Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 06 Prill 2005 - 00:29:

enzimat (1)

Cod. B06042005

Enzimat jane nje nga arritjet me te medhaja te biologjise ne fillimet e shekullit te kaluar. Enzimat jane krahasuar me motorin ideal te karnotit ne fizike ku rendimenti shkon gati ne 100%. Enzimat ne vete jane struktura biologjike qe kane funksion te pershpejtojne reaksione qe ne kushte normale do te ndodhnin me nje shpejtesi mjaft te ngadalte. Shpejtesia e ketyre reaksioneve mund te pershpejtohet nga 100 here deri ne 10^12. Deri ne fillim te viteve 80 mendohej qe enzimat mund te ishin vetem proteina po ne kete kohe kur kerkimet mbi ADN dhe mekanizmat e saj po shkonin drejt kulmit u gjeten edhe disa enzima te quajtura ribozime qe ndryshonin nga enzimat tradicionale qe ishin proteina. Nje enzime futet ne nje reaksion dhe ne fund del e pandryshuar. Pra po fute nje gram enzime po aq do te kesh edhe ne fund.po si arrijne te pershpejtojne reaksionet? Per te shpjeguar kete duhet te shpjegoj shkurtimisht se si ndosh nje reaksion(shume kllapa u bene po skam cti bej nese dueht me e bere dicka te qarte). Nje reaksion fillon me substancat fillestare dhe perufndon me produktet. Reaksioni kalon nepermjet disa produkteve te ndermjetme qe mund te vazhdojne perpara drejt produkteve ose te kthehen pas drejt sunstancave fillestare.te marrim kete reaksion:
A+B->AB->C+D
Ketu A&B jane substancat fillestare.AB jane produktet e ndermjetme dhe C e D jane produktet. Qe te ndodhe ky reasion ka nevoje per nje fare energjie qe quhet energjia e aktivizimit qe ben qe substancat fillestare te formojne sunstancat e ndermjetme. Vetem grimcat qe kane energji te mjaftueshme mund te mberrijne piken e formimit te substancave te mdermjetme. Sa me e ulet te jete kjo aq me shume grimca do te arrijne ate pike dhe me shume produkte do te kemi. Nese kjo energji eshte me e vogel se nje vlere e caktuar nuk kemi reaksion dhe nuk formohen produkte. Kur mberrihet vlera e caktuar kemi ate qe quhet faze tranzicioni ku formohet kompleksi AB i cili ka 2 mundesi: ose te shkoje perpara ose te kthehet pas(ato shigjeta qe kam vendosur duhet te jene me 2 drejtime per te treguar se mund te kthehet pas)pak a shume mjaftojne keto te dhena per te arritur aty ku dua...vazhdon...


Postuar nga NS-6 datė 13 Prill 2005 - 00:08:

enzimat (2)

