Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 10 Nëntor 2006 - 23:40:

10 pika si pergjithsim i procesit te perkthimit

Cod. A11112006

atehere te perpiqemi edhe iher qe ta pergjithsojme te gjithe procesin ne pika:

1.procesi i perkthimit te mARN ndodh ne brendesi te ribozomeve!
2.tARN trasportojne aminoacidet ne brendesi te ribozomit dhe pasi lexojne tripleten leshojne aminoacidin qe bashkohet me pjesen tjeter te proteines qe po formohet.
3.ribozomi ne brendesi te vetes ka 3 zona qe quhen zona A (zona ku futen tARN me aminoacidin qe trasporton),zona P (ku ndodhet zinxhiri i aminoacideve qe po formohet),zona E (zona ku ndodhet tARN qe ka leshuar aminoacidin dhe pergatitet te dale)
4.si fillimi edhe mbarimi i procesit kontrollohet nga faktore te ndryshem.fillimi kontrollohet nga faktoret e fillimit (FF) kurse mbarimi nga faktoret e leshimit (FL).
5.vetem tARN qe ka metionen eshte i afte te filloje nje zinxhir aminoacidesh.vetem ai tARN eshte ne gjendje te lidhet direkt ne zonen P.per kete arsye ribozomi leviz mbi mARN derisa te gjeje nje triplete qe kodifikon per metioninen dhe ne ate pike ndalet qe te filloje perkthimin e mARN.
6.kalimi nga zona P ne zonen E si dhe leshimi i zinxhirit te aminoacideve qe po formohet shoqerohet me nje leshim energjie nga guanozin trifosfati qe shperbehet nga guanozin difosfat dhe fosfat inorganik.
7.kur ribozomi njeh ndonje nga tripletat mbyllese,nuk fut me tARN por nje faktor te leshimit qe ben ciklin bosh!pas kesaj i gjithe kompleksi shperbehet!
8.pak a shume keto gjera vlejne si per njerezit edhe per bakteriet!
9.procesi con ne formimin e proteinave qe pastaj do ti nenshtrohen proceseve te tjera ne brendesi te qelizes.
10.mos harroni vetem qe i gjithe procesi ndodh ne citoplazem!

shpresoj qe keto pika te kene shpjeguar qarte ato qe kam shpjeguar me siper

tani,arritur ne kete pike te gjithe mund te thone "ca na duhen gjithe keto gjona,jo zonat A,P,E,jo enzimat e ku ta di une"...me ta thene te drejten ca acaruese jane ...por aplikimet e kesaj dijeje fillojne qe me antibiotiket e deri tek aplikimet ne bioteknologji per karakterizimet e proteinave te ndryshme (strukture,funksion) ose teknikat e ndryshme per te gjetur se nga cilet gjene kodifikohen,si dhe terapite e mundshme qe mund te perfitohen (shihni pak shkrimin e mikroARN-ve tek kanceret qe te kuptoni se cfare potenciali ka shpjegimi ne detaje i ketij procesi...po ashtu eshte mjaft i rendesishem per te shpjeguar ato qe quhen mutacione...mbi kete bazohet terapija gjenike,menyra se si futen viruset ne qelize dhe si shumohen etj etj...por ti marrim gjerat shtruar...


Postuar nga NS-6 datė 01 Janar 2007 - 22:39:

lajme te reja nga nukleozomet...

