Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Ē'ėshtė Mormonizmi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17390)


Postuar nga piu datė 31 Tetor 2009 - 20:51:

Ē'ėshtė Mormonizmi?

Kush janė ata?

Mormonėt janė njė sekt fetar qė e kanė origjinėn e tyre nė Amerikė dhe qendrėn nė Salt Lake City, Utah (SHBA). Grupi u krijua nga njė njeri qė quhet Xhozef (Joseph) Smith sė bashku me vėllezėrit e disa shokė tė tij nė vitin 1830. Mormonėt janė mjaft tė zellshėm nė propagandimin e mėsimeve tė sektit tė tyre dhe, veēanėrisht nė Amerikė, kanė krijuar njė grup fetar me pėrmasa tė konsiderueshme. Ata i kanė shpėrndarė mėsimet e tyre nė shumė vende tė botės dhe kanė filluar punėn edhe nė Shqipėri.

Atyre u pėlqen ta quajnė veten me emrin "Kisha e Shenjtorėve tė Jezu Krishtit tė Ditėve tė Fundit" (The Church of Jesus Christ of Latter Day Saints). Kjo mund tė shihet edhe nė shenjat personale qė mbajnė misionarėt e tyre. Por, siē do ta shikojmė mė poshtė, shumė prej mėsimeve tė tyre ndryshojnė sė tepėrmi nga ato tė Kishės sė vėrtetė tė Krishterė.

Cilat janė mėsimet e Xhozef Smith?

Mormonėt besojnė nė disa gjėra mjaft tė ēuditshme tė cilat mund tė kuptohet mjaft qartė se nuk janė nga Bibla. Kėto mėsime janė kryesisht tė Xhozef Smithit ose tė pasuesit tė tij Brigėm Jang (Brigham Young).

Xhozef Smithi tha se nė vitin 1820 ai pati njė vizion nė tė cilin Perėndia iu shfaq dhe i tha se ai do tė bėhej profet. Disa vjet mė vonė, ai pretendoi se iu shfaq njė engjėll dhe i tregoi pėr ekzistencėn e disa pllakave tė arta mbi tė cilat ishte shkruar njė mesazh qė do ta ndryshonte njerėzimin. Smithi tha se e pėrktheu mesazhin dhe mė pas e botoi pėrkthimin nė vitin 1830 me titullin "Libri i Mormonit". Sipas tij, ky libėr na ritregon historinė e dy prej civilizimeve tė lashta tė Amerikės. Eshtė vėrtetuar historikisht, shkencėrisht dhe shpirtėrisht se kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

Nė tė njėjtin vit, ai dhe pasuesit e tij themeluan fenė mormone. Smithi shkroi edhe dy libra tė tjerė me titujt "Perla me vlerė tė madhe" dhe "Doktrina dhe Besėlidhjet". Kėto pėrbėjnė bazėn e mėsimeve mormone dhe mbahen sikur tė kenė tė njėjtin autoritet si edhe Bibla. Kėshtu mormonėt pėrdorin katėr libra si libra autoritarė. Sidoqoftė kushdo qė i krahason mėsimet e Biblės me ato tė kėtyre tre librave mormonė mund ta shohė mjaft qartė se mes tyre nuk ka asnjė ngjashmėri.

Pėr t'i bėrė tė tjerėt tė besojnė mėsimet e tij, Smithi tha se kishte mjaft "zbulesa" prej Perėndisė. Njėra prej tyre ka tė bėjė me poligaminė. Udhėheqėsit e tyre tė hershėm thoshin se nuk ishte diēka e keqe pėr njė mormon nė qoftė se kishte shumė gra. Dhe vėrtet njėri prej tyre kishte 19 gra dhe 64 fėmijė! Nė ditėt e hershme tė mormonizmit pati shumė martesa poligamike. Kjo praktikė e tillė u ndalua me ligj nga qeveria e SHBA-sė nė vitin 1890.

Ē'besojnė ata?