Cod. A13042005

Enzimat ca bejne? Enzimat ulin energjine e aktivizimit keshtu qe do te kemi me shume grimca qe kane energjine e mjaftueshme per te formuar substancat e ndermjetme. Po si e bejne lind pyetja edhe ketu. Qe te formohet AB duhet qe A dhe B te perplasen me disa kende te caktuara. Nese ka perplasme me kende te ndryshme nga keto nuk kemi reaksion. Enzimat bejne te mundur qe perplasjet ndermjet grimcave te kryhen me kendet e sakte dhe rrisin keshtu probabilitetin e nje reaksioni. Po ashtu ka rendesi edhe ambienti: ka reaksione qe mund te ndodhin me mire ne mungese te ujit dhe enzimat e bejne te mundur kete.
Shembuj keni sa te doni: te llogaritesh qe gjithe sheqernat qe kthehen ne energji ne trupin tone katalizohen nga enzimat. Ushqimet qe hajme duke filluar nga goja e deri te zorra e trashe shkaterrohen nga enzimat. Nje nga perberesit e lotit qe pastron syrin nga bakteret e ndryshme,lisozima eshte enzime dhe shkaterron muret e bakterieve,levizjet e muskujve behen te mundura nga shkaterrimi i ATP nga enzima fosfatazi,formimi i ADN behet e mundur nga enzimat,edhe futja dhe tretja e dioksidit te karbonit brenda qelizave te kuqe te gjakut behet e mundur nga anidrazi karbonik dhe eshte nje menyre edhe per te ulur perqendrimin e acideve ne gjak(sistemi tampon qe ka funsion te ule perqendrimin e acideve ne gjak qe do te ishin te demshme per njeriun). Pak a shume cdo reaksion ne trupin e njeriut behet me ane te enzimave meqenese keto e pershpejtojne reaksionin. Per te kuptuar me mire rendesine e ketyre enzimave mund te themi se ekzistojne semundje qe shkaktohen nga probleme te enzimave. Mund te permend nje lloj anemije qe shkaktohet nga thyerja e shpejte e qelizave te gjakut dhe e gjithe kjo per faktin se mundgon nje enzime(glukoz 6 fosfat dehidrogjenazi) qe ul mbrojtjen qe i jep qelizes. Probleme enzimash shkaktojne deme te jashtezakonshme kur mendojme se sistemi imunitar varet prej tyre. I gjith sistemi i trasporteve te senjaleve neper qeliza kryhet me ane te enzimave te ndryshme qe aktivizojne enzima te tjera. Nese enzimat e mpiksjes s'do te funksiononin mire do te kishim nje mpiksje te tepert ose te pakte me rezultate si bllokim te kapilareve ose shkaterrim te qelizave. Semundje te sistemit imunitar shkaktohen nga futja ne qarkullim dhe aktivizimi enzimave te ndryshme shkaterruese.i gjithe sistemi qe futet ne pune ne rast sulmi nga ndonje mikrob(procesi i enjtjes ose sic quhet ne anglisht inflammation...shpresoj mos te jem gabuar me fjalen)bazohet mbi punet e enzimave.Pra egziston nje kontroll mjaft i madh qe trupi i ben enzimave duke i mbajtur nen nje kontroll shume te rrepte per te ndaluar problemet

Pak a shume kaq informacione mjaftojne per sa i perket qelizave megjithse mund te kete edhe shume te tjera qe ndoshta do te dalin me vone...megjithse nese dikush ka per te shtuar eshte i mirpritur si gjithmone...
Do ti kthehem per nje moment edhe nje here ATP(dhe ndonjehere edhe GTP) per te thene disa gjera rreth saj si dhe nje informacion te janarit per nje gjetje te re...per tani :o naten e mire...


Postuar nga NS-6 datė 21 Prill 2005 - 18:00:

ATP

Cod. A21042005

Fillimisht te themi qe ATP(adenozin trefosfat) formohet nga nje baze piramidine(nje unaze) e lidhur me 3 grupe fosfat. Ne trupin e njeriut ekzistojne dhe forma te tjera si GTP,CTP,TTP,UTP qe nevojiten ne formimin e ADN megjithse GTP perdoret edhe per energji ne disa raste ose trasformohet ne ATP.ATP eshte ajo qe mund ta quanjme me plot gojen "euro e trupit". Vetem se kjo nuk zvleresohet. Reaksionet ne trup kerkojne energji.kalimet e ioneve nepermjet membranes me ane te pompave kerkojne energji. Mungesa e saj do te conte ne disekuiliber dhe kjo do te thonte cenim i jetes. Levizjet e muskujve behet e mundur me ane te ATP dhe po ta shohim pas vdekjes njeriu ngrin per faktin se nuk ka me zevendesim te ATP dhe ADP ne fijet me te vogla te muskulit. Nese llogaritim qe impulset nervoze levizin me ane te ndryshimeve te perqendrimeve te ioneve Na+ dhe K+ dhe keto duhet te sillen ne vend nga pompa do te kuptonim sa vend te rendesishem ze ATP. Prodhimi i proteinave dhe ADN kerkon energji po ashtu. Zemra funsionon fale energjise qe i jepet pompave te ioneve. Rruazat e gjakur qe nuk kane me berthame rrojne me energjine qe prodhojne mitokondrite dhe ne baze te kesaj energjie varet dhe kohezgjatja ne qarkullim e rruazave te gjakut.
jo vetem kaq. Hormonet kur veprojne te qelizat lidhen ne membranen e jashtme dhe sinjali i tyre percohet brenda ne nje forme zinxhiri. Aktivizimi i enzimave te ndryshme con ne trasformimin e ATP ne cAMP(adenozin monofosfat ciklik) qe nevojitet per te cuar mesazhin deri ne berthame(keto jane ata qe quhen percuesit e dyte ose lajmetaret e dyte. Per informacione pak me te zgjeruara shih temen e kancereve).
Ne pergjithsi energjia perftohet nga perdorimi i sheqernave qe jane ushqimet qe mund te perdoren menjehere. Pas ketyre vijne yndyrnat dhe kur kemi nje agjerim te gjate fillojne te shkaterrohen edhe proteinat e ndryshme dhe keto faza cenojne jeten e nje personi dhe te gjitha keto per te formuar energjine pa te cilen trupi eshte i teri i mbaruar.
Pak a shume keto jane funksionet e ATP megjithse ajo ka edhe shume funksione te tjera si ne mekanizmat e mpiksjes se gjakut,ne mekanizmat molekular te formimit te memories se gjate dhe te shkurter etj. Pak a shume keto jane...
Nese kete shkrim do ta kisha shkruajtur para janarit te ketij viti do te thoja qe ATP eshte burimi i vetem i grupeve fosfat ne trup(nuk po flas per disa lloj molekulash qe magazinojne grupet fosfat sic jane kreatina )...por...ne fillim te janarit u zbulua nje burim i dyte i grupeve fosfat....


Postuar nga NS-6 datė 26 Prill 2005 - 23:11:

burimi i dyte i grupeve fosfat

Cod. A27042005

Me sa duket ATP nuk qenka e vetmja strukture qe leshoka grupe fosfat qe mund te sherbejne si sinjale ne gjendje qe te ndryshojne konformacione proteinash ose te fosforilojne proteina ne pergjithsi. Qenka edhe nje strukture tjeter e quajtur IP7(inoksitol pirofosfat) qe leshoka grupe fosfat dhe me e forta eshte qe i leshon duke u lidhur direkt me proteinat pa pasur nevoje per enzima te tjera dhe largohet duke lene pas nje grup fosfat. Me sa duket kjo gje mund te perdoret per te kuptuar edhe me mire mekanizmat te disa semudjeve. Me sa duket kjo proteine paska nje rol te rendesishem edhe ne vdekjen qelizore keshtu qe nje mendohet ne nje perdorim te saj ne rastet e kancerit per te shtuar numrin e qelizave qe mund te vdesin nga aktivizimi i kesaj strukture. Jane gjetur deri tani 2 proteina qe jane te influencuara nga IP7 dhe me sa duket paskan lidhje me ribozomet qe jane struktura qe lexojne materialin gjenetik dhe formojne proteinat. Po ashtu IP7 rregulloka formimin dhe leshimin e paketave te lajmetareve si tipi i neurotrazmetitoreve qe merrkan pjese ne formimin e memories,levizjeve etj. Pra pergjithsisht jane te perqendruera me shume ne tru megjithse gjenden edhe ne qeliza te tjera.

Arritur ne kete pike mund te them se me ADN si strukture pothuaje kam mbaruar megjithse mund te kene ngelur disa gjera te vogla qe do te shpjegohen me kalimin e kohes.
Me informacionet e deritanishme do te doja te thoja dicka rreth nje shkrimi te shkurter qe lexova tek revista "Quark" te nje viti me pare sipas te ciles mendohej qe ADN te kete pasur 8 lloje nukleotidesh qe me kalimin e kohes jane bere 4. Sipas mendimit tim pse kjo gje nuk eshte e mundur....dhe me poshte po e shpjegoj pse mendoj keshtu...