Cod. A01012007

ka lezet kur punohen ne dimensionet e ADN...kur je ato dimensione te pakten di qe nuk duhet te shohesh efekte te nivelit me te ulet...por gjerat nuk qekan edhe aq te thjeshta me sa duket,edhe kur punon me kete dimension...dhe nuk eshte fjala ketu per te arritur ato dimensione :p...nje puzzle i papare eshte shfaqur keto vitet e fundit,dhe te gjitha ne ato 3 miliard nukleotide brenda asaj qelize te padukshme...
vijme tek zbulimi...nukleozomet me sa duket nuk kane mbaruar se treguari historine e vet (jo se jane te vetmet qe kane per te treguar akoma eee)...nje zbulim i publikuar ne shtator 2006 zbuloi edhe nje pjesez tjeter te misterit qe i rrethonte:
dihet se nukleozomet jane proteina (histone) qe lidhin segmente ADN-je (dmth histone plus segmentin e ADN-s)...jane ato pergjegjese qe segmentet e ADN nuk perdoren,ashtu sic jane pergjegjese edhe per shkallen e paketimit te gjithe atij segmenti ADN-je ne cdo qelize...
edhe qe po thonim...pyetja qe lindte ishte se si jane vendosur nukleozomet sepse pozicionet e tyre jane kyce per traskriptimin e segmenteve te ndryshme te ADN-s.ekzistojne disa sekuenca ADN-je qe perseriten cdo 10 nukleotide dhe ja bejne me te lehte ADN-s qe te lidhet rreth histoneve. me pak fjale duke gjurmuar keto sekuenca mund te lokalizohen pikat se ku ka me shume nukleozome dhe keshtu te behet nje harte e detajuar e vendndodhjave te tyre.
dhe kjo nuk ishte e vetmja...dihet qe per te filluar traskriptimi,faktoret e transkriptimit duhet te lidhen me pare tek ato qe quhen promotore (sekuenca 6-8 nukleotide).normalisht qe ne gjenome ajo sekuence mund te jete e perseritur shume here por ato faktore duhet te lidhen pikerisht ne zonen e duhur para gjeneve dhe ato shume sekuenca te panevojshme nuk duhet te duken ne ate moment...ajo qe ndodh eshte qe ato sekuenca perfundojne ne brendesi te paketimit te nukleozomit dhe prandaj nuk jane te arriteshme nga faktoret e transkriptimit dhe imagjino ku mbeten promotoret?tek ajo sekuence qe ndodhet e lire mes 2 nukleozomeve......eshte pikerisht aty ku lidhen faktoret e transkriptimit per te filluar pastaj te gjitha fazat e tjera te transkriptimit...e kshu iku edhe nje copez tjeter enigme nga kjo ceshtje...

p.s: me te vertete dicka qe te ben te mahnitesh tek e lexon per here te pare

mund tu vijne ne ndihme shkrimet:
-nukleozomet (Cod. A 14022005)
-funksionet e nukleozomeve (Cod. A 16022005)
-procesi i transkriptimit (Cod. A 18022006)


Postuar nga NS-6 datė 22 Janar 2007 - 23:26:

rendesia e procesit tek antibiotiket

Cod. A23012007

atehere me siper permenda qe detajet e mekanizmave molekulare te proceseve te dyfishimt,transkriptimit dhe perkthimit te ADN-s dhe ARN mund te nevojiteshin per shume gjera dhe permenda nder te tjerat antibiotiket. antibiotiket jane per te luftuar bakteriet (europ europ ). principi i tyre bazohet ne seleksionimin qe bejne per sa i perket pikave qe godasin.me pak fjale nje antibiotik i mire eshte ai qe godet proceset e bakterit pa prishur pune ne proceset e qelizes se njeriut.kur ai godet proceset e qelizes se njeriut shfaqen efektet kolaterale qe jane sot per sot nje nder problemet qe paraqesin antibiotiket.

nje shenjester te mire per antibiotiket paraqesin procese si sintetizimi i folatit,nje proces qe ndodh vetem tek bakteriet.folati tek njeriu merret me diete kurse bakteriet duhet ta prodhojne vete...nje bllokim i kesaj pike mund te coje ne nje mungese te nje lende baze per sintetizimin e ADN. kete pike psh e sulmon nje antibiotik qe quhet trimetoprim si dhe nje tjeter qe quhet sulfamid.kur te dy bashkohen formojne nje arme te fuqishme fare qe ka emrin baktrem (sulfametoksazol-trimetoprim).

