Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 26 Tetor 2005 - 23:51:

percimi i gjenit ne gamete

Cod. A27102005

pashe qe ketu duhet patjeter nje skeme per te pergjithsu gjerat qe po them...une e bera nje ishallah eshte e mjaftueshme...me falni per vizatimet verrem qe bej po skam ca me i bo

atehere per sa i perket shpjegimit te figures:
ketu kam marre nje qelize me 2 kromozome dhe ku kemi 2 gjene te ndryshem A dhe B...ketu kemi heretozigot per gjenin A (Aa) dhe heterozigot per gjenin B (Bb)...ketu kam paraqit 2 variante qe mund te ndodhin ne meioze...shifni mire qe secili kromozom eshte dyfishuar para meiozes keshtu qe ato kromozomet ku nuk kam shenu shkronja jane kopja e atyre siper tyre.
ne variantin e pare kemi qe kromozomet qe mbajne alelin dominant(qe e kam shenu me shkronje te madhe)jane ne te njejten ane.sic e shifni gjate ndarjes perfundojne qe ne gametet perfundimtare kemi alelin A dhe alelin B ne te njetin gamet (dhe keto pastaj do bashkohen me gametin tjeter dhe serish do te kemi nje kopje alelesh per secilin gjen) dhe alelet a dhe b jane ne 2 gametet e tjera...

ne versionin e dyte kemi qe ne pozicionimin ne ekuator te qelizes jane aleli a dhe aleli B jane ne te njejten ane keshtu qe ne gamete do dalin prap bashke dhe po ashtu edhe per alelin A dhe b qe jane poshte...

me pak fjale si jane vendos alelet ne ate moment ashtu do te dalin edhe ne gametet perfundimtare....ne fakt kjo gje qe po them nuk eshte e vertete 100% sepse nuk duhet te harrojme procesin qe na ben te ndryshem njeri nga tjetri dhe qe quhej krossing-over por qe per momentin merreni sikur nuk ndodh sepse do bonte lomsh situaten(e cila osh bo pothuajse me kete vizatimin tim )....hajer ishallah...

ne kete lloj rezultati ne fakt arriti edhe mendeli deri ne nje fare pike...mund te themi qe gjeja qe beri ai dhe per te cilen njihet si inovator ishte qe demostroi qe mund te themi me metoden e probabilitetit se cfare mundesie ka nje gjen qe te gjendet tek pasardhesit...gje qe nuk e kishte bere njeri deri atehere...ne fakt duke pare kete lloj skeme dhe duke i pershtat edhe nje skeme tjeter qe mund ta gjeni ne faqen e fundit tek tema e trashegimise (ajo skema me tabele qe quhet tabela e punnet-it) mund te themi se cfare probabiliteti ka gjeni ose edhe aleliu qe te shfaqet me pas,si dhe duke njohur vecorite e alelit mund te themi se kur shfaqet dhe kur rri i fshehur etj...

pra keto gjona per here te pare u gjeten me bizelet...ej se mos ju shkon ne mendje kjo gjo kur hani bizele mer ...perzijini me groshe me mire qe ta harroni kete gje ...

besoj se pak a shume kjo gje eshte e qarte ketu...po i kthehem me nja 2 fjale edhe mendelit edhe nje here sepse e kane akuzu per mashtrim.kur e kam pa per here te pare kete gje tek revista "focus" te para 2 vjeteve ne nje artikull "shkencetare mashtrues" me erdhi per te qesh por shume shpejt me hypen dyshimet edhe mua...ti bej nje analize te shpejte punes se mendelit dhe te dal tek dyshimet...

degjohena pas nja 10 ditesh se po i tjek nje rruge per shqipni neser une ishallah ...mirmbetci te gjithe.


Postuar nga NS-6 datė 14 Nëntor 2005 - 15:58:

prologu i nje terapie dhe nje frike...(1)

po shkeputem pak nga rrjedha e ngjarjeve se kam pa ca lajme interesante...