Postuar nga NS-6 datė 09 Maj 2005 - 16:15:

evolucioni me cudit shume si teori per faktin se shume njerez e marrin per fakt shkencor ku dihet qe ne te fakte shkencore nuk ka(sipas mendimit tim dhe kjo bazohet ne ato qe kam lexuar)...e degjoj shpesh ne televizion ose ne revista ose edhe nga ndonje profesor i imi i cili perdor fjalet:iu desh nje sistem,ndryshoi,shpiku etj.te perdoresh ne mjeksi fjalen shpiku ose iu desh te formonte etj jane fjale me shume peshe dhe nuk jane qe behen shpejt e shpejt...nje mjek me ka thene qe mjeksia nuk ben gje tjeter vec se shpjegon ate qe i ndodh njeriut ne nje hap...

ti rikthehem asaj qe thote evolucioni:keto zakonisht fhsihen pas konceptit te probabilitetit ku po ti japesh nje kohe te pafund nje ngjarjeje mundesia qe ajo te ndodhe eshte 1...por...(me duhet te iki se me dolen ca pune)


Postuar nga NS-6 datė 11 Maj 2005 - 18:22:

disa mendime rreth teorise se evolucionit dhe koncepteve te saj

Cod. A11052005

Nese e marrim sipas ketij principi me llogaritje pak te gjata mund te nxjerrim fare thjeshte qe nuk mjafton koha e universit per te formuar nje proteine me 100 aminoacide(ky lloj arsyetimi ka edhe nje emer te nje personi qe e ka bere per here te pare por qe nuk me kujtohet si e quanin. Gjithsesi,e gjeni tek libri i biokimise se Lehningherit)

Per me teper ne kohen kur doli teoria e evolucionit nuk ishte zbuluar akoma gjenetika dhe qelizat shiheshin si tapa dhe nuk dihej qe brenda tyre kishte nje kompleksitet aq te jashtezakonshem qe shohim sot...

Qe ti kthehemi arsyeve gjenetike pse ajo hipoteze me duket e pamundur:
-Duke pare gjenomen qe nga bakteriet e deri tek njerezit shohim te njejtet perberes te ADN,pra 4 bazat qe kemi pare me siper dhe nuk ka te tjera. Pra tek te gjithe qeniet jane te njejtat...

-Sic do te mundohem te shpjegoj me vone,ADN nuk kemi vetem ne berthame por edhe ne mitokondri por keto kane po te njejtet perberes sic ka edhe ADN e berthames...

-Cdo lloj modifikimi i ADN,qe ne sot quajme mutacion ose eshte i heshtur ose sjell deme ne trupin e njeriut. Nese marrim qe ka ndodhur nje mutacion atehere duhet te kishte ngelur te pakten nje shenje ne mos ne ADN e berthames,ne ate te mitokondrive. Per me teper nese marrim qe proteinat formohen nga sekuenca e ADN atehere nje modifikim i thjeshte i saj mund te coje ne pasoja shkaterruese per qelizes dhe organizmin vete...

-Nje modifikim i ADN i te tilla dimensioneve kerkon qe te modifikohen edhe mekanizmat qe e mbajne ate,e trasmetojne ate,e dyfishojne ate dhe keto gjera duhet te ndodhin te gjitha pernjehere. Si i bie kur keto mekanizma jane te formuar nga ADN vete?

-Ulja nga 8 ne 4 mund te themi qe con ne nje ulje te mundesive te ndryshme per te formuar proteina dhe dime fare mire qe cdo proteine ne nje organizem ka nje funksion te caktuar keshtu qe mungesa e asaj proteine kerkonte qe organizmi qe para se kjo proteine te zhdukej te kishte nxjerre nje mekanizem te ri. Pra dalim prap tek mutacionet....

Besoj keto jane disa faktore qe me cojne te mendoj qe ADN ka qene qe ne fillim me 4 baza dhe jo me 8 sic jane disa mendime. Fundja fundit secili mendon si do vete. Deri sa kjo te vertetohet shkencerisht...