por kalojme tek sintetizimi i proteinave...thame qe njohim kalimet dhe proteinat qe nderhyjne ne procese...pak a shume kalimet qe ndodhin gjate perkthimit te nje ARN-je jane pothuajse te njejte si tek njeriu edhe tek bakteriet (e kam fjalen per zonat e ribozomeve,kalimet neper zona etj) dhe keshtu qe duke ju pershtatur atyre pikave mund te permendim disa antibiotike dhe te tregojme se ku godasin:
1.atehere kemi momentin kur futet nje aminoacid tek zona A...ketu vepron tetraciklina qe futet ne kompeticion per zonen A me t-ARN...tetraciklina ka nje aftesi me te mire per tu lidh ne ate zone dhe bllokon keshtu vazhdimin e formimit te proteines.bllokues te tjere te sintetizimit te proteinave te bakterieve jane antibiotike si gentamicina,streptomicina,eritromicina,klindamicin
a etj...
2.kloramfenikoli bllokon kalimin e zinxhirit qe formohet tek aminoacidi i ri qe sapo vjen...
3.eritromicina nuk lejon qe zinxhiri ta zhvendoset nga njera zone ne tjetren ne brendesi te ribozomit...
4.ka pastaj antibiotike si ciprofloksacina (ciproksini) qe bllokojne enzima si topoizomerazet....
5.penicilinat bllokojne prodhimin e peptidoglikaneve qe jane kryesore ne strukturen e mureve te bakterieve...

etj etj

pra jane te gjithe pika qe i shpjegova me para dhe qe behen shenjester e antibiotikeve.shume mund te thone se si mund te jene selektive per bakteriet kur kemi procese te tilla edhe tek njeriu...pergjigja ketu eshte ne faktin qe ribozomet e bakterieve dhe njeriut ndryshojne njeri nga tjetri per nga madhesia dhe per nga dimensionet gje qe i ben te jene te ndryshme edhe pikat ku mund te godasin antibiotiket.

pak a shume kjo per te dhene idene se sa rendesi kane detajet e procesit qe kam shpjeguar tek antibiotiket


Postuar nga NS-6 datė 10 Mars 2007 - 00:00:

Smile prologu i nje kapitulli te ri

Cod. A10032007

nese deri ketu keni arritur te kuptoni gjerat qe kam shkruajtur atehere mund te them qe keni bazat e duhura per te kuptuar tematikat e tjera qe karakterizojne gjenetiken sepse fundja te gjithe proceset rrotullohen rreth dyfishimit te ADN-s dhe perdorimit te saj (dhe problemeve qe kane).

ne kete pike isha ne dyshim se me cilen pjese duhet te vazhdoja.mund te filloj te shpjegoj mutacionet por pastaj po mendoja qe nese i shpjegoj do marr shembuj nga gjene te ndryshme te shperndare ne gjenomen e njeriut.keshtu qe mendova me mire qe mutacionet ti perfshi ne pershkrimin e gjenomes se njeriut duke qene se eshte nje pjese qe ka shume gjera interesante sic do mund ta konstatoni edhe vete...do kete shpjegime te gjenomes,projektit te gjenomes se njeriut,te reja nga projekti i epigjenomes,projekti i proteomes si dhe teknikate fundit per te bere qe deshifrimi i gjenomes se njeriut te arrije shifren e 1000 dollareve (objektiv ky qe institucionet amerikane donin ta arrinin brenda vitit 2014 dhe qe me te thene te drejten ka sjelle nje seri idesh shume interesante). do kete pastaj metoda si PCR, teknikat e vjetra si "Chromosome Walking" qe ndihmoi ne gjetjen e gjenit te fibrozicistikes, enzimat e restriksionit qe marrin pjese edhe ne diagnoza semundjes si psh tek anemia mesdhetare.po ashtu do mundohem te kuptoj vete iher perpara ceshtjen e ADN microarrays qe paraqesin nje avancim te rendesishem ne fushen e gjenetikes ...shpresoj ne ndihmen e ndokujt ne kete pike.do kete shkrime rreth terapise gjenike,rreth zbulimit te fundit te heshtjes gjenike me ane te ARN-ve etj etj.do kete pershkrime te semundjeve qe gjeneve ne vecanti por edhe te mutacioneve me te gjera,kuriozitete si psh qe nje gjenome me kromozome seksuale XYY mendohet se ka lidhje nje sjellje me agresive,etj etj...po ashtu do kete edhe referenca te ndryshme nga ku do jem bazuar per te sjelle informacione te ndryshme,keshtu qe te mund ti lexoni edhe vete me teper
po ashtu,here pas here ndoshta do hedh poshte shkrimet qe kam bere me para,bazuar ne gjetjet e reja qe mund te dalin :p

nuk eshte qe do zgjasi shume...rreth nja 100-200 postime

por si me e nis shpjegimin e gjithe atij kapitulli? mund ta nisim me thjeshtesine me te madhe; me nje fjali te vetme qe duket sikur na kthen ne fillim te temes:

Berthama e nje qelize te njeriut permban 46 kromozome...Europ Europ

thene keshtu duket dicka e thjeshte fare,por cfare fsheh ne vetvehte ky shkrim?a eshte gjithmone i vertete?

vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 13 Mars 2007 - 00:35:

berthamat e qelizave te njeriut kane 46 kromozome (1)

Cod. A13032007

e qe tua ngas fjalen una ...fjalia qe permenda me siper jep nje rregull qe vlen ne shumicen e rasteve por jo gjithmone.dua te them qe jo te gjitha qelizat kane 46 kromozome (shto pastaj edhe rastet patologjike te ndryshimit te numrit te tyre).fillimisht,para se te vazhdojme me tej,te mundohemi te karakterizojme keto kromozome:
ne berthamen e njeriut ka 46 kromozome qe ekzistojne ne 23 cifte.nga keto 23 cifte,22 jane autozome,dmth kromozome qe nuk jane kromozome seksuale,kurse cifti i 23-te eshte cifti i kromozomeve seksuale,sepse tregojne seksin e individit,dhe sic e dini,ato kromozome jane te shenuara ne shkronjat X dhe Y.
shpesh here 46 kromozomet e njeriut mund ti hasni te shenuara ne formen 2n qe nuk eshte tjeter vetem se nje menyre e dyte per te shenuar te njejtin numer kromozomesh ku n=23.kete menyre te thjeshtuar mund ta hasni ne skemat ku tregohet psh proceset e ndarjes se nje spermatogoni ku nga 2n behet 4n dhe pastaj me 2 meioza te njepasnjeshme behen n kromozome ne 4 spermatocite.keto n kromozome nga gameti mashkull bashkohen me n kromozome nga gameti femer dhe ne fund kemi serish 2n qe eshte edhe numri normal i nje qelize.
po ashtu nje shenim te tille mund ta hasni kur kerkohen te tregohen semundje me mungesa ose shtesa kromozomesh kur mund te shenohet numri total si 2n+1 ose 2n-1 etj etj.kjo eshte per sa i perket kuptimit te shenimit me n te numrit te kromozomeve qe ta keni parasysh nese e hasni me vone

keto 46 kromozome,sic e kam permend edhe here te tjera,kane nje gjatesi qe shkon rreth 1.8 metra ne brendesi te berthames qe eshte e rregulluar sipas gradave te paketimit berthamor qe ka qeliza.gjenoma e njeriut shkon tek rreth 3 miliard baza (numrin e sakte do ta shihni me vone) por duhet te keni parasysh dicka: kur them 3 miliard nukleotide e kam llafin per gjysmen e gjenomes dhe kjo per shkak te konceptit te komplementaritetit qe kam shpjeguar me para.dmth kemi 3 milard nukleotidet qe jane ne njerin nga zinxhiret e ADN-s ne cdo kromozom .nese llogarisni edhe nukleotidet qe jane ne zinxhirin tjeter duhet te shtoni edhe 3 miliarde te tjere.prandaj nese do ju duhej te thonit sasine totale te nukleotideve brenda berthames,pergjigja per kete do te ishte rreth 6 miliard nukleotide.
ato 3 miliard nukleotide kane ne perberje te tyre rreth 20-25.000 gjene,perfshi ketu edhe pseudogjenet (priten rezultatet perfundimtare nga projekti i proteomes per te thene se cili eshte numri i sakte i gjeneve ne gjenome) qe kodifikojne per rreth 90.000 proteina (shkaku sic e dini eshte procesi i splicing-ut qe ben qe nje gjen i vetem te kodifikoje per me shume se nje proteine)...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 31 Mars 2007 - 00:59:

berthamat e qelizave te njeriut kane 46 kromozome (2)