"ftojme teleshikuesit te ndjekin lajmet e ores 16.00 ketu ne telesport.vazhdojne bemat e sportisteve tane ne lojrat olimpike londer 2012...pas rekordit te djeshem te rrem gogozhares ne hedhjen e shtizes,sot e pati rradhen peshengritesi yne cen tymi qe me lehtesi ngriti peshen 370 kile me nje dore,nderkohe qe me doren tjeter hante bykerun me presh qe ja kishte meshtjelle nona me gazeten "Zeri i Popullit"...ky rekord u shoqerua me protesta nga trajnerei i peshendritesve grek pirros dhimas i cili kerkoi te riperseriteshin analizat e antidopingut te cilat heren e pare kishin dale negative.
nje rekord tjeter u vendos edhe ne vrapin 100 m me pengesa nga lym kepi i cili arriti qe mos te kalonte asnje nga pengesat por ti terhiqte te gjitha me vete deri ne finish...per me ndalu vrapin ju desh te bente edhe 150 m te tjera...ne kete menyre shqiperia kryeson renditjen e medaljeve me 15 medalje ari dhe asnje argjendi ose bronxi.

po ashtu per te gjithe sportistet e tjere u ribene analizat e unines dhe te gjakut per arsye antidopingu por keto nuk nxorren asgje ne drite ndryshe nga cfare akuzuan trajneret e shteteve te tjera.si rast ekstrem u be edhe nje biopsi e muskujve dhe e vetmja gje e dyshimte qe u pa ishte nje rritje e perqendrimit te nje lloj virusi te klases se adenoviruseve por qe nuk kishte ndonje rezultat persa i perket dopingut sepse lojtaret tane me sa duket kishin pase kaluar nje semundje te shkaktuar nga ky virus,dhe normalisht ky virus mund te gjendej pa problem edhe ne muskuj...

nje muaj me vone...

"po ndiqni lajmet ne Top Channel:
ministria a shendetsise hapi rrugen per eksperimentimin ne mase te terapise se re te zhvilluar nga oskar shtellunga,kerkuesi me me fame shqiptar qe njihet edhe ne shkalle boterore.kerkimet e tij te gjata kane sjelle rezultate te vyera nderkohe qe rezultatet e fundit te arritura prej tij me disa kavie laboratori nuk lene me dyshime ne efikasitetin e terapise se tij.ju ftojme te ndiqni intervisten e marre prej tij..."...vazhdon


Postuar nga NS-6 datė 16 Nëntor 2005 - 23:37:

prologu...2

Cod. B17112005

gazetari: profesor,me falni mund te me thoni dicka se si filluat kerkimet dhe kur ?
Dr.shtellunga:beh,mund te them qe ne shqiperi po punoj qe nga 2008...me fal e cun por deri ne 2006 nuk kishim drita,edhe nuk kishim dite clirimi...sic e shef stabiliteti nuk ishte i madh dhe mu desh te punoja diku tjeter...ne Harvard...por sapo filloi projekti " Te mbledhim tru neper bote" ju pergjigja menjehere...na u dha nje projekt per formimin e nje qendre kerkimore por si gjithmone kaloi ne tender dhe sic ka thene ai gjermani "keni gjetur menyren me legale per te vjedhur leket..."fondi u zhduk...u detyrova te bej alla shqiptarce dhe fale dijes qe kisha tani fondet nuk me mungojne,per me teper,jemi bere nje qender kerkimore all profit!!!!
gazetari: profesor ne cfare konsiston puna juaj?
Dr.shtellunga: puna ime eshte me principe te thjeshta.duke pasur parasysh qe qelizat tona e marrin informacionin nga ADN atehere mund te themi qe perdorimi i kesaj ADN-je mund te perdoret si terapi.me pak fjale nese kemi probleme te gjeneve te ndryshem atehere ne mund ta shtojme ate nga jashte dhe mund ta kompensojme kete gje...kjo gje deri para pak vitesh nuk mund te behej por fale kompletimit te sekuences se ADN ne 2001 dhe formave komplete pa pasur hapesira duke filluar nga vitet 2003-2006 kemi nje bagazh goxha te madh informacioni.nga 2006 deri me sot,pra plot 6 vjet shkencetaret kane kerkuar gjenet neper gjenome dhe flasim per pak a shume per rreth 30-60 milion nukleotide qe eshte vetem 2% e ADN.kur te arrijme te gjejme te gjithe keto gjene atehere mund te nisim edhe terapi duke perdorur keto...deri tani jemi ne nje pike goxha te mire sepse kemi bere nje hap perpara me terapine gjenike qe kam eksperimentuar...deri para pak kohesh eksperimentet bazoheshin tek minjte e laboratorit,por mu desh te kaloja tek disa "kafshe" me te avancuar...
gazetari: qe jane....
Dr.shtellunga:me falni,jane detaje qe nuk mund ti nxjerr!mund te them qe rezultatet ishin shume te mira.
gazetari:me cfare kane te bejne keto terapi gjenike?
Dr.shtellunga:une ne pergjithsi jam marre me studimin e muskujve si dhe semundjeve te tyre.nese keni parasysh semundjen e distrofise se dushenit psh qe eshte nje semundje ku ka mungese te nje proteine qe eshte distrofina qe funksionon si tip amortizatori ne brendesi te qelizes dhe ndalon demtimet e muskulit nga forca qe formohet nga tkurrja e tyre...mungesa e kesaj con ne nje demtim te vazhdueshem te muskulit dhe kemi nje demtim goxha te rende...ne te njejten kohe kemi edhe nje problem tek keto paciente sepse nuk funksionojne mire sistemet e riparimit...atehere mund te cfare mund te bejme?mund te provojme te shtojme stimujt kundrejt gjeneve qe mund te riparojne keto qeliza sa me shpejt dhe te minimizojme demet...jemi ne gjendje edhe qe duke stimuluar gjenet e qelizave muskulare te arrijme te zgjedhim edhe cfare tipi qelize do te donit ne ate muskul...fibra qe kane njetkurrje te shpejte por leshim te ngadalte qe do te duhej per dike qe kerkon nje baze te fuqishme,ose fibra qe tkurren dhe leshohen shpejt sic mund ti kerkoje ndokush qe ka vetem me vrapu...
per rastin e riparimit u munduam te stimulojme nje gjen qe quhet IGF-1 (insulin-simil growth factor)qe eshte ne gjendje te stimuloje qelizat satelit qe luajne rolin e riparimit tek muskujt...po ashtu jemi te afte te heqim bllokun per sa i perket permasave te muskujve thjesht duke bllokuar bllokimin qe i ben miostatina...pra me nje fjale shtim dhe pakesim te gjeneve...me nje gjen sintetik...
gazetari: profesor,po si mund te behet kjo gje?
Dr.shtellunga:normalisht qe per te arritur kete duhet te kemi te pakten nje kopje te gjenit sintetik ne cdo qelize...si mund te cohet ne cdo qelize?pergjigjen e gjetem ne ato qe jane armiqt e perhershem te njerezimit...viruset....manipulimi gjenetik ka arritur deri ne piken sa te mund te heqim sekuenca gjenike nga gjenoma e virusit,dmth ato qe mund te shkaktojne nje semundje dhe mund te shtojme nje sekuenc te gjenit sintetik qe ne e prodhojme...normalisht nuk heqim ato sekuenca gjenesh qe i duhen virusit per tu fut ne qelize...gjetja e virusit te duhur na lejon te futemi deri ne berthame te qelizes dhe jo te lihet jashte...pra e gjithe ideja eshte te perdet nje vektor qe te trasportoje gjenin sintetik deri ne ate berthame...avantazhi tjeter qe kemi eshte qe po te arrijme atje mund te perdorim enzimat e traskriptimit te qelizes qe te shumfishojme prodhimet e gjenit...kshu qe nuk kemi nevoje qe ti fusim qe ne fillim tek virusi i modifikuar...megjithse po mendojme te shtojme edhe disa proteina ose gjene te disa proteinave qe quhen kaperonina,keto per rastet ekstreme kur kemi nje mungese edhe te enzimave qe duhet te trasformojne sekuencat e proteinave ne versionin 3D qe eshte edhe forma funksionale e proteines...vazhdon...

