Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipokrizi Apo Psikologji? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14992)


Postuar nga Katilesha datė 12 Maj 2008 - 12:57:

Arrow

Po pyesja veten se sa te vertete me tjetrin ( dhe veten ) jemi kur shprehemi:  " Te kuptoj shume mire ..... e di se si ndihesh ....e di se sa vuan....se sa te ka lenduar kjo situate " etc etc...Por a eshte e vertete kjo? Apo mos ndoshta eshte nje tjeter velloje altruiteti dhe empatie hipokrite , e shtirur dhe  krejtesisht fallso ? Te kuptosh tjetrin , te dish se si ai ndihet , se sa ai vuan dhe se sa ai eshte i prekur nga nje njeri apo situate , do te thote qe ti te (pranosh) heqesh plotesisht dore nga vetja jote dhe ta brendesosh ate njeri me gjithe problemin e tij brenda vetes, qe te ndjesh shpejtesine e rrahjve te zemres se tij , te ndjesh lotet e shpirtit te tij , te ndjesh lendimin  dhe zhgenjimin qe i vlon perbrenda duke i shembur keshtu mure vetbesimi dhe vetvleresimi , mure ndjenjash te drejta dhe te sinqerta.... Por sa gati jemi ne ta bejme kete ? Sa altruiste jemi ne brenda vetes per ta ndihmuar ate ? Sa te lenduar jemi edhe ne per fatkeqesine e tij ,sa ta pranojme brendesimin e atij personi brenda vetes?

Heshtje ........ akoma pa pergjigje!


  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.