Cod. A31032007

keto 46 kromozome mund te shihen fare mire ne nje analize qe quhet kariotip dhe qe nuk eshte tjeter vec se kromozomet qe vendosen ne 23 cifte duke filluar qe nga kromozomet 1 deri ne kromozomet 22 dhe pastaj kromozomet seksuale. keto kromozome perftohen duke bllokuar qelizat gjate fazes se ndarjes kur kromatina e kromozomeve eshte e dendur dhe kromozomet behen te dukshem dhe keshtu mund te dallohen mire.sot per sot ka aparatura qe e bejne kariotipin duke i vendosur kromozomet sipas gjatesise ku kromozomi 1 eshte ai me i gjati dhe i 22 eshte me i shkurtri.ne fund mund te dallohen edhe kromozomet seksuale.kariotipi eshte edhe nje menyre mjaft e mire per te kontrolluar per mutacione qe perfshije pjese te medha kromozomesh deri edhe ne kromozome te teperta si tipi i sindromes se Daun-it ku kemi 3 kromozome 21 ose sindroma e Turnerit qe kemi nje kromozom X ndersa kromozomi tjeter seksual mungon...kini parasysh qe nje qelize vetem me kromozom Y nuk mund te jetoje dhe prandaj edhe zigotat qe kane vetem kromozom Y pa kromozome X nuk shkojne shume dhe prishen.e anasjellta nuk eshte ashtu...dmth mosprezenca e kromozomit Y nuk shoqerohet detyrimisht me shkaterrim te zigotes...rastet sic permenda jane sindroma e Turnerit dhe rastet e nje gjenome 46,XX :p
kjo vjen si pasoje e gjeneve themelore qe ekzistojne ne kromozomin X qe jane themelore per jetesen e nje qelize.gjenet kryesore qe gjenden ne kromozomin X do ti permend me kalimin e kohes kur te kap ndonje semundje gjenetike nga ato me te rendesishmet.
mutacione te tjera qe mund te shihen jane keputje kromozomesh,kalime pjesesh kromozomesh nga njeri kromozom ne tjetrin (nuk e di nese e keni degjuar kromozomin Filadelfia qe eshte diagnostikues i Leucemise Mieloide Kronike ose rastet e kalimit te cpave te kromozomit 8 ne kromozomin 14 ne linfomen e burkit-it,ose kalime te nje pjese te kromozomit 15 ne kromozomin 17 ne leucemine akute mieloide nentipi M3 etj etj...kjo eshte sa me ju dhene idene,detajet me vone).fale imunofluoreshences tani mund te gjehen ne menyre me te lehte keto gjera sepse mund te vendosen sonda te lidhura me elemente fluoreshente qe ndizen.

ne figuren e mesiperme dalloni mire nje forme tipike te kariotipit.

cfare tjeter mund te thuhet per gjenomen e njeriut per sa i perket gjerave ne pergjithsi?
ok,te dhenat per gjatesite e kromozomeve sipas te dhenave te projektit te gjenomes dhe perjashtimet e rregullit te 46 kromozomeve,perjashtimet qe jane fiziologjike dhe jo ato patologjiket...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 06 Prill 2007 - 00:23:

kariotipi i nje sindrome te Daun-it

Cod. A06042007

thjesht per tu dhene nje ide se sa e thjeshte eshte te dallosh nje trizomi te kromozomit 21 (Sindroma e Daun-it) me ane te nje kariotipi...sic mund ta shihni,paraqiten 3 kromozome 21.gjerat behen ca me te komplikuara ne rastet kur nuk kemi nje kromozom te plote por nje copez kromozomi 21 qe eshte i ngjitur ne nje kromozom tjeter (si psh kromozimit 14),gje kjo qe ndodh ne rreth 4% te rasteve.pra,ne shumicen e rasteve kariotipi qe gjeni eshte ky qe ju kam paraqitur ketu


here pas here kur te filloj te paraqes karakteristika te gjenomes se njeriut do paraqes edhe gjene te ndryshme si dhe semundje te ndryshme gjenetike,ku do mundohem te jap ndonje karakteristike qe mund te kene...