Besoj me kaq gjera pothuajse i jap fund per sa i perket struktures se ADN megjithse mund te kene mbetur gjera qe nuk i kam permendur por qe do ti permend me kalimin e kohes ose nuk i di as qe jane gjetur...
une per vete kaq di

Por cna duhet ADN? Si percohet ajo? Si formoheshin proteinat? Cfare e kontrollon perdorimin e saj? Per ti dhene pergjigje disa pyetjeve qe disa nga ju besoj qe ia dine pergjigjen
Duhet me i hedh nje sy te shpejte edhe nje here ndarjeve te qelizes. Per meiozen pak kam shpjeguar tek tema e trashegimise. Do te shtoj edhe ca gjera te tjera. Per mitozen eshte e shpjeguar me mire tek tema e kancereve meqenese eshte nje proces qe i intereson ne thelb...


Postuar nga NS-6 datė 24 Maj 2005 - 15:48:

meioza

Cod. A24052005

Atehere meioza eshte nje proces qe con ne formimin e gameteve te cilet kane gjysmen e gjenomes se qelizes nene. Pak a shume eshte si mitoza (te pakten meioza 2) por ndryshon ne disa momente sic eshte ai moment qe quhet krossing-over qe ndodh gjate meiozes se pare ne te cilen kromozomet e te njejtit numri shkembejne segmente ADN-je ndermjet tyre. Eshte pikerisht ky proces qe i jep ate llojshmerine secilit prej nesh dhe ben qe te mos jemi te gjithe me te njejtin material gjenetik. Perderisa 2 binjake homozigote kane prejardhje nga e njejta zigote(qe eshte e formuar pas bashkimit te gameteve) ata kane gjenome te njejte.
Do te me duhet te gjej se kur fiks ndodh ky proces(ne cilen faze te meiozes 1 ndodh kjo gje). Normalisht shume skema e paraqesin si nje keputje te kromozomit ne nje pike dhe shkembim te copave por gjeja eshte shume me e komplikuar per faktin se mekanizmat e ndryshem qe marrin pjese ne kete proces duhet te njohin me saktesi se ku presin sepse mund te ndodhe qe presin ne nje vend qe mund te pergjysmoje nje gjen ose ose te presin ne nje pike e cila kur bashkohet me pjesen tjeter dhe te vihet ne perdorim te jape nje mARN e cila ka nje sekuence qe do jape nje proteine te cunguar etj. Pra eshte nje mekanizem shume i ngaterruar!!!Krossing over eshte edhe shkaktari qe pasardhesit nuk dalin sipas atyre probabiliteteve te mendelit por vlerat ne pergjithsi shkeputen pak nga ato normalet dhe dalin ato qe ne gjenetike quhen rikombinante....
Sa per krossing-over jane bere verifikime shkencore per kete dhe ekzistojne foto te atij momenti qe dallohet per faktin se formohen disa struktura qe quhen kiazma qe jane momentet para se te shkembehen fragmentet e kromozomeve. Ne vazhdim do tu sjell 2-3 skema te krossing-overit si dhe te momentit te kiazmave...
per momentin č tutto


Postuar nga NS-6 datė 31 Maj 2005 - 00:35:

figure e procesit te krosing-over-it

Cod. A31052005

Kjo eshte pak a shume ajo qe ndodh ne nje proces te krossing-over-it(me falni per termin ne anglisht por nuk di se si mund ta kete ne shqip)...Edhe nje gje qe thashe qe do kontrolloja: procesi i krosing over-it ndodh gjate profazes se meiozes se pare nga fundi i kesaj faze...pastaj pjesa tjeter eshte si mitoza!!!!


Postuar nga NS-6 datė 31 Maj 2005 - 00:42:

figure e nje kiazme

Cod. B31052005

Ketu keni nje foto mikroskopi te nje momenti kur formohen kiazmat qe do te shkembejne me pas fragmentet e ADN-s...
Deri ketu mire besoj!!! Nese perqendrohemi tek ajo qe ndodh gjate fazes S te pergatitjes per ndarje te qelizes...