Mormonizmi ėshtė njė fe politeiste (qė beson nė shumė perėndi). Kjo fe tė mėson qė universi popullohet nga shumė perėndi tė ndryshėm tė cilėt mbretėrojnė nė planetė tė ndryshėm. Perėndia i planetit Tokė quhet "Elohim", emri biblik pėr Perėndinė. Udhėheqėsit mormonė thonė se Ati Perėndi (Elohim) ka qenė dikur njė njeri qė ka bėrė njė jetė tė ngjashme me tonėn. Ai u bė Perėndi pasi u bė i pėrsosur nėpėrmjet pėrpjekjeve tė tij. Ai kishte shumė gra dhe me to ka pasur shumė fėmijė tė quajtur "fėmijė shpirtėrorė". Pasi u krijua Toka, Ai zbriti kėtu me njė nga gratė e tij nė formėn e Adamit dhe Evės qė tė krijonin racėn njerėzore.

Mormonėt besojnė se secili prej nesh ėshtė njė nga kėta fėmijė shpirtėrorė dhe, si tė tillė, ne kemi ekzistuar para kėsaj jete tė tanishme, nė formė shpirtėrore, dhe se jemi dėrguar kėtu ku na ėshtė dhėnė njė trup njerėzor nėpėrmjet lindjes natyrore. Kjo jetė pėr ne ėshtė njė jetė provash nė tė cilėn duhet tė pėrpiqemi tė pastrohemi e tė bėhemi tė pėrsosur nė mėnyrė qė nė jetėn tjetėr tė bėhemi edhe ne vetė perėndi dhe tė kemi edhe ne planetin tonė ku do tė mbretėrojmė.

Sekti mormon ka shumė rregulla qė ēdo mormon duhet t'i zbatojė nė mėnyrė qė tė fitojė pėrsosmėrinė. Pėr shembull, ata nuk lejohen tė pinė ēaj, kafe apo koka-kola pasi kėto pėrmbajnė kafeinė.

Mormonėt thonė se nė qoftė se burri dhe gruaja martohen nė njė ceremoni tė veēantė nė njė nga Tempujt e tyre, atėhere, po tė vazhdojnė tė pėrpiqen pėr pėrsosmėrinė, mund tė bėhen perėndi dhe tė popullojnė planetin nė tė cilin do tė mbretėrojnė duke qenė akoma tė martuar edhe nė jetėn tjetėr.

Mormonėt besojnė se lindja e Jezuit ishte si pasojė e bashkimit fizik mes Marisė dhe Atit Perėndi qė kishte zbritur nė tokė pėr kėtė arsye. Kur Jezui u rrit, thonė ata, pati tri gra si dhe fėmijė me to. Pas ringjalljes sė Tij, thonė ata, Jezui shkoi nė Amerikė pėr t'u predikuar njerėzve tė atjeshėm (tė cilėt, sipas tyre, ishin izraelitė qė kishin emigruar) dhe kėshtu krijoi kishėn nė Amerikė.

Gjithė kėto tingėllojnė kaq absurde dhe tė pabesueshme, sa kushdo bėn habi se si mund t'i besojnė njerėzit kėto gjėra tė tilla. Por ėshtė e vėrtetė se kėto janė disa nga besimet bazė tė mormonizmit.

Ėshtė mė se e qartė, pėr kėdo qė i di mėsimet e vėrteta tė Biblės, se kėto mėsime tė mormonizmit nuk kanė tė bėjnė aspak me Biblėn apo Krishterimin e vėrtetė. Kėshtu pra, nuk ėshtė e drejtė qė ata tė quhen tė krishterė dhe as sekti i tyre njė degė e Kishės sė Krishterė.

Mormonizmi ka edhe shumė besime tė tjera tė ēuditshme. Arsyeja pse ai ėshtė kaq i pėrhapur dhe ka kaq shumė njerėz tė gėnjyer, qėndron nė faktin se tė gjitha kėto besime tė ēuditshme janė veshur me njė terminologji biblike dhe tė krishterė dhe kėshtu duket sikur ky sekt ėshtė me tė vėrtetė i krishterė.

