Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datė 09 Shtator 2006 - 01:48:

Drita e syve te mi, je aq larg prej meje saqe po shkruaj ne nje boshllek pafund...
Qielli mbi fushat e zhveshura e plot bore, eshte i gjelber, i larte dhe i paster. Siluetat e maleve te kujtojne siluetat e prera me gershere ne leter dhe po qe se ndjenjat kane deshire te kapercejne mbi to, ka rrezik te priten e te copetohen nga mijera thika...
E ē'bej un ketu? Pse vij verdalle? E ne fund te fundit, pse e ruaj veten? Ah, te un jane shemtuar aq shume gjera dhe me duket se nen kembe kam aq shume mbeturina qe me duken si flete te vdekura te nje libri, Ato jane plot trishtim te pa shprese, plot ndjenja te renda, jane te shperndara e te vetmuara tamam sikur te ndodheshin ne shkretetire...
Nuk e di pse, por gjithe kohen mendoj se nuk te duhem me...
Ka te ngjare qe duke qene shume kohe te ndare, ndoshta ngaqe u njohem per nje kohe shume te shkurter apo mbase problemi qendron gjetke. Ka te ngjare qe un degjoj shume pak gjera per ty e mbase kjo eshte fetyra tjeter e Janusit, e cila mi ka ngulur syte e s'po m'i ndan dhe per mua mjafton qe ti hedhe sy qe fetyra e dashur te me dale para syve e bute, me ata sy te endrave djaloshare.
O ajer gjith arome gjedhesh! O ere e ngrohte dhe e lagesht qe vjen nga malet! C'ka ndodhur? Edhe mundem edhe nuk mundem ta kuptoj, e shoh veten dhe nganjehere shoh ne pasqyrimin tim jo veten time, me largojne dhe njekohesisht me mbajne ne vend, me ngrene perpjete e me groposin, eshte objek koditjesh dhe hobe, humbetire, fluturime e britme zogu ne thellesite e gjelbra e te arta te pyjeve qe i kam pare e njohur dikur...


  Gjithsej 239 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.