Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga lorie datė 19 Korrik 2006 - 20:56:

Hey Smartie

keto pikat qe po lexoja lart jane vertet interesante dhe qendrojne dhe me vjen mire qe ke cituar dhe Biblen per keto gjera. Zoti dhe Jezusi nuk jane njesoj. Sikur Zoti te ishte Jezusi,atehere Zoti nuk do quhej ZOT. Pikerisht sepse eshte i gjithpushtetshem,sepse di gjithcka ,sepse ka fuqi absolute,sepse eshte kudo quhet ZOT. Dhe pikerisht sepse Jezusi i bindet atij -Jezusi quhet biri i Zotit. ( dy pjese qe perbejne Trinity)
Megjithate Zoti mund te shfaqet ne Toke nga menyrat me te ndryshmet qe imagjinata dhe krijimtaria e tij lejon. Dhe kur shfaqet ne nje menyre tokesore sic eshte 'njeriu' domosdo qe do kaloj npm fazave njerezore dhe domosdo do limitoje veten e tij nga fuqia e madhe qe mund te shfaqe vetem qe te jete si njerezit. Pra ne shume menyra Jezusi ishte komplet njerezor,madje dhe ne ungjillet ai e quan veten Biri i njeriut-'the son of man' rreth 70 here (30 ne Mateu/5 ne Mark/25 here ne Luke/10 here ne Gjonin)sepse e pelqente kaq shume te identifikohej me njerezit duke nxjerre ne pah dashurine e tij per ta.
Ne shume menyra ai ishte dhe hyjnor,nqs lexon kapitullin e Hebrenjve 1 dhe 2 eshte nje permbledhje shume fantastike e Jezusit njerezor me Jezusin hyjnor.
Ne Bibel Jezusi pershkruhet me superior sesa engjejt tek Heb 1:1-13 dhe tek Heb 2:1-18 pershkruhet komplet si dishepujt e tij,njerezor.
Fakti qe Jezusi vdiq dhe u ringjall ne diten e trete ka bazamentin e besimit kristian.Nqs Jezusi nuk do ishte ngjallur ne diten e trete ,besimi yne do ishte i kote.-ky fakt midis te tjerash perben Hyjnine e tij.
Tek Mateu 28:18 Jezusi thote qe gjithe autoriteti ne parajse dhe ne toke i eshte dhene atij.(kjo gje i eshte dhene nga Zoti prandaj dhe ai nuk do qe te marr asnje credit mbi veten dhe do qe ti jape Zotit lavdine) Jezusi ehste i fuqishem ne toke dhe ne parajse, por fakti qe ai thote se s'mund te bej asgje pa deshiren e Atit apo Zotit eshte nje shenje respekti kundrejt tij.

Tek Revelations 22 :13 Jezusi thote :Une jam Alpha dhe Omega .I pari dhe i Fundit,Fillimi dhe Mbarimi.
Ai eshte gjithcka sepse Zoti e beri ate te jete gjithcka.


  Gjithsej 338 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.