Mėsimet e mormonizmit janė pėrhapur kryesisht nėpėrmjet misionarėve tė rinj. Ēdo mormoni i kėrkohet qė pėr dy vjet tė jetės sė tij tė shkojė nė njė vend tė huaj e tė predikojė mbi mormonizmin. Ėshtė njė gjė e zakonshme nė Perėndim, qė tė shohėsh djem tė rinj apo vajza tė reja, tė veshur mirė e me shenjat e sektit mormon qė shkojnė derė mė derė e shtėpi mė shtėpi pėr tė shpėrndarė literaturė dhe pėr tė folur rreth besimit tė tyre.

Ē'na mėson Bibla?

1. Jezui tha se nė ditėt e fundit do tė shfaqen shumė profetė tė rremė tė cilėt do tė mashtrojnė njerėzit me mėsimet e tyre (Mateu 24:4,5,24). Mjaft sekte tė rreme fetare janė shfaqur veēanėrisht kėta 200 vjetėt e fundit. Mormonizmi ėshtė njė nga kėto grupe qė u shfaq nė vitin 1830. Mėnyra mė e mirė pėr t'iu shmangur mashtrimit nga kėto grupe ėshtė tė dish qartė mėsimet e drejta tė Biblės.

2. Bibla na bėn njė paralajmėrim tė qartė dhe na thotė se duhet tė kemi kujdes para se tė besojmė ata qė thonė se kanė parė vizionin e njė engjėlli i cili sjell njė zbulesė tė re nga Perėndia. Pali na paralajmėron tek letra drejtuar Galatasve 1:8-9 dhe e pėrsėrit kėtė paralajmėrim. Ungjilli autentik ėshtė ai qė na jepet nė Bibėl, Fjalėn e Perėndisė.

3. Bibla na e bėn tė qartė se nuk ka mė nevojė pėr zbulesa tė reja prej Perėndisė (Apokalipsi 22:18,19). Plani i Perėndisė pėr shpėtim dhe vullneti i Tij pėr jetėn tonė na jepet mjaft qartė nė mėsimet e Biblės. Tė gjitha grupet e rreme fetare tė cilat e quajnė veten tė krishterė kanė librat e tyre pėrveē Biblės. Por nė qoftė se krahasohen Bibla dhe Libri i Mormonit, do tė gjenden mjaft ndryshime mes doktrinave tė tyre. Prandaj, Libri i Mormonit nuk ėshtė prej Perėndisė dhe nuk ka asnjė autoritet.

4. Bibla na mėson se njeriu duhet t'i pėrkasė Jezu Krishtit pėr tė qenė njė besimtar i vėrtetė (Gjoni 6:37). Mjaft sekte tė rreme fetare, duke pėrfshirė kėtu edhe mormonizmi, thonė qė, pėr tė shpėtuar, njeriu duhet tė futet nė grupin e tyre, pėrndryshe ėshtė i humbur. Nė lidhje me kėtė duhet tė kemi gjithnjė parasysh atė qė Jezu Krishti u thoshte njerėzve qė t'i drejtoheshin Atij vetė (Mateu 11:28-30).

5. Nė Bibėl shkruhet se Jezui vdiq pėr mėkatet tona dhe u ngjall sėrish. Nėpėrmjet besimit nė Tė, ne mund tė gjejmė faljen pėr mėkatet tona dhe jetėn e re shpirtėrore qė do tė na plotėsojė tė gjitha nevojat e zemrės. Shpėtimi ynė ėshtė tek Jezui dhe jo nė emrin e ndonjė njeriu tjetėr apo ndonjė grupi (Veprat 4:12). Ne s'mund ta fitojmė shpėtimin me meritat tona apo me pėrpjekje pėr tė bėrė vepra tė mira, ai ėshtė njė dhuratė qė Perėndia ua jep falas tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė (Romakėt 6:23, Efesianėt 2:8.)

Burimi: "http://pergjigje.org/aem/mormonizmi.htm"

Pėr mė shumė rreth fesė Mormone do ju kėshilloja tė lexonit mė: "http://pergjigje.org/mormonizmi/index.htm"


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.