Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datė 27 Qershor 2006 - 22:46:

deja-vu kronike

Cod. A27062006

Deja-vu cilesohet si nje situate kur nje person mendon se e ka perjetuar nje moment ne te shkuaren. Me pak fjale eshte nje flash back qe kalon pas nje kohe te shkurter. Po si i behet kur kemi nje rast kronik? Eshte ky rasti i 2 personave qe revista "Le Scienze" i ka paraqit vetem inicialet si A.K.P dhe M.A. Ketyre u duket se kane jetuar te gjithe momentet ne te shkuaren. Gjeja behet edhe me problem kur persona te ndryshem u kerkojne qe te shkojne tek mjeku per tu vizituar,por ato refuzojne duke thene qe kane qene tek ai dhe jane ne gjendje qe te vertetojne kete gje duke shpjeguar situaten tek mjeku. Ajo qe kane te perbashket te dy eshte nje dem ne zonen frontale te trurit,zone e cila eshte kryesore per sa i perket kujtimeve. Keto jane rastet e para te nje deja-vu-je kronike!


Postuar nga ~Enigme~ datė 16 Korrik 2006 - 19:53:

Cod. B16072006

Interesante NS-6 kurjoziteti i mesiperm,
per te shtuar dicka te vogel me deja vu-ne u ndesha me nje lexim ku thuheshe se nje mashkull qe trajtoheshe me amantadine dhe Phenylpropanolamine filloi te perjetonte ndjesi intesive dhe te perseritshme te deja vu-se, pasi leto ilacet kane veprim dopaminergic qe do te thote se perdoret dopamine si transmetues i neuroneve.
Tani nqs kjo eshte nje dem ne zonen frontale te trurit a ka lidhje me skizofrenine?


Postuar nga NS-6 datė 17 Korrik 2006 - 00:00:

skizofrenija me shume si semundje e zhvillimit te neuroneve

Cod. B17072006

Ne fakt edhe tek skizofrenija ka teori qe dopamina nderhyn ne proceset qe shkaktojne kete semundje por me shume ne dite te sotme skizofrenija shihet si nje semundje e zhvillimit neural se sa nje semundje degjenerative dhe kete gje e konfirmojne edhe analizat e bera neper autopsi.
Jane disa ilace qe veprojne mbi receptoret dopaminegjik si psh bromokriptina (analog i dopamines qe gjen perdorim edhe ne rastin e prolaktinomes ne hipofize) dhe shkaktojne gjendje te ngjashme me skizofrenine,ashtu sic ka edhe ilace qe veprojne ne drejtim te kundert (te ulin perqendrimin e dopamines) qe i kontrollojne shenjat,por duhet te kemi parasysh qe keto do veprojne ne ato zona qe ka perqendrimin me te madh te neuroneve dopaminergjik si psh ne berthamat e bazes (berthama striatale),substanca e zeze dhe berthama te tjera. Me pak fjale ne 3 rruget kryesore te neuroneve dopaminergjik.
Po ashtu mund te themi qe te gjitha ilacet qe veprojne kundra skizofrenise kane si shenjester zonat me perqendrim me te madh te ketyre receptoreve (kryesisht shenjester jane ato D2) zona frontale nuk eshte qe ka nje perqendrim shume te madh te ketyre neuroneve dopaminergjik (gjithsesi ka,bazuar ne ato qe nxjerr tomografia me pozitrone, PET) ose receptoreve D2...
Bazuar ne keto qe thashe me siper nuk mendoj se ka nje lidhje te madhe me skizofrenine. Por ne te njejten kohe nuk jam ne gjendje ta perjashtoj ne menyre definitive duke qene se format e skizofrenise jane mjaft te ndryshme...

per me teper mbi skizofrenine:
-skizofrenia (Cod. A 06082006)
-apoptoza,migrimi qelizor dhe limitet e organeve (Cod. A 29052006)
-


Postuar nga NS-6 datė 14 Shtator 2006 - 23:59:

"droga" e perditshme

Cod. A15092006

Kafeina: Nje "droge" qe e marrim perdite. Eshte me te vertete e cuditshme sepse ajo futet ne te njejtin grup qe ben pjese edhe morfinen,nikotinen dhe kokaina (grupi i alkaloideve) qe njihen per efektet e veta mjaft te fuqishme.Alkaloidet jane perdorur shume per efektet e tyre qe shkojne nga ato toksiket e deri tek ato mjeksore.
Kafeina vete eshte toksike por vetem atehere kur merret me doza te medha qe shkojne ne ekuivalentet e rreth 100-200 kafeve qe kane nje sasi rreth 10 mg kafeine.
Tek njeriu ka efekte mbi sistemin nervor duke qene nje stimulues i tij. Qelizat nervoze ngaterrojne kafeinen me adenozinen ,duke qene se kane nje strukture te ngjashme. Adenozina ne tru lidhet ne nje receptor te vetin dhe shkakton nje gjendje gjumi kurse kur lidhet kafeina me te njejtin receptor nuk shkakton gjume (ka mundesi qe te veproje si lidhje "nul" mbi receptoret ,ose si mund te shprehet me term farmakologjik "si antagonist" per keto receptore).
Per ato qe mendojne se kafeina dhe teina jane struktura te ndryshme, eshte koha qe te mesojne qe eshte gabim kjo gje. Teina dhe kafeina jane e njejta strukture (gje qe u zbulua ne 1927,rreth 8 vjet pas zbulimit te kafeines).Gjeja tjeter e cuditshme eshte qe ajo shija qe ka kafja nuk vjen si pasoje e kafeines (qe faktikisht eshte e tharte ne shije) por nga gjith ajo perberje qe ka ne kokrrat e kafes. Pas nje pjekje ne temperatura mbi 200 grade,kafeja fillon e merr ate aromen e vet qe vjen si pasojee trasformimeve kimike te proteinave dhe sheqernave ne qindra perberje te avullueshme...


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2006 - 11:18:

trapianti i ri

Cod. A30092006

Keni nei problem me veshiken dhe nuk arrini ta mbani dot urinen? Beh,deri para pak kohesh do tu keshilloja nje panolin por kohet ndryshojne. Me maj te ketij viti (2006) ne revisten "Newton" u shfaq nje artikull qe tregonte qe ishte kryer me sukses trapianti i pare i organeve te kultivuara ne laborator nga universiteti i Wake Forest (institut i mjeksise gjenerative). Keto trapiantime jane bere pacienteve nga mosha 4 deri ne 19 vjec qe kane pasur nje problem sepse fshikeza ka qene jofunksionale sepse nuk kishte elasticitetin e vet dhe prandaj vuanin nga inkontinenca. Si pasoje e kesaj,pritej qe pas pak kohesh do te demtoheshin edhe veshkat si pasoje e kesaj gjeje. Prandaj e vetmja alternative qe kishin ishte perdorimi i metodes se ndertimit te organeve me ane te qelizave te te zorres por qe ka edhe shume efekte kolaterale.
Organet e para biotek jane prodhuar duke marre nga pacientet qeliza dhe duke i vendosur ne nje skelet 3D (ka qene nje matriks 3D qe nese ju kujtohet atyre qe e ndjekin kete zone eshte perdorur edhe ne ndertimin e organit te zemres per rastet e infarktit... shikoni postimin "riparimi i zemrave te thyera (Cod. A 02042006) ). Pra qelizat vendoseshin ne nje skelet 3D qe paraqiste formen e veshikes se njeriut.
Nderkohe jane duke u bere eskperimente per kultivimin ne laborator edhe te 20 llojeve te tjera te indeve. Kjo arritje i hap rruge tentativate te tjera per te arritur ne nje fushe komplet te vecante te trapianteve qe do hiqte problemet e dhurimeve te organeve...se shpejti...organe sipas qejfit...

per me teper mbi eksperimente me metoden e skeleteve 3D te permendur me siper:
-Adult stem cells from knee fat turned into cartilage, bone, fat cells (Cod. A 08022006)
-Oxygen Key Switch In Transforming Adult Stem Cells From Fat Into Cartilage (Cod. B 08022006)


Postuar nga NS-6 datė 03 Tetor 2006 - 14:22:

krahasim i gjenomes se njeriut dhe shimpazes

Cod. A03102006

Gjenoma e shimpazese ndryshon nga ajo e njeriut per 1.2% qe do te thote rreth 35 milion nukleotide. Por analiza tregoi qe ka shume diferenca ne 2 gjenomat ne fshirje,vendosje ose dyfishime copash te tera ADN-je qe con ngjashmerine ne rreth 96%.