p.s: nese dikush prej jush eshte trembur me fjalet qe keni hasur ketu mos te merzitet,sepse te gjitha gjerat do te shpjegohen ne postimet qe vijojne.ketu thjesht po permend nje prolog te asaj qe mund te permend kur te flas me vone per terapine gjenike...


Postuar nga NS-6 datė 19 Nëntor 2005 - 23:36:

prologu...3

Cod. B20112005

gazetari: profesor,me duket se ja humba fillin muhabetit...mund te jeni pak me te qarte?
Dr.shtellunga: sigurisht!edhe nje here ne menyre te pergjithshme.pra kemi nje problem gjenik qe mund te jete nje gjen i prishur,ose i bllokuar etj...nese marrim rastin e distrofise muskulare te dushenit qe po flisnim mungon distrofina.nga kjo muskujt demtohen...tani,ne mund te bejme 2 gjera si alternativa: mund te cojme gjenin qe mungon ose ose te mbrojme ato muskuj me aktivizim te gjeneve qe i riparojne...per ta bere kete duhet te cojme gjenet tek vendi ku eshte problemi.per kete perdorim viruset qe kane avantazhin qe mund te futen brenda ne qelize,mund te leshojne materialin ne berthame dhe ky material ka aftesi te futet brenda gjenomes se qelizes dhe te perdori enzimat e saj per tu shumfishu...nga kjo ne perfitojme qe gjeni yne te prodhohet nga enzimat e qelizes vete.ne rastin tome perdorem nje lloj virusi qe ka emrin origjinal nga anglishtja adenoassociated virus (AAV) dhe ne te kemi futur gjenin IGF-1 qe mund te stimuloje qelizat satelite ne muskuj per te riparu muskujt e demtuar.IGF-1 ka aftesi te heqe ate bllokimin qe ben miostatina ne limitet e muskujve dhe si prove ju jap foton e mesiperme ku kemi bere fiks ate gje.pra rezultatet jane edhe rritje ne dimensione te muskujve.ky eshte e gjith ideja....por sic thashe nuk eshte vetem kjo ajo qe mund te bejme...me gjenet e duhura mund te zgjedhim llojin e muskujve etj...pra nje fushe shume e gjere qe rezervon akoma shume gjera per te gjetur...une jam marre edhe me qelizat burimore ose staminale qe mund ta keni degjuar si dhe ne mekanizmat e klonimit sepse aty shifen qarte edhe se si bllokohet nje gjen,kur dhe pse...per sa i perket klonimit besoj e keni lexu gazeten "forumi horizont nr.2" tek "Qeveria e re" ku u detyrova te fshi te dhenat nga frika se mos bienin ne duar te politikaneve tane
gazetari: profesor,me falni,po efekte kolaterale ka kjo lloj terapie?
dr.shtellunga: ne pergjithsi efekte kolaterale nuk ka por gjithmone duhet te kemi parasysh se cilin gjen ke ndermend te stimulosh dhe cfare funksioni ka ne trup...ne rastin e terapise qe kam zhvillu,po behen akoma kerkime dhe nuk mund te te jap rezultate te sigurta.per kete po dua te bej nje studim ne fushe me te gjere...dime qe IGF-1 eshte edhe nje stimulues kanceresh goxha i forte dhe duhet te marrim parasysh edhe mundesine qe mund te kete kete efekt kolateral...ne te njejten kohe duhet te konsiderojme raportin bereqet/fukarallik qe ne rastin e distrofise me duket i qarte qe anon nga bereqeti duke qene se kanceret sot kemi goxha arme te mira me te cilat mund ti luftojme duke filluar qe nga readioterapia,kemioterapia si gje gjenerata e 3 e nanoroboteve me identifikim sekuencash te caktuara qe se shpejti do te futen edhe ne shqiperi.prototipat jane prodhuar qe ne 2006 dhe nuk jam duke folur per fantashkence.(universitete amerikane jane duke bere kerkime ne mbi 10 lloj nanorobotesh duke fillu qe nga ato kunder kancereve e deri tek ato qe shperndajne nje ilac me precizion te jashtezakonshem,ose duke njohur sekuenca ne sieprfaqe ose duke u futur ne brendesi te qelizes)...po ashtu me screening (mundesine e gjetjes se kancerit para se te mberrije nje faze te demshme) kemi bere progrese te papara...pra sic e shifni me mire te injektojme nje kancer se sa ta leme pacientin me distrofi....
gazetari: cilat jane perspektivat per te ardhmen?
dr.shtellunga: imagjinoni te gjithe emigrantet qe kthehen ne shqiperi,dhe kerkojne nje terapi ku mund te zgjedhin llojin e muskujve qe duan,te riparojne muskujt nga demtimet qe kane pesuar nga puna...mund te them qe do te ishte nje avantazh i madh si per ata,per ekonomine e shtetit (sot per sot e dime mire qe varet vetem nga emigrantet) si dhe per Albgenetics,shoqerine time!!!pra the future is so bright...
gazetari: faleminderit per intervisten profesor dhe pune te mbare ne kerkimet tuaja!!!
dr.shtellunga: gjithashtu edhe juve! ma pershendet pak sonila mecon se e kom fiksim...