Postuar nga Laura3 datė 07 Prill 2007 - 01:24:

Smile ADN e imja

Para disa vitesh izolova ADN timen ne nje laborator...
Perdora nje furce dhembesh dhe e mora nga goja.
E futa ne nje ene me solucion alkoli.

Si dukej? Si 2 fije shume te holla peri te shkurter qe bejne nje forme zigzag me njera tjetren.

Ja nga keto dy fije peri jam krijuar une !!


Postuar nga NS-6 datė 13 Prill 2007 - 23:49:

berthama e qelizave te njeriut ka 46 kromozome (3)

Cod. B14042007

atehere me poshte po paraqes gjatesite e kromozomeve duke perfshire edhe hapesirat qe kane mbet pa sekuencuar mire.te dhenat jane te muajit mars 2006:

kromozomi 1...............247.249.719 baza
kromozomi 2...............242.951.149 baza
kromozomi 3...............199.501.827 baza
kromozomi 4...............191.273.063 baza
kromozomi 5...............180.857.866 baza
kromozomi 6...............170.899.992 baza
kromozomi 7...............158.821.424 baza
kromozomi 8................146.274.826 baza
kromozomi 9................140.273.252 baza
kromozomi 10..............135.374.737 baza
kromozomi 11..............134.452.384 baza
kromozomi 12...............132.349.534 baza
kromozomi 13...............114.142.980 baza
kromozomi 14...............106.368.585 baza
kromozomi 15...............100.338.915 baza
kromozomi 16...............88.827.254 baza
kromozomi 17...............78.774.742 baza
kromozomi 18...............76.117.153 baza
kromozomi 19...............63.811.651 baza
kromozomi 20...............62.435.964 baza
kromozomi 21...............46.944.323 baza
kromozomi 22...............49.691.432 baza
kromozomi X.................154.913.754 baza
kromozomi Y..................57.772.954 baza
gjenoma e mitokondrive............16.571 baza

gjatesia totale (perfshi hapesirat)....................3.080.436.051 baza
gjatesia e sekuencuar........2.858.034.764 baza

informacionet te marra nga National Center for Biotechnology Information (NCBI) dhe nga UCSC Genome Bioinformatics Group:
Center for Biomolecular Science & Engineering.

informacionet qe shihni tregojne qe ka hapesira akoma qe nuk ja kane gjetur sekuencen e duhur.dmth jane gjetur bazat por nevojiten pozicionimet e duhura te tyre (sepse jo me kot kane arrit te llogaritin gjatesine totale me gjith hapesirat )ne shumen totale eshte llogarit edhe gjenoma mitokondriale qe eshte ndodhet jasht berthame,ne mitokondri. gjithsesi kromozomet po analizohen nje per nje per te rregulluar keto hapesira si dhe per te kerkuar gjenet qe fshihen ne to.kete gje e tregojne fare mire shkrimet qe jane paraqit ne revisten Nature:

- Scherer SE et al., "The finished DNA sequence of human chromosome 12.", Nature, 2006 Mar 16;440(7082):346-51
- Taylor TD et al., "Human chromosome 11 DNA sequence and analysis including novel gene identification.", Nature, 2006 Mar 23;440(7083):497-500
- Nusbaum C et al., "DNA sequence and analysis of human chromosome 18.", Nature, 2005 Sep 22;437(7058):551-5
- Hillier LW et al., "Generation and annotation of the DNA sequences of human chromosomes 2 and 4.", Nature, 2005 Apr 7;434(7034):724-31
- Ross MT et al., "The DNA sequence of the human X chromosome.", Nature, 2005 Mar 17;434(7031):325-37
- Martin J et al., "The sequence and analysis of duplication-rich human chromosome 16.", Nature, 2004 Dec 23;432(7020):988-94
- Humphray SJ et al., "DNA sequence and analysis of human chromosome 9.", Nature, 2004 May 27;429(6990):369-74
- Deloukas P et al., "The DNA sequence and comparative analysis of human chromosome 10.", Nature, 2004 May 27;429(6990):375-81
- Dunham A et al., "The DNA sequence and analysis of human chromosome 13.", Nature, 2004 Apr 1;428(6982):522-8
- Grimwood J et al., "The DNA sequence and biology of human chromosome 19.", Nature, 2004 Apr 1;428(6982):529-35
- Mungall AJ et al., "The DNA sequence and analysis of human chromosome 6.", Nature, 2003 Oct 23;425(6960):805-11
- Hillier LW et al., "The DNA sequence of human chromosome 7.", Nature, 2003 Jul 10;424(6945):157-64

