Forumi Horizont Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11654)


Postuar nga NS-6 datė 10 Prill 2008 - 00:09:

Semundja e Hantingtonit

Cod. A10042008

Semundja e Hantingtonit (Huntington) eshte nje semundje degjenerivative e trurit e trashegueshme! Shkaktari kryesor eshte mutacioni i gjenit te hantingtines qe ndodhet ne kromozomin 4 (4p16.3). Menyra e trashegueshmerise eshte autozome (kemi te bejme me kromozomin 4) dominante (mjafton prezenca e nje kromozomi te semure per tu shfaq). Nisur nga kjo mund te themi qe nje person qe ka ka nje prind me kete semundje,ka 50% mundesi qe ta kete semundjen. Semundja e hantingtonit ben pjese ne ato semundje gjenetike ku kemi nje shumefishim te nje triplete nukleotidesh te cilet duke kaluar nga brezi ne brez shtohen dhe si pasoje kjo semundje nga brezi ne brez ka tendence te shfaqet me heret.
Nje vecanti qe ka kjo semundje eshte qe fillon te shfaqet pas moshes 30 vjecare (me saktesisht 30-50 vjec) dhe ka nje ecuri te vazhdueshme te pandalshme! Karakteristika e kesaj semundje jane disa levizje qe marrin emrin levizje koreike (nga ku emri korea e hantingtonit) qe jane levizje relativisht te ngadalta,jo te vullnetshme,qe nuk kane ndonje finalitet dhe shoqerohen me levizje te nje gjymtyre te plote (ne ndryshim nga ato qe quhen Tiks qe jane levizje te shpejta,te lokalizuara sic mund te jete ngritja e shpatulles ne menyre te shpejte per nje fraksion te sekondit). Por duhet thene qe keto probleme motore nuk jane shenjat e para me te cilat mund te shfaqet kjo semundje! kjo semunde mund te filloje si semundje psiqike duke arritur deri ne depresion e ne vetvrasje (nje nga pyetjet qe behen ne momentin kur mblidhen te dhena rreth pacientit eshte nese ka familjaritet per ndonje semundje neurologjike degjenerative dhe nese ne familje ndokush ka kryer vetvrasje) dhe vetem ne nje moment te mevonshem fillojne simptomat motore te cilet me kalimin e kohes kapin zona edhe me te gjera derisa ne fazat e avancuara mblidhen te gjitha duke arritur deri ne nje renie totale te intelektit e humbje te kujteses.
Semundja per nga pikpamja fiziopatologjike eshte pasoje e mosfunksionimit normal te disa nga perberesve te sistemit ekstrapiramidal (ne kete rast goditen ato qe quhen berthamat e bazes).
Per te arritur ne diagnoze mblidhen informacionet dhe po ashtu mund te perdoren edhe analizat radiologjike sic jane tomografia e kompjuterizuar (CT). Ka te dhena qe mund te vije ne ndihme edhe PET (positron emitting tomography) e cila mund te mase graden e metabolizmit neper qeliza por paisjet e shtrenjta dhe fakti qe behet fjale per nje teknologji akoma na fazat e para te hyrjes ne klinike,nuk e ben te nje perdorimi te perditshem!
Per momentin,nuk ka akoma ilace qe te jene te afte te ndalin kete semundje. Ai qe mund te jape ndonje efekt eshte aloperidoli,i afte te ndaloje disi diskinezine. [1]

[1] Neurologia, Manfredi M fq.467


  Gjithsej 38 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.