shkallet e struktures se proteinave (ne kete rast e hemoglobines) por ju perqendrohuni tek ajo qe shkruan secondary structure...helika alfa dhe perthyerja beta...per tani figura mjafton... 


Postuar nga NS-6 datė 21 Qershor 2006 - 23:32:

struktura terciare dhe kuaternare

Cod. A22062006

struktura terciare paraqet vendosjen e te gjitha atomeve ne hapesiren 3D...me pak fjale nderkohe qe me strukturen sekondare kishim parasysh se cfare ndodh ndermjet aminoacideve ne afersi te njeri tjetrit ne strukturen terciare shihet se cilat jane nderveprimet ne distance.kjo gje eshte mjaft e rendesishme per proteinen sepse i jep formen e saj funksionave,kendet etj...per enzimat (qe jane proteina) tregon formen e vendit ku kryhet reaksioni,pikat qe veprojne ne ate reaksion etj...ketu duhet te kemi parasysh edhe dicka te rendesishme...ate qe quhen ura disulfurore.nese shifni edhe nje here strukturat e aminoacideve dhe perqendroheni tek ajo qe quhet cisteine do vereni se ne krahun R ka ne fund nje squfur...eshte pikerisht ky qe do formoje ato urat disulfurore...do jete veprimi i 2 cisteinave ne largesi qe do formojne ate ure...gje shume e rendesishme sepse i jep qendrueshmeri te jashtzakonshme proteines...ne fakt ne procesin e denaturimit (dmth shkaterrimit te proteines) nje nder elementet e pare qe prishen jane pikerisht urat disulfurore,qe cojne ne humbjen e stabilitetit te proteines dhe gati edhe humbjen e funksionit....
 
ndersa tek struktura kuaternare bejne pjese nderveprimet ndermjet sekuencave te ndryshme te aminoacideve...dmth kemi te bejme me pjesa qe qendrojne edhe te ndara por qe nese bashkohen nderveprojne...qe ta bej me te qarte,tek hemoglobina kemi zinxhirin alfa dhe beta...keto jane 2 sekuenca te plota aminoacidesh,qe ndryshojne nga rreshtimi i aminoacideve si dhe nga gjatesia.por keto jane ne gjendje te veprojne njera me tjetren qe te formojne strukturen e plote qe do mbaje pastaj ne qender hemen (me hekurin)...gjithsesi,me vone shpresoj qe ta marr ne analize kete strukture ose nese dikush do,mund ta provoje ta shpjegoje me detaje...strukture,funksione,menyre veprimi,nderveprimi me oksigjeni,dioksidin e karbonit etj...nese ka ndonje qe do ta marre persiper kete gje mund ta beje ose ne kete teme ose ne ndonje tjeter...
me pak fjale keto jane pak a shume gjerat qe duhet te dihen per proteinat dhe perberesit e tyre...tani ti kthehemi edhe iher  aty ku e lame tek procesi i perkthimit...mARN del ne citoplazem dhe behet gati te perkthehet...ketu u has nje problem tjeter...si lexohej kjo sekuence...nje supersfide qe u zhvillua ne vitet '60-'70 dhe qe perfundoi me kodin e aminoacideve...por cfare ishte dhe cfare sherbente?


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.