Postuar nga NS-6 datė 10 Qershor 2005 - 00:53:

procesi i dyfishimit te ADN: enzimat (1)

Cod. A10062005

Gjate fazes S ndodh dyfishimi i ADN qe eshte i nevojshem qe qelizat e mevonshme te kene te njejtin informacion qe te bejne te mundshem percimin e species ne rastin e formimit te gameteve si dhe te funksioneve te ndryshme nese jane qeliza trupi. Qeliza pergatitet duke dyfishuar organelet dhe duke formuar te gjitha strukturat qe do te jene te nevojshme per ndarjen e qelizes...
Per sa i perket menyres se si kalon qeliza nga nje faze ne tjetren ate do ta shpjegoj tek tema e kancerit sepse kane lidhje direkt me ate teme...
Atehere kalojme tek dyfishimi i ADN. Proces qe kryhet para se te filloje meioza dhe mitoza....
Dublikimi i ADN eshte nje proces jashtezakonisht i rendesishem sepse sic e thashe ben te mundur ruajtjen e species si dhe ben te mundur percimin e tipareve nga njera qelize nene tek qelizat bija qe per te kryer nje funksion te sinkronizuar me qelizat e tjera ne te njejtin trup duhet te kete te njejtin material gjenetik dhe ne disa raste ta perdore ne te njejten menyre.
Dublikimi i ADN eshte nje proces qe kryhet nga enzimat. Ne fillim do te them kush jane enzimat qe e kryejne ate dhe se cfare funksioni kane ne kete proces keshtu qe do te jete me e lehte ti kuptoni kur ti degjoni te permendura gjate shpjegimit te procesit...pak a shume nese kuptoni keto te tjerat jane thjesht nje kalim kohe ...ndoshta harroj ndonje gje por do me kujtohet me vone ishallah...

ADN polimerazi: eshte nje enzime qe ka si funksion shtimin e nukleotideve te reja ne zinxhirin e ri qe po formohet. Ne fakt si kjo enzime egzistojne disa lloje kur mund te permendim polimerazin 1,2,3 qe kane secili nje funksion te vetin dhe karakteristika te vetat. Polimerazi 1 psh eshte zbuluar tek bakteret dhe perdor dXTP(deoksinukleotid trifosfat) qe kane pozicionin 5' te lidhur me 3 grupe fosfat. Enzima e shton secilin nga keto nukleotide tek zinxhiri duke e lidhur ate me pozicionin 3 te nukleotidit te meparshem. Duhet te kemi parasysh se kjo enzime shton vetem ne drejtimin 5'->3' dhe jo ne te kunderten. Kjo do te thote qe zinxhiri origjinal nga ku bazohet sekuenca e zinxhirit te ri ka drejtimin 3'->5'. Kjo enzime ka edhe aftesi qe nese ben ndonje gabim te kepuse nukleotidin qe vendosi gabim(pra ka nje aftesi shkaterruese qe ka drejtimin 5'->3' dhe 3'->5'. Te tjerat do ti them me vone...) kjo enzime tek bakteret shton nukleotide me nje shpejtesi 30.000 nukleotide ne minute qe do te thote 500 nukleotide ne sekond...numer qe te tremb me te vertete. Duhet te llogaritet edhe fakti qe gabimi qe ben eshte 1 ne 100.000 baza perafersisht dhe zakonisht kete gabim e rregullon me ane te funksioneve te veta sic jane ekzonukleazet(per keto do flas me vone)...)

ADN ligazi: eshte enzima qe lidh nukleotidet ne ato pika ku mbushen gropat. Sic do ta shohim me vone lidhjen e fundit me grupin fosfat ndermjet 2 segmenteve qe jane jo ta vazhdueshem ndermjet tyre e ben kjo enzime. Duhet te them edhe nje gje te re per sa i perket baktereve: gjenoma e tyre eshte nje rreth keshtu qe per te mbyllur rrethin duhet patjeter nje enzime qe te beje lidhjen e fundit....
vazhdon...


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.