(Nature)


Postuar nga iliriusa datė 01 Dhjetor 2006 - 22:07:

Re: krahasim i gjenomes se njeriut dhe shimpazes

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
gjenoma e shimpazese ndryshon nga ajo e njeriut per 1.2% qe do te thote rreth 35 milion nukleotide. por analiza tregoi qe ka shume diferenca ne 2 gjenomat ne fshirje,vendosje ose dyfishime copash te tera ADN-je qe con ngjashmerine ne rreth 96%.

(Nature)



  


Postuar nga NS-6 datė 01 Dhjetor 2006 - 22:58:

Smile

Cod. C01122006

Segregimi (ndarja) i kromozomeve gjate mitozes me sa duket nuk qenka aq i rastesishem sa mendohej me para sipas nje studimi te ri te paraqitur ne revisten “Science”. Ne mitozen e qelizave te miut eshte pare qe kromozomi 7 shperndahet ne nje menyre jo te rastesishme tek qelizat qe do formojne aparatin tretes, te frymemarrjes dhe atij nervor ndersa ne qelizat qe do te formojne zemren dhe pankreasin ndarja eshte e rastesishme.


Postuar nga iliriusa datė 01 Dhjetor 2006 - 23:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Segregimi (ndarja) i kromozomeve gjate mitozes me sa duket nuk qenka aq i rastesishem sa mendohej me para sipas nje studimi te ri te paraqitur ne revisten “Science”. Ne mitozen e qelizave te miut eshte pare qe kromozomi 7 shperndahet ne nje menyre jo te rastesishme tek qelizat qe do formojne aparatin tretes, te frymemarrjes dhe atij nervor ndersa ne qelizat qe do te formojne zemren dhe pankreasin ndarja eshte e rastesishme.




Uau!

Ps. Seriozisht : Ben vertet nje pune te mire ne zonen qe moderon NS-6. Pune te mbare!


Postuar nga NS-6 datė 01 Dhjetor 2006 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha iliriusa


Uau!

Ps. Seriozisht : Ben vertet nje pune te mire ne zonen qe moderon NS-6. Pune te mbare!



Faleminderit Iliriusa


Postuar nga NS-6 datė 22 Dhjetor 2006 - 10:42:

njeriu dhe shimpazeja nuk jane shume afer...

Cod. B22122006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
gjenoma e shimpazese ndryshon nga ajo e njeriut per 1.2% qe do te thote rreth 35 milion nukleotide. por analiza tregoi qe ka shume diferenca ne 2 gjenomat ne fshirje,vendosje ose dyfishime copash te tera ADN-je qe con ngjashmerine ne rreth 96%.

(Nature)



(foton nuk e kam shtuar une...ate e gjeta ne shkrim )
Nje studim i ri i bere nga Universiteti i Indianes tregoi qe njeriu me shimpazen ndan rreth 94% te gjeneve qe ka dhe jo 98-99% sic mendohej me para. Kjo analize ka marre parasysh edhe gjenet qe mund te jene ne shume kopje ne te njejtin organizem. Analiza ka treguar ne ne rreth 22.000 gjenet qe kane njeriu dhe shimpazeja jane gjetur 1418 dublikate gjenesh qe njera specie ose tjetra nuk i ka! Shembulli qe jepet ne shkrim eshte ai i familjes se centaurines gama qe ka lidhje me autizmin,ku tek njeriu i gjehen 15 gjene,kurse tek shimpazeja vetem 6...


Postuar nga Fajtori datė 30 Dhjetor 2006 - 23:47:

Pse gerhijne macet kur i ferkon? Ku lind ajo gerhtja ne trupin e maces?


Postuar nga NS-6 datė 31 Dhjetor 2006 - 22:12:

Talking misteri i zhurmes qe leshon macja...frrr...frrrrrrrr

Cod. A31122006

Dikush ka per ta marre per jasht teme ate postimin tend Fajtoro por gjithsesi eshte ceshtje kurioze dhe besoj se cdokush do donte tia dinte pergjigjen....dhe do ti,qe e kam nje pergjigje per ate pyetje ne PC...ka qene nje pyetje e bere ne nje sit shkencor qe daton me daten 19 shtator 2003 dhe pak a shume pergjigja eshte keshtu:

Akoma nuk e dine se si e bejne ate zhurme. Nuk kuptojne se si behet ajo zhurma ne fund,ama dihet cdo gje per sa i perket anes mekanike te asaj zhurme.
Jane vale sonore te frekuences nga 150-200 Hz. Zhurmat leshohen cdo 30-40 milisekonda gjate gjithe ciklit te frymemarrjes. Dhe ka nje faze te vogel pauze ndermjet fazes frymemarrje dhe frymenxjerrjes.

Mor ca nuk i kane bere per te gjetur pergjigjen . Kane provuar me elektromiogramat mbi disa muskuj qe te kuptonin se cilet ishin te interesuar direkt ne nxjerrjen e atij tingulli. Kane gjetur qe elektromiogramet qe paraqesin nje ngjashmeri ne ecuri me ate zhurmen jane ato te laringut dhe diafragmes. Ndryshimet e presionit te trakese jane me te shpejta dhe me te medha ne nje kafshe qe eshte duke nxjerre zhurmen (frrrr...frrrrrrr...frrrr....frrrrrr ) ne krahasim me ate qe nuk po e nxjerr! Keto ndryshime me te shpejta dhe me te medha jane ato qe jane regjistruar gjate elektromiogrames dhe korrespondojne edhe me zhurmat sonore.

Ne kete pike duket se eshte e qarte por akoma nuk merret vesh se cili mund te jete organi qe prodhon zhurmen. Nese mblidhen te dhenat te gjetura nga kerkimet,mund te dilet ne konkluzionin qe zhurma te prodhohet direkt nga ndryshimet e konfigurimit glotides (eshte ajo struktura qe gjendet si forme kerrci ne zonen e fytit dhe qe tek disa del si maje...il pomo d'adamo i thone ne italisht)

Per funksionet e asaj ferrferres (:p) dihet qe kemi te bejme me nje lloj gjuhe tek macet qe shpreh mireqenien ne prani te nenes se tyre. Nje gjuhe qe mbetet edhe tek macet e shtepise por qe nuk eshte tek macet qe nuk kane nje person qe i mban dhe nuk kane lidhje me njerezit. Nuk duhet te merret si nje sinjal me ane te te cilit macet flasin me njera tjetren!

Pergjigjen e ka dhene Eugenia Natoli
Dipartiment Shendetsise Publike Veterinare
Spitali Veterinar
Rome


Postuar nga Fajtori datė 01 Janar 2007 - 00:29:

Mire pra, po vazhdoj me nje tjeter.

Te gjitha kafshet hapin gojen (ne italisht sbadigliare). Edhe njeriu hap gojen kur eshte pergjumesh. Cfare kuptimi ka kjo hapja e gojes? Pse te gjitha kafshet e bejne?


Postuar nga lezhjani-82 datė 01 Janar 2007 - 00:32:

Se di a ka lidhje me ate qe thote fajtori por a mund ti jepni pergjigje edhe pse kur shikojme dike qe hap gojen, na vjen edhe ne per ta hapur? Eshte e cuditshme por ndodh dhume shpesh.