per detaje te metejshme per kromozomet,do permenden me vone ndoshta,kur te analizohen semundjet e ndryshme si dhe mutacionet etj etj

vazhdojme...


Postuar nga NS-6 datė 04 Maj 2007 - 23:38:

berthama e qelizave te njeriut ka 46 kromozome (4)

Cod. A05052007

Sic thashe edhe ne fillim,te thuash qe ne berthamat e qelizave te njeriut ka gjithmone 46 kromozome nuk eshte e vertete. Ketu nuk po i referohem rasteve patologjike por rasteve fiziologjike ku nje qelize nuk ka 46 kromozome.
Nder qelizat qe mund te permend jane rruazat e kuqe qe nuk kane berthame fare. Berthama e ketyre qelizave prishet ne momentet kur niveli i hemoglobines ne qelizat qe po formohen kalon 20%. Pra nje qelize e kuqe gjaku nuk ka berthame dhe kjo gje ja limiton edhe jetgjatesine qe eshte afersisht 120 dite ne kushtet normale.
Pervec rruazave te kuqe te gjakut jane edhe disa qeliza qe quhen megakariocite qe jane edhe prekursoret (paraardhesit) e trombociteve,qeliza qe marrin pjese ne proceset e mpiksjes se gjakut. Imagjinoni qe megakariocitet mund te mberrijne deri ne 16n kromozome (nje pjese mund te arrijne edhe deri ne 128n kromozome). Me pas keto qeliza do copetohen ne shume qeliza me te vogla qe quhen pikerisht trombocite ("Semundjet e gjakut dhe organeve hemopoietike" Tura,fq.284).
Qeliza te tjera qe nuk kane 46 kromozome ne berthame jane gametet.spermatozoidet dhe ovocitet ne formen e rritur te tyre kane 23 kromozome dhe nga bashkimi i tyre do formohet nje qelize qe merr emrin zigote,qe do te kete nje numer 2n kromozome.
Qeliza te tjera qe nuk respektojne rregullin e 46 kromozomeve jane edhe qelizat e kristalit te syrit te cilet jane pak a shume te ngjashem me qelizat e kuqe te gjakut por kane nje jetegjatesi me te madhe. Jane nder te vetmet qeliza qe e ndalojne procesin e "vdekjes se programuar" ne nje faze kur gjithe organelet ne brendesi te tyre jane shkaterruar. Per te gjetur se si ja bejne po behen kerkime.
sic shihet jane disa lloj qelizash qe kane numer te ndryshem kromozomesh ne kushte normale.

Do doja te fusja nje menyre tjeter emertimi te kromozomeve dhe te lokalizimit te gjeneve por ndoshta do ishte me mire te shpjegoja fillimisht se si eshte i ndertuar nje kromozom.rreth tij kam folur kur kam permendur gradat e paketimit te ADN-s por tani do merrem me shpjegimin e struktures se jashtme te nje kromozomi si dhe informacione te tjera rreth tij. Pas kesaj do permend emertimin tjeter qe ekziston ne gjenetike qe eshte edhe sistemi me i perdorur kur flasim per lokalizime gjenesh,mutacione gjenesh,sekuencash etj...

per te teper mbi gjerat qe jane folur ne kete postim shihni:
-kristali i syrit (Cod. A 17112005)
-nukleozomet (Cod. A 14022005)
-kromatina (Cod. A 29032005)


  Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.