sonilane studio: pershendes edhe une profesorin dhe i uroj pune te mbare!!!kalojme ne lajmet e tjera....maxhoranca e ballit kombetar i ka kerkuar kryeministrit nderrimin e dates se clirimit...per te treguar qe nuk jane si demokratet dhe socialistet ata kane kerkuar si dite clirimi daten...(me falni por iken dritat....)...vazhdon edhe pak se nuk morem vesh ca ka ndodh me sportistet!

p.s:falenderoj revisten "le scienze",firmen nokia per prodhimin e versionit 6600 si dhe firmen EPoX per prodhimin e dispozitivit blutooth qe kam qe bene te mundur nxjerrjen ketu ne kete teme te kesaj fotoje!!!

p.s: per info te tjera per kete teme qe trajtohet ne kete postim shihni mesazhin A-18042006 (kerkojeni me ane te butonit "Kerko" siper.shkruani kete kod tek fjala qe kerkoni.kur te shkruani kodin hiqeni vijen qe ndan shkronjen nga numrat...pra bejeni A1804...deri ne fund numrin)


Postuar nga wydra datė 20 Nëntor 2005 - 00:17:

shume interesante NS-6

Po me hiq kuriozitetin, cfare kafshe eshte ajo ne foto? Dem?!


Postuar nga NS-6 datė 20 Nëntor 2005 - 10:44:

po.foto nuk eshte e plote aty seps perpara demit ishte edhe nje njeri dhe te shifje si duket para tij ...ate demin dmth e kane perdor ne eksperiment ku i kane blloku miostatinen dhe shif se cfare efektesh jep!


Postuar nga NS-6 datė 23 Nëntor 2005 - 22:20:

prologu...4

e lame tek sportistet...beh,nuk besoj se ka shume nevoje per shpjegime ne kete rast ...ky problem ne fakt eshte duke u konfrontuar edhe ne te vertete sepse organizatoret e lojrave olimpike i tremben nje gjenerate te re te dopingut i cili mund te jete ai i terapise gjenike...e vetmja menyre qe do te arrihej te behej te pakten nje dyshim per kete lloj dopingu do te ishte biopsia,te cilen shume vete do ta refuzonin sepse mund te demtoje sportistin perpara nje gare por edhe nese behet pas gares nese perdoren si vektore viruse si tipi i AAV (adeno associated virus) nuk o te mund te arrihej ne nje konkluzion se eshte perdorur doping per faktin se keto viruse mund te gjenden edhe ne muskuj nese sportisti eshte semure neiher afer...po mundohen te gjejne menyra se si mund te njihen keto lloj dopingjesh qe me te vertete kane per tu bere nje problem...mendoni akoma se fraza "rendesi ka te marresh pjese" vlen akoma?leeeeesht ...ta thona troc te gjithe duan me fitu kshu qe do gjejne cdo menyre per ta bere...ne kete rast pa dashje shkenca u vjen ne ndihme dhe me te vertete nje ndihme qe nuk le shenja...me pak fjale,e vetmja gje qe ngelet e pamundur ne skenarin e mesiperm eshte vetem skuadra...megjithse shpresa vdes e fundit!!!:p
e kshu punet ne fillim te ketij mijevjecari...e te besosh qe gjithe keto gjera vetem per rreth 100 vjet...por te kthehemi edhe nje here tek kopshti i bizeleve dhe tek ai qe merrej me to...112 vjet me para nga lojrat e londres...ai person nuk e dinte qe pa dashje ishte duke i shtuar programin e mesimeve shume gjeneratave (dhe ka shume qe ndoshta edhe e mallkojne per kete )...por ishte edhe duke hapur nje shkence qe ne fillimet e ketij mijvjecari ka zene nje vend te rendesishem ne jeten tone te perditshme...


Postuar nga NS-6 datė 29 Nëntor 2005 - 23:36:

2 ligjet e para te mendelit

Cod. A30112005

atehere cfare beri mendeli: ai merrej me bizele sic e thashe.mendeli arriti te formonte ato qe quhen linja te pastra qeme fjale te thjeshta ishin bizele qe ne gjeneratat pasardhese nuk paraqitnin ndryshime...psh nese themi qe nje bizele kishte trup te shkurtet,te gjitha gjeneratat pasardhese qe vinin nga ato bime ishin te shkurtra!
ai kryqezonte keto linja dhe shihte rezultatet.marrim nje shembull te atyre qe beri ai.psh marrim qe bimen e gjate dhe e shenojme me A dhe bimen e shkurter e shenojme me a nje nder kryqezimet qe beri mendeli qe
AA x aa
te dyja jane linja te pastra (normalisht qe me shkronjat neve na duken me te thjeshta por imagjinoni si i ka gjet mendeli ).
mendeli vuri re qe ne gjeneraten e pare te bimeve te gjitha ishin te gjata...sikur karakteristika e bimes se shkurter ishte zhdukur.kur ai kryqezoi bime nga gjenerata e pare ne fund doli qe ne nje numer te vogel paraqitej karakteristika e bimes se shkurter...ai vuri re qe proporcioni i fenotipit (fenotip quhet karakteristika qe ne shofim,kurse gjenotip eshte forma si jane gjenet per ate karakteristike dhe normalisht ne kete nuk e shofim por mund ta gjejme) ishte 3:1 dmth 3 bime te medha dhe 1 e vogel...kete gje ai e vuri re edhe per rastet e tjera kur merrte tipare te tjera ne eksperiment.duhet te kemi parasysh qe kete gje e shifte vetem kur bente kryqezime per 1 tipar dmth ose per lulen,ose per formen e kokrres etj...ne eksperimentet e tij ai beri prova me 7 tipare te bizeles.
kur merrte parasysh 2 tipare shihte nje propircion tjeter : 9:3:3:1 (9 bime me 2 gjenet dominante njekohesisht,3 bime ku njeri tipa kishte gjenin dominant,3 ku tipari tjeter kishte gjenin dominant,1 bime ku te dy tiparet paraqisnin alelet recesive) (ndoshta per kete duhet nje skeme per ti pergjithsu ato qe po them sepse keshtu duken pak te ngaterrueshme)...sidoqofte mbani mend keto proporcione:
kur merrnim nje tipar 3:1
kur merrnin 2 tipare 9:3:3:1
me keto arritje mendeli beri te njohur 2 ligje:
ligji i pare thonte qe ne nje heterozigot njeri alel eshte ne gjendje te fshehe alelin tjeter.
ligji i dyte thonte qe ne nje heterozigot alelet ndahen njeri nga tjetri (kete mund ta kuptoni se si e ka gjet perderisa nuk po shifte me linjat e pastra i binte qe njeri alel te mos ishte me prezent tek lulja apo jo?)...per momentin po e le iher ketu...po mundohem te pergatis nje skeme ku te pergjithsoj keto qe kam shkruajtur ketu dhe pastaj vazhdojme...