Postuar nga NS-6 datė 01 Janar 2007 - 10:56:

per ate qe po kerkoni ju,ka qene nje pyetje tek tema e pyetje pergjigjeve...pyetja 58 qe Enigma i ka dhene nje pergjigje (Cod. A 14092006)...ai shkrim me shume i pergjigjet asaj qe pyet lezhjani,dhe disi asaj qe pyet Fajtori por duhet te shihet edhe tek kafshet kjo gje.

nese nuk doni te perdorni metoden e thjeshte me kode ketu keni linkun:
http://www.forumihorizont.com/showt...0&pagenumber=17


p.s: per tutorialin e perdorimit te sistemit me kode (sa here e kam thene deri tani,por duhet ta them ne disa tema qe te jem i sigurte qe te gjithe e shikojne ) shihni linkun:
http://www.forumihorizont.com/showt...03&pagenumber=3


Postuar nga NS-6 datė 14 Shkurt 2007 - 23:05:

epidemiologjia e semundjeve te dineines

Cod. B15022007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

dineina eshte nje proteine qe ndodhet ne strukturen e ciliave (cilia eshte qime qe ndodhet ne rruget e frymemarrjes dhe qe ndihmon ne pastrimin e materialit qe prodhohet nga gjendrrat e ndryshme ne rruget e frymemarrjes.po ashtu ndodhet edhe ne strukturen e spermatozoideve,ne zonen e bishtit ku ka si funksion te ndihmoje spermatozoidin te levize.por nese kjo proteine peson nje dem (mutacion)jep shume probleme te ndryshme dhe nder to po permend 3:
[list=1]
[*]situs inversus: nje ndryshim anatomik i trupit te njeriut ku organet jane ne drejtim te kundert...dmth qe zemra eshte djathtas,drejtimi i stomakut,pankreasit etj jane te gjithe ne te kundert.kjo vjen si pasoje e mosfuksionimit tamam te proteines se dineines gjate fazes se emigrimit te qelizave ne momentet e para te jetes fetale kur do fillojne te formohen organet.
[*]sindroma e kartagenererit: nje situate ku ciliat ne rruget e frymemarrjes nuk levizin dhe kjo gje sjell si pasoje nje ulje te heqjes  se sekrecioneve qe prodhohen nga gjendrrat e ndryshme si dhe e materialeve qe ngecin ne rruget e frymemarrjes dhe qe nevojitet te nxirren jasht...normalisht levizja e sinkronizuar e ciliave e ben kete gje por kur dineina nuk punon materiali mbetet dhe mund te shkaktoje edhe bronkit si dhe mundesi qe te formohen edhe zona ku zhvillohen infeksione polmonare.
[*]infertilitet.sic thashe dineina ndodhet ne bishtin e spermatozoideve dhe ndihmon ne levizjen e tyre por kur nuk punon spermatozoidet mbeten ne vend te paafte qe te levizin...kini parasysh dicka per spermatozoidet qe do ta shpjegoj edhe tek tema e shtatzanise me vone ishallah: ne fillim spermatozoidet nuk levizin por e fitojne kete aftesi duke levizur neper tubat qe quhen didimo.po ashtu sa jane tek mashkulli spermatozoidet nuk jane ne gjendje te fekondojne.aftesine per te fekonduar e marrin vetem kur futen ne organin femeror.ta them te drejten nuk e di se me cfare substance nderveprojne atje qe i jepka kete aftesi po qe do mundohem ta gjej sepse me ka bere kurioz ...e cuditshme apo jo?



Per sa i perket statistikave:
Sindroma e kartagenerit: 1/40.000-1/120.000.
Sindroma e ciliave te palevizshme:1/20.000-1/60.000 (mendohet qe gjysma e atyre qe kane sindromen e ciliave te palevizshme kane edhe sindromen e kartagenerit)
Situs inversus : 1/8.000-1/25.000 (shifra vlen per Evropen dhe Ameriken).1/5 e ketyre paraqesin bronkiektazi.
Burimi i informacionit per shifrat: C. Scriver et al., The Metabolic and Molecular Bases of Inherited Disease, Eighth Edition!

p.s: Iliriuse,do ma paguash se me bere te shkruaj me shkronja te medha

(shenim 19/05/2007) postimi ketu u rregullua per nje gabim qe nuk ka te beje me shifrat. aty ku thuhet "mendohej qe gjysma e atyre qe kane kartagener kane edhe sindromen e ciliave te palevizshme" duhet te ishte e anasjellta,pra sic e kam vendos tani.kete gje e vertetojne edhe ne numrat ne fakt.ju kerkoj falje per gabimin


Postuar nga iliriusa datė 23 Shkurt 2007 - 01:40:

Re: epidemiologjia e semundjeve te dineines

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6




p.s: Iliriuse,do ma paguash se me bere te shkruaj me shkronja te medha



Ore, NS-6! Fajin s'ta kam une ty. Fajin e ka Kontinenti qe hapi temen mbi gabimet drejteshkrimore ne forum. Ah po, edhe ti gjithashtu qe nuk e fillon me shkronje te madhe fjaline. Jo per gje po te kemi edhe doktor. S'ka lezet! Hajde se do ja marresh doren pak nga pak.
Ama sikur dallohet qe ne te shkruajtur se sa ke vuajtur!! :p


Postuar nga NS-6 datė 23 Shkurt 2007 - 10:37:

po ca aman,sa shkruaj ca fjali me te medha,harroj prap dhe shkruaj me te vogla...pastaj se si me kujtohesh,filloj te shkruaj prap me te medha .Nejse se do ja marr doren...le te themi per pune 4-5-6-7-8 vitesh


Postuar nga Fajtori datė 23 Shkurt 2007 - 21:16:

qAfSH plaKeN nS6 SHKruj tamOM sE NUk MeRReSH veSH.


Postuar nga NS-6 datė 23 Shkurt 2007 - 22:22:

Do munohem .Halli eshte qe jam mesuar te shkruaj ashtu dhe tani me duket e veshtire qe ta nderroj.Gjithsesi,jam duke bere disa ndryshime,sic mund te shohesh tek postimet e vjetra qe jam duke u vendosur kodet dhe jam duke i shkruajtur me shkronja te medha fjalite ne postimet e mija (te pakten ato qe jane serioze ).por prap se si me duken...

p.s: Iliriuse,mos me dil perpara


Postuar nga iliriusa datė 26 Shkurt 2007 - 03:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
Do munohem .Halli eshte qe jam mesuar te shkruaj ashtu dhe tani me duket e veshtire qe ta nderroj.Gjithsesi,jam duke bere disa ndryshime,sic mund te shohesh tek postimet e vjetra qe jam duke u vendosur kodet dhe jam duke i shkruajtur me shkronja te medha fjalite ne postimet e mija (te pakten ato qe jane serioze ).por prap se si me duken...

p.s: Iliriuse,mos me dil perpara



Ahahaha, sa kam qeshur! NS-6 po studion edhe per doktor burre i dheut, permbahu se s'ka lezet te besh krime ti. :p
Edhe mendo qe mua me kishte vajtur mendja qe te te kerkoja ndonje keshille mjeksore mqs kam qene semure per nje jave rresht. E ti me kercenon mos te dal perpara. Se cfare kuptimi ka te kesh miq doktora e te te trajtojne si ty, s'e marr vesh une.


Postuar nga NS-6 datė 26 Shkurt 2007 - 14:22:

Hmmm...ok,po ndErroj versionin e pergjigjes:

p.s: Iliriuse,mos mE dil perparA*

* = Kercenimi nuk vLen kur personi ka probleme shendeti.po ashtu munD te mos vleje ne Raste te tjera kur ti teket persOnit qe e ka thene


Postuar nga Fajtori datė 26 Shkurt 2007 - 15:31:

eJ NA tHonI noI kurIOzIteT mJEKEsor SE na IKu petLLa.


Postuar nga agata datė 26 Shkurt 2007 - 16:15:

NS-6.

