Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga shelgu datė 08 Mars 2009 - 18:11:

Re: A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar?

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Tashme kane kaluar thuajse 20 vjet demokraci dhe Shqiperia gjendet ne nivele poshteruese te imazhit neper bote. Kjo ndodh per aresye te ndryshme, por nese e shikojme me kujdes impakti kryesor varet nga krimet qe kryejne shqiptaret ne vende te tjera. Ne baze te ketyre krimeve imazhi publik ndaj shqiptareve kthehet ne paragjykime popullore qe jane shume te veshtira per tu c'rrenjosur. Lajmet qe kane protagoniste emigrante te huaj mbeten ne mendjen e shikuesit shume me teper, ashtu sic do mbeteshin sikur ne Shqiperi te kryenin krime kinezet apo marokinet.

Imazhi qe krijojne kriminelet, ama, na peshojne te gjitheve, qofte emigranteve, qofte banoreve te Shqiperise. Ata qe jetojne jashte vuajne ne kurriz paragjykimet, ndersa ata qe jetojne brenda mbyllen ne nje sistem vizash qe praktikisht i heq lirine e levizjes.

Duke qene se kemi nje interes te perbashket qe Shqiperia te mos shikohet (dhe te mos perdoret) si nje cerdhe kriminelesh, a nuk do ishte me mire qe...

(ideja e meposhtme mund te duket delirante, por eshte vetem ide, prandaj kerkoj mendimet tuaja)

Te vihet nje ligj ne kodin penal mbi "perdhosjen e imazhit kombetar", i cili mbron dinjitetin kombetar nga kriminelet shqiptare qe kryejne krime jashte. P.sh. teksti i ligjit mund te ishte dicka e tille: "Cdo shtetas shqiptar qe kryen nje veper penale jashte atdheut, per te cilin ka jehone ne mediat e huaja si krim i kryer nga nje shqiptar (dhe krimi verifikohet gjate gjyqit), te denohet NE SHQIPERI nga 1 deri ne 36 muaj heqje lirie per demtim te shoqerise shqiptare."

Kjo gje do zgjidhte shume probleme me kriminelet e veprave te renda, te cilet nuk do e shikojne me Shqiperine si fole ku mund te kthehen kur gjerat shkojne keq. Nderkohe, pervec burgut qe i pandehuri do kryeje ne shtetin e huaj ai do burgoset EDHE ne Shqiperi per krimin e kryer (ne mase me simbolike). Me pak fjale pasi dikush ka kaluar 10 vjet ne burg jashte, mund te arrestohet sapo te kthehet ne Shqiperi dhe te kryeje nje denim (6-12 muaj, pra 0.05-0.1% e burgimit jashte) per demtimin e shoqerise nga e cila vjen.

Ne fakt nuk kam degjuar ndonjehere ndonje shtet te kete hartuar ligj te tille, edhe pse shtete si Italia kane patur emigracione masive dhe probleme te ngjashme me keto qe po hasim sot. Sidoqofte llogjikisht eshte zgjidhje perfekte per qyteterimin "e forcuar" te shqiptareve neper bote. Fundja krim konsiderohet demtimi qe i behet nje individi apo nje shoqerie. Duke qene se jehona e krimeve te shqiptareve ne mediat e huaja na demton te gjitheve atehere shteti yne mund te kthehet ne avokat te dinjitetit kombetar dhe te denoje kriminelin persa i perket demit publik qe pesojme si popull.

Fjalen delirante e perdora vete per kete ide. Ndonje mendim tjeter? A do ishte i aplikueshem ky ligj dhe ne cilat rasti mendoni eshte me i pershtatshem?



Moralisht ke shume te drejte, por praktikisht , me duket si nje thyerje e normave ligjore.

Ka nje nen qe thote: njeriu denohet vetem nje her per nje krim te kryer.

Vec kesaj denimi, nuk presupozon aspak abuzimin e personit, por ndeshkimin e tij dhe..edhe edukimin e tij.


  Gjithsej 69 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.