Forumi Horizont | Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)
pafundesia
gjithnje i dashur me ish ky mal i shkrete
edhe ky gardh qe nuk me le te shoh
gjer tutje horizontin e pafund
e prane sodit hapesire pas hapesire
te mbinjerezoret qetesi ,te thellat heshtje
e ne mendime zhytem e sa s'me merr nje frike
si era qe fryn e grindet me merzi mbi drure
ky ze me duket barbar,kjo qetesi
e me ngjan pa fund e ane te vdekjes stine
e zeri i saj i gjalle sikur me prek
me te perzjehet mendimi im,humbet
dhe sa e embel mbytja me eshte ne kete det.
Xhakomo Leopardi
E dashur
e dashur e embel,kur ti do te jesh
ne varr te erret e shtritur
do zbrese une atehere poshte tek ti
ndaj teje per tu ngjitur
te te puth,te pushtoj,te te shtyp egersisht
moj e qete ,e ftohte ,e zbehte
te bertas ,te dridhem,te qaj pafundesisht
te behem kufome edhe vete.
te vdekurit ngrihen,mesnata therret
ata heqin valle ne ere
te dy ne rrime ne varr,une jam
ne krahet e tua perhere
te vdekurit ngrihen,gjyqi therret
per vaj.per t'u gezuar
po ne te dy s'na ha malli aspak
dhe rrime te perqafuar.
Enrih Hajne
Gjithsej 104 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.