A mund te na shpjegosh, cfare rrezikon dikush qe ka numrin e hemasive, dmth numrin e rruazave te kuqe, mbi 6 million? flm


Postuar nga NS-6 datė 26 Shkurt 2007 - 21:58:

rritja e numrit te qelizave te gjakut

Cod. A26022007

Fajtor,neihEr duhet me bo Icik pushim se vEtem sHkence nuk i Dilet meR*

* = ato shkronjat e medha vijne si pasoje e lemzes qe me zuri tani .se di pse po po me kujton dikush ne keto momente

ok,kaluar keto momente qetesimi,i kthehemi pyetjes qe ka bere agata
nese me lejon,po shtoj disa gjera si tip parathenie per ate qe ke pyetur ti : duhet te dallojme ate qe eshte nje rritje fiziologjike e rruazave te gjakut nga ato qe mund te jete dicka anomale.kemi nje rritje fiziologjike kur ndryshojme vend.psh kalojme ne nje lartesi me te madhe dhe si pasoje nje mungese e oksigjenit ben qe te arrije nje sasi gjaku qe enet e gjakut te veshkes (enet eferente qe dalin nga glomerulet) e njohin si te ulet dhe fillojne nje seri reaksionesh qe cojne ne prodhimin e asaj qe quhet eritropoietine dhe kjo jep efekt ne palcen e kockave dhe prodhon nje sasi me te madhe rruazash te kuqe (mekanizmi ishte shume i lezetshem por nuk do e shpjegoj ketu per momentin).ne rastet "patologjike" kemi nje rritje te numrit pa pasur nje rritje te sasise se eritropoietines,dhe kjo gje perben edhe nje forme analize per te dalluar 2 kuadrot.kjo eshte ajo qe quhet policitemi e vertete.vjen si pasoje e shtimit te ndarjes se njesise baze te prodhimit te qelizave te kuqe te gjakut,pra eshte "difekt i qelizave staminale te eritropoiezes".

shpjeguar kete gje (qe nuk kishte lidhje me pyetjen fare ) kalojme ne thelbin e pyetjes:
nje rritje e numrit te rruazave te kuqe te gjakut ben qe te rritet edhe trashesia e gjakut,gje qe mund te coje ne ngadalsimin e qarkullimit te gjakut.ky eshte efekti kryesor sepse rastet e trombozes nga kjo gje jane, ne pergjithsi,me te rralla por qe mund te jene shume serioze,sidomos nese kemi nje interesim te trurit (iktus).tromboza vjen si pasoje e faktit qe shtimi i rruazave te kuqe te gjakut shoqerohet edhe me shtimin e numrit te trombociteve,qelizave qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut,kjo ne rastin e policitemise se vertete (sipas librit te ematologjise se Tures,mund te kalojne edhe 1 milion si numer,kur numri i tyre normal eshte rreth 150-400.000).rritja e trashesise pastaj jep efektet ne varesi te eneve ta gjakut qe "goditen"...mund te jape dhimbje koke si pasoje e ngadalsimit te qarkullimit te gjakut ne tru,mund te jape probleme tranzitore te shikimit si pasoje e ngadalsimit te gjakut ne enet oftalmike,si dhe mund te coje ne nje zmadhim te shpnetkes si pasoje e dyndjes se gjakut nga ngadalsimi i qarkullimit.kryesisht keto jane efektet kryesore te shtimit te rruazave te kuqe te gjakut.gjithsesi,shtimi duhet te jete i konsiderueshem per te pare shenjat e mesiperme (llogarit qe per mashkullin 5.5 milion futet akoma ne kufinjte e normalitetit)...


Postuar nga Fajtori datė 26 Shkurt 2007 - 22:10:

Se kuptova kete

Si vjen dhimbja e kokes kur ngadalesohet qarkullimi i gjakut ne tru? Truri nuk ka sensore qe sjellin dhimbje koke mesa di une. Mendoja se dhimbja e kokes vjen vetem per aresye te jashtme, muskuj, etj, jo vete trurit.


Postuar nga NS-6 datė 26 Shkurt 2007 - 22:15:

nuk ka ne fakt por ne rastin e policitemise ajo dhimbje eshte nje pasoje e drejteperdrejte e atij ngadalsimi te gjakut,me shume mundesi si pasoje e nje rritjeje te presionit ne qarkullimin e gjakut ne tru...


Postuar nga Fajtori datė 27 Shkurt 2007 - 16:31:

A e dinit se...

Pompa Na/K qe sherben per te mbajtur ekuilibrin e dy joneve ne nje neuron harxhon 30% te gjithe gjithe energjise kur truri eshte pa pune. Imagjino c'behet kur truri kryen detyra te ndryshme.


Postuar nga Fajtori datė 06 Mars 2007 - 04:06:

Tek kjo faqja zbulova sot se ekzistoka nje implant qe femra mund te vendose kirurgjikisht ne trup ne vend qe te marre pilulen. Implanti garanton efekte kontraceptive per 5 vjet rrjesht, por mund te hiqet para kohe nese deshiron. Kushtoka nja 500 dollare. Efekti eshte i njejte me ate te pilules.


Postuar nga Fajtori datė 07 Mars 2007 - 00:37:

A e dini se...

Cod. A07032007

Semundja e lekures qe shikoni quhet Psoriazi.

Psoriazi ka nje prejardhje te forte gjenetike. Madje me shume sesa depresioni ose skocifrenia. Nje shoku im kishte psoriazi per nje periudhe dhe ishte shume e shpifur, te vinte veshtire ti jepje doren. Zor se me shkonte mendja se mund te ishte gjenetike (dhe per me teper jo ngjitese).


Postuar nga NS-6 datė 07 Mars 2007 - 16:34:

shtim

ne fakt nje gje te tille per ate semundje e kam hasur tek atriti psoriazik,nje forme artriti i kockave qe ben pjese ne grupin e artriteve sieronegativ per faktor reumatoid (u bo pak lemsh shpjegimi me duket ) ku paraqet nje lidhje te forte me sistemin HLA B27...dmth i gjithe ai grup ka nje lidhje te forte me kete lokus te sistemit HLA.


Postuar nga Fajtori datė 07 Mars 2007 - 23:31:

Amniocentezi

Cod. C08032007

Amniocentezi eshte nje analize qe behet duke marre pak nga lengu amniotik i placentes. Futet nje gjilpere nga barku i nenes derisa arrin placenten dhe merr pak nga lengu amniotik. Materiali analizohet dhe i behen teste gjenetike. Kjo sherben qe te dihen ne kohe semundje te ndryshme gjenetike dhe te evitohet lindja e nje femije me difekte.

Para disa ditesh nje grua 37 vjec shkoi tek mjeku per te kryer amniocentezin. Mesa duket doktori e shpoi keq placenten ose femijen duke shkaktuar abort. E forta eshte qe gruan e derguan ne shtepi ne pritje qe femija ti vdese ne bark. Pasi te vdese do ja heqin. Do thoni ju pse nuk ja heqin qe tani....

Sepse nuk e lejon ligji te kryhet abort ne muajin e gjashte. Duhet te presin ti vdesi femija ne bark asaj gruas para se t'ja heqin. Ja se cfare jane ligjet.


Postuar nga Fajtori datė 12 Mars 2007 - 21:34:

Vetem nena eshte e sigurte...

Cod. B12032007

Statistikat tregojne se 8% e femijeve nuk kane lidhje gjenetike me te jatin...

Kjo dmth se 1 femije ne 12 eshte krijuar nga marredhenie seksuale jashte marteses. Kjo shifer duket shume e larte, por eshte konfirmuar nga studimet shkencore.

Etologet kane studiuar disa specie zogjsh, te cilet krijojne ccifte fikse dhe nuk tradhetoje kurre Eshte vene re se femrat riprodhohen edhe kur mashkulli i tyre eshte steril. Studime te metejshme zbuluan se edhe keto specie, qe kujtonim se ishin krejt monogamike, nuk jane tamam keshtu. Femra e ketyre zogjve largohet per pak kohe nga foleja dhe kryen seks me ndonje mashkull tjeter sa per te ngele shtatzane. Pastaj kthehet ne fole ku vazhdon jeten familjare me mashkullin qe ka zgjedhur.

Nderkohe nuk e di a i kam thene me pare keto, por mu kujtua nje kuriozitet. Nje here shkon nje vajze tek doktoresha dhe rezulton se kishte nevoje per gjak. Historia ka ndodhur ne Shqiepri. Po mire, e pyet doktoresha, nuk te ndihmojne dot prindet duke te dhene gjak? Jo, thote vajza, se prindet e kane te dy grupin e gjakut A, ndersa une e kam AB. Doktoresha ishte munduar te kuptonte nese vajza e dinte cfare dmth kjo. Dhe mesa duket vajza nuk e dinte se babai i vertete ishte nje tjeter. Ky rast hyn me siguri tek 8%.