Postuar nga NS-6 datė 03 Dhjetor 2005 - 00:26:

eksperimentet e mendelit...2

Cod. B03122005

qe ku osh edhe skema dhe me pak fjale per ti pergjithsuar ato qe thashe:
pra kemi rastin ketu qe ka bere eksperimente me nje gjen dhe eksperimente me 2 gjene.kur i ka bere me nje gjen ai ka marre linjat e pastra qe ne kete rast jane AA dhe aa (normalisht nese kryqezon bime AA me njera tjetren pasardhesit do jene te gjithe AA,pranaj dhe quhet linje e paster)dhe ne gjeneraten e pare mendeli pa qe tipari i bimes se shkurter ishte zhdukur por ne gjeneraten e dyte u rishfaq (kini parasysh qe mendeli nuk kishte arrit akoma me thene ate qe kemi ne AA ose aa por thjesht shihte fenotipet).pa qe fenotipet e biemeve per tiparin qe merrte ne analize ishin 3:1 (dhe ne normalisht me shkronjat dhe skemen mund ta kuptojme fare mire se pse del ashtu).kur mori 2 tipare ne analize vuri re qe prap ne gjeneraten e pare humbnin tiparet qe ishin recesive(bima e shkurter dhe kokrra e rrumbullaket) por qe shfaqeshin ne gjeneraten e dyte...me nje raport njeri me tjetrin 9:3:3:1 (normalisht jane 4 sepse kemi 4 fenotipe te mundshme ne kete rast)...e keshtu me rradhe.ate qe beri mendeli si i pare ishte qe keto gjera i analizoi dhe i shkruajti ne forme ligjesh ku 2 te paret i dhashe ne postimin e mesiperm.
ligjin e trete e kam permendur tek tema e trashegimise por edhe ne rastin e skemes se mesiperme ne meioze dhe ishte qe gjenet e ndryshem ndahen pa pasur ne menyre te pavarur njeri nga tjetri...nese marrim rastin tone me analize 2 tiparesh atehere themi qe gjeni i gjatesise ndahet ne menyre te pavarur gjate meiozes nga gjeni i kokrres.prandaj edhe dalin fenotipe si tipi bime e gjate me kokerr te rrumbullaket dhe bime e shkurter me kokerr te rrumbullaket ose edhe rastet e tjera...
shpresoj qe me kete gje te kem qene pak a shume i qarte ne ate qe gjeti mendeli megjithse neper libra japin shume detaje...jo sa bime gjeti,jo po ca tiparesh morri ne analize etj...ketu u mundova te jap ne forme te thjeshte ato qe jane pak a shume gjerat qe duhen si dhe konkluzionet qe jane 3 ligjet e tij...keto qene fillimi i gjenetikes dhe ai u quajt babai i gjenetikes.
para rreth 2 vjetesh ne revisten "focus" tek nje artikull mbi shkencetare hajdute dhe mashtrues ishte nje paragraf qe permendte mendelin si nje shkencetar te mundshem qe mund te kishte mashtruar...mu duk shaka ne fillim...


Postuar nga agata datė 09 Dhjetor 2005 - 00:15:

te uroj per temen NS-6


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.