Postuar nga amor alucius datė 12 Mars 2007 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Statistikat tregojne se 8% e femijeve nuk kane lidhje gjenetike me te jatin...
Kjo dmth se 1 femije ne 12 eshte krijuar nga marredhenie seksuale jashte marteses. Kjo shifer duket shume e larte, por eshte konfirmuar nga studimet shkencore.


Dy-tre gjera qe me kaluan neper koke duke lexuar shkrimin e mesiperm:
Martesa eshte nje konstrukt artificial .Mema natyre nuk ka care koken per moral.Ndoshta ne nje moment mendoi ti jepte fuqine e vendosmerise vete species.Pra u dha lirine te ciftezohen me nje partner fiks,te perdorin intelektin perkrah instinkteve fizike.

Ok,humanet krijuan institucionin e marteses(i cili nen-kupton ne shume kultura monogami)por duhet te jemi koshient qe ky institucion i ka bazat ne egoizem dhe fuqi.Qe njerezit kane lidhje jashte ketij institucioni eshte deshmia me e bukur qe ka mungesa ne vleresimin e nuancave fizike dhe emocionale.Me pelqen nganjehere te them qe jeta s’eshte bardh e zi,por ky institucion e trajton si te tille.

Konstruktet njerezore qe kundershtojne proceset e seleksionit natyral jane destruktive.

Kam frike qe njerezit nuk arrijne te dallojne lidhjet qe s'jane pre e nje presioni social(nuk flas per "lidhjet" ne kuptimin qe e perdorin shqipetaret por per nje ngjitje emocionale)dhe martesen.Martesa ne vetevete ofron kornizen per familjen perfekte.Mirepo familja “perfekte” mund te egzistoje vetem nese eshte e bazuar ne nje lidhje.E lidhja nder-partneriale ka nevoje per perkushtim nga brenda.Martesa forcon perkushtimin nga jashte.Nese dy humane jane te detyruar te qendrojne bashke,do mesojne ta ndreqin ate,ta pranojne dhe te koegzistojne.Ne nje pike keto dhe mund te fillojne te pelqejne gjendjen e koegzistences dhe te nisin te (ri-)lidhen.Edhepse qendron fakti qe ai perkushtim iu eshte forcuar nga jashte.

Ne te kundert,lidhjet jane me natyrale ngaqe ndjenja e perkushtimit vjen nga brenda individeve.Duke pare qe natyra humane peson ndryshime,kjo ndjenje e brendeshme perkushtimi eshte shume e brishte dhe ka nevoje per mbeshtetje konstante,por eshte shume me natyrale dhe jo aq artificiale sa martesat monogame.

E thene kjo,mua me duket se 1/12 s'eshte nje shifer qe duhet te na habise.Apo ky eshte marzhi i gabimit qe i eshte vene institucionit te marteses?!Ehh,sido qe te jete,martesa eshte nje opcion i bukur ne te ardhmen per ne 11 te tjeret te cilen ndihemi te frikesuar nga instinktet prehistorike dhe kemi nevoje per mbeshtetje ne nje kornize sociale


Postuar nga Fajtori datė 13 Mars 2007 - 00:10:

Pavaresisht se jam dakort me keto qe thuhen me lart, kultura dhe morali me te cilin shumica e njerezve jane brumosur nuk mund te koncpetoje keto gjera. Ja per shembull kush nga ne te dy nuk do tronditej po te merrte vesh se mamaja e ka pjelle nga nje relacion jashte martese. Jo se kjo perben problem, por kultura dhe ambjenti perreth na indukton moralin edhe neve, duam apo s'duam.

Sidoqofte me mesazhin tim desha vetem te kujtoj se keto gjera jane me te zakonshme sesa duken. Pra edhe po i ndodhi ndonje tipi si Ari77labi te mesohet me idene dhe te mos vrase gruan sic premtoi tek nje teme tjeter.


Postuar nga amor alucius datė 13 Mars 2007 - 00:25:

Morali,te pakten per mua,eshte konstruksion njerezor per ato qe s'arrijne te llogjikojne nga brenda vetes duke respektuar lirite e tjetrit,por kane nevoje te ju imponohet ky moral nga jashte: ne formen e miratimit te grupit?!Pra,presionit te kopese?Mah.
Nese X,Y,Z eshte lindur nga dicka jashte-martesore,si munde te ndihet i fyer nese di qe eshte pikerisht ai restriksion shoqeror qe ka cuar te heshte femren qe i ka bere koken?Pastaj varet shume dhe si dikush e perkufizon atesine-memesine: ceshtje gjenetike ap emocionale?
Askush s'ka te drejte te gjykoje dike pse ka dashur ose heshtur detyruar nga injoranca njerezore.Aq me pak une,ti ose dikush tjeter te cileve na perputhet grupi e gjakut me te prinderve...Prinderit e mi,te tute e shume te tjere kane jetuar ne restriksion dhe shtypje instinktesh te cilat me siguri duhet ti kene pasur.Eshte humane.


Postuar nga amor alucius datė 13 Mars 2007 - 00:48:

Ah po,dhe dicka per te interesuarit: "Portrait of a mariage"nga Nicholson.Nje liber qe i bie shqelm moralit te ndyre dhe paragjykimeve qe femijet kane ndonjehere kundert atyre qe iu kane bere koken.Histori e vertete.Flitet dhe per nje lidhje te Virginia Woolf me njerin nga prinderit e tije.

NS-6,nese jemi jashte teme,ndihu i lire te spostosh keto postimet ne nje teme te posateshme.


Postuar nga Fajtori datė 07 Korrik 2007 - 16:39:

Sipas mekanizmit te osmosit qelizat marrin ose japin uje ne varesi te diferences se kriperave jashte dhe brenda. Ajo qe me ben kurioz eshte pse na rrudhen gishtat kur rrime per kohe te gjate ne uje te kripur ose te embel. Ne teori kur rrime ne uje te embel gishtat duhet te ne fryhen (sepse uji futet) ndersa ne uje te kripur te na fishken (sepse uji del). Eksperinca ama eshte e njejte gjithmone, gishtat rrudhen dhe duart na behen si duart pleqsh. Pse ?


Postuar nga ~Enigme~ datė 08 Korrik 2007 - 17:31:

Question

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Sipas mekanizmit te osmosit qelizat marrin ose japin uje ne varesi te diferences se kriperave jashte dhe brenda. Ajo qe me ben kurioz eshte pse na rrudhen gishtat kur rrime per kohe te gjate ne uje te kripur ose te embel. Ne teori kur rrime ne uje te embel gishtat duhet te ne fryhen (sepse uji futet) ndersa ne uje te kripur te na fishken (sepse uji del). Eksperinca ama eshte e njejte gjithmone, gishtat rrudhen dhe duart na behen si duart pleqsh. Pse ?

A nuk eshte sepse qelizat e shtreses se jashtme te lekures (epidermis) pasi shkallezohen, berthama koklavitet dhe le shtresa te ndryshme ne membrane te perbera nga lipide dhe nga proteina qe terheqin molekulat e ujit. Ajo qe ndodh eshte se kur duart jane ne uje, qelizat te cilat jane te mbeshtjella me proteinen (keratin) thithin ujin dhe fryhen, por nga ana tjeter pjese e brendshme e gishtave nuk fryhet. Si rezultat pasi ka shume shtresa te epidermes (statum corneum) ndodh rudhosja.


Postuar nga Mister_DXP datė 17 Gusht 2007 - 17:00:

Vitamina D

Cod. A17082007

Marrja e 1000UI  te Vit D ul rrezikun e kancerit te nje sere organesh si:
Te zorres, gjirit dhe atij te vezeve. Kjo ulje e kancerit nuk eshte edhe aq e vogel sa te mos bjere ne sy te shkencetareve. Per kancerin e gjirit ulja eshte 75%. dhe per te tjere kancere deri ne 50%.
Vitamina D sigurohet lehte neper farmaci dhe mirret pa recete ne formen e vajit te peshkut.
Studimi i bere inkurajon perdorimin e gjere te vitamins D.
Vitanima D ka edhe efekte te tjera te shkelqyera.
Vaji i peshkut nga ana tjeter ka edhe mjaft vitamin ate tjera aq te nevojshme per njeriun.
 
DXP


Postuar nga NS-6 datė 27 Shtator 2007 - 23:52:

anemia ne nje pacient me paaftesi renale kronike

Cod. A28092007

nese do ti benit analizat e gjakut nje pacienti me paaftesi renale kronike,do te shihnit qe ai ka anemi (ulje e sasise se hemoglobines nen 11 per meshkujt dhe 10 per femrat).kjo anemi vjen si pasoje e mosprodhimit te eritropoietines nga veshka si pasoje e paaftesise. anemia eshte nje anemi e formes normocitike (dmth qe dimensionet e qelizave jane brenda kufinjve te normalitetit) normokromike (sasia e hekurit dhe hemoglobines brenda nje qelize eshte brenda limiteve te normalitetit). po ashtu do te vini re qe numri i retikolociteve eshte i ulur (gje kjo qe nuk verehet nese do kishim te benim me nje anemi si pasoje e nje hemorragjie,sepse do stimulohej prodhimi i rruazave te kuqe te gjakut dhe retikolocitet jane pikerisht pergjigja fillestare e ketij stimulimi)...


Postuar nga MARSMED datė 28 Shtator 2007 - 00:47:

HIV DHE SHTATZANIA

Cod. B28092007

Sipas nje studimi te bere eshte pare qe shtatzania tek nje grua hiv-aids ndikon pozitivisht......mbase nuk eshte nje ide e mire kjo e pare nga kendveshtrimi i bebit sepse dihet qe rreziku per te lindur femija e infektuar eshte domethenes ....por per nenen eshte pare qe kjo gravidance ka rritur efektshmerine e antiviraleve (pra te mjekimit kunder hiv-aids).Keshte ne harkun kohor te nje viti ato femra te cilat kane qene gravide kane pasur nje ecuri me te mire te semundjes sesa te tjerat. 


Postuar nga NS-6 datė 25 Nëntor 2007 - 11:08:

dekompozimi i trupit

Cod. B25112007

ne diten e 4 te dekompozimit te trupit gjaku eshte lengezuar komplet dhe derdhet nga mushkeri dhe lekura nxihet. ky proces ka sjelle edhe supersticionet mbi vampiret. ne diten e 4 gjaku lengezohet dhe trupi mbushet me gas si pasoje e veprimit te bakterieve. ne kohet e vjetra kur mendohej qe dikush mund te ishte vampir, do tia nxirrnin trupin dhe do ti ngulnin nje kunj ne gjoks. si pasoje e presionit te gazit te prodhuar nga lengezimi dhe dekompozimi i gjakut, trupi do te nxirrte gjak dhe do te leshoheshin gazrat me nje zhurme karaktesistike te formes "psssssss"!


Postuar nga NS-6 datė 14 Dhjetor 2007 - 00:32:

genjeshtrat dhe te vertetat

Cod. A14122007

per te gjet genjeshtaret mjafton te veshtrosh aktivitetin e trurit te tyre nderkohe qe flasin! shkencetare te Universitetit te Kalifornise kane gjetur qe kur thuhet nje e vertete aktivizohet nje zone truri e ndryshme nga ajo qe aktivizohet kur thua nje genjeshter. studimi eshte online ne revisten Annals of Neurology!

(City)

po ju paraqes edhe nje link ku mund ta gjeni artikullin qe citohej nga gazeta:

Functional neuroimaging of belief, disbelief and uncertainty


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 10:46:

Mikrovalėt zbulojnė kancerin.

Cod. F18122007

Mikrovalėt zbulojnė kancerin.

Shkencėtarėt thonė se mikrovalėt jo gjithmonė janė tė rrezikėshme. Gjatė provave klinike ata kanė vėnė re se mikrovalėt qė pėrdoren pėr ngrohjen e ushqimit aktualisht mund tė parandalojnė kancerin. Nė Takoma tė shtetit Washington mjekja Lyn Clark po kryen disa prova klinike pėr kurimin e kancerit tė gjirit. Kjo paciente thotė se shpresat e shėrimit janė tė mėdha, qė nga fillimi i provave me mikrovale tumori i saj ka filluar tė zvogėlohet. Mikrovalėt janė plot energji elektro magnetike. Ėshtė e njėjta teknologji e pėrdorur nga sistemi i mbrojtjes me satelit. Energjia elektro magnetike ndonjėherė ėshtė fajėsuar si shktaktare e kancerit. Por teknologjia e re mjekėsore i pėrqėndron kėto valė nė mėnyrė qė tė godasin vetėm tumorėt dhe asgjė tjetėr. Mjekja Lynn Clark beson se brenda 5 ose 10 vjetėve tė ardhshėm mėnyra me mikro valė mund tė zėvėndėsojė plotėsisht metodėn kirurgjike tė heqjes sė tumoreve. Kjo teknologji nuk kufizohet vetėm me kancerin e gjirit. Nė shumė klinike nė mbarė vendin tani mikrovalėt po provohen edhe kundėr kancereve nė kokė, mėlēi, prostat e nė lėkurė.


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:11:

Ndertimi makroskopik i melcise

Cod. A27122007

Burimi i Informacionit : Wikipedia

Ndėrtimi makroskopik i mėlēisė
1. Mėlēia pėrbėhet nga :
2. Lobus dexter - gjendet nėn diafragmė dhe ėshtė pjesėrisht i ngjitur me tė.
3. Lobus sinister - ėshtė mė i vogėl dhe shtrihet deri nė anėn e majtė tė abdomenit.
4. Lobus quadratus
5. Lobus caudatus
Nėn pjesėn e poshtme tė mėlēisė gjendet e ashtuquajtura portė e mėlēisė - Porta hepatis, nėpėrmjet tė sė cilės kalojnė: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.
Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrės pėr nė mėlēi, Vena portae sjellė nga lukthi dhe zorrėt pjesėt e ushqimit nė formė tė gjakut tė pasur me substanca ushqimore.

Mėlēia ndahet nė kėto segmente :
1. Lobus sinister:
- Segment I - Lobus caudatus
- Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
- Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
- Segment IV - Lobus quadratus
- Segment IVa - pjesa kraniale
- Segment IVb - pjesa kaudale
2. Lobus dexter:
- Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
- Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
- Segment VII - pjesė kraniale e Segmentum posterius
- Segment VIII - pjesė kraniale e Segmentum anterius

Ndėrtimi mikroskopik i mėlēisė
Melcia ndahet mė tutje nė pjesė edhe mė tė vogla - lobuli (lapra, maksimal 1-2mm tė mėdha). Kėto kanė nė prerje formėn e gjashtėkėndėshit, qė pėrbėhet kryesisht nga qelizat e mėlēisė - hepatocitet.
Qelizat e mėlēisė kanė nė tė shumtėn e rasteve mė shumė bėrthama dhe janė tė radhitura nė rresht. Nė pikat kufitare tė lobulit qėndrojnė fushat periportale, nė tė cilat kalojnė nga njė degė e arteria hepatica, e vena portae si dhe e ductulus biliferus. Kėto quhen ndryshe edhe Glisson-Trias (Trekėndėshi i Glissonit).
Nė mes tė qelizave tė mėlēisė janė tė radhitura kapilaret e zgjeruara tė saj - sinusoidat. Kėto janė tė veshura me njė endotel dhe pėrbėhen nga makrofagėt special. Sinusoidat transportojnė gjakun e Vena portae sė bashku me gjakun e Arteria hepatica nėpėr lobuli tė mėlēisė nė drejtim tė qendrės sė laprave, ku gjendet njė venė qendrore. Venae centrales bashkohen nė venė mė tė mėdha (Venae sublobulares) dhe nė fund bashkohen nė venė tė mėlēisė (Vena hepatica).
Nė pjesėn mes sinusoidave dhe qelizave tė mėlēisė gjendet hapėsira e Disseut, ku ndodhin ē’helmimet. Kėtu gjendet plazma e gjakut, mė tutje tė quajturat qeliza-Ito, qė pėrmbajnė vitaminė A dhe i shėrbejnė deponimit tė yndyrės.
Kapilaret e lėngut tė tėmblit janė pėrbrenda laprave vetėm gropėza tė qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnė murin e tyre dhe bėhen Ductuli biliferi me njė epitel njėshtresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi tė fushės periportale kalon lėngu i tėmblit nėpėr kanale mė tė mėdha – Ductus hepaticus dhe del nga mėlēia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen nė Ductus hepaticus communis.

Detyrat e mėlēisė
Mėlēia ėshtė lidhur ngushtė me drejtimin dhe funksionimin e saktė tė metabolizmit tė glukozės, yndyrės dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrės dhe i jepet trupit nė mėnyrė tė kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatė urisė bėhet pėrsėri shpėrbėrja e substancės sė deponuar nė glukozė. Mėlēia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) nė pasqyrėn e sheqerit nė gjak dhe mund ta mbajė atė nė njė shkallė konstante pavarėsisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon nė mėlēi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpėrbėrjen e yndyrės.
1. Sinteza:
- Gluconeogenesis (ndėrtimi i sheqerit tė rrushit – fruktozės) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
- Sinteza e ketoneve
- Sinteza e kolesterinės dhe e acideve tė lėngut tė tėmblit qė vijnė nga kjo
- Sinteza e proteinave tė gjakut si:
2. Albumina
3. Faktorėt e koagulimit
4. Proteinat e fazės akute tė ndezjes
5. Deponimi i:
- Glukozės nė formė tė glikogjenit
- Yndyrės nė formė tė lipo-proteinave
- Disa vitaminave
- Gjakut
6. Ndėrtimi i lėngut tė tėmthit
7. Shpėrbėrja dhe ē`helmimi i:
- Eritrociteve tė dėmtuara dhe tė vjetra nėpėrmjet tė makrofagėve
- Bilirubinės (produkt i hemoglobinės)
- Amoniakut
- Hormoneve
- Medikamenteve
8. Krijimi i gjakut tė fetusit deri nė javėn e 7 tė shtatzėnisė (perioda hepato-lienale)
9. Rregullimi i metabolizmit tė vitaminave

Enzimat e mėlēisė
Kontrollimi i gjakut gjatė njė sėmundjeje tė mėlēisė jep shumė udhėzime tė rėndėsishme mbi llojin dhe pėrhapjen e sėmundjes. Enzimat janė tė nevojshme si ēdo kund tjetėr nė trup edhe nė mėlēi nė mėnyrė qė tė funksionojė si duhet metabolizmi i saj. Kur bėhet dėmtimi i qelizave tė mėlēisė, kėto enzima dalin jashtė tyre dhe rritet pasqyra e tyre nė serumin e gjakut. Kėshtu mundemi, varėsisht se cilat enzima janė tė rritura, tė vijmė deri tek diagnoza e sėmundjes.
1. Enzimat qė shpesh maten janė:
- GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
- GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
- Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
- AP = Fosfataza alkalike

Sėmundjet
Diagnostika e sėmundjeve tė mėlēisė konsiston nė interpretimin e drejtė tė testeve tė ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirėpo, disa nga kėto nuk janė sasiore, disa nuk janė mjaft sensitive e disa tė tjera nuk janė mjaft specifike, kėshtu qė klinicistit i mbetet qė tė zgjedhė atė grup testesh qė ndriēon mė sė miri njė aspekt tė veēantė tė funksionit tė mėlēisė. Interpretimi i kėtyre testeve duhet bėrė gjithmonė, duke patur parasysh tablonė klinike.[1]

Sėmundjet e mėlēisė janė:
1. Hepatiti
2. Cirroza(lexoni me poshte)
3. Encefalopati hepatite (pengesa nė funksionin e trurit deri nė Coma hepaticum)
4. Sėmundje imunologjie tė mėlēisė (Autoimmunhepatitis)
5. Metastaza
6. Tumore hepato-celulare
7. Abscesi i mėlēisė
8. Sindromė-Caroli
8. Sindromė-Reye
Simptoma tė sėmundjeve tė mėlēisė
1. Verdhėza (Ikterus)
2. Gjakderdhje nga varicet e ezofagut
3. Krijimi i ujit nė hapėsirėn e barkut (Ascites)
4. Dobėsi tė kujtesės, hutim (encefalopati hepatite)
_________________________________________
Pasi qe njerėzit nė kohėt e vjetra e shihnin mėlēinė si vendin e ndjenjave, tė temperamentit dhe si burim tė gjakut, tė instinktit e nxitjes shpirtėrore, ajo ėshtė bėrė objekt i shumė fjalėve tė urta apo shprehjeve tjera tė pėrditshme, p.sh: “Na hėngri mėlēinė”, “Mėlēinė e bardhė na bėri tė zezė” etj. – d.m.th na lodhi e na mėrziti tepėr.
Shprehja “mėlēia e bardhė” pėrdoret shpesh nė jetėn e pėrditshme kur flitet pėr mushkėritė.
------------------------------------------

[1] Praktikumi i Fiziologjisė Patologjike -
Universiteti i Prishtinės, 2002 Fakulteti i
Mjekėsisė


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:13:

Melcia : Detaje te tjera

Cod. B27122007

vazhdim i shkrimit te mesiperm si dhe shenime personale :

ATEHERE........

MELCIA ESHTE GJENDRA ME E MADHE E ORGANIZMIT. AJO ESHTE ''LABORATORI QENDROR", SEPSE KRYEN ME SE 500 FUNKSIONE.(PER FUNX KENI ME LART....)NEPER MELCI CDO DITE KALOJNE AFRO 14000ML GJAK, QE PERPUNOHEN NA SISTEMI I PASUR I ENZIMEVE NE HEPATOCITE(QELIZAT E MELCISE).
NGA HEMOGLOBINA E LIRUAR NGA ERIROCIDET, NE MELCI FORMOHET PIGMENTI BILIRUBIN NGA I CILI, ME PERPUNIM TE METUTJESHEM SINTETIZOHET PIGMENTET(MATERJE TE NGJYROSURA): BILIVERDINI(PIKGMENT I GJELBERT I VRERIT),STERKOBILINI(PIGMENT NGJYRA KAFE I FECESIT DHE UROBILINIT(PIGMENT I VERDHE I URINES) ......................................
.............EDHE DICKA TJETER POR SE DI SE KU E KA VENDIN POR ME RENDESI ESHTE QE JU TI GJENI VEN NE TRURIN TUAJ...

ATEHERE........

Mėlēia (greq. hepar, lat. iecur) apo mėlēia e zezė, ėshtė organi qendror i gjithė metabolizmit dhe gjėndra mė e madhe e trupit qė lidhet me aparatin tretės. Detyrat mė tė rėndėsishme tė saj janė prodhimi i proteinave tė rėndėsishme pėr jetėn (p.sh faktorėt e mpiksjes), pėrpunimi i pjesėve pėrbėrėse tė ushqimit (p.sh ruajtja e glukozės), prodhimi i lėngut tė tėmthit dhe kėshtu tretja dhe eliminimi i produkteve tė metabolizmit tė trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, tė cilat kalojnė nga zorra nė gjak, mbėrrijnė me anė tė venės Vena portae nė mėlēi dhe mandej varėsisht nga nevoja lėshohen nga mėlēia pėrsėri nė gjak ose largohen nga gjaku.
Mėlēia e njeriut peshon pėrafėrsisht 1500 deri 2000 gram. Ėshtė njė organ i butė me strukturė tė njėtrajtshme dhe gjendet kryesisht nė anėn e djathė tė pjesės se sipėrme tė hapėsirės sė barkut.


Postuar nga Straniero datė 27 Dhjetor 2007 - 11:58:

Sistemi riprodhues tek mashkulli dhe femra

Cod. C27122007

Sistemi reprodukues&Ndryshimet ciklike ne endometroniumin e mitrės

--------->>>>>Funksioni i sistemit reprodukues te meshkujt


Nėpermjet reprodukimit fitohen pasardhės te ngjajshėm me prindėrit dhe mundėsohet ruajtja dhe vazhdueshmėria e jetės nė tokė. Funksioni i sistemit reprodukues te meshkujt mund tė ndahet nė III pjesė:

1.Krijimi i qelizave seksuale-spermatogjeneza
2.Realizimi i aktit seksual mashkullorė
3.Rregullimi i funksionit seksual tė mashkullit me hormone te vecanta

1.Spermatogjeneza-procesi krijimit tė qelizave seksuale mashkullore, ky proces zhvillohet nė farorė. Fillon nėpėrmjet vitit tė 11-13 tė jetės (me paraqitjen e pubertetit- pjekurisė seksuale). Spermatogjeneza fillon nėn veprimin stimulativ tė hormoneve gonadostimuluese nga rezhda e pėrparme e hipofizės. Sekretimi i kėtyre hormoneve ėshtė nėn kontrollimin e hipotalamit, respektivisht tė faktoreve rilizing tė cilėt sintetizohen nėn hipotalamus. Krijimi i spermatozoideve te njeriu kalon nėpėr disa faza. Kanalet farorė nėn testise pėrmbajnė numėr tė madh tė qelizave tė vogla tė cilat quhet spermatogjene. Ne fazėn e parė tė spermatogjenezės disa spermatogone rriten dhe shėndrrohen nė qeliza tė mėdha tė cilat quhen spermatozoid I. Me procesin e mejozės spermatozoidet I ndahen dhe fitohen dy spermatocide II. Secili prej kėtyre tani pėrmban nga 23 kromozome jo nga 46. Kjo d.m.th. se gjatė ndarjes sė spermatocideve I nuk krjohen kromozome tė reja por ndahen 46 kromozome egzistuese nė dy pjesė.
Mandej secili nga spermatocidet sekondare me ndarjen miotike ndahen nė dy spermatide. Spermatidet e sapo krijura ende nuk kanė veti tė spermatozideve. Ata mandej piqen me kokė, qafė, trup dhe bisht. Spermatozoidi i pjekur ėshtė i aftė tė lėviz nėpėr lėng me shpejtėsi 1-4 mm ne min.
2.Fazat e aktit seksual janė: ereksioni, lumbrikacioni dhe ejakulimi.



------->>>>>Funksioni i sistemit reprodukues te femrat

Funksioni reprodukuse te femrat ėshtė qė ta pregatitė organizmin pėr fekondim dhe shtatėzani. Organet kryesore tė sistemit reprodukues te femra janė:
1. vezoret(ovariumet) 2. vezėpėrcuesit 3. mitra(uterusi) 4. vagina. Nė rregullimin e funksionit tė sistemit te femrat marrin pjesė hormonet e hipotalamit, adenohipofizės dhe hormonet e vezoreve. Hormonet e hipotalamit janė: hormoni folikulostimulues, lutenizues. Hormonet tė cilat taiten nga vezoret janė hormonet estrogjene dhe progresteroni.
Kėto hormone nuk tajojnė sasi konstante por sasia ėshtė e ndryshueshme nė periudha tė ndryshme tė ciklit seksual te femrat. Taitja ciklike e tyre shkakton ndryshime ciklike ne funksionet e organizmit tė organeve seksuale femėrore para se gjithash nė vezore dhe mitėr. Kėto ndryshime ritmike organet seksuale te femrat quhen me njė emėr cikėl seksual ose menstrual. Procesi i pjekjes sė qelizave vezė ėshtė i njohur si oumgjenezė. Procesi i nxjerrjes sė qelizės vezė quhet ovulacion. Pas ovulacionit fillon faza e dytė e ciklit ovarial. Kjo fazė quhet fazė glutenizuese ose fazė e trupi tė verdhė. Funksioni i trupit tė verdhė ėshtė endokrin d. m.th. nga ai taiten progresteroni dhe hormonet esterogjene.


---------->>>>>>Ndryshimet ciklike ne endometroniumin e mitrės

Gjatė ciklim menstrual endometroniumi i mitrės kalon nėpėr 3 faza:
1.profirelative
2.sekretive
3.mestruale

1.Faza e parė-profirelative fillon prej ditės sė 5-14 tė ciklit, gjegjėsisht deri ne momentin e ovulacionit. Nė kėtė fazė nėn ndikimin e hormonit folikulostimulues(HFS)vjen deri te zhvillimi i folikulave tė ovariumit. Ato tajojnė hormone estrogjene tė cilėt veprojnė me endometroniumin e mitrės dhe i njejti i pėrgatit pėr shatėzani eventuale
2.Faza e dytė-sekretimi zgjat 12 ditė nga dita e 15-28 tė ciklit mujorė. Nė kėtė fazė trupi i verdhė tait sasi tė mėdha progresteronit dhe hormone esterogjene. Kėto hormone vecanerisht progresteroni shkakton bymym te mėtejshėm tė edometroniumit dhe zhvillimit tė gjėndrave. Ndryshimet e kėtilla janė tė domosdoshme qė tė krijohen kushte pėr sherdhezimin e qelizės vezė eventuale tė fekonduar dhe sigurine e kushteve tė ushqimit fillestar tė embrionit.
3.Faza e tretė-menstrucioni nėse qeliza vezė nuk ėshtė e fekonduar afėr 2 ditė para fundit tė ciklit mujorė nė mėnyrė tė vrullshme zvogėlohet taitja e hormoneve tė ovariumeve, hormonet esterogjen dhe progresteroni. Pas kėtij zvogėlimi vjen deri te paraqitja e menstracionit. Kjo mund tė zgjasė nga 3-7 ditė kurse, mesatarisht 4-5 ditė nė fillim tė ciklit mujorė. Gjatė menstruacioninormal humben afėr 35 ml gjak i pėrzier me 35 ml lėng. Gjatė menstruacionit organizmi ėshtė i pėrcjellur me ndjenja dobėsie, dhembje dhe me humbje tė mėdha tė gjakut. Ka raste kur mund tė vijė deri te zmadhimi i temperaturės trupore, neveritje, vjellja, diarea, kokedhembje, etj. Megjithatė duhet pasur kujdes qė ti largohemi ecjes sė gjatė, kėrcimit, ngritjes sė sendeve tė rėnda po ashu edhe tė mos vjen deri te ftohja gjatė kėsaj periudhe.
------------------------
EDHE PSE POSTIMI SE KA VENDIN KETU E FUTA THJESHT VETEM TE MOS ZIHET VENDI TEK TEMAT.KRYESORJA ESHTE TE MESOJME DICKA DHE PER KETE.....BESOJ SE DO HASIM NE MIREKUPTIM.........SHENDET.......


Postuar nga Straniero datė 29 Janar 2008 - 17:31:

Betimi i Hipokratit

Pėrmbajtja e betimit
Nė ēastin kur po hy nė radhėt e anėtarėve tė profesionit mjekėsor premtoj solemnisht se jetėn time do ta vė nė shėrbim tė humanitetit. Ndaj mėsuesve do ta ruaj mirėnjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndėrgjegje e me dinjitet. Shėndeti i pacientit tim do tė jetė brenga ime mė e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtėsitė e atij qė do tė mė rrėfehet. Do ta ruaj me tė gjitha forcat e mia nderin e traditės fisnike tė profesionit tė mjekėsisė. Kolegėt e mi do t’i konsideroj si vėllezėr tė mi. Nė ushtrimin e profesionit ndaj tė sėmurit tek unė nuk do tė ndikojė pėrkatėsia e besimit, e nacionalitetit, e racės, e politikės, apo pėrkatėsia klasore. Qė nga fillimi do ta ruaj jetėn e njeriut nė mėnyrė apsolute. As nė kushtet e kėrcėnimit nuk do tė lejoj tė keqpėrdoren njohuritė e mia mjekėsore qė do tė ishin nė kundėrshtim me ligjet e humanitetit. Kėtė premtim po e jap nė mėnyrė solemne e tė lirė, duke u mbėshtetur nė nderin tim personal.


----------------------------
Nje doktor do te ket suksese(sukse e kam fjalen ne sherimin e pacientit) nese i permbahet ketyre fjalive..............jane te thjeshta por me rendesi.......... heeeeeeeeee